Petraq Naço

Në shikim të parë, të krijon përshtypjen e një binomi interesant, ndoshta nga vetë elementët që e përbëjnë, sepse si nafta dhe shteti, për çdo njërin nga ne, për çdo ditë, janë shumë të takuar, shumë të kërkuar, por edhe shumë të domosdoshëm. Por problemin nuk e kemi këtu, as tek përshtypja që të krijon binomi, as tek përcaktimet që qarkullojnë për “arin e zi”, as tek rëndësia e shtetit, por tek fuqia që ka nafta, tek mundësitë që ajo krijon dhe tek sjellja që shteti duhet të ndërtojë kundrejt saj. Të gjithë jemi në dijeni të vështirësive ekonomike që po kalon shteti fqinj Greqia, edhe të problemeve ndërkufitare që u hapën, sapo ajo deklaroi mundësinë e zbulimit të rezervave naftëmbajtëse në kufi me Shqipërinë. Problemi është i qartë, shteti Helen po bënë përpjekje për të ndalur rrënimin e mëtejshëm ekonomik, po kërkon rimëkëmbje, po kërkon forcë dhe këtë fuqi magjike mendon ta gjej tek nafta. Greqia nuk njihet si vënd prodhues nafte, por si importues , megjithatë ajo e ndjen erën e naftës që vjen nga nëntoka Shqiptare, kërkon të kapet fortë pas saj, qoftë edhe si fillim, qoftë edhe si imazh, qoftë edhe në konditat e një mjedisi jo shumë të kthjellët me fqinjët. Greqia po i drejtohet naftës, po përpiqet të gjejë fillin, që më vonë ta tjeri ngadalë në shërbim të ekonomisë së vetë, kur ende nuk ka asgjë, veç torbës boshë dhe bindjes që nafta të nxjerr nga halli, që nafta ta heqë litarin nga fyti, veç duhet ta keshë atë dhe të dish të kapesh pas saj. Atëherë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria, të presi, të shohë çfarë do të ndodhë me Greqin, të marri shëmbull nga ajo që nuk ka shëmbull, ndërkohë që torbën e vetë e ka të mbushur, jo me tagji kali, por me lëng çudi bërës. Shëmbuj ka plot, i gjenë me një të klikuar, kudo ku vezullon mirëqënia, por edhe brënda vetes, vetëm të keshë dëshirën për të bërë më të mirën, jo për të gjetur, jo për të zgjedhur, por për të ecur në drejtimin e duhur. Në vitet e saj më pakë të suksesëshme, ekonomia shqiptare prodhonte 6 mijë tonë naftë në ditë, apo naftë dhe gaz i konvertuar në naftë, pak rëndësi ka. Më tej gjykoni vetë, kthejeni këtë shifër në daç në barrela, në daç në fuçi, në daç në vagona treni, që udhëtonin pa pushim nga Ballëshi në Durrës, por të jeni të bindur, do të përballeni me një mundësi dhe fuqi të jashtëzakonshme. Greqia dhe Shqipëria dy vënde fqinjë, dy shtete fqinjë, vazhdimësi gjeografike e njëra tjetrës por edhe vazhdimësi gjeologjike, të mbushura me pasuri natyrore, edhe me naftë, por edhe me mundësi të shumta për të zbuluar përsëri naftë. Çuditërisht, njëra shkon e tjetra vjen. Partia në pushtet Syriza kërkonë të shtetëzojë industrinë e burimeve natyrore, me qëllim primar fuqizimin e shtetit, ndërsa Shteti Shqiptar po ndërton strategji për privatizimin e kompanive nxjerrëse e përpunuese, me qëllim primar operimin efiçent në menazhimin e burimeve natyrore. Hajde kuptoje po deshe. Njëra nuk e ka gjetur ende naftën dhe mendon t,ja lëri në dorë shtetit, ndërsa tjetra e ka me shumicë dhe ndërton strategji për ta larguar nga duart, me sa duket të pa afta të shtetit. Njëra shikon drejt Norvegjisë, ëndërron të bëhet si ajo, ndërsa tjetra nga sheikët, si puna e Iksit, por pa ëndërra. Diku lexova, e vetmja mënyrë për të mbijetuar, për shumicën e vajzave të modelingut botëror, është të krijojnë lidhje seksi me sheik e pasanik, me shpresën që diku mund t,u hapet një rrugë. Larg qoftë, kujt i duhet kjo rrugë! Marinza një perrlë apo një plagë, një fat apo një mankth, dilem kjo që mundë të trokasi në mëndjen e çdo njërit nga ne, nisur nga ato që kemi dëgjuar dhe dëgjojmë çdo ditë. Por, cila është në të vërtetë Marinza? Marinza është një fat, është një shans, është një perrlë, është një mundësi, është një pasuri e dërguar nga bariu i njerëzimit për këtë popull. Miliona vjet rrugë ka bërë ajo naftë për të ardhur gjer këtu, dhe ne e lemë të degdiset deteve, thua se jemi në vitet 30 të. Marinza, dhuratë nga zoti, 1000 deri 1800 metër thellësi, rezerva pa fund, edhe lum të ishte do të dukej shumë të merrje 4000 ton naftë në ditë. Vëndburim nafte më qyl, më me më pak shpenzime, nuk ke ku ta gjesh. Ç,farë po ndodhë me ne, të thuash që jemi qërruar është pak. Në vitet 90 të në Marinëz nxirrej rreth 1600 ton naftë në ditë, më shumë nuk të lejonte Çeçua me biçak i asaj kohe. Ndërsa sot rreth 4000 tonë në ditë, të kthyera në valutë me çmimet e sotme, që janë nga më të ultat, respektivisht bëjnë 960 000 dhe 2 400 000 dollar në ditë, e në vazhdim të shifrës së dytë dëgjon veçë fjalën humbje, humbje dhe prapë humbje. Çudija nuk ka të sosur, aq më tepër kur dëgjonë kryelajmin se “Albpetrol shpëton buxhetin e shtetit”, ku bëhet fjalë për një shitje prej 100 mijë tonë naftë, me vlerë 31 milion dollar, të cilat i kalojnë buxhetit të shtetit. Kjo shifër është e barasvlefëshme me prodhimin e 15 ditëve, që nxirret sot nga kompania konçesionare “Bankers Petroleum Albania LTD”, në vëndburimin naftë mbajtës të Marinzës. Pesëmbëdhjetë ditë shpëtojnë buxhetin e shtetit, po 365 ditë ç,farë do të bënin? Menjëherë mëndja të shkon tek përcaktimet që ekzistojnë për naftën, tek vetit çudibërëse të këtij lëngu të zi, tek sjelljet që ndërtojnë shtete të ndryshme karshi saj. Britania e madhe, Norvegjia, Danimarka, etj., e trajtojnë naftën si pasuri shtetrore, duke e konsideruar atë si një nga burimet më të rëndësishme strategjike. Norvegjia ka gjetur parajsën tek nafta, në vitin 1995 ajo krijoi një fond të veçantë, për të mbajtur fitimet e naftës jashtë ekonomisë, duke i cilësuar si pasuri për brezat e ardhshëm të norvegjezëve. Me ligj të veçantë ajo ka sanksionuar që vetëm 4% e fitimit të siguruar nga nafta të investohet në infrastrukturë dhe projekte të tjera publike. Natyrshëm shtrohet pyetja duhet privatizuar apo jo Albpetroli, duhet lejuar apo jo që të jepen me konçension vëndburimet hidrokarbure të zbuluara ndër vite nga Shteti Shqiptar, duhet apo jo që Shteti Shqiptar ti rikthehet industrisë së naftës, duhet apo jo që Shteti Shqiptar të gjej tek nafta fuqinë, forcën, potencialin e munguar, atë që e kanë gjetur dhe kërkojnë ta gjejnë shumë shtete të tjera. Të dhëmbë koka kur dëgjon ministra, funksionar të lartë shteti, e të tjerë zyrtar, që në daljet e tyre të përditëshme në media, në intervista apo tryeza të rrumbullakta, të shprehen “jemi shtet i varfër”. Jo zotërinj, ne nuk jemi shtet i varfër, nuk ka mundësi që një shtet që ka naftë të jetë i varfër. Ne kemi administrator të varfër, kjo është çështja. Para disa ditësh, ndoqa me kureshtje një tryezë të rrumbullakët, për strategjinë që po zhvillojnë bankat sot në Shqipëri, të zhvilluar midis një grupi ekspertësh të njohur financiar. Më pëlqeu shumë mënyra si u zhvillua debati dhe profesionalizmi i ekspertëve. Kuptohet, bankat përbëjnë një element shumë të rëndësishëm në ekonomin e një vëndi, ato ruajnë dhe zhvillojnë vlerat monetare, janë garancia për një shtet të fuqishëm dhe të sigurt. Po nafta, çfarë duhet thënë për të, në qoftë se bankat janë aorta nafta është zëmra, në qoftë se bankat shpërndajnë fuqi nafta prodhon fuqi, në qoftë se bankat ruajnë dhe zhvillojnë vlerat monetare nafta prodhon vlera monetare, nafta ngre banka, nafta ndërtonë shtete të fortë, në qoftë se di të kapesh, ose të lejojnë të kapesh pas saj. Sa mirë do të ishte, që ashtu si për bankat të kishte një grup ekspertësh edhe për naftën, ose të paktën një lobing specialistësh dhe studjuesish që të merreshin seriozisht me problemet e naftës, sikur edhe të përbënin një oponencë të vazhdueshme përballë shtetit, aq më tepër përballë një shteti që si konsulent, specialist e drejtues hidrokarburësh mban fizikant, kimist, agronom, jurist, rrezik edhe mjek, bollë që të jenë nga i njëjti fshat apo krahinë me ministrin apo shefin e radhës. Shikonë që ekspert të njohur të ekonomisë lobojnë për të zënë një vënd në parlament, harxhojnë mund të jashtëzakonshëm për diçka më se të zakonëshme. Sa mirë do të ishte, që ky lobim, po nga këta ekspert të njohur, të bëhej për problemet e naftës, për këtë pasuri të jashtëzakonëshme kombëtare që është ç,kombëtarizuar, për miliona vlera monetare që marrin arratin, për kushedi se ku. Sa mirë do të ishte, që ekspert të tjerë, gjoja po kaq të zot të ekonomisë, të merreshin me problemet e zhvillimit të këtij vëndi, që e thërrasin të varfër, se sa me hartimin e tezave sa më të koklavitura për studentët e tyre, që përbëjnë edhe elitën e gjimnazeve shqiptare, me qëllimin e vetëm për tu treguar atyre se sa të zotë janë. Pas gjithë këtyre, të krijohet përshtypja se kemi nevojë për vetëdije, për ndërgjegjësim, për pastrim shpirtror. Kudo na vjedhin dhe ne heshtim. Na vjedhin Bankat, na vjedhin Trojet, na vjedhin Detin, na vjedhin Naftën, na vjedhin Trurin, bile na e gjymtojnë që në embrion dhe ne prapë nuk gjindemi. Ah, sikur ky grusht i revoltës të hynte në zëmër të malit, por jo të tokës së Marinzës, se ajo boll halle ka. Është vërtetë bukur kur fillohet nga e bukura, por është më bukur akoma, kur fillimi nga e bukura bëhet nga mëndje të bukura. Dikur kishte një Institut Gjeologjik të Naftës, e quanin edhe korife të Shkencës Shqiptare, nuk ekziston më. Prapa na ka lënë dhjetra vëndburime nafte e gazi dhe kujtimin e bukur për ato arritje shkencore. Janë rehatuar ata që e asfiksuan këtë mëndje të bukur, janë rehatuar edhe ata që tundin çdo ditë tokën e Marinzës, por janë rehatuar edhe negociatorët. Rehatuar apo strukur, pak rëndësi ka, por, … ç,farë do bëhet më tej! Duhet apo jo që Shteti Shqiptar të kapet fortë pas naftës? Patjetër që duhet të kapet, le të shpresojmë tek e bukura, tek mëndjet e bukura, tek mëndjet e ditura.
Z.Petraq, nje “TE LUMTE” te madhe.Por per mendimin tim problemi qendron te ndergjegjesimi i ulet i publikut shqiptar i cili ne pjesen me te madhe te tij as nuk e ka idene se sa i pasur eshte ky vend,dhe si rrjedhoje nuk ben as me te voglin presion ndaj te gjitha qeverive qe sektori i naftes dhe Qytete si Patosi ,Kucova ,Ballshi dhe zonat naftembajtese rreth tyre te marrin zhvillimin maksimal. Nje popullsi e ndergjegjesuar per te mirat dhe perfitimet qe te vijne nga kjo pasuri do te ishte shume me kerkuese ndaj cilesdo qeverie qe e shikon kete sektor si burim fitimi te disa personave dhe jo te gjithe kombit Shqiptar.Ndonese jam pesimist sepse e di mire qe keto zona jane boshatisur nga specialistet dhe kane ngelur ne dore te disa hajduteve te “ligjshem” te te dy kraheve.
Ulerima dhe vajtime pa fund, pa shprese, shume te vonura, pas 25 vjetesh!
Ku ishit ju zotrinj, kur “Korifeu Instituti i Naftes” u shpartallua, sa hap e mbyll syte? Ku ishit ju te gjithe speciilistet e kerkim-zbulimit, teknologjise se perpunimit te naftes kur “Armata e Naftes” u shpartallua, si te mos kish qene kurre ne dheun e mbingopur me nafte?
Ai shin me te vertet te ndergjegjshem specialistet e naftes, per keto pasuri kolosale?
Pse nuk u tha apo shkrua kurre qe Patos-Marinza eshte vendburim kaq i madh dhe pse u lejua qe dy specialiste kanadeze, me 100 000 dollare kredi nga bankat, te bejne kete privatizim kaq jetik dhe strategjik te Shqiperise?!
Pse, nuk thoni qe vec Patos-Marinzes edhe gjthe fusha deri ne Kucove eshte koncesion i Bankers?
Pse nuk thuhet pse nuk fillon shfrytezimi dhe ne Kucove, pse duhet te filloje pas 50 vjetesh? Po qe keshtu pse duhet ta mbaje kompania pa e futur ne shfrytezim?!
Pse, “negociatoret” hartuan kontrata te tilla ne te zeze te vendit te tyre?
A ishin injorante apo te ndergjegjshem?
Pse vende si Kroacia qe ne kerkim vendosin raportin 60% Kroacia dhe 40% kompania e huaj?
A dine te gjithe se metodat e shfrytezimit me shpime horizontale qe perdor Bankers per marrjen e sa me shume nafte, ne shume vende te botes jane te ndaluara kategorikisht, sepse shkaktojne perkulje te medha nentoksore, termete pa diskutim, ndotin ujrat nentoksore, ndotin siperfaqen me derdhjen e ujrave-kimikatet ne siperfaqe dhe kane te papritura si ato qe ndodhen dhe kohet efundit?
Kontrolli i Shtetit a i ka kontrolluar fature per fature deri ne 1 Euro, blerjn e paisjeve qe perdoren, kimikatet, shpenzimet e tjera apo keto jane bere na njerez jo korrekt dhe duhen ribere?!
A eshte e mundur te ri-negociohet kontrata kur koha ka nxjerre gjera te panjohura dhe qe mund te cojne deri ne pezullim kontrate?
Denimet zinxire ne Nafte deri me pushkatime, a kishin shkaktuar trauma ne mendjet e specialisteve dhe familjareve te tyre, me perfundimin: shyqyr qe erdhi kjo dite dhe – nga syte kembet, me keto trajtime, rroga skllaveruese, me kete pasiguri, me keto spiunlleqe seriale per njeri tjetrin?
Kur njerez hic ne profesion, aventurier te rendomte, por me librezen e PPSH ne dore e ne gji gjykonin ata te mjere, qe deri diku mund te orientonin drejt kerkimin, edhe ne kushte te nje izolimi, qe ishte per te zezen e vendit, ku ishit ju te tjeret “Korifenjte”?
U krijua pershtypja se do bien byrek dhe petulla me mjalte nga qielli dhe ne vetem mund te mbame carkite ti presim ato, c’na duhet nafta qe te helmon dhe te mba skllav?
Te gjithe e dine dhe e kane ditur se nafta ndryshoi fatet e Luftes se pare botrore, se nafta dhe benzina zhvilluan transportet ajrore dhe rrugore e detare, asgje te re s’ka ne kete kuptim.
Shiko web-site te Bankers, te ka dhene rezervat, prodhimin ditor 14 000 fuci ne dite apo 4000 ton ne dite, s’ka gje te re ketu?
Shiko AKBN- pjelle e mendjeve me destruktive qe shkaterruan industrine minerare- nje Agjenci/Kompani qe merret vetem me ndarje licecancash nga militante (mund te perjashtohen vetem nje grup i vogel specialistesh qe nuk i pyet njeri), kryesisht te LSI dhe qe s’kane haber fare nga nafta dhe industria minerare dhe dalin me konkluzionin se “Jemi vend i arfer”.
Per axhaminjte, injorantet, atyre qe u marrin byrekun nga furra, per ata qe shtepine qe ka vlere 5 milon dollare e shesisn per 10 000 dollare, keshtu eshte, Shqiperia eshte e varfer, shume e varfer, sepse ata jane te varefer per mend e kokes dhe futin shtetin ne borxhe, ne lypsiar tek bota kur kane mallra kaq te forte sic eshte dhe nafta.
Qellon qe Fati troket ne Dere te Gabuar, ne kete rast nuk e ka fajin Dera por Fati!
Fatkeqsisht, ne Shqiperi keshtu ka ndodhur, kur njerzit ankohen per fatin.
Vodhi Saliu ,le te vjedhi pak dhe Edi me Ilon,po te na i kerkojne dhe grate le tua japim ,se ketij kombi nuk i lane asgje ,me naften Norvegjezet jetojne me page mesatare 57 Euro /ora ,ne meremi duke u vajtur prapa hajduteve dhe duke i brohoritur,tu tregojme vendin hajduteve te cdo krahu qofte ,le tu a marim ne grate atyre ,jo ato neve ,ne jemi shumica !
I nderuar Petraq! Bravo, u lumtë. Po e kryeni me nder detyrën patriotike. Ndoshta një ditë ky popull do të zgjohet nga gjumi, dhe tu tregojë vendin hajdutve qeveritarë. Ju jeni atomik!
Ke qene spiun dhe spiun do mbetesh oooooo Pecooo.