Problemi i turizmit nuk është sasior.
Cilësia dhe rezultatet përfundimtare në ekonomi, mjedisi dhe ecuria e turizmit në përgjithësi tregojnë zhvillimin e tij dhe jo vetëm numri në rritje i vizitorëve.
Zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit shpallin në çdo rast se rritja në fushën e turizmit në vendin tone është sukses i politikave qeveritare dhe në veçanti e Ministrisë që ata drejtojnë. Të njëjtën gjë bënë edhe ish përfaqësuesit e kësaj Ministrie përpara 2,4,6 ,8,dhe 10-të vite më pare.
Deri në një fare mase kjo është e kuptueshme për të ndryshuar klimën e vështirë që ka patur vendi ynë në këtë sektor, si në aspektin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Dhe turizmi si një sektor i rëndësishëm i ekonomisë duhet të ketë një klimë të favorshme për tu zhvilluar.
Por ‘’prosperiteti΄΄ i përkohshëm i numrave kam frikë se është ‘’mashtrues’’ dhe nuk na shpie në konkluzione të sigurta në lidhje me thelbin e politikës së turizmit që Shqipëria ka nevojë. Kjo është një qasje demagogjike për turizmin dhe problemet që mbart. Problemet e ekonomisë së turizmit nuk janë numrat, por çështje strukturore dhe institucionale që kërkojnë një qasje tjetër, përgjegjësi për një stretegji efektive.
Tashmë është e qartë se asnjë nga qeveritë e më parëshme dhe në vazhdimësi, nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur zhvillimit të turizmit dhe për këto i shmangen fakteve të cilat nuk sjellin ecuri, por të kundërtën, një zhvillim kaotik, i cili i ngjan një ‘’Autopiloti’’ pa ‘’hands-on’’. A funksionon ligji dhe organet e shtetit? Qeverisja vendore a e menaxhon produktin turistik, apo nuk ka forcën e duhur për ta dërë atë?
Një nga komponentët tanë kryesor të produktit turistik është edhe mjedisi natyror i cili është përkeqësuar çdo vitë nga aktiviteti njerëzor dhe dështimet e qeverisë. Mjedisi vazhdon të jetë pika jonë e fortë, por për fat të keq është ai në të cilin ‘’investojmë’’më pak vitet e fundit. Po të hedhim një sy në Jug të vendit do të hasim me një fenomen ‘’geografik’’të kundërt me çfarë ndodh në të gjithë botën. Ritja e nivelit të detit sipas Organizatës Botërore të Turizmit, me centimerta, do të ndikojë në zhvillimin e turizmit. Tek ne toka i është mëshuar detit jo me centimetra por me metra të tëra. Ksamilin që ne e kemi si ‘’etalonin’’ e zhvillimt të turizmit shqiptar, po kthehet në ‘’etalonin’’ e moszbatimit të VKM-së. E gjithë ana e detit dhe vija bregdetare është copëtuar, është ndarë,betonizuar dhe tjetërsuar. Në sipërfaqe mjaft të vogla janë ndarë stacinet e plazheve të cilat nuk përmbushin kriteret minimale dhe jo më vendimet e Këshillit të Ministrave të një viti më parë. Atë çka kemi kritikuar për Sarandën dhe Ksamilin në ndërtimet pa kriter dhe betonizimin e tyre, tani po e shikojmë të ndodhë edhe në buzë të detit me stacionet e ‘’vockëla’’ të plazheve, pa vizion, dhe me ndërhyrje brutale ndaj detit.Në Europë nuk ta pranon kurkush këtë.Tashmë që ato janë mbushur plot shikojmë se çfarë dëmi kemi krijuar për turizmin shqiptar.Parametrat e plazheve publike dhe të stacioneve të plazhit të pa përfillëshme.Të parët që abuzojnë dhe nuk zbatojnë vendimet e Këshillit të Ministrave janë organet e qeverisjes vendore. Ato, duhet të jetë më aktive sidomos në organizimin dhe veprimtarinë e stacioneve të plazhit. Duke pritur ‘’ceremonitë’’e dorëzimit dhe të marjes së mandatit dhe pastaj të fillojmë të punojmë nuk e dëjmë dot turizmin.Disa veta humbën jetën pak ditë më parë në plazhet tona, asnjë qëndrim…. vetëm heshtje. Agjencia e Bregdetit dhe ajo e Turizmit nuk paraprijnë në zbatimin e programit qeveritat. Pastëria,niveli cilësor i çadrave apo shezlloneve,dhe në përgjithësi stacinet e plazhit janë shumë larg kërkesave të kohës dhe me këtë çvleftësojnë dhe ulin ‘’bursën’’ e produktit të pasur turistik. Krijimin I plazheve me flamurin ‘’Blue Flag’’,-asnjë hap në këtë drejtim, ndoshta është edhe objektiv i Ministrisë së Turizmit në startegjinë e saj. Përse u ngrit Agjencia e Bregdetit, për të pastruar plazhet, apo për të përshpejtuar krijimin e imazheve të reja dhe bashkëkohore ?
Saranda dhe Ksamili dhe në përgjithësi Jugu me plazhet që kanë, nuk përballojnë fluksin e të huajve dhe të vizitorëve. A është menduar për destinacione të reja, për plazhe që nuk i mungojnë Jugut por ende janë të pa zbuluara?.( mungesa e rrugëve automobilistike në gjiret e shumta të bregdetit)
Pothuajse dy vite më parë Ministria e Turizmit hodhi idenë e rishikimit të ligjit të Turizmit.Akoma edhe sot diskutohet rreth tij, madje në Kuvend këto ditë u bë ‘’moll sheri’’, ta kalojmë apo të mos e kalojmë, e kemi diskutuar apo nuk e kemi diskutuar. Megjithëse kaloi në Kuvend, deri sa të dalë në fletoren zyrtare, të hyjë në fuqi dhe të plotësohet nga Ministria me aktet nënligjore, iku edhe ky sezon turistik por edhe ai që do të vijë.Dy vite për të diskutuar dhe hartur një ligj, për ministrinë përkatëse është ‘’në vend numëro’’…Nuk po ndalemi në cilësinë dhe përmbajtjen e këtij ligji i cili shumë shpej do të kërkoj përsëri ‘’rrishikim’’. Le të ndalemi vetëm në disa prej neneve të tij… –‘’Agjencia Kombëtare e Turizmit e ka selinë dhe qendrën në Tiranë.… !!!.Edhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit e ka selinë dhe qendrën në Tiranë.!!! Ky është konceptimi për turizmin Shqiptar? Madje në ligj thuhet se Agjencia Kombëtare e Turizmit varet nga ministria përgjegjëse e Turizmit,por organizimi dhe funksionimi miratohet nga Këshilli i Ministrave.Strukturat dhe organikat e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit…!!! Në disa nene të tjera ministria përcakton zonat e rëndësisë kombëtare për turizmin… d.m.th. disa zona kanë rrëndësi kombëtare disa jo???. Në një pjes tjetër të ligjit thuhet se Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat kryesohet nga Ministri përgjegjës i Turizmit…!!! Kur dihet se në qoftë se kemi zhvillim në këtë sektor, e kemi vetëm dhe vetëm pse jo nga iniciativa dhe investimi privat.Sektori privat i turizmit duhet të të ketë ‘’zë’’ dhe ‘’forcë’’ ndoshta, më të madhe edhe se e Ministrit.Nuk e pamë në ligjin e ri këtë kërkesë dhe nevojë të kohës. Më pak shtet dhe më shumë efikasitet në zbatimin e ligjit, paralel kjo me rritjen e përgjegjësisë së sektorit privat do të ishte lejtmotivi më i mirë për këtë ligj. Me gjithëse është hera e tretë që rrishikohet në Kuvend, neni 1 i Ligjit për Turizmit i pandryshuar,karbon për herë të tertë.
Pak ditë më parë ministria e Turizmit shpërndau çertifikatat për guidat turistike(!!!- nuk është detyrë e Ministrisë të ndajë dhe të firmosë çertifikata ) në Sarandë dhe inspektoi punimet për vendosjen e sinjalistikës turistike. Edhe pse me vonesë, dhe ndoshta të kundërligjëshme dhe të pa kuptimta vendosja e tyre, të paktën për Manastirin e 40-të Shënjtorëve, do të doja ti kujtoja kësaj ministrie edhe diçka që e ka ‘’haruar.’’Reklamimit të turizmit shqiptar i mungon ‘’Logoja’’ e saj- ‘’Branding-Albania’’, ajo me të cilën u promovuam në të gjitha panairet ndërkombëtare për këtë sezon turistik. Në asnjë nga pikat e hyrjes në vendin tonë, por edhe në qytetet turistik që frekuentohen nga një numër i madh vizitorësh, të paktën në jug të vend, kjo LOGO -‘’ka humbur pa nam e pa nishan’’.
Nuk po ndalem më gjatë në problemet që ka sot turizmi shqiptar. Ashtu siç ka rezultate ka edhe të metat e tij. Ato as duhet ti erësojmë,ti minimizojmë apo ti injorojmë. Por as nuk duhet ti rumbullakosim dhe të krijojmë përshtypjen se për çdo gjë që ka lidhje me turizmin dhe çdo ditë ‘’deti është vaj’’. Gjithashtu, të krijojmë strategji, objektiva,ligje dhe vendime, është njëra anë e problemit. E rëndësishme është zbatimi në praktikë i tyre.Problemet duken tani ku të gjithë kanë zbritur në hotele, në restorante në plazhet dhe në bregdetin tona. Funksionimi sa më i mirë i këtyre hallkave do të japë edhe rezultatet që synojmë. E kundërta flet për dështim në strategjitë dhe piksinimet në ekonominë e turizmit.Të njëjtën gjë do të theksoja edhe për qeverisjen vendore. Nuk hariti të thahet akoma boja në zotimet dhe objektivat e qeverisjes vendore paraelektorale, edhe ky sezon turistik kaq i nxehtë, ‘’i bëri shrumb e hi’’i ‘’dogji’’ ato.
Dhe e fundit për ta mbyllur.Ndryshimet që u bënë muaj më parë nga Qeveri me kalimin e Ministrisë së Turizmit tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Tregëtisë dhe Sipërmarjes, nuk po jep frytet e duhura.Duket se kjo ministri është jasht ‘’loje’’ me ndjekjen e dinamizmit të ekonomisë së turizmit. Dy kunguj ( ose disa) nën sqetull nuk mbahen. Pak ditë më parë kjo ministri nëshkroi një marëveshje për turizmin me Ministrin e Punëve të Jahtëme të Greqisë… deri më 2018..!!!… Marrëveshje për marrëveshje…kësaj i thonë me u gjend Kola(Nikolas) në punë.Turizmi kërkon ministri më vetë dhe autonome për të drejtuar dhe kompozuar një zhvillim ekonomik të sigurtë, të sinqertë dhe bashkëkohor. Këtë e kërkon dinamika e zhvillimit ekonomik dhe një nga degët kryesore të saj, industria e turizmit.
Nuk ka rendesi nen cilen Ministri eshte sektori turistik, por sa te afte jane ata qe punojne ne ministri. Cdo institucion eshte aq i forte sa hallka e vet me e dobet dhe ne ministri ke nje te afte gomar dhe shume te paafte militante.
Ashtu sic trumbetuan tragetin fantazem ne Oher ashtu eshte edhe e ardhmja e turizmit.
Beni nje shkrim mbi punonjesit e Ministrise, AKT apo dhe AKB, nga vine , pse jane aty, cfare kane studiuar , eksperienca dhe pse i meritojne rrogat dhe specializimet jashte shtetit me taksat tona.
Koka e peshkut eshte qelbur keshtu qe do ta hame te gjithin te qelbur edhe ne bregdet ?