Ligji aktual i tatimit mbi të ardhurat është i vitit 1998, i arnuar në çdo cep disa herë, sa është kthyer në një paçavure që nuk ka simotër në asnjë shtet në Europë, Azi, e në mos Afrikë
Ligji ka pafund non-sense tatimore
Në vitin 2013 ish zv. min rishtar i Financave shprehu me të madhe që ligjin e këtij tatimi do ta bënte me ndihmën e Big Four. Ishte njësoj sikur Kodin Penal ta bëjë shoqata e avokatëve. Kuptohet një budallëk me okë dhe sipas meje i shtyrë nga mjeshtrat e koncensioneve që e dinin se një gjë e tillë nuk do funksiononte dhe kështu merrnin kohë dhe përdornin ende paçavuren e ’98 që iu shtuan ca gafa monumentale në 2014
Si përfundim dikush nga Big Four solli një draft të dobët të kopjuar nga ligji i Kosovës duke shtuar disa hapësira për shmangie të tjera, por që doli një projektligj aq i dobët sa vetë ministria e pa të panevojshme ta diskutonte me FMN
Gjatë 2014 FMN filloi të kërkonte një ligj të ri dhe ofroi falas angazhimin e dy eksperteve të njohur ndërkombëtarë në këtë fushë. Ekspertët erdhën, shqyrtuan ligjet aktuale, ndërtuan nga e para një ligj të ri, i cili është i standardit më të mirë, sipas praktikës më të mirë dhe përputhjes me ligjet e tjera
Mirëpo…
Ka gjithmonë një mirëpo
Drejtuesit e lartë të pjesës fiskale në ministri, të kapur prej shumë vitesh nga grupet lobuese nuk kanë asnjë interes që ky ligj të vijë në fuqi
Të gjithë grupet e interesit kanë aktualisht një hapësirë të konsiderueshme për shmangie ligjore që ligji i ri do ia reduktojë
Këto organizmat tip KEK, Dhoma Tregëtie, etj, po ashtu nuk u intereson një ligj i tillë
Në fund, ligji u ndërtua nga ekspertë të angazhuar nga FMN, por në fakt nuk duhet ngatërruar me sugjerimet e politikës fiskale të FMN, të cilët kanë një qëllim tjetër
Në fund, besoj se vetë drejtues në Ministri, për shkak se nuk duan që një ligj i tillë të hyjë në fuqi, orkestruan këtë mjegullnajën e normave, në mënyrë që ministri e zv-ministrja të mbuluar nga servilizmat, paniku, moskompetenca në tatime dhe informacionet e rreme, të kenë frikë të merren me një ligj të tillë kaq modern
Prof.Olti .
Jane shume interesante shkrimet nga bota akademike dhe si te tilla mezi i presim .
Si pedagog i F.te Ekonomise , une mendoj , se duhet te kishe shpjeguar me mire Ligjin Modern , a eshte i nevojshem ?
Si ndihmon arkat e shtetit dhe a i demton shtresat ne nevoje .
Ne fashen e pare qe u publikua ne media : 0-180’000 all (te ardhura vjetore) kishte tatim 5%.
Keta persona qe paguan mesatarisht 15’000 all/muaj a eshte e drejte dhe e perballueshme te paguajne 750 all/ muaj TAP .
Olti ka te drejte ligjet jane prishur rruge per interesa nga grupet e interesave, keshilli i bisnesit etj.