Para pak ditësh presidenti i Republikës ktheu pa firmë ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Meqë ne jemi nji popull shkrimtarësh, filozofësh, kritikësh, gazetarësh, shumëkush e pa me vend me fol edhe krejt në tym, pa e pasë lexue ligjin i cili ka plot 88 faqe. Kësisoj shumica e këtyne mendjeve të ndriçueme përfunduene tue thanë gjana të pavërteta, banalitete dhe arsyetime të tipit “Cicero pro domo sua”, pra shprehje të nji konflikti të thellë interesash që nuk mund të anashkalohen në emën të fjalës së lirë.
Përpara se të “keqkuptohem” (gja e cila nuk më shqetson aspak) për anësí në lidhje me ligjin, do të shtoj se ky ligj mund të kishte qenë shumë ma i mirë se asht, sidomos në qoftë se ata që e kritikuen vetëm pak ditë para aprovimit do të kishin pasë inteligjencën dhe zotësinë profesionale për nji qasje kritike konstruktive ndaj tij në hapat parapërgatitorë.
Ky ligj kaloi nji proces konsultimi 18 mujor, prandaj haxhiqamilizmi politik që qëndron mbas sulmit të minutit të fundit si dhe ata që mbrojnë privilegje të fitueme pa merita në këto vite, u zgjuene tepër vonë prej letargjisë për me nisë me dogmatizëm betejen e llafeve. Publiku nuk kuptoi prej tyne se cili nen apo cila shkronjë apo numër i ndonji neni nuk shkonte, pse fryma nuk paska qenë kushtetuese. Publiku nuk e kuptoi pse kritikat nuk ishin profesionale por thjesht fryt i nji propagande dhe i nji demagogjie politike.
Në ketë mënyrë ata që kishin detyrën të jepnin nji kontribut kritik ndaj ligjit, për faj të nji mendësie trashamane që len gjithçka mbas doret, apo ia beson llafeve të kafehaneve e atyne televizive, edhe kësaj here dolën vetvetiut jashtë loje.
Në çka e përkeqëson gjendjen aktuale ky ligj? Këtë gja asnji sish nuk na e thotë me argumenta dhe tue krahasue nenet dhe frymën ligjore me ligjin e maparshëm. Në çka e përmirson? Mjafton me marrë mundimin me lexue ligjin, tue pasë parasysh mjerimin e sotëm, dhe do ta kuptoni se ai ligj nuk përkeqëson asgja, por vetëm rreket me përmirësue gjendjen katastrofike ku jemi sot.
Ligji merret me problemin e cilësisë, me standardizimin dhe unifikimin e mësimdhanjes dhe kërkimit shkencor, ai përcakton rolin e shtetit, kujdeset për meritokracinë në rangjet akademike, për financimin dhe konkurrencën e lirë dhe të ndershme, ligji garanton autonominë e arsimit të naltë, monitoron standardet, merret me akreditimin, garanton paprekshmerinë e institucioneve, laicitetin, neutralitetin politik etj.
Në ketë spektër padyshim që hyjnë edhe universitetet private, kërpurdhizimi i tyne pa kriter dhe pa kontroll, siç dihet, u favorizue prej qeverisjes së Berishës. Në qoftë se nuk duem me u kthye tek mendësia komuniste, do të pranojmë se këto institucione në vetvete ndihmojnë përparimin e dijes dhe stimulojnë konkurrencën. Kuptohet, kur janë të akreditueme ndershmënisht, kur kanë transparencë, pra, kur s’janë lavatriçe fondesh mafioze, kur janë vatra kërkimi shkencor, kur kanë personel akademik “full time” simbas akteve nënligjore dhe statuteve të aprovueme nga shteti. Sigurisht që universitete të tilla nuk janë bindëse kur kthehen në tagrambledhës psh. nepërmjet nji numri aq të madh doktoraturash sa që për me i ndjekë ato studentshkreta do të duheshin të gjithë profesorat e mundshëm tue nisë prej te Leonik Tomeu e tue mbarue tek rishtari i fundit.
Nga ana tjetër vetë universitetet shtetnore janë kthye në vatra korrupsioni dhe paaftësie ku ushtrohet nji lloj e drejte feudale e nuliteteve që janë katapultue ndër vite dhe i kanë shndrrue ato në atole të pakuptimta, gjysëm të përmbytuna prej injorancës dhe dembelisë, prej klientelizmit që ka sjell në katedra njerëz pa kurrfarëlloj aftësijet në kërkimin shkencor dhe në mësimdhanje. Në ketë mënyrë shumë departamente janë kthye në vende qokash, favoresh politike e familjare, ku i digjet kêm (temjan) do librave të shkruem me hirrë mendore, që gjithçka mund të jenë posë se kërkime shkencore.
Ligji në fjalë nuk prek Akademinë e Shkencave, e cila asht kthye në azil pleqsh ku paguhen deri edhe shkruese në kompjuter për kujtimet e atyne që janë parkue aty prej dekadash. Asnji hap përpara nuk ka ba shkenca shqiptare prej dinosaurëve që janë strehue te ajo Akademi. Le t’u jepet nji pension, por mos e queni akademi institucionin që i livron shuma të konsiderueshme do njerzve që i kanë marrë titujt tue citue Leninin dhe Enver Hoxhën krye pesë rreshtash, se nuk ka lezet!
Nga ana tjetër ligji nuk prek as QSA-në, e cila si model qëndron, por politizimi i skajshëm dhe paaftësia drejtuese e kanë kthye në nji institucion të pakuptimtë dhe shumë larg prej objektivave themeluese. Tue shpëtue modelin do të duhej shmang rreptësisht nji politizim i ri i saj; mjaft ma me besnikë të Sali Berishës apo të Enver Hoxhës, kemi sa të duesh shkencëtarë të rinj që janë rritë e formue larg hijes ideologjike të këtyne monstrave.
Në gjithë ketë mesele nuk mund të mungonte as vetë pararoja e budallallekut të institucionalizuem, ase e thanun ndryshe Bujar Nishani, i cili përsërit si papagal çka i kanë shkrue tek SHQUP-i, tue u kthye për të satën herë në nji bastion të antireformizmit. Argumentet e tija për “financim të pjesshëm” apo “ligji është për shtetin jo për universitetet”, s’mund t’i ketë përçansue nji mendje e njitrajtshme si ajo e tija, por ndonji bendenyz me diplomë prej atyne që s’mungojnë në Shqipninë tonë, tue ia shtue mjerimin dhe zbraztinë.
Megjithatë ligjet në vetvete nuk mjaftojnë me e ndryshue gjendjen tonë kritike, ma së parit duhet të pyesim veten a i nevojiten shoqnisë shqiptare gjithë këta të laureum, këta doktora e profesora që kanë dalë bindshëm gjithandej? Apo kemi ma shumë nevojë për nji arsim profesional bashkëkohor dhe para së gjithash për nji luftë të rreptë kundër analfabetizmit!
Po çfare pret prej kapter Nishanit, apo prej Fuges qe llomotit dite e nate.
Kemi folur edhe me pare per miklimin qe Edi Rama u ka bere intelektualeve katolike.E ka bere qe kur ishte ne opozite.
Eshte nje fenomen jashtezakonisht interesant,qe per fat te keq hyn ne kategorine e tabuve,per te cilat flitet shume pak ose aspak(si ndasite fetare,krahinore,veri-jug)sepse askush nuk do te rrezikoje te qenit “korrekt” politikisht,fetarisht,krahinorisht etj etj.
Rama eshte i pari politikan ne Shqiperi,ndoshta i vetmi qe nga themelimi i shtetit shqiptar,qe haptaz ben politike duke shfrytezuar sentimentet fetare te nje pjese te popullsise.Ai,dhe per kete jam shume i bindur,e ka marre lehte kete,meqe e konsideron veten kozmopolit,dhe pikerisht pas ketij snobizmi mbrohet nga kushdo qe mund ta akuzoje per dhune ndaj laicizmit,duke perzier sentimentet fetare ne lojen politike.
I kompleksuar,si gjithe socialistet,qe Veriu nuk eshte nje zone e sigurte mbeshtetese politike,Rama,ka menduar qe te siguroje,se paku,dashamiresine,miqesine e me pas mbeshtetjen e nje pjese te Veriut,te Veriut katolik.Kete ka menduar ta beje me anen e ndoca politikaneve,poeteve,gazetareve,publicisteve,intelektualeve katolike,te cilet i ka joshur me katolicizmen e tij te sapozbuluar,te cilet intelektuale kane nje ndikim te posacem ne komunitetin katolik.
C’eshte e verteta,ia ka arritur deri diku.
Nder te paret intelektuale qe u josh nga “katolicizmi” i Rames,eshte poeti,publicisti dhe analisti i njohur Prec Zogaj.Aq shume u josh nga fjalet e bukura te Rames,sa poeti yne u be shtylla kryesore e opozitarizmit,sidomos mediatik,te Rames ne periudhen 2009-2012.
Perdorimi qe Rama u beri zoterinjve si Zogaj ishte i pameshirshem.
Kujtoni qe me 21 janar 2011,te vetmit figura te njohura ne balle te protestes,ishin te gjithe…katolike nga Veriu…madje edhe ai burri me bajrak,veshur me kostum popullor,ne fillim te protestes ishte nje malesor katolik nga Veriu!
Keshtu,kush e ka pare protesten nga afer dhe larg,ka menduar qe dhunen ndaj policeve te shkrete te pambrojtur po e benin maloket katolike te Veriut,te prire nga Tomet,Ndoket,Prengajt,Precet etj etj.
Prec Zogajt i doli,megjithese me vonese,yshtja qe i kishte bere Rama.Ai e kuptoi se ishte keqperdorur pameshirshem nga Rama.Sot,jo me kot,eshte nje nder me te egrit kunder Rames.
I doli Precit,por jo te tjereve,kolege e bashkekomunitare te tij.Shume intelektuale katolike,nderkohe,duket se i ka zene perfundimisht yshtja e Rames.Ata e shohin Ramen me admirim,me adhurim bile,sidomos,pas magjise se fundit,asaj te madhes,te bere me rastin e vizites se Papes ne Shqiperi.Mesa duket,kjo ishte yshtja e fundit qe Rama u beri ketyre shpirtrave te dobet.
I thashe te gjitha keto,sepse,Ardian Ndreca eshte perfaqesuesi tipik i ketyre intelektualeve katolike,qe i ka zene magjia katolikocentriste e Rames.
Qe kur Rama shpalli boterisht se eshte katolik,Ardian Ndreca u be nje nder mbeshtetesit kryesor te tij.Qe atehere nuk eshte lekundur ne kete qendrim.Ndryshe nga kolegu i tij Zogaj,nuk ka gjasa te ndryshoje qendrim.Jam mese i bindur qe,po ashtu si Zogaj,e ka kuptuar qe shpejt perdorimin qe u ka bere Rama,por ndryshe nga kolegu i tij poet,kesisoji edhe shpirtbute,natyra e tij polemiste,sedra e malesorit(e malokut do te thoshin socialistat te cilet ai i mbeshtet),jane aq te forta saqe,sa me shume t’i kujtohet aq me shume ben te kunderten,dmth,mbron yshtesin Edi Rama dhe socialistat e tij!
Eshte kjo arsyeja qe shpjegon qendrimin pervers ne krah te socialistave te Ardian Ndreces,ketij te djathti katolik,qe i perket,ne te gjitha aspektet,komunitetit me te perndjekur ne kohen e diktatures komuniste.
Perversiteti i ketij qendrimi del ne pah,sidomos,nga qendrimi mohues qe ka komuniteti socialist ndaj ketij te djathti katolik.Ky qendrim u pa qarte nga ironia e hidhur e Ben Blushit,nje socialist tipik ky,kur,jo vetem qe e kundershtoi fort kandidaturen e Ardian Ndreces per ambasador ne Vatikan,por edhe u tall me gegnishten tij, me dialektin e malokut…
Le te mbaje anen e socialistave,se vetem percmim do te kete prejt tyre.
Te pakten te mos bjere ne nivelin e Tome Dosh Avdallit e Paulin Sterkaj Budalless e te thote “e kam shok Edi Ramen”,se e kemi intelektual qe mezi e kemi!
O Skypion, qenke farre rrote jarit. Shko se ISIS paguan mire koqe si puna tende.
O njeri i letrave dhe botes akademike, e kam fjalen per autorin e ketij shkrimi, duhet te kuptosh qe argumentimi kerkon jo vetem aplikimin e llogjikes dhe racionalitetit por edhe mungesen e konfliktit personal te interesit. Per kete te fundit, ty te mungon totalisht lidhur me vleresimin ose jo-vleresimin karshi Presidentit te Republikes (jo se ky i fundit ka shume nevoje per kete). Konkretisht, pas pezullimit dhe ne fund mohimit te emerimit tend si Ambasador ne Rome, nga ana e presidentit per shkak te etikes dhe moralit totalisht te munguar nga ana jote, eshte e qarte sesa te pavarura jane argumentat e tua per reformen qe pretendon qe do te sjelle ky ligj.
Po si valle e shisni veten si ato leckat qe amvisat i perdorin edhe nje here te fundit kur pastrojne kepucet me balte, perpara se ti hedhin ne koshin e plehrave?!!!! Administrata Rames te gjeti “pune” ne ambasaden tone ne Rome (edhe pse mund te thuash qe nuk ishe ne nevoje per nje sistemim te tille), dhe ti del me “palle” ne dore per t’u kthyer nderin i cili mund te lidhet edhe me projeksionet e tua, pse jo, edhe me zbatimin e ketij ligji (e kam fjalen per ngritjen e agjensive qeveritare te cilat tashme do te kene ne dore ate qe deri dje ishte, edhe pse e cunguaur, pavaresia universitare)!!!!
Ti qenke intelekt-hu fare, pse e refuzoi Nishani dhe s’do te flase ky apo te gjithe ata qe ka refuzuar rreshter Nishanlliu?
o intelektual-huri, po pse keshtu behet analiza e nje shkrimi ? Une e lexoj si qytetar shkrimin dhe me pelqeu shume se prekte ato gjera qe egzistojne dhe bente kritika atje ku duhej. Po pse “o intelektual” i kristalit, Artan Fuga u kujtua ne fund per ligjin e arsimit dhe doli duke menduar se do ta degjonin se ishte Artan Fuga! Keta pordhace qe dalin si kerpudha vetem kur u preket interesi tyre nuk jane intelektuale, por fundrina, ama demokracia u a ka lejuar qe te penetrojne dhe te prishin pune pavaresisht se jane njerez pa karakter, pa moral, pa dinjitet dhe sillen ne pamjen e jashteme si te tille. Une nuk sulmoj personin, por karakterin kaq te poshter i ndertuar qe ne fillimet e jetes tij, se personi sulmohet vetem me arme dhe shpata ne qoftese do ta heqesh qafe. Ligji aresimit, nje nga ligjet me te mira per kushtet, sulmohet nga intrigantet qe nuk japin asnje kontribut per te, por duan qe te perfitojne prej tij. Se çfare mban kjo toke!
Ca pret nga ata qe hane ne sahanin e Naim Cilit!
Ja ke fur kot plako,
Shqiperise nuk i kane munguar intelektualucet si puna e jote,
ligji ishte mut ose me mut se ai egzistues, i gatuar nga prostituta Cilieta dhe Ju,
Tung
Ky ligj s’kishte dobi imediat në ngërqet e shumta.
ky eshte homologu i Andrea Stefanit.
Skypion!Nuk ishte e nevojshme te shkruaje kaq gjate ,per tu kuptuar se je nje :Anti katolik ,je nje anti veriore . Por me dialektin çfar pate?
Ben mire qe shkruan ,keshtu demostron njeherazi urrejtjen ,por me shume injorancen tende islamike .Ti sulmon e ofendon ,por te vjen zor te tregosh krahinen nga vjen ,qe me siguri eshte shume me inferiore, me krahinen nga vjen Prof.Ndreca ,i cili nuk ka nevoje per perkrahjen e askujte persa i perket intelektit te tije,e sidomos kur sulmohet nga islamista si ti ,qe duke ndjere inferioritetin perballe te krishtereve ,pellet si hoxha ne maje te minares.
..per mendimin tim,te vleresosh intelektin e nje atdhetari si partiak apo fetar ,eshte dorezim pa kushte perpara analizes se holle te ketij zotnie.I perkas fese myslimane denbabaden ,por kjo nuk me erreson aresyetimin dhe nuk me heq te drejten per te vleresuar analizen e holle ndaj problemit gjithperfshires ..perdorimi i fese ne kesi raste,krijon hendeqe te qellimshme dhe respektimi i fese se tjetrit kerkon civilizim…humbesi ofendon pa aresye..dhe se fundi e pershendes z.Ndreca,qe na servir ne “kungujve” analiza te qarta!
…nje idiot lart duhet te dije se per Ramen votuan edhe myslimane .. skalionet fetare te politiqeneve te urryer jane vetem ne mendjet e tyre te semura..,qe s’ka ilaç t’u beje derman.