15 euro për një hamburger? Oferta e tregtarëve të pashpirt të Ballkanit për refugjatët

24 Gusht 2015, 22:44Blog TEMA
15 euro për një hamburger? Oferta e tregtarëve të pashpirt

Evzoni. Është vetëm një fshat në Greqi. Kush shkon apo kthehet nga Selaniku e mban në mendje si daljen e fundit në autostradë para se të hyni në Maqedoni. Të rrallë janë ata që ndalen në Evzoni, sepse nuk ka ndonjë atraksion. Por prej se ka filluar konflikti në Siri, prej se nga Lindja e Afërt ka nisur një karvan popujsh drejt Perëndimit, Evzoni është bërë tragjikisht i famshëm. Këndej kalojnë kolonat e refugjatëve, grupe-grupe, sirianë (myslimanë e të krishterë), irakianë (myslimanë sunitë dhe kurdë), afganë, pakistanezë, afrikanë.

Në Evzoni disa banorë e kanë vërejtur se mund të përfitojnë nga tragjedia e të tjerëve. Para çdo moteli apo bujtine të thjeshtë janë vendosur njoftime në gjuhën arabe, po ashtu para dyqaneve, kafehaneve e restoranteve. Të paktë janë ata njerëz që duan të ndihmojnë, t’u japin së paku një gotë ujë refugjatëve. Pranë fshatit Idomeni një xhip i «Mjekëve pa Kufij» ofron ndihmë elementare mjekësore derisa policia shikon nga distanca mjerimin dhe fshatarët kanë marrë pushkët e gjuetisë dhe janë pozicionuar pranë fushave me luledielli për të gjuajtur shpezë.

Në stacionin e trenit në Gjevgjeli shitësit kryesisht romë bëjnë biznesin e shekullit. Shesin ujë, banane, pjeshkë, hamburgerë, qesin çaj, shesin kartela telefoni, në kioskën në peronin numër 1 shiten karta interneti – 24 orë me shpejtësi të pakufizuar, premton reklama. Asnjëherë nga Gjevgjelia nuk kanë qarkulluar më shumë autobusë, të cilët i çojnë refugjatët në Kumanovë, afër kufirit me Serbinë. Trenat e paraparë për 200 pasagjerë janë të mbingarkuar me dyfishin deri trefishin e njerëzve.

Në një xhami në Kumanovë refugjatëve u ofrohet ndihmë dhe strehim i përkohshëm, një vepër humanitare që dallon nga përpjekjet e jo pak njerëzve për të përfituar. Pothuaj të gjithë refugjatët nga Kumanova kalojnë nëpër fshatrat e banuara me shqiptarë. Trafikantë njerëzish përpiqen të përfitojnë nga tragjedia duke u marrë para refugjatëve për t’i kaluar në Serbi në rrugë gjoja të sigurt, ka pasur madje raste kur një hamburger është shitur deri në 15 euro. Dhjetëra amvise të fshatrave shqiptare kanë futur duart në brumë, pjekin kulaçe, fusin një copë mishi dhe shesin, shesin, shesin pandërprerë – hamburgerë. Njerëz – thënë më së buti – të papërgjegjshëm mashtrojnë refugjatët me premtime se do t’i çojnë të sigurt në Serbi e tutje në Europë, ua marrin paratë dhe zhduken pa gjurmë. Në Preshevë policët serbë shesin formularin që refugjatët duhet ta nënshkruajnë për të kërkuar azil në Serbi. Pa këtë dokument refugjatët mund të arrestohen në Serbi nën akuzën e qëndrimit ilegal. Dokumenti është i shkruar në alfabetin cirilik dhe askush nga strehimkërkuesit nuk e kupton. Kjo industri për menaxhimin cinik të mjerimit është një aspekt tjetër t i turpshëm i tragjedisë së refugjatëve, të mjerëve të kësaj bote.

Derisa ushtarët grekë shpesh ua tregojnë rrugën refugjatëve se si të dalin në Maqedoni, në Serbi policë agresivë rrahin refugjatët ose – njëjtë si grekët – ua tregojnë udhën si të ikin në Hungari. Disa nisma modeste private për t’iu dhënë ndihmë refugjatëve ende mbesin modeste. Ndërkohë bëhen publike raste të tmerrshme: policë që plaçkitin refugjatë; refugjatë që përleshen fizikisht mes vete; refugjatë që therin me thikë një refugjat tjetër; zyrtarë që maltretojnë refugjatë; trafikantë që ua marrin edhe metelikët e fundit varfanjakëve pa strehë dhe me ardhmëri të pasigurt.

Kjo industri kishte treguar surratin edhe në vjeshtë të vitit 2014 dhe në fillim të këtij viti, kur mijëra e mijëra njerëz braktisën Kosovën – të nxitur nga premtimet e rrejshme të trafikantëve se Gjermania po ofron vende pune, qumësht e mjaltë. Shpejt infrastruktura për bartjen e shpirtrave drejt Perëndimit u perfeksionua: agjenci të ashtuquajtura turistike në Kosovë i nxorën në qarkullim të gjithë autobusët, mafiozë shqiptarë dhe serbë i bashkuan «mjetet e punës» në Vojvodinë dhe hapën motelet për vendosje të migrantëve derisa ata të gjejnë apo t’u gjendet rruga për në Hungari. Dikur në motelet e liqenit të Paliçit pushonte klasa punëtore që i këndonte himne Jugosllavisë dhe shokut Tito, sot këto hotele janë veçse stacione transitore rrugës për në Gjermani, Austri, Suedi, Belgjikë, Francë, Britani të Madhe etj.

Në shumë prej këtyre vendeve partitë e djathta, grupe neonaziste dhe racistë notorikë po protestojnë kundër ardhjes së refugjatëve. Në shumë vende krerët e partive të së djathtës ekstreme po i fërkojnë duart: nxitja e urrejtjes ndaj të huajve është karburant i përshtatshëm për të mobilizuar shtresat e joprivilegjuara që në zgjedhjet komunale apo parlamentare t’ua japin votën atyre që urrejnë të huajt dhe hedhin poshtë Bashkimin Europian. Këto parti si Fronti Nacional në Francë, Lega Nord e Italisë, FPÖ e Austrisë gëzojnë mbështetjen e Rusisë së Vladimir Putinit, madje disa prej tyre alimentohen edhe financiarisht nga bankat e kontrolluara nga Kremlini. Një zyrtar sllovak tha se vendi i tij dëshiron të pranojë vetëm ardhacakë katolikë. Një rrëshqitje raciste nga e cila Sllovakia u tërhoq, por shija e keqe mbeti.

Impresionuese në këtë mes është rezistenca e mediumeve gjermane kundër çdo lloj ekstremizmi. Kur lëvizja ultrakonservatore dhe kundër të huajve Pegida para gjysmë viti nxirrte mijëra gjermanë në rrugë për të protestuar kundër migrantëve dhe kundër BE-së elitare, mediumet nga Berlini në Frankfurt dhe nga Hamburgu në Mynih qëndruan bashkë duke ia shpalosur surratin racist Pegidës. Sot kjo lëvizje është e përçarë për shkak të kundërthënieve të papërputhshme.

Natyrisht Gjermania nuk mund t’i pranojë të gjithë refugjatët. Sipas disa vlerësimeve deri në fund të këtij viti në këtë vend mund të paraqiten deri në 800 mijë refugjatë. Por sidomos në gazetat elitare gjermane dominon mendimi se Gjermania duhet të bart një barrë më të madhe të mjerimit të botës për shkak se ka përfituar më së shumti nga përparësitë e Bashkimit Europian. Nga një shtet i ndarë në përfituesen më të madhe të tregut të përbashkët të BE-së prej 500 milionë banorë nga Finlanda në Maltë.

Megjithatë, edhe për Gjermaninë barra mund të bëhet tepër e rëndë. Bota perëndimore, sidomos SHBA-të dhe BE, duhet të gjejnë një përgjigje ndaj valës më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo përgjigje nuk gjendet pa zgjidhjen e disa konflikteve të rënda në Lindjen e Afërt, në themelin e të cilave qëndron shtypja gjysmëshekullore e palestinezëve nga shteti i Izraelit, pastaj prapambetja e shoqërive arabe, ekstremizmi fetar dhe mungesa e sundimit të ligjit dhe demokracisë. Këto janë probleme tepër të mëdha që s’mund t’i zgjidhin vetëm Europa dhe SHBA-të. Për këtë duhet të kapërcejnë rolin e viktimës edhe shoqëritë arabe. Sepse këmbëngulja e përhershme në rolin e viktimës e bën një shoqëri letargjike. Pasojë e kësaj letargjie janë edhe kolonat e refugjatëve nëpër Ballkan.

11 komente në “15 euro për një hamburger? Oferta e tregtarëve të pashpirt të Ballkanit për refugjatët”

  1. enter''" says:

    ndonje llaf per 600 leke shishe birres ne dhermi?????

  2. Dean says:

    Leni greket,serbet e maqedonasit se si i trajtojne refugjatet Sirian,por mer ndo1 familje refugjati ne shtepine tate dhe pastaj eja ketu ke Tema e na fol brockulla per “Humanizmin”,zoti Robelli.
    Eshte kollaj me e lujt rolin e Engjullit dhe me akuzu te tjeret pse po u shesin 15€ nje hamburger,por kur te vijne ne shtepine tate,atehere tregoje veten.
    Me qe ra fjala.Une vete nuk do e blija 15€ nje hamburger pasi nuk ma mba xhepi dhe e quaj Poshterim.Po keto “viktimat e luftes” nga i paskan gjith ato pare me vete?! A nuk supozohet se kan ik me “vrap” nga Lufta?!
    Leni hartimet,zoti Robelli,dhe bohu me realist.

  3. Moisi Golemi says:

    O Enver Robelli. O gazetare kosovare. O ju te Temes. Po mesoni shqip, o njerez, SHQIP!!
    Nuk thuhet DERISA, por NDERSA!! E shkaterruat gjuhen e bukur shqipe, o gazetare idiota te Kosoves. Nuk thuhet “Derisa policia shikon”, por “Ndersa policia shikon”. Ooooooo qypa bosh!!!

  4. ben says:

    Perfundimisht

    Kosovaret jane kombi (nese keta grumbuj mbetjesh mund te quhen komb)

    Me I pamoralshem
    Me bastard ne gene
    Me te zinj ne shpirt.

    More qelbesire islamike nese ka njerez me shume pergjegjes per keta refugjate ne bote ata jane Kosovaret.

    Ju ju keni vrare prinderit ,ju keni therur femijet,ju keni perdhunuar vajzat, ju keni prishur shtepite, ju keni vrare te ardhmen .

    Ju bastarde mos guxoni te talleni me me viktimat tuaja . Historia ju ka vene shenjen me te zeze qe mund ti vihet nje komuniteti dhe ta dini se kur do keni perballjen e rradhes do jeni te vetem

  5. Jobi says:

    Ik merr dallaver edhe ti po i sherben katrahures qe eshkakton kete mjerim qe eshte Kurani i misheruar ne Xhami, do te qe me e lavderuse sikur keto turma ti drejtonit per Turqi or per Arabi

  6. Dritëroi says:

    Mirë more zoti Robelli, thërras e ulurij në qiej më ty, bashkohem e protestoj me ty, derdh lotë dhe vajtoj me ty për tragjedinë e tyre njerëzore, kundër shfrytëzimit, mashtrimit apo plaçkitjes se emigrantëve të mjerë nga Siria, Iraku, Afrika, Pakistani e Afganistani, nga romet me ngjyrë e pa ngjyrë të vëndeve tranzit të Ballkanit, të atyre të mjerëve që kanë marrë rrugët e botës në një eksod biblik të shekullit të 21-të, drejt shpresës për të shpëtuar çfarë u ka mbetur nga familja, nga shtëpia dhe nga vatani i tyre, drejt asaj dritëze rrëzëllitëse të Europës, që i ka harruar luftrat dhe tragjedite e veta tashmë.

    Por, pasi qava e rënkova mirë e mirë bashkë me ty, pa pritur, më ra në mëndje se diçka kishtë ky shkrim i yti, apo më mirë të them, u trondita kur konstatova se diçka nuk kishte ky shkrim i yti dhe, ashtu, në grykë, më erdhi një ulurimë:

    -Po pse more shumë i dituri, i gjezdisuri dhe i kënduari Enver Robelli, si nuk ne the një fjalë të vetme se përse po ndodh kjo gjëmë me këta popuj, çfarë u ka ndodhur atje tutje në vëndet e tyre, ç’faje a ç’mëkate kanë bërë këta të mjerë a çfarë kuçedre me shtatë krerë, që lëshon flakë e zjarr napalmi nga goja u paska bllokuar ujin dhe ajrin, apo çfarë qiklopi a bajlozi i zi që rrukullis a gjuan me topa e shkëmbinj, me topuza e me bomba, me heshta a me raketa, na paska ra si mortja e shkuar mortjes, në ato troje e mbi ata popuj fatëzinj, na i paska rrënuar e shkatërruar shtëpia e kasolle, katunde e qytete, shkolla e spitale, ara e livadhe, vatrat ku ngrohen pleqtë dhe djepat ku rriten fëmijët e tyre.

    Po pse more, analisti, publicisti e politologu Enver Robelli, nuk e ngjite gishtin mbi dikë a mbi disa, njerëz a shtete, mbi liderë diktatorë kokëprerë tashmë, apo mbi liberatorët modernë që tundin e shkundin dega ulliri që kullojnë gjak e barot, për të na thënë neve naivëvë e trushplarëve: Ja fajtori, ja krimineli i vërtetë dhe ja përgjegjësi për këto ukubete, ja kush duhet gjykuar dhe ja kush duhet të paguajë harxhet e këtij eksodi vrastar, sepse ky nuk është thjesht një emigracion, por është një eksod i vërtetë, apo jo zoti Robelli?

    Duke i ditur kush janë ata dhe duke mos zgjatur gishtin drejt atyre shkaktarëve e fajtorëve të vërtetë të kësaj tragjedie, unë të akuzoj ty zoti Robelli, se je bërë palë dhe je bashkfajtor me shkaktarët, edhe pse ti nuk je i vetëm në këtë komplot heshtjeje, je me shokë e miq të shumtë rreth e rreth Europës dhe përtej Atllantikut.

    Po zoti Robelli, jo vetëm Gjermania, por edhe Anglia dhe Franca, edhe Italia, Belgjika dhe Hollanda, edhe..edhe… të gjitha ato vënde europiane kanë detyrimin të paguajnë koston e tragjedisë së eksodit në Europë dhe në vëndet e tyre nga kanë ardhur, sepse me pjesmarrje dhe me aksione direkte, ushtarake a diplomatike, politike e sanksionale apo me mbështetjen indirekte, apo me heshtje kriminale miratuese, kanë destabilizuar këto rajone dhe zona të tëra të botës që sot rrjedhin vrer e qelb në trajtë e eksodeve publike, ju kanë tronditur dhe shkatërruar atyre vëndeve, stofin social dhe ekonomik, marrëdhënjet dhe kohezionin moral dhe njerëzor që i ka mbajtur në paqe dhe ekuilibër me dhjetra e dhjetra vite dhe që u ka siguruar jetesën dhe mbrothësinë e thjeshtë a të begatë të jetës.

    Pa as më të voglin dyshim, këtë kosto ato duhet ta ndajnë edhe me aleatin e tyre përtej Atlantikut, arkitektin dhe zbatuesin e këtij destabilizimi kriminal, e kësaj gjëme qe i vë njollën e turpit shekullit të 21-të që në fillimet e tij.

    Dhe, olele zoti Robelli, këta fakirë të eksodit nga të cilët po na i vika frikë dhe krrupë Europës, të cilët ajo do që ti përcjellë sa më parë, diku tjetër, kudo qoftë, qoftë edhe në ferr, vetëm jo ketyre anëve, të na bëjnë pis e të na shqetësojnë metropolet dhe komoditetin e ngritur me…, (hëm, le të mos hyjmë në histori, tani për tani), pra këta të eksodit që i vijnë sot Europës nëpër këmbë, janë pakica e popullatës së vëndeve të tyre, nga ata që kanë pasur ca lekë mënjanë për tu nisur dhe paguar udhëtimin dhe trafikantët dhe për ti shpëtuar dhe mbijetuar masakrave, përdhunimeve dhe vdekjes.

    Mendoje vetë, olele zoti Robelli, sa qindra e mijëra, sa miliona, nuk e kanë as salltanetin dhe mundësinë e këtij eksodi a udhëtimi, se nuk kanë të paguajnë, se mund të jenë të mbyllur a rrethuar në zonat e luftës, të masakrave dhe të genocidit.

    Më së paku, zoti Robelli, në mos të marrë si të pandehur a të dënuar të çdëmtojnë materialisht, për të rehatuar ndërgjegjen delikate të publicistit, të kishe denoncuar shkaktarët në shkrimin tënd, si përgjegjësit moralë këtij mjerimi njerëzor.

    Dhe mos ja u ki hiç dertin.

    Njëlloj ata do ta bënin gjumin rehat, duke bërë plane të reja, për trazira të reja, për destabilizime të reja dhe…, e kush e çan kryet, edhe për eksode të reja.

  7. Kotoni says:

    Gjermania duhet te paguaje, se eshte vertet perfituese. Po duhet te paguaje edhe Franca, se edhe ajo bushter plake eshte. Anglia medoemos, se ka shfrytezuar tere boten dikur dhe eshte ngritur mbi pasurite e zhvatura anembane.

  8. Autoktoni says:

    Ky eshte surrati i vertete i popullit kosovar !

  9. Kol Tivari says:

    Eksodi i refugjatëve, është “pasoja”… po “shkaku” kush është…???!!!

  10. Tema says:

    S’jan të gjith çifut të izraelit

  11. Ard says:

    Lumpen. Llum, llum, llum shumica e komenteve. Lexoni o njerez shkrimin, mos u ndalni te titulli se keni kuptuar hicgje. @Ben: shko shk…u o burre se qeke shume i frustrum. Mbase zbutesh kur te te zbrazen k…et. Po te del sperme ne vend te salivas nga goja
    Shkrim shume i mire i Robellit! “Kjo industri për menaxhimin cinik të mjerimit është një aspekt tjetër t i turpshëm i tragjedisë së refugjatëve, të mjerëve të kësaj bote.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje