Çfarë po ndodh me Partinë Demokratike?

19 Korrik 2015, 09:57Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Per rreth dy vjet kam kuptuar shume mire se cila eshte permbajtja e projektligjit per arsimin e larte qe eshte vendosur te kaloje te marten ne Kuvend, ne bashkepunim tashme te vendosur pas perdeve te skenes te teatrit politik, mes mjaft deputetesh te dy kraheve poltike.

Nuk mund te jemi naive. Zaret jane hedhur.

Por, asnjehere nuk kam kuptuar se cili ka qene qendrimi politik i partise demokratike, opozites se sotme, sikurse e ka statusin formalisht, lidhur me kete projekt-ligtj.

Deri sot, 48 ore perpara votimit, ende nuk ka nje vendim politik zyrtar te shpallur ne menyre unanime.

Kryetari i PD, megjithe verbin e tij ekselent politik, zoti Basha, ka heshtur tere kohen. Por, gjithsesi ka vend se paku te revoltohet bashke me ne qe parate e studenteve te shkojne per fushata elektorale, apo jo?

Pothuajse kane heshtur edhe ish ministrat demokrate, megjithe respektin personal te sinqerte dhe te paster qe kam per ta. Kane heshtur, as kane thene jemi dakord, sepse nuk munden ta bejne kete si duket, as nuk thone nuk jemi dakord sepse nuk munden.

Te shkojne ne mal i ha arusha, te rrine ne shtepi i rreh gruaja, thote nje fjale e urte popullore.

Dje ne darke lexoja sutitrat e lajmeve flash te 24 news TV, ku jepeshin disa deklarime as mish as peshk ardhur nga zoti Myqerem Tafaj, miku im i nderuar dhe shume i respektuar, si deputet i partise demokratike, shpresoj te redaktuara keq dhe rrumbullakosur nga gazetari dhe jo nga pena e tij sqimatare dhe e holle.

Projekligji thoshte psh miku im, prek admninistrimin e Universiteteve.

E imagjinoni cfare deklarimesh politike i kane vendosur ne goje ???

“Prek” ??? Hajde kuptoje se cfare do te thote te kam rixha. Prek eshte edhe kur e perkedhel dike, edhe kur e mban per krahu nje te moshuar, edhe kur dikush ben dashuri me nje tjeter, edhe kur e godet me shuplake, e keshtu me rradhe.

Kur i foluri politik shprehet me metafora, dijeni se eshte ne ngerc dhe ne hall.

Ka rregulla per kete qe ne profesionistet e komunikimit i kuptojme qysh kur dikush hap gojen per te thene rrokjen e pare.

Vec deklarimeve te zotit Emiljano Boci, te forta dhe te qarta, por pa tager te nje deklarimi zyrtar politik, te gjitha qendrimet e tjera i ngjajne nje varke qe luhatet mes dallgesh pa ditur se cfare behet me timonin e komandimit.

Edhe ne seancen e fundit ne Kuvend, pati anashkalim te objektit te vertete te debatit. Debati rreshkiti nga nje debat normativ per ligjin, ne nje seance thuajse degjimore per gjendjen e arsimit te larte te zonjes ministre te arsimit dhe sporteve.

Deputete qe mungonin ne salle a thua se kane marre ndonje flete kampi bashkimesh profesionale per te pushuar ne Razem a diku andej nga plazhi i Durresit, pire uje me xixa, akull te ftohte dhe freskues ne keto dite vape me plas.

Si duket partia demokratike ende nuk e kuptuar profesionalisht se ku qendron problemi i projektligjit, ende nuk e ka kuptuar se eshte nje tekst i denje per vitin 1976.

Duket ashiqare se partia demokratike deri tani nuk do, ose nuk mundet, te mbaje qendrim te qarte.

Pune e saj sigurisht, jo e jona, por si qytetare e universitare kemi nevoje edhe per qeverine edhe per opoziten, nese njera nga te dyja mungojne, ose te dyja njekohesisht, atehere ne si intelektuale sikurse edhe kombi nuk kemi asnje te mire.

Por, mos thone pastaj se fajin e kane votuesit e saj, kushdo qe ata jane, qe nuk e votojne…

Pune e tyre…

Perse ky qendrim as mish as peshk, qe ne fakt dhe objektivisht eshte nje mbeshtetje e heshtur dhe e terthore e projektligjit qe po ecen perpara si ujet e Lanes ne nje dite me re ne Dajt???

Ose sepse edhe deputete te saj jane nen influenca dashakeqe per arsimin publik,

ose sepse figura te rendesishme politike atje kane lidhje te shkurtra me sektorin privat te arsimit,

ose sepse kane borxhe te vjetra per te lare qe tani ua kerkojne me shantazhe te ndryshme,

ose sepse deputet jane te percare lidhur me kete ceshtje, a me te tjera, dhe lidershipi i mban ne anije duke e lene ate te lekundet mes dallgeve si e vetmja menyre per te mos e mbytur anijen,

ose sepse vete konceptet e drejtuesve te pd jane ne mbeshtetje te projektligjit, e drejta e tyre, por nuk e shprehin dot hapur nisur nga imazhi i keq qe ky projekligj ka ne mjediset universitare ku cdo mbeshtetje e tij do t’i bjerrte edhe ata mbeshtetes qe jane,

ose nuk e di cfare te them.

Por, nese partise demokratike do t’i degjenerohej nje event deklarimi i forte politik pro ose kunder ligjit, pune e saj, ne nje tryeze ojqfiste debati midis atyre qe jane “pro” dhe “contrasve”, atehere kjo do te kishte qene kulmi i hipokrizise politike, dhe bjerrja perfundimtare e influences te saj politike ne rrethet universitare.

Do te kishte qene edhe zhgenjimi perfundimtar i te gjithe zerave qe pa asnje ngjyrim politik, larg partive politike, me sinqeritet dhe patriotizem, duke u pergjigjur ndergjegjes te tyre profesionale, kane dy vjet qe perpiqen te reformojne sistemin universitar duke e mbrojtuir nga qellime te ulta meskine ardhur nga qendra qe te gjithe i dine se kush jane e gjenden … pothuajse … kudo.

30 komente në “Çfarë po ndodh me Partinë Demokratike?”

  1. Moisi Golemi says:

    T’u preken interesat edhe ty, o “profesor”? Pa na thuaj, ku jep leksione ti? Per ke?

    1. fazlia says:

      Cs jari je…A jep mesim NE bote e ti Te can jar in keshe po flas