Enklid PELARI
Kryeministri para pak ditësh deklaroi se do luftonte praktikën e bilanceve të dyfishta. E dini ç’do të thotë kjo? Të deklarosh se do luftosh bilancet e dyfishta të bizneseve praktikisht do të thotë t’ia marrësh shpirtin atyre. E kam në kuptimin e parë të fjalës dhe jo në atë letrare. Shumë biznese nuk i përballojnë dot kostot e taksave, dividentëve, etj për rrjedhojë do ketë falimentime ose së paku ç’punësime.
Ja një shembull i thjeshtë, Nëse pagat e puntorëve deklarohen në masën 100% (40,000) e jo (22,000) logjikisht i bie që çdo puntor të paguante së paku 15,160 lekë (të reja) kontribute+sigurime+TAP. Imagjino ata që kanë pagë më të lartë. Nga këtu biznesi do hynte në luftë me puntorët dhe siç dihet nga ekonomija kur rritet paga e disa puntorëve rrjedhimisht disa të tjerë duhet të shkurtohen. Kjo përsa i përket ç’punësimit, ndërsa përsa i përket biznesit duhet thënë se ky i fundit tek ne deklaron bilance formale diku tek 70%, pasi më shumë nuk e suporton dot. Nëse kjo është pika optimle ku përputhen kërkesat e shtetit për taksa me ofertën e bizneseve për pagesën e tyre, çfarë kërkon më shumë qeverija që tenton ti luajë këto balanca, duke ditur rrezikun që mbart ky eksperimentim?
Në ekonomi njihet fenomeni evazionit fiskal ku edhe për vendet Nordike thuhet se kanë evazionin fiskalmë të ulët në botë, por nuk thuhet asnjëherë se e kanë zero. Na thoni ju zoti Kryeministër një vend në botë që biznesi nuk punon me dy bilance. E shikoni pra që nuk ka?! Ja po të shohim fqinët tanë, Greqinë fjala bie kohët e fundit pas goditjes nga kriza, nuk po e njeh më masivisht praktikën e faturës tatimore. Kontabilistët e dinë se për rrjedhojë inventari si aktivi bilancit ka dal jashtë orbite, bashkë me të edhe bilanci. Kështu bilanci real me atë të shtetit kanë dallime stratosferike. Dhe Italija vuan nga ky skandal megjithëse në miniaturë më të reduktuar. Jo më kot e përmendëm rastin e greqisë, që të tregoheni tolerant si qeveria e Athinës, për mos ta pësuar më keq se ajo.
Në ekonomi njihet efekti i “devijimit të sjelljes konsumatore” ku nëse shteti vendos taksa apo politika që devijojnë sjelljen konsumatore apo të biznesit, atëherë kjo do të thotë se ajo taksë apo ajo politikë është e gabuar. Mënyrë tjetër për ta dalluar ekonomija nuk ka. Nëse po le të na e thonë ekspertët e juaj. Personalisht si person që kam punuar mbi pesë vjet me bilancet e bizneseve të mëdha dhe si njohës i mirë i legjislacionit dhe sistemit tatimor ju garantoj se politika e juaj është e falimentuar. Falimentim ky që fatkeqësisht rrezikon të pasohet me falimentimin e shumë bizneseve.
Pa dyshim z. Kryeministër që këtë gjashtë mujor ekonomija shqiptare –sipas INSTAT-it– ka pasur rënie të eksporteve dhe të importeve. Le të themi që ekonomija jonë nuk është në ditët e saj më të mira. Dhe reduktimi i importeve të duhanit në masën 30% krahasuar me qershorin e 2012 tregon për rënie të konsumit të mallrave të luksit, pra për një rënie eknomike. Edhe nëse do themi se në këtë reduktim ka ndikuar akciza e duhanit, sërish nuk do ishte një argument aq i fortë sa për ta justifikuar të gjithë 30% e rënë. Pa dyshim që ju u përballët me dy alternativa: 1- të rrisnit taksat siç e parapëlqen FMN-ja dhe BB-ja, 2- dhe ti mblidhnit me forcë ato duke reduktuar evazionin fiskal. Ju zgjodhët të keqen më të vogël, por jo më të vogël mesa duket për nga dëmet.
O Edo ,keto 25 vite shkerdhatokraci njeezit u mesuan te vjedhin dhe sidomos tregtaret dhe biznesmenet.Cudi qe nuk u ngopen ,keta derra te panginjun.Vendet si greqia dhe italia nuk mund ti marresh shembull te luftes ndaj informalitetit se po e shohim se ku i coi kjo vjedhje e bere nga shtresa e tregtareve dhe te pasurve ,te pasurit dhe tregtart jane po njesoj ,ndersa te varfrit ata qe paguajne cdo takse ngelen rrugeve.Te ben pershtypje se si nje ekonomist pranon pa te keq se ekonomi tregu do te thote te vjedhesh ,te mashtrosh,te fshehesh te ardhurat.Nese kjo qenka lejuar te ndodhe per tregtaret dhe biznesmenet atehere ose vendosni barazi para zbatimit te ligjit tatimor per te gjithe , ose na ktheni ne qe nuk jemi tregtare ,s kemi dyqane ose biznese cdo lek qe i kemi paguar shtetit ne forme detyrimesh gjithe ketoi vite.
Ky paska 5 vjet qe benka bilancet e bizneseve te medha dhe na jipka keshilla si duhet vepruar.. Kurse Cani qe ka 45 vjet kur ky ishte ne bebelina na e paska gabim.. Qeros, mere ne “Opjum” se qeka I lezetcem..
Performanca e dobet dhe e pa justifikuar , duhet te shoqerohet , detyrimisht me ” Prerje Kokash ” vecmas kur dushohet per korupsjon a pa aftesi , fakti eshte qe pa Administrate Shteterore te afet , te ndershem e te perkushtuar nuk mundet te mbahet Shteti. Duhet detyrimisht ti jepet fund , trajtimit te detyrave shteterore si ndarje torte.? Qeveria ka ndermare shume reforma qe duhen pershendetur , mbasi dukshem po ndikojne ne formalizimin e ekonomise dhe ngritjen e nje shteti funksjonal . dhe e pergjitheshmja eshte pozitive , por kjo nuk do te thote se nje elite miqesh te bejne pershesh . por duhet tu gjendet vendi me egersi , nderohe qe jane te shumte qe nuk e kane mundesine te ushtojne detyren me ndershmeri .
Ik ore talibanc I mutit. Shko gri bythen perpjete ca te duhet ty ekonomia.
Paska fol edhe ky idioti . Shko bëj thirrje për protesta fetare se me ato ha bukë ti trap e lëri bilancet ekonomike.
E para ti nuk je ekonomist,por hajdut,qi tue i mesue te tjeret me vjedhe ke vjedhe sic duket edhe vete, dhe per bilancet informale qi ti ke ba duhet te pergjigjesh sipas ligjit.E keqja vjen nga se hajdutet u bane biznesmene ,moren shkolla te pameritueme ,u mesuen tue vjedhe,qi ne menyre te zbukurueme e therrasin informalitet dhe tash kerkojne me e perjetesue ate,hajnine!. Ne se shteti shqiptar do te mbrrije me eleminue evazionin fiskal ,at’here thona qi Shqipnia asht fute ne rrugen e suksesit. Vetem eleminimi i evazionit fiskal garanton nji zhvillim te qendrueshem dhe te suksesshem te ekonomise. Kuptohet ato qi nuk mbrrijne me i qendrue konkurences se tregut asht ma mire te falimentojne .Ato duhet te gjejne menyra per te ule koston e prodhimit,sidomos ne zanin shpenzime te pergjithshme si mbajtja e dy apo tre sekretareve per ti ba fresk biznesmenit etj,etj.Ne çdo rast ato munden me transferue kapitalet ne dege te tjera te ekonomise ku norma e fitimit asht ma e nalta.Na sot jemi perballe nji tregu global qi per te qendrue duhet te perballemi edhe me koston e ulet qi kane arrite vendet e tjera dhe e gjithe lufta duhet perqendrue tek ulja e kostos dhe jo tek informaliteti.Kjo ishte katastrofa greke.Vazhdoi per shume kohe informaliteti dhe genjeshtra dhe erdhi nji dite e bukur dhe do ti pagueje te gjitha,por jo biznesmenet,por populli i thjeshte.Kjo varferi dhe papunesi ma se shumti i vjen vendit tone prej informalitetit dhe korrupsionit dhe jo prej pagava te nalta 50.000 leke ne muej te punetoreve aq sa thote ky pseudo ekonomisti, sepse ato jane disa here ma te ulta se paga mesatare e vendeve te BE.
Media e lire po, po ky shoku me mik e paska publiku kte artikullin. Me vjen keq te ta them por shkrimi eshte nivel qesharak!