Të arratisemi me natën

26 Gusht 2015, 16:42Blog TEMA

Nga Blendi Salaj

Ndërsa kthehesha mbrëmë në shtëpi nata më zuri në dalje të Elbasanit, drejtuar nga Tirana. I kisha bërë mbi 600 km deri aty dhe isha ca i lodhur, por më lodhi dyfish ai segment i fundit, i inaguaruar mbi dy vjet më parë, që përveç tunelit, dhe një pjese para tij nga ana e Elbasanit, ka mbetur një gjysmë-rrugë shumë e rrezikshme.

Për të ardhur në Tiranë, duhet të dalësh nga pjesa e quajtur autostradë, të bësh disa km në rrugën e vjetër, e mandej të rihyrsh në autostradë deri në Mullet, ku rruga sërish mbaron befas (e këtu kanë vdekur disa njerëz në disa aksidente nokturne) dhe gjendesh sërish në rrugën e vjetër.

Me dy fjalë, copë-copë. Ka segmente ku të dy anët e trafikut qarkullojnë në njërën ndarje të rrugës pasi tjetra ka mbetur e papërfunduar, në errësirën e plotë të natës, e ke të pamundur ta kuptosh, nëse je në kahun e duhur, apo ke hyrë kundër rrjedhës së trafikut për një përplasje ballore vdekjeprurëse.

Errësira dhe mungesa e sinjalistikës kombinohen për një përvojë ankthi. Rruga Tiranë-Elbasan mirë që ka mbetur “hip një kodër e zbrit një kodër” por natën s’ka një dritë të vetme që të ndriçojë.

Pus! Nuk ka një tabelë a sinjalistikë rrugore që të t’orientojë në atë errësirë të frikshme. Duke ardhur nga Elbasani e gjen Tiranën vetëm me GPS-in natyral të vendaliut, përndryshe mund të përfundosh në ndonjë kanal. Nuk e di si ia bëjnë udhëtarët e huaj për tu orientuar (meqë na pëlqen tema e turizmit) por në Shqipërinë e 2015, kur bie nata, errësira është mesjetare.

Taksa rruge paguajmë, e sigurt, dhe jetën e fëmijëve e rrezikojmë, po aq e sigurt. Si nuk u gjend një llampë, a neon, në mos këto një kandil, pishë a pishtar që të bëjë pak dritë? Janë jetë njerëzish që humbasin, dhe jo nga pakujdesia, por një neglizhencë ofenduese, vrastare. Si rrugë pa zot, për njerëz jeta e të cilëve nuk mbart ndonjë vlerë.

Dhe nuk është një rrugë, a një segment, por i gjithë sistemit rrugor që vuan për sinjalistikë orientuese dhe ndriçim.

Një kapitull i gjatë mund të shkruhej për mangësitë inxhinierike të rrugëve, me hyrje dalje katastrofike, të shkurtra, të ngushta dhe me kënde lemeritëse që s’i gjen në asnjë rrugë bashkëkohore, por kjo është temë për ekspertët.

Vetëm segmenti nga Rinasi në Tiranë, ndriçon, bukur, por disi rrejshëm, ndërsa kudo gjetkë rrugët terratisen me natën.

Kështu i bëra ata kilometrat e fundit, duke picërruar sytë si urith. Të tjerë ndiznin të gjatat kur të mundeshin për të shpuar barkun e errësirës, dhe nuk gjeta asnjë dritë të ndezur, deri ku rruga (unaza e re) përfundon tek Komuna e Parisit, edhe kjo vetë gjithashtu zezonte, e kredhur në errësirë.

13 komente në “Të arratisemi me natën”

  1. Xaku says:

    ske pare gje akoma, prit se ka prap ky psikopati(rama)

    1. Pro says:

      Ca ka te beje me Ramen kjo gje? Je ne dijeni per kete ‘autostrade’ ti apo jo, apo hajt te shkruaj ndonje gje te tregohem i mencur ncncnccc

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        jo mo cpune ka rama me autostradat e shqiperise, ato i ka obama

        1. pajtim says:

          Ne te semes te shkoje Bledi dhe ju bythelepiresit e Janulles.

  2. xoni says:

    Po more Blendi po,te arratisemi po ku te shkojme,kush na pranon,kush na beson per ato qe themi(apo ato qe thua ti).Kush na beson se sa vuajtje ka ne kete vend,jo vetem per ate te papunin,por edhe per ate qe ka njefare mireqenie jeta eshte sketerr qe nga ato qe thua ti. dhe ajo rruge qe ke bere ti dihet qe eshte cope cope,por edhe ajo e kombit qe quhet nje mrekulli shqipetare dhe qe u harxhuan 1 miliard dollar ka 8 ura te paperfunduara ku mund te hash koken (sidomos naten).
    Po sa e sa rruge te tjera,sa e sa probleme te tjera qe nga zhuli dhe plehrat neper lagje,hipokrizia e politikaneve dhe e popullit dredharak qe nga krimi qe implikon qe nga politikanet edhe deri tek adoloshentet qe jane bere te papermbajtur nga kjo politike dhe nga kjo shoqeri hipokrite e shume eshume te tjera(e lexova kete shkrim edhe tek blogu”peshku pa uje”
    Megjithate nuk duhet te lodhemi shume me keto probleme duhet ta marim jete keshtu si na e servirin politikanet hipokrite te te gjitha ngjyrave ku po vjedhin me te dyja duart.

  3. Tj says:

    Edhe une u ktheva ne Shqiperi ,pas 20 vjetesh, dy vjet me pare kur rruga e tunelit ishte bllokuar sepse Berisha ,do te inaguronte tunelin ne prag te zgjedhjeve dhe kur u ktheva u ktheva nga tuneli per ne Tirane nga Elbasani dhe pashe katrahuren qe kishin bere!Ato qe beri Sala duhen shume kohe te regullohen!

  4. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Po ky blrndi tjeter nga doli. Na eshte shpifur ky emer. E ka dhjere fevziu. Me mire ta kesh emrin mut se blendi

  5. Tomorri says:

    Shume e vertete!

    Me ka rene te shkoj Tirane-Elbasan te premten ne mbremje (21 gusht 2015) dhe kam arritur tamam ne oren 11.30 ne Elbasan.

    Eshte e mjere te quhet autostrade! PUS PUS ka qene gjithe kohes. ERRET ERRET ERRET

    Eshte e tmerrshme cfare bene vetem per nje vote. Shpuan malin sa per nje vote…sa per te thene ja cfare bejme ne…HILACAKET… u tallen me njerezit

  6. ilir says:

    Spo marr vitet para vitit 2000 ,se 97 e coj Shqiperin me keq sec ishte para viteve 1991,kto 15 vjet Shqiperia ka ndryshim te jashtzakonshem ,ka plot pun per tu ber por eshte shum e shum me mir sec ishte ne vitin 2000 .

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      per 15 vjet bota ka ecur perpara aq sa ne do na duhen edhe 150 vjet te tjere per ta kapur. ai ndryshim qe thua ti vjen edhe sikur mos levizesh gishtin fare. eshte rrjedha e ndryshimit qe vjen me kohen por jo me njerezit. njerezit fatkeqesisht kane ngelur si ato trungjet me nyje qe sillte zuku i druve ne dimer.

  7. Berlin says:

    ‘ne dalje te Elbasanit, drejtuar nga Tirana’

    Kjo nuk eshte shqip.

  8. Ajaxs says:

    Ai qe iku e beri rrugen e Kombit dhe SHqiperine me autostrada. Nuk la fshat te SHqiperise pa asfaltu. Edhe ELbasanin e lidhi me Tiranen me dy tunele.POR ju te Rilindjes Komuniste keni mbi dy vjet ne pushtet dhe nuk po asfaltoni dot nje km. rruge.Jenin mesuar ju te rinjte Komunist te shani Kapitalizmin dhe ti puthni bythen Kapitalizmit. Sa me poshte ben SHqiperia nen udheheqjen tuaj aq me te lumtur jeni ju, sepse keshtu behet shteti ligjor. I pafshi hajrin Mark SHal GJatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje