Shoqëria seksiste që tallet me Kallashin dhe e injoron botën e krimit

22 Gusht 2015, 11:42Blog TEMA

Nga Shqipe Gjocaj

Donjeta Kasumi (aka Kallashi) është produkt i një realiteti injorant dhe të dhunshëm. Ajo, bashkë me shoqet e veta, shfrytëzohen dhe keqpërdoren në klubin e natës Kobra City, një vend ku një grup burrash depresiv dhe pa dinjitet nxjerrin kënaqësi duke i parë vajzat dhe gratë duke “vallëzuar”.

Pavarësisht se ajo e ka zgjedhur vetë “profesionin” e saj si argëtuese e burrave të tillë, harrohet se ajo me gjasë është e rrezikuar nga pronarët e lokalit, por edhe nga vizitorët e tij, sepse nuk konsiderohet si asgjë tjetër përveçse si “copë mishi”. Për më tepër, Kallashi nuk është me e vjetër se 22 vjeç dhe duket sikur është në të tridhjetat. Kjo tregon se sa shumë mund të jetë duke e shijuar ajo profesionin të cilin e ka zgjedhur “vetë”.

Është e çuditshme se si për mediat tona, arrestimi i fundit Kallashit përbën fokus të një lajmi, por jo edhe fakti se është bastisur një lokal nate ku janë gjetur armë dhe drogë. Bëhet fjalë për një lokal i cili, siç na bën të besojnë edhe bastisja e policisë, me gjasë menaxhohet nga njerëz të dhunshëm dhe i cili bën para dhe emër nga shfrytëzimi i grave.

Me sa duket për këtë shoqëri është më e lehtë që të merret me Kallashin dhe me “asetet e saja”, sesa me kriminelët e dyshuar të lokalit, apo me ata zyrtarë institucionesh që janë të lidhur me krimin, në mesin e të cilëve, ashtu si në rastin e Suharekës, shpesh po na qëllojnë pikërisht njerëzit që më së shumti po na predikojnë moral. Kurse juve analistëve e gazetarëve të tjerë të shquar, nuk ju bën aspak më të mirë e gjithë kjo simbolikë misogjene të cilën po e përdorni gjatë talljes me lajmin dhe me ngjarjen. Trajtimi që po i bëni çështjes është treguesi më i mirë i mishërimit tuaj me mjedisin seksist dhe shtypës ndaj grave.

12 komente në “Shoqëria seksiste që tallet me Kallashin dhe e injoron botën e krimit”

  1. koli says:

    e dhimbshme por e vertete, personave si kallashi duhet ti krijohet kushte te sigurta pune, pavaresisht profesionit qe ka zgjedhur.

    1. albatros says:

      Dmth ne nuk duhet te tallemi me nje mut se kemi nje mut tjeter per tu tall.Jane femra te degjeneruara si keto qe edukojne femije te degjeneruar dhe kriminele.Kjo eshte nje baxhelle me patente ndergalaktike.Kjo. ka,ber veten,per tetall ur.Por debilet feministe te deshperuara te kopjojne sistemin amerikan nuk e,kuptojne qe ketu eshte Shqiperi dhe jo Hale Amerike ku femra ben ligjin.Sipas vendit dhe kuvendi moj baxhella, po ju pelqeu mire po nuk u pelqeu zhdukuni ne Evrope dhe te pastrohet SHQIPERIA nga halete

    2. albatros says:

      Ik moj pirdhu shtypes se grave se keni kene nam neper rruget e botes si prostituta.Nga studimet e ORGANIZATES SE KOMBEVE TE BASHKUARA PER SHFRYTESIMIN E FEMRAVE DOLI QE 96% e femrave kane ik me deshire prostitute dhe jane a tutore ose me deshire dhe me marrveshje kane kerkuar tutore qe tutori ti jap mbrojtje.Pra eshte marrveshje bisnesi ku tutori merr 50% dhe i,siguron vendin e punes,sigurine dhe klientet prostitutes.Me mijra femra ikin me pashaportat biometrike dhe punojne,perkohesisht prostituta ne Evrope.Ne tirane ke,llot tutore femra.KETO FEMRA MISANDOGJENISTE TE NDIHMUARA DHE NGA ORGANIZATAT E HUAJA PERENDIMORE FAMEKEQE PER TE SHKATERRUAR KULTUREN TONE DUAN VETEM SHKATERRI. DHE TE MOS,PREKEN NGA,LIGJI.KUSH I THOTE KALLASHIT TE NXJERR BYTHET NEPER TELEVIZOR? VETJA SE SI KALLASHI SI KJO BAXHELLE QE KA SHKRUAR KETE SHKRIM E KANE VENDIN NE BURG

      1. dorian says:

        komenti i disate nga perdoruesi ‘albatros’ me permbajtje te forte mizogjine. i kujtoj ketij perdoruesi se fjala eshte me te vertete e lire, po te turfullosesh kunder femrave pa kriter, me statistika te pavertetuara apo te shpikura (ne te kunder jep adresen e faqes ku na u jepkan te tilla shifra), jep pershtypjen e nje dufi te pashfrehur, jete seksuale te pakenaqur dhe kompleksesh inferioriteti.
        nje fenomen tipik i te qenit i padukshem dhe i padenueshem ne saje te anonimitetit te internetit. frikacak!

  2. pjatalarsi says:

    Ligj i natyres! Pjekje para kohe, (seks, leke, droge), plakje para kohe! Me 40 vjec Kallashi ka dale ne pension, e siguruar ne ndonje vile luksoze me dy qenusher te vegjel dhe dy-tre sherbetore. Nje here ne 6-muaj jep nga nje interviste per revistat e grave, ku tregon per “suicidet” e saj te dikurshem.

  3. Fenomeni says:

    O shoqe gjocaj e din ti cfare do te thote balerine nighti apo direkt nenkuptoni kurva,doni me hy edhe ne europe ju loket,njeri me zor sma ha menja ta kete dergu atje.

  4. Tema says:

    Seriozitet pa kërcënim

  5. gazetari me kater (pa hater) klase fillore says:

    Ky nuk duhej te botohej si shkrim por si koment, ketu poshte ne radhe me te tjeret. Edhe si koment eshte idiot! Ashtu si zezaket e Amerikes qe luajne karten e racizmit per cdo gje sa here ndjehen keq edhe kjo teta po luan karten e feminizmit apo seksizmit pa asnje arsye. Nuk eshte argument te thuash meqe policia nuk arreston kokrrat e medha atehere nuk duhet te merret as me Kallashet. Nqs ajo akuzohet per dicka, i takon ta tregoje pafajsine para gjykates. Me teper se kaq nuk ke c’te thuash.
    Tema e shkrimit vetem sa eshte prekur pak duke treguar ato qe dihen nga te gjithe pa dhene pikepamje konkrete dhe as qe behet fjale per te shtjelluar ndonje ide. Krejt kot!

  6. Nji reagim i domosdoshem i ksaj pjese te shoqerise shqiptare ,
    sepse ne ate vend , vleresohen nga media pikerisht ,
    ato ,qe per shoqerine mbare njerezore jane helmi moralit ne nji shoqeri .
    Le qe, ku njifet termi moral nder kosovar !

  7. Gjon Gjini says:

    Problemi nuk është pse merren me njerën e jo me tjetrën. Problemi është pse s’merren me të dyja. Po ama, kallashi (siç e thotë edhe gazetarja) e kruan vetë, sepse mbeti duke shitur pamjen e bythëve në internet e duke na bythëzuar kompiuterat me pahir pa na lenë asnjë mundësi t’i heqim qafe bythët e saj ngulmuese, për të mos na u imponuar, ndërsa ata të tjerët, edhe pse më të rrezikshëm, të paktën i fshehin si bythët edhe veprimtarinë, bile na bëjnë (siç e thotë gazetarja) edhe moral. Të dy palët e qelbin mjedisin kulturor e social, sadoqë njëri më shumë hapur e tjetri edhe më shumë po “fshehtas”, nën hundën e madhe të policisë, prokurorisë, gjyqtarisë…

  8. Era says:

    Sakte, Shqipe, por mos prit mirekuptim…
    Ne nje shoqeri, edhe patriarke edhe saksiste, gjithmone “fajin” e kane femrat…

  9. kaso says:

    Kurva ka pase e do ket, oj Shqipe, po qit flasim
    per sexim ne albanistanin tone eshte idiotsi. Mund te flasim
    per seks, po, dhe seksi paguhet gjithandej sidomos neper haremet
    e monopolit te pares. Kallashi eshte nje biznesmene ne rradhe te pare,
    kurve ne rradhe te dyte, dhe zhulse ne rradhe te trete… Maloket
    jane maloke oj moter, me te pelqye ty a jo, e civilizimi nuk eshte pjese
    e tyre. Ketu flasim per Albani e jo France, moter, kur te arrijme atje,
    shkruje ket bullshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje