Gusht dhe shumë vapë.
Avullon gjithçka, nga maja e këmbës deri në majë të kokës.
Çarje….krisje….inat…tradhti… nxehje gjakrash….divorce dhe kurorëzime të reja politike….. pazare….hatërmbetje….prishje …mos….na …. asgjë…. pse…..!!!???
Kemi një grup njerëzish, karizmatikë dhe oratorë, të cilët po na dalin në media, si ekspertë dhe flasin për çështje nga më të “nxehtat” e kësaj stine, por, që në të vërtetë duken sikur paguhen për të përhapur panik, krijuar çoroditje dhe për të minuar besimin qytetar mbi çdo gjë.
Këta janë “folës mercenarë” të punësuar nga korporatat e politikës apo biznesit lidhur me të, të cilët shpërndajnë çdo orë e çdo ditë, informacion negativ e të dyshimtë ose të rremë.
Frika, pasiguria dhe dyshimi janë në përgjithësi, përpjekja e tyre për të ndikuar në perceptimin publik, mbi këdo dhe mbi gjithçka.
Gushti përvëlues po ikën e bashkë me të edhe vapa.
Zoti na ruajt, ç’tregti vjen prapa.
Asgjë e re. Sot flitet për bursën dhe emigrantët
E qelluar!!
Respekte Presor Beni!
Fejton ne stilin socrealist …!
O sinan h ! O lumadh. A e mendon gjene kur e shkruan.. O bualla Realizmi social, është një lëvizje e artit ndërkombëtar, i referohet punës të piktorëve, skulptorëve, fotografëve dhe kineastëve që të tërheqin vëmendjen për kushtet e përditshme të klasës së ulët dhe të të varfërve.
Realistët sociale janë kritikë ndaj strukturave shoqërore të cilat mbajnë këto kushte.
Realizmi social nuk duhet të ngatërrohet me realizmin socialist. Clidhje ka ky opinioni me socrealizmin o centrale ??
o benooooooooooooooo !!!!!!
I ke rene pikes mo djale
Mbetesh gjigand
Shume e drejte Arben. Ja morren frymen publikut me budallalleqe dhe bejne sikur jane prapa deres. Urime dhe pune te mbare me reformen..
E ke qare. Mbetesh me i miri se na mbyten injorantet dhe memecet.