Piratët me brekë të plazheve tona

22 Korrik 2015, 11:07Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Vrasja e dy turistëve çekë në Shqipëri ishte jo vetëm një lajm i pazakontë e tronditës, por tejet dëmtues për imazhin e vendit. Fatmirësisht autori u gjet në kohë dhe shoqëria u distancua në mënyrë të mençur, por milionat e hedhura për promocion nga qeveritë ndër vite nuk do të kthehen mbrapsht në fitime pasi gjithësesi për këdo të huaj që kërkon në Google me fjalët kyçe “tourists in Albania” do t’u dalë lajmi i kobshëm i Reuters për Anën dhe Mikaelin, vdekje për të cilat ndjesë paçim ne.

Kjo ishte sa për të thënë se fajin e shlyem me botën, ndërsa sot turizmi i Shqipërisë po grinë edhe të vetët. Në rrjetin më popullor ku politikanët kanë zaptuar hapësirat më të mëdha, prej disa ditësh qarkullojnë një mori faturash, kryesisht nga jugu i vendit. Ose më saktë, nga zonat më të lakmuara si Uji i Ftohtë, Dhërmiu dhe Ksamili. Janë fatura që ta zënë bukën në grykë dhe sado të rëndë ta kesh xhepin, e ndjen se dikush jo vetëm po ta ngul thellë thikën, por edhe po ta rrotullon.

Një mëngjes 30 mijë lekë, një drekë për dy persona 100 mijë lekë dhe 4 mijë lekë një birrë me gotë qesharake plastike, janë tre imazhet e para të copave të letrave që kamarierët me brekë plazhi në ato që shqiptarët  i quajnë ‘beach bar’, t’i përplasin në tavolinë apo t’i rrasin në dorë dhe bëjnë tutje pa thënë gjysmë fjale sikur u ke zënë derën. Akoma edhe më tutje bën vaki të jetë pronari i restorantit, edhe ai me brekë e që shijon rërën që ia merr badihava qeverisë me pesë lekë qiraja dhe në rastin më të mirë na e jep neve 10 mijë lekë dy metra katrorë hije.

Të isha i vetëm në këto që them, do të paguaja qimet e kokës e nuk do t’jua bëja publik faktin sesi ma futën e s’ua nxorra, por fatmirësisht i kanë publikuar të tjerë njerëz. Pak ditë më parë një kolegu ynë gazetar kërkonte bankomat në Llogora dhe u zhgënjye kur nuk gjeti, por për karta e salltanete është matanë kufirit. Tek ne i duan pará të thata. Ato që i marrim me fije, duan të na i zhvasin me tufa.

E megjithatë copat e letrës, që nuk janë as kuponë tatimorë, fotografohen nga viktimat e radhës e bredhin fejsbuqeve. Komentohen e mallkohen, ndërsa të gjithë ngrejmë pyetjet: A kontrollohen këto biznese? Nëse po, si? Nëse jo, pse?

Shqipëria nuk ka 12 muaj behar. Një muaj të këtij sezoni na e morën fushata e zgjedhjet. Dy të tjerë që na mbetën për vete, mesa duket do rrjepim njëri-tjetrin.

Javanews.al

12 komente në “Piratët me brekë të plazheve tona”

  1. Euro Maloku says:

    Ju nuk e kuptoni qe jeni budallenj!!!
    Edhe me shkolle te larte pa lere…..
    Po hidhuni ore ne Budva apo Korfuz.
    Trapaaaaa!

    1. tfgs says:

      sunitet non grata ne Kerkyra………….

      1. Grek dhjeresi says:

        S’ka gje. Maskohemi si ty. Leqe ca them… do te na duhet ca bloze me vete.

    2. Feniks says:

      Kam pushuar 2 vjet rrjesht ne Korfuz ne shtator me 26 euro ne dite personi fjetje,ngrenie 3 vakte pa kufizim

    3. komunalja says:

      Vertet, eshte e kote te mendosh per turizem patriotik kur mikpritesi eshte bastard!

