Drejt humnerës së vlerave, shtetit dhe perspektivës

28 Korrik 2015, 17:49Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Kuvendi i Shqipërisë mbylli dje punimet me urimin e spikerit të tij “për pushime e mendime të qeta”. Kjo ndodhi pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikimin për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë 25 vjeçare të raporteve të tilla gjendet vlerësimi se në parlamentin shqiptar ka një deputet, i cili ka qenë i dënuar për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore.
Në një vend demokratik dhe të përgjegjshëm kjo deklaratë do të sillte termet politik: parlamenti do mblidhej në seancë të jashtëzakonshme, diplomacia do kontaktonte partnerët dhe deputeti, cilido qoftë ai do detyrohej ose të dorëhiqej, ose partia politike respektive do të deklaronte përjashtimin e tij politike, si hap të parë drejt një kodi etik që përjashton nga politika individët e inkriminuar.

Individë të tillë nuk duhen larguar, por duhen dëbuar nga politika dhe vendimmarrja. Ata janë garancia e një Shqipëria të inkriminuar dhe kjo është e mbetet perspektivë vrasëse për interesat dhe aspiratat tona shtetërore e qytetare. Gjithsesi, nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra. Pati ca debat mbi atë se cili do japë lejet në zonat turistike dhe kaq. U shpërndanë pa debatuar, pa marrë vendim, pa trajtuar raportin dhe kështu, si një mbledhje rutinë e një vendi fisnor të botës së tretë, ku shqetësim bën vetëm lajmi mbi ushqimin e fisit dhe shëndetin e kreut të fisit, – asgjë më shumë!
Pa kaluar 24 orë ambasada amerikane në Tiranë publikoi një deklaratë tjetër mbi këtë rast. Ajo shprehimisht u deklarua se “vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarde të larta etike, jo kriminelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë”! Qartë dhe thjeshtë, direkt dhe me përgjegjësinë e vendit model të demokracisë, ku gjerat merren seriozisht dhe ku partnerët trajtohen me seriozitet, sidomos duke iu thënë ku kanë gabuar dhe ku po gabojnë.
Në fakt mesazhi amerikan nuk i adresohet qytetarëve të thjeshtë: ata nuk kanë zgjedhur asnjë trafikant sepse nuk kanë mundësi zgjedhjeje. Deputetët emërohen prej kryetarëve të partive. Ndaj mesazhi i adresohet të paktën 3-4 kryetarëve vendimmarrës politik: kryeministrit që vijon në mënyrë absurde të kërkojnë si alibi dëshmi penaliteti të vartësve të tij / nga vartesit e tij për këdo që akuzohet nga media dhe partnerët ndërkombëtarë për trafikim e lidhje kriminale (dhe nuk janë pak); kryetarit të parlamentit i cili ndjehet i fuqishëm në një sistem klientelist për të cilin ka punuar aq shumë në këto vite, si dhe kryetarit të opozitës, i cili ende refuzon kartën morale dhe zgjedhjet vizionare përballë alibive pa sens, oratorisë pa bosht dhe sistemit të baltosur edhe me ndihmën e kolegëve/shefave të tij sa ishin në pushtet!
Së fundi, zhvillimi më shqetësues nuk është as tallja e parlamentit dhe as heshtja e atyre që kanë bërë emërime, përfshirë individin e dënuar për trafikim, as injorimi i mesazhit amerikan, tipik për vendet oligarkike, – por është lehtësia dhe natyra konsensuale me të cilën elita politike i kalon skandalet e mëdha, lehtësia me të cilën tallen me shtetin, me qytetarët, me publikun, me institucionet, me median dhe me këdo që flet e mendon ndryshe. Ata nuk përfillin asgjë, nuk ndalen përpara asgjëje, imitojnë njeri tjetrin në akte negative dhe ushqejnë sistemin që nuk duhet, që na pengon dhe na mban peng, – një lloj arrogance e papranueshme për demokracinë, vlerat e NATO (ku jemi) dhe të BE (ku duam të jemi). Thjesht ata ndjehen të gjithëpushtetshëm, të paprekshëm, të pa cenueshëm, kërcënues dhe brutalë në sjelljen ndaj Tjetrit, qoftë ky mendim, kritikë apo akt civil publik.
Dekriminalizimi nuk është proces që lidhet me një palë, por me të gjitha palët politike. Madje edhe me dy parti të vogla politike që janë në parlament, por që CV në këtë fushë e kanë shumë të madhe! Ndaj duhet bërë, me çdo çmim e kosto, me çdo formë dhe mekanizëm ligjor, përndryshe, bashkëjetesa jonë me të keqen, udhëheqja e vendit nga njerëz si ai që përmendet në raportin amerikan dhe protektorët e tyre në selitë e partive respektive, – na çon me “qetësi e dashuri” drejt humnerës së vlerave, të shtetit, të shanseve dhe të perspektivës! Një dënim që nuk e meritojmë, nuk e kemi zgjedhur dhe nuk duhet, në asnjë rrethanë, ta tolerojmë!

 

17 komente në “Drejt humnerës së vlerave, shtetit dhe perspektivës”

  1. , says:

    Ndrysho saher te duash luku-lulun,
    brenda ,s’ndryshon dot asgje .
    Mbetesh ai qe ke qene e ala je.

    1. Aqifi (po i verteti ama) says:

      Deputeti trafikant eshte fiks ne vendin e duhur
      Ai perfaqeson denjesisht trafikantet e Lazaratit, Dukagjinit, Shijakut, Fierit e Beratit, perfaqeson protektoret e prostitutave, etj. Madje nje i tille eshte shume pak per nje vend te degjeneruar dhe te korruptuar ne gjen, ku nenat dhe baballaret mburren me parate e trafiqeve te femijeve kriminele dhe ku Roshi i Kavajes, Bushi i Krujes dhe Frroku i Pukes jane deputete, kryetare bashkie, kryetare partie, etj.

  2. Tema says:

    Un nuk ndihmoj ushtarin e plagosur (belg,italian, grek) pasi masakrojn shtetasit e shqipëris në vëndet e tyre

  3. Isa says:

    Ju kini te drejte por a duhet te jape doreheqjen edhe kryetari i opozites sepse mbi te rendojne akuza te renda per vrasje tjetersim te teritorit dhe vjedhje me permasa te medha Ne rast se personi ne fjale do te kishte kryer keto veprime ne nje vend tjeter ligjor do te ishte denuar Ndersa ne kete vend ku nuk ekziston shtet ligjor nuk eshte kryer asnje procedure per ta denuar ate Edhe ai maskarai qe eshte deputet eshte denuar ne nje shtet tjeter dhe jo ne ate vend pra rjedhimisht te dy jane ne nje stad te inkriminimit te tyre Njeri eshte ne burg dhe tjetri eshte kryetar i opozites.

  4. cfare irritimi fallso eshte ky ?

    na qenka nji deputet i denuar dhe fajin e paskan ,Edi Rama i pari ,nderkombetaret te dytet ,kryetari i parrlamentit e me radhe !

    ore po jeni apo nuk jeni ne vete ju !!!???

    komlet PDja ,eshte per ne burg per shkaterrimin e vendit ne radhe te pare,per tradheti te larte ndaj vendit ne radhe te dyte,lere njihere qe kane qene trafikante nafte,droge,femrash te gjithe pa perjashtim dhe duhet te ishin qe te gjithe ne burgje !

    nuk jam i mendimit se ai deputet qe ka qene i denuar te rrije ne ligjvenie,por shikoni se cfare kolumbianesh keni,te pa denuar ende,dhe mos u merrni me gjera qe para ketyre krimineleve duken krejte qesharake .

    heej….bote e cuditeshme !

  5. Dane-brinja says:

    — OOOO z. AfrSim,- Shqiperia duhet ta falneroj DASH PER NDIHMEN QE I JEP , por si u mbledhka ky parlament urgjent per nje lajmte till,, etj, etj… dale or burr nje her..
    — Pastaj, ne fund te fundit, de jure jemi nje shtet i pa varur dhe jo nje koloni, ka rregulla ,,procedura.
    –Me duket siur e ke berf kete shkrim pewr servilizem.. si shkrimkoti duket ,, nuk e justijikon as titulline shkrimit….sa gjera me e tmershme kan ndodhur.. e prap ja ku jemi.

  6. TJ says:

    Ky Krasniqi ka ngrene,mire bile,ne te gjitha qeverite! Nje pozicion”hiqe por mos e keput”, se bashku, me ca Lutfi Dervishi dhe shume te tjere njerez te mefshet,kane pire nga te tere!Berisha dhe Luli kane vrare te pafajshem ,ne Gerdec,me 96-97-98, kane vrare kater te pafajshem ne bulevard!Le te filloje dekrinalizimi nga kete dhe gjithe ministrat e Berishe metes dhe Metes vete!Mos harroni Nanon! Lista eshte e gjate dhe ndoshta s’ka per te filluar kurre ose nuk do te mbaroje asnjehere! “Te na rroje Berisha dhe berishistet”, qe kerkojne dekriminalizimin!

  7. oldman says:

    Ne ne fakt jemi ne “humneren e (anti)vlerave, te (anti)shtetit, (anti)shanseve dhe (anti)perspektives”. Me keq se Shqiperia, nuk gjendet ne Europe.
    Vetem nje deputet i inkriminuar (sa me fat do te ishim), ne nje shtet normal do te ishte zgjidhur vetvetiu dhe pa nderhyrje nga jashte. Por kush do ta detyroje “deputetin” qe te jape doreheqje? Ne kemi te gjithe politiken qe duhet te jape doreheqje. DASH nuk e merr persiper, por as populli shqiptar nuk e ben, sepse eshte mesuar qe perseri te zgjedhe hajdute te tjere per ta qeverisur.
    Sikurse duket keshtu i pelqen, a po jo i dashur Krasniqi?

  8. Lili says:

    Po amerika e ka faj in kryesor per pse jemi ne kete’ demokraci’ ku kriminelete i ke ne shkallen kryesore te te gjithe pushteteve!E di fort mire America Cfare kohe te piste ka bâ me shqiptaret ne shqipni!

  9. Pse di ky muzllumani se, c’dO me vler ?
    Di ky rrumpalla krasniqe se cdo te thot shtet ?
    Kujt experience i referohet ky hibrit !
    Eshte e paqbesushme ,kur njerez te tille ,sharlatan te asaj shoqerie ,
    kane injorancen ti derdellisi shqiptarit mbi vlerat dhe shtetin .
    OBUBUJAAAAAAAAAAAA
    Si nuk e shofin njiher veten ne pasqyr kjo rrac nastradinash ,eshte skandaloze vertete ,cfar ndodh ne ate vend ,me kta funderina te njerezimit.

  10. Ky surrat pllazma, qe duket qart ,qe eshte larg cdo qenie njerezore te civilizuar te ksaj bote,
    eshte nji nder ata Minjt qe kerkcejn beldanc brenda vrymes se erret te botes islame ,
    qe
    s’kan jo vetem asgje te perbashket me vlerat dhe shtetin ,
    por jane kanceri i tyre,e qe s’kan asgjo per ti thene ksaj bote ,
    por eshte mire te heshtin pergjithmone .

  11. semanjaku says:

    Blushi bertiti per arkivole e vdekje,,ky analist flet per humnera,dhe kete humner na e paska zbuluar nje ambassador,,po ti more zoteri ku ke qene ne 97 ten ku ra shteti,,ne 98 ten kur u be grushti I shtetit,,kur shpertheu Gerdeci ,,kur u vrane ne mes te sheshit 4 qytetar,,pse nuk e ngrite zerin per doreheqje,,,,per tu shporrur nga politika ata qe mbajne pergjegjesi per keto,,,per tu vene para ligjit.Dhe thua se kaloi me gjysem zeri konstatimi I D.A.SH,,,pse nuk mer guximin te denoncosh me emra ata opozitar qe kane lyer duart me gjakun e ketij populli te vuajtur dhe te gjesh arsyet pse flasin ne menyr te vaket per deputetin trafikant. N.Q,S.jeni burra,,,patriot,dhe I doni te miren ketij populli behuni bashke 30 apo 50 apo 100 intelektual trima dhe denonconi cdo veprim antiligjor te politikaneve te djeshem dhe te sotem,,cdo lidhje qe kane patur apo kane me cdo lloj krimi,,besoj se keshtu do te mbaheni mende si atdhetare,,mos prisni te flasi nje ambassador dhe ju pastaj te merni drurin,,ketu jeni dhe gjerat I dini me mire se cdo ambassador.

  12. koco says:

    Po ky rasti i denoncuar nga DASH eshte i pa perfillshem per kete vend , kur aty ka prej dhjetra viteash deputete edhe sot grup deputetesh , nje bande deputetesh me ne krye Berishen e banden e tij te lidhur me krimin , korupsionin , tradhetine e larte shteterore dhe cuditerisht si ky Institucion i Departamentit te Shtetit nuk kerkon venjen e tyre me shpatulla per muri nga ky shtet dhe institucionet e drejtesise , por cuditet dhe turperohet per kete deputet, largimi i tij nuk ndryshon asgje . prandaj ky departament te bjere e godase , banden mafioze te PD pergjegjese e shkateruese te ketij vendi akoma keta jane te panenshkuar

  13. alti says:

    Nuk kam ndonje respekt per Krasniqin , pasi eshte pjese e atyre studenteve me ideale europiane ,qe kurr nuk luftuan per ate ideal ,por per tu bere pjese e marrjes se pushtetit duke u kthyer ne serviila te kryetarit te tyre dhe per ti sherbyer xhepit te tyre duke mjele Shqiperine e sakatosur . Por per dekriminalizimin qe permend DASHi eshte drejte , qe duhet te qerohen trafikantet jo vetem nga parlamenti ,por nga cdo post i administrates publike . Gjeja qe me ben pershtypje eshte deklarata e lul Bashes duke u bazuar tek Deklarata e DASH it , ne nje kohe qe vet ai dhe nje pjese e ministrave te tij , kane dosjet ne prokurori ,ku kryeprokurori nuk e di ne baze te kujt ligji nuk i hap ato, kur dihet qe padite jane dorezuar para dy vjetesh . E fundit eshte ndryshimi i ligjit zgjedhor , nga mazhoritar ne propocional , qe dhe populli te behet pjese i largimit me vote te kriminelave , dhe jo si sot ku kryetaret e partive vendosin ke te duan dhe i trajtojne jo si deputet por si robot .

  14. Socialisti bythpambuk says:

    Po kur Saliu vrau 4 qytetare te pa fajshem ne mes te bulevardit , cfare tha Amerika ,”kampionia e demokracise” ?

  15. afrimi says:

    Hidhu pak uje syve, zoti Krasniqi se kriminelet ne parlamentin shqiptar kane qene dhe jane qysh nga 1991 e deri me sot dhe vazhdojne. Nuk eshte turp çfare thote ambasada amerikane se fundja ajo s’ka detyre te ngarkuar nga populli shqiptar me vote demokratike te rregulloje ate vend e te tregoje pa fakte dhe emra se kush eshte krimineli. Te pyes une tani si qyetar se qenke bere dhe shume pesimist qe a eshte Sali Berisha kriminel si deputet i parlamentit? Nuk vazhdoj per te tjere dhe nuk bej analiza, por thuaju te gjitheve, a eshte Sali Berisha kriminel edhe nje here? Ndryshe mos na shisni dengla e shkoni punoni ne kooperative po u a mbajti.

  16. emigranti says:

    Njerez si z. Krasniqi, Bojaxhi, etj. I duhen sot me shume se kurre politikes shqiptare te kapur nga 3 grupet kryesore kriminale, P.D., P.S., L.S.I.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje