Papa flet, flet e stërflet. Dhe thotë të ktheni faqen tjetër. Çfarë tjetër duhet të bënte? Është puna e tij. Edhe ai ka një parim. Edhe ai ka rregulla. Natyrisht ai mund ta lëshojë paksa litarin. Por është një monark absolut dhe si i tillë ka lirinë që të thotë çfarë të dojë.
Brenda shtetit të tij të mbrojtur. Në të cilin në fakt nuk ka hije refugjatësh dhe klandestinësh, pasi nëse do të ishte ndryshe rojet e tij zvicerane do t’i merrnin me shkelma në prapanicë. Papa flet, dhe si të gjithë njerëzit e tjerë normalë thotë dhe dokrra. Dhe sa! Sepse ky fiksim për emigrantët dhe kjo detyrë për t’i mirëpritur, një detyrë jo e tij, është shumë e ekzagjeruar.
Ai, siç thamë, bën punën e tij. Pastaj ndihmësit e tij si gjithë vartësit andej-këndej janë më katolikë se vetë Papa, këpusin sërish broçkulla. Por këto janë torturat e çdo shteti, ashtu si edhe Vatikani. Problemi jemi edhe një herë ne, që u kushtojmë vëmendje.
Që u rrisim vlerën fjalëve të tyre, që dhurojmë tituj gazetash dhe lajmesh me pallavrat e tyre. Dhe për më tepër nuk i detyrojmë as të paguajnë taksat. Në boshllëkun e politikës italiane kapim frikërat tona dhe ankthet në të paktat pika ku mundemi. Dhe Papa kështu, ndonëse në mënyrë jo të vullnetshme, mbush boshllëkun tonë politik.
Me dokrrat e tij të Botës së Tretë dhe derivatet e tij shoqërizuese. Përsëris, çfarë tjetër mund të thotë Papa? Mund të na sugjerojë ndoshta të refuzojmë emigrantët dhe t’i kthejmë mbrapsht? Padyshimqë jo! Ai zbut shpirtrat dhe administron një shtet. Që funksionon ndër të tjera në një mënyrë perfekte. Dhe për fat të keq nuk është shteti ynë. Nuk kujdeset për sigurinë e qytetit, të alarmeve shoqërore, të vendeve të punës apo prioriteteve të italianëve. Nuk është pjesë e kontratës së tij.
Por të dëgjosh ato që thotë dhe dhe t’i futësh në axhendën politike nuk është detyra jonë. Është Peshkopi i Romës, nuk është presidenti i Republikës. Aq më pak nuk mund të jetë konkurruesi i Salvinit. Kemi luftuar ndër shekuj për të patur një shtet laik dhe tani që e kemi, teorikisht, të mos mbytemi në një pikë ujë nga mendimet e lira të Papatit. Që kësaj radhe më shumë se kurrë bien erë hipokrizie. Le t’i lëmë të bien në boshllëk fjalët e tij. Dhe kur ai të na thotë që të kthejmë faqen tjetër si një katolik i mirë, ne duhet t’i kujtojmë që kemi vetëm dy faqe…
Sejcili ka një vizion diferent për botën por kujt do i jepet mundësia ta aplikoj
koha ka qene qe ne fillim,rraca me e felliqur jan kleriket,me ne krye myslimano-ortokso-katoliko-bektashinjte
Megjithese jam ateist kam shume respekt dhe mirekuptim per kete Pape, qe eshte shume i afert me njerezit e thjeshte. Por kjo eshte nje arsye themelore per ta sulmuar dhe denoncuar. Ndofta jo drejtpersedrejti por terthorazi, siç ben edhe ky gazetari me 4 emra. Njerezit kane nevoje te degjojne edhe nje ze qe flet per problemet e kesaj bote, nje ze qe nuk ben pjese ne korin e politikaneve dhe bankiereve qe komandojne sot globin.
katarakti, sot te gjithe flasin se fjala eshte e lire, por problemi eshte se kush qeveris. Nuk eshte njesoj te flasesh dhe te qeverisesh. Papa flet ato qe i dine te gjithe, por ne gojen e papes tingellojne ndryshe per ata qe i kane syte, mendjen dhe veshet mbyllur. Per te tjeret, as qe i degjojne fare. Por papa ka nje mikroshtet qe vetem zgjedhja e tij ne rast vdekje eshte demokratike dhe e lire, dersa per te tjerat nuk mban asnje pergjegjesi para askujt. Zgjuarsia e papes duhet te jete qe brenda sferes tij te flase, per ate qe eshte atje, ndersa mos te gacmoje te tjeret jashte se kur nuk ke pergjegjesi dhe nuk jep zgjidhje konkrete s’ke dhe te drejtet te flasesh. Jam shume dakort me shkrimin e mesiperm.
Francesco Maria Del Vigo do te jete patjeter ndonje mason qe me ane te ketij shkrimi po ben burrin e mire perpara vellezerve te vet si edhe detyren e tij si nje mason. Edhe pse Papa kryesisht u flet te krishtereve ata qe nuk i durojne fjalet e tij jane jotekrishteret. Papa gjithashtu i flet edhe shoqerise ne pergjithesi dhe konkretisht per emigrantet ka shume te drejte. Vendet si Anglia, Franca perfshire edhe Italine jane pergjegjese per prishjen e paqes ne vendet e emigranteve. Mjafton te kujtojme Libine, Egjiptin, Sirine. Prandaj ato kane detyrimin ti strehojne dhe ndihmojne sepse ata e dinin se po tu shkaterronin shtetin ne vendi do vine emigrante nga ato vende.
‘katarakti’qe je prej malit ajo shifet po edhe qe je kryq i thekun edhe ajo shifet qart hahahahahahahaah
Eeee vërtet o karamahmut, ai ‘katarakti’ më lart do të ketë frikë nga ti të deklarohej katolik dhe thoshte “…jam ateist” (!)
Anyway, një mini-quizz për lexuesit:
-Si mendoni ju: Kultura e komentuesit karamahmut-nishi (e shprehur me fjalët “shifet”, “i thekun”, “qart” dhe me “hahahahaah”-un e nxjerrë nga marmita) tregon se është:
a) nga shpella,
b)nga mali,
c)nga “qyteti” i Haxhi Qamilit,
d) mbetje osmane në trojet e arbërit ?
Unë për vete e përcaktoj me alternativën “d”.
Pa vështirësi, duket që është një anadollak i lënë në Xhabije.
sidoqofte faktit qe ndoshta papa flet shume, ngel fakti qe predikimet e papes jane me vlere njerezore . Per kete arsye duhet te mos tregohemi cinik duke kritikuar kedo dhe kurdo ( eshte shume e lehte te kritikosh ) por te marrim predikimet e papes si vlere per jeten tone te secilit sepse shikoj qe ne Shqiperi kane humbur prej kohesh ( qe me ardhjen e “demokracise” ) vlerat e verteta te jetes si dashuria , respekti , dinjiteti per veten dhe te tjeret fenomen per te cilen po flitet pak ose aspak. Tek ne duhet te rifutet qe nga klasa e pare “edukata morale” qe te miturit dhe te rriturit te mesojne edhe njehere qe vlerat e jetes nuk duhet ti shikojne tek un-i por tek komuniteti qe na rrethon .
nje dite te mbare te gjitheve
….Papa predikon, PAQE, FALJE dhe DASHURI….Dashuri per çdo gje, per gjithkend dhe gjithkund…..Dashuri per mjedisin qe po e shkaterrojme per dite…dashuri per emigrantet dhe te pamundurit….dashuri per jeten…” Kush kerkon lumturine jashte ZOTIT, eshte i deshtuar,…kombet qe lene rrugen e TIJ, jane te humbur “…Kjo eshte e VERTETA, e cila te çliron, …por ndonje, edhe e …verbon….