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne te shumten e rasteve,eshte “artakeri” me pushtetaret !
    Fajtor eshte shteti,ku taksat nuk mblidhen,por futen ne xhepat e shefave.
    Rasti me flagrant,kur tatimoret e Qarkut Korce,plackitin nje bar pa dekumenta,ne plazhin e Pogradecit,por njerzit e afert te Xhafes,”zhbllokojne” situaten,sot bari ne mes te plazhit,vazhdon veprimtarine !
    Ne plazhet shqiptare,fitohet pa esap,por vetem shteti del me humbje !
    Rrofte kredia,ngulja borxhin popullit !

  3. kaonia says:

    Ke ka lene mendja le ta beje plazhin ne shqiperi.Te keqen e greqise .

  4. Kol Tivari says:

    “Evropianë” deri në kockë, nuk ke ç’thua…(???!!!) Nuk kemi për t’u bërë kurrë njerëz të civilizuar…sado të çirren nepër sosialmidia, ca “patriotë” të tipit “berlin”,”pellasgjian”, “Zigur Qarri” etj.etj. për “lavdinë” tonë zulmëmadhe, për “kulturën” e trashëgiminë tonë “pellasgo-iliro-arbërore”, që i dha “dritat” Evropës…(por që “na i vodhën” fqinjët e këqij…)

  5. dr says:

    Nd Europe shkohet me standart te barabarte .!!!!!

  6. serafim andoni. says:

    shqiperi mut ishe mut je dhe kak do mbetesh.shikoni politikanet shqiptare si luftetare te isis . edi rama shkon ne rai tre ne itali dhe eshte krenare qe cdo dite italia tronditet nga kriminaliteti shqiptare , cdo dite kapen shqiptare dhe burgjet e ketij vendi nuk mbajne me. mongoler me me flamur bizanntin te gjergje kastriotit qe nuk u perket .

  7. Lezha 100 says:

    ne qe rrime jashte nuk duhet te vijme ma kam pre biletat edhe kete Kurre ma po hargjojme 4000 pound qdo vite keta Tallin lesht Kane mena kerku shume shoke po shkojne ne turqi jane merite me biletat shtrejte gjithqa shtrejte une kete vite rrefuzova Pune 45000 pound me ardhe per pushime vari leshte ai vend nuk bahet ma .

  8. nji uj selite te lutem says:

    AI qe nuk e do vendin ku ka lindur sesht nevoja tna bej prapagand e te na tregoj ku te shkojm per pushime, ben mir te shkoj vet ku te doj dhe ska pse ngaterrohet me kometet e shpifura duke ber moral muti, ju qe jeni te pa kenaqur njeri me zor nuk ju çon ne SHQIPRI pse merziteni SHQIPRIA PO QE MUT er i mbajm ne qe e kemi dhjer,megjise ka dhe nga ata qe e dhjen dhe çan ferren duke len vetem eren e keqe nga pas, ju qe nuk ju lidh me gje me kte vend nga syt kembet oburra se dhe VENDI nuk ka nevoj per ju,perfitojn te gjith antishqiptaret dhe bejn sikur keputen ne byth per ne te tjeret gjoja na qajn hallin dhe dalin gjithmon aty ku ju pelqen ne komentet e tyre,ne qe na pelqen te shkojm ne SHQIPRI nuk shkojm per pordh ne vendin ton por se kemi mall per at vend, po nuk naj mbajti xhepi per plazh ne himar shkoj ne durres vajtie ardhje xhdo njeri vepron mas muncis vet, po per ca plera tregtar nuk mun te hedhim posht çdo gje ne kte vend se i bie qe te kemi urrejtie jo hall shtrenjtese,ky pra esht kapitalizmi qe kerkuam ja ku e keni se nuk po ju gjindet ana asnjeher njerez te çudiçem teorin kapitalizmi te pi gjakun si do ta msoni ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje