Nga Ilva Tare
Më 21 Qershor votuesit për Bashkinë e Tiranës, Ju zgjodhën në krye të një qyteti me shumë defekte në vizion, menaxhim dhe politizim.
Pavarësisht orekseve të shumta, që Ju duhet të përmbushni tanimë, z.Veliaj dhe aleatët që Ju mbështetën në fitore, detyrimin parësor e keni ndaj qytetarëve. Atyre që ju votuan dhe atyre që nuk ju votuan. Pavarësisht çfarë po trashëgoni e çfarë do shtoni për ta bërë të jetueshëm këtë qytet, Ju keni detyrimin ta ktheni Tiranën jo në qytet fantastik, por në një qytet të jetueshëm. Sot, Tirana nuk është e tillë.
Përpara se të filloni të merreni me projektet e mëdha, ku janë dhe interesat më të mëdha të grupeve që mund t’ju kenë ndihmuar në fitoren për të hyrë në zyrën ngjitur me Kullën e Sahatit, do të ishte e udhës të merreni me ato problemet në dukje të vogla, por që e bëjnë Tiranën një paradhomë afrikane dhe aspak europiane. Do t’ju lutesha që përpara se t’a bëni Tiranën me kopsht zoologjik, të disiplinoni njerëzit që sillen, tregtojnë, ndërtojnë sikur të ishin banorë në një kopsht zoologjik.
Dy netë më parë në pallatin ku unë banoj, pak përpara mesnatës, u hodhën disa fishekzjarre nga një shesh i njohur në kryeqytet, që të kujtonin gjëmimet e 1997-tës në rastin më të mirë dhe papërgjegjshmërinë e dy dekadave të fundit në rastin më të keq me qetësinë publike. Nuk më shqetësojnë vetëm lulet dhe një gisht i djegur në tentativën për të mbyllur derën e ballkonit. Dhe as tronditja, që zgjati për më shumë se 10 minuta, por papërgjegjshmëria për t’u hedhur në ballkon qytetarëve zjarrin e ndonjë festimi të dehurish a njerëzish esëll që nuk kanë respekt për qetësinë e komunitetit. Nuk po përmend muzikën e lartë që vazhdon deri në orët e para të mëngjesit dhe mënyrën selektive sesi disa lokale urdhërohen ta ulin e të tjerë jo, por edhe ky problem duhet të marrë një zgjidhje.
Me siguri ju e keni ndërtuar listën tuaj të prioriteteve, por do t’ju lutesha të merreshit me një shqetësim që shumicës mund t’i duket banal, por nuk është aspak i tillë; koshat e munguar të hedhurinave nëpër rrugët e Tiranës. Modelin dhe formën zgjidheni sipas shijeve tuaja, por të paktën të ketë kosha, ku qytetarët të hedhin mbetjet e ndryshme që sot i plasin papërgjegjshmërisht në tokë. Një qytet dëshmon qytetari dhe fisnikëri edhe nga pastërtia dhe mënyra se si i ka të organizuara nevojat bazike të tij, ndaj është urgjente vënia në dispozicion e banjave publike, për të shmangur kutërbimin e tmerrshëm në banjën më të madhe publike ndoshta në Ballkan, në lumin e Lanës.
Ju mund të mendoni se do t’ju kërkoj edhe hapësira të gjelbëra dhe kënde lojërash për fëmijët dhe sigurisht edhe ato duhen. Porse fillimisht do t’ju lutesha të hiqnit ca paralele të ndryshkura, të shtrembëruara dhe të rrezikshme për jetën e fëmijëve që më vrasin sytë sa herë kaloj pranë lulishtes tek Presidenca. Keni premtuar dhe shpresoj se ta do të ndërtoni kopshte të reja për vogëlushët, por edhe ekzistuesit kanë nevojë për dorën e pushtetit vendor si në filozofi ashtu edhe në financime. Ndërtimi i shkollave uroj të jetë më shumë prioritar se ndërtimi i shumëkatësheve që mund t’ju kenë lobuar dhe votuar në mos ju drejtpërsëdrejti, qeverinë tuaj apo aleatët që po e meziprisnin ‘rimarrjen’ e Tiranës nën hyqmin e tyre.
Lista e kërkesave vazhdon me tregjet poshtë pallateve që shesin fruta, perime e bulmetëra në mes të pluhurit të rrugës. Hiqini nëse do të mundeni përpara se të marrin jetë njerëzish me mikrobet dhe kushtet skandaloze higjenike. Pastaj, janë pusetat me kapakët e munguar, trotuaret e copëzuar e të kafshuar sipas shiritave elektoralë kur janë inauguruar. Ndriçimi inekzistent në rrugë kryesore, pa përmendur periferinë që e bën Tiranën edhe më të zymtë dhe të rrezikshme se lagjet më të frikshme të metropoleve të mëdha.
Nuk po përmend ndotjen e ajrit dhe smogun që ngrihet çdo mëngjes si një re kujtese e sjelljes sonë barbare me mjedisin, pasi mendoj se nuk keni shumë mundësi për ta përmirësuar. Por jam e bindur që fëmijët dhe burrat që vënë gjoba 2 mijë lekëshe poshtë pallateve për parkim mundeni t’i largoni, pavarësisht kostos, që mund të ketë heqja e karrigeve dha kartonave që lajmërojnë se ato janë ‘toka të xanuna’ nga disa individë që fitojnë të pataksuar e pa licensuar.
Gjithashtu, nuk po ju rendis në këtë letër publike zgjidhjen e problemit të parkingjeve, sepse jam e sigurt, që grupe të interesuara biznesi do t’ju kenë sjellë ofertat e tyre. Shpresoj të vendosni për projektin më të mirë që nuk penalizon financiarisht qytetarë, që janë të frikësuar të nxjerrin makinën nga shtëpia për shkak të nerva-prishjes që i pret rregullisht në Tiranë. Them shpresoj, pasi ua kuptoj vështirësinë e vendim-marrrjes me një këshill bashkiak, komplekset dhe orekse të hapura rishtazi.
Mund të vazhdoj edhe me kërkesën për heqjen e një prej shëmtive më përfaqësuese të Tiranës së dalë boje; depozitat e ujit mbi pallate dhe bërjes me radhë të dushit të mëngjesit nga familjet kryeqytetase. Por edhe kjo pikë, më duket se është jashtë kompetencave tuaja, pasi kërkon një reagim ndërinstitucional, që siç tregon historia nuk ka gjetur rrugën e funksionimit deri më sot. Uroj që Ju ta prishni këtë rregull të pashkruar. Sikundër uroj që Ju të bëni shumë më shumë se kaq dhe që kërkesat e kësaj letre të mos ju duken shumë kozmetike. Ju siguroj që kur ke dalë për të marrë pak ajër mbrëmjeve, pranë korpusit të kthyer në hapësirë pedonale për qytetarët dhe je dëshmitare e një nëne me një foshnje në krah, që bie në pusetë nuk ka asgjë për të qeshur, siç bëri javën e kaluar pjesa më e madhe e të rinjve, që bënin sehir në vend që ta ndihmonin të ngrihej nga ajo gropë. Ka shumë puseta pa kapak në Tiranë që shërbejnë si kujtesë e qytetarisë dhe dinjitetit të munguar që na kanë lënë kryebashkiakët e shkuar dhe nga ku kryeqytetasit mezi presin të dalin.
Për fund, Ju uroj suksese në detyrë, për të mirën tuaj, por më shumë të qytetarëve që një metropoli të gënjyer e zhgënjyer pambarimisht për disa breza me radhë. Është në nderin tuaj të punoni edhe për ta, sikundër për brezat e rinj që kërkojnë modele për t’u frymëzuar e imituar. Modele që funksionojnë dhe kanë sukses me punë dhe nga puna, pavarësisht rrethanave të fatit dhe lidhjeve fatlume që mund t’ua mundësojnë këtë. /Java.al/
Shume e drejte!
Po Bashes pse nuk i kerkove gje moj Ilva ? Martesa me Eduartin te beri demokratikase .
sa driteshkurter qe je ose militante, te paren gje qe do bej veliu eshte hyrja e parkut se po su bind ka dhe masa (bllokim buxheti me e pakta)
Z.Ilva I duket vetja si profet.Po ka ngatruar adrese se keto pyetje dhe marja e detyres se kryetarit te bashkise I takojne lulushit dhe edushit tend moj ilva.Vertet jeni gazetare po gazetari duhet te jete I pavarur dhe jo nen hyqmin e eduardit.Pra mos kujtoni se cdo gje qe thoni ju eshte sikur ka folur profeti
Po pse nuk ja shkrove letren Kryetarit Basha, qe fjeti gjume 4 vjet dhe ta zgjoje nga gjumi, shoqja qazetare!Mos e ka shkruar ai burri jot deshtak(qe shiste makina ne Amerike dhe ngiste taksine ne Boston) dhe ka vendosur poshte emrin tend?Jeni bere te dy si ata ishpioneret e Enverit te shndruar ne pioneret e Saliut!
Kjo gazetare duket se e njeh nga LARG e LART jeten ne Tirane dhe shkruan aq gjate sa nuk kupton cfare kerkon!
Qytetaret e Tiranes kerkojne:
1-Te hiqet MONOPOLI ne transportin Urban ne te gjitha zonat dhe te pranohen abonete nga te gjitha linjat!!!
2-Te zhduken te gjitha bizneset nga trotuaret e rrugeve!
3-Te hiqen koshat e plehrave nga rruget kryesore dhe te vendosen sa me afer qytetareve!!!
PASTRIMI i qytetit te behet nga SHTETI e jo PRIVATI!Pastrimi te behet per gjithe hapesiren e jo vetem per rruget kryesore!
Me me vlere eshte qe PASTRIMIN TA KRYEJE VETE BASHKIA se sa GJELBERIMIN qe ka sot!!!
4-Ne Yzberish,prane KMY-se jetohet si ne GETO!Rruge te pashtruara,pluhuri,balta,plehrat,qente,etj te zene per fyti,ndricimi rrugor mungon,policia pothuaj ben parade mode se hajdutet,pijanecet,ulurimat e lokaleve te dasmave etj zgjojne edhe te vdekurit!
Kemi mallkuar veten qe kemi blere shtepi ne Yzberish!!!
5-Ujin e paguajme per te PIJSHEM,por ne fakt eshte i pa PIJSHEM!
Kjo eshte vjedhje nga shteti!!!
6-Nuk ka asnje kontroll te perhershem te cilesise dhe sasise se bukes nga Bashkia!
7-Te hiqen fatorinot nga URBANET dhe te perdoret bileta elektronike!
Te caktohen linja te vecanta per URBANET dhe Ambulancat dhe te ndeshkohen rrepte ata qe e shkelin kete rregull!
Nje TRANSPORT I RREGULLT dhe sidomos i SHPEJTE do te sjelle edhe ULJEN e sasise se autoveturave dhe mjedis me te p[astert!
Rruget ne vere te LAGEN gjate gjithe dites e jo vetem nje here ne mengjes si KOZMETIKE!!
8-Te caktohet NUMUR JESHIL FALAS qe qytetaret te kene ku ANKOHEN per problemet e qytetit!!!
SUKSESE NE PUNE!!!
Letra e Ilva Tares ku vihen ne dukje shume probleme te Tiranes,qe nga “Toke e Xanun”,tek pluhuri,koshat e mebturinave etj etj,duket si nje fragment i librit “Kurban” te Kryeministrit Rama.
Ilva, shko e meso te shkruash shqip dhe pastaj quje veten gazetare. Mos na hap barkun me te tilla shkrime prej idioti, kur nuk e di as vete se per çfare shkruan. Ti Ilva nuk e paske idene as me te vogel te drejteshkrimit te gjuhes shqipe. Kush ta paska dhene dipllomen, apo e more me “dypllome”?
Me sa duket, ti Ilva, nuk e ke degjuar fare Erion Veliaj, kur ka shpjeguar punen qe ai do te beje sapo te marre detyren si Kryebashkiak.
Shko moj çupe dhe bej ndonje pune tjeter sepse kjo e gazetarise eshte shume larg per ty.
Plere
Filluan keto akoma pa marre detyren Veliaj.Po mire moj zonje e nderuar po per keto 4 vite si nuk ua degjuam nje here zerin,nuk eshte e drejte ajo qe thoni se “lere se si e gjetet Tiranen po cfar do te beni Ju”Po per te gjitha ato pislleqe qe jane bere kush duhet te pergjigjet.Prandaj puna e pare e Veliajt eshte qe te nxjerri ne shesh te gjitha pislleqet e Bashes dhe te bandes se tij te korruptuar,ne te kundert Veliaj ta lere fare kete detyre pa e filluar akoma.
Kjo leter nuk e di kujt I dergohet!?Perse Veliajt,ai ishte nje kandidat si gjithe te tjeret,beri fushate si te gjithe te tjeret dhe dha rezultatin e thelle per “ALEANCEN EVROPIANE”Si gazetare fushaten e zhvillove ne studio me candidate te ndryshem nga te gjitha forcat,ku me pyetjet e tua merje pergjigjet nga ata dhe emisioni te doli me sukses,deri ketu ti moj gazetare e kishe te drejten,por nga te dolen gjithe keto INATE per fituesin,kush je ti qe nje media te ka punesuar,pasi ke dhene kontribut ne gazetari e papritur del nga vehtja per ti sherbyer INATIT,perdoret cka barku I nxjerr barllaku.Ti vertet je martuar me nje te PD e aq me teper sot je nje nene,por nuk ta jep askush te drejte te behesh kopetente per te bere nje leter kunder nje te vertete te madhe e pare ne driten e diellit,ku te lire e te vetdijshem te japim voten per DREJTIMIN e DUHUR.Perse gjate emisionit nuk flisje me kandidatet per gjithe keto te meta qe kish Tirana me ish Kryetarin Basha,qe e ktheu Tiranen ne nje qytet afrikan,pa standarte na beri lloj lloj ligesira dhe ndaj mori humbjen me te madhe,por ti je per tu meshiruar e kjo do duket ne emisionet ne vijim.Ora News duhet te kete kujdes,pasi do jesh jo ne anen e gazetarise,por te indivitit partiak.
Mos hamendesoni se pse nuk i tha Tarja me pare. Shihni a ka te drejte ne kerkesat e saj. Vertet ca gjera te vockla ne dukje, por mjaft te domosdoshme.
Komenti i ROBERTO eshte akoma me i sakte. Meriton nje bravo.
Dikur, para vitit ’90 nuk gjeje nje guricke te vogel te trembje nje pule nga Kinostudiua ne Kombinat, sot kudo gjen gure, shpella, copa betoni, hekura te ngulur, postblloqe ne cdo lagje si ne 1997 etj… Apsolutisht e domosdoshme koshat e vegjel kudo, nuk mund te mbash nje mbeturine me km. te tera per te gjetur nje kazan. Pusetat edhe ato qe kane kapak, kudo jane 5-10 cm. me poshte asfaltit duke u kthyer ne gropa per makinat.
ILVA beri mire qe e ngacmoi kete problem se, shiko si vene ne dukje edhe te tjere gjera te “VOCKLA”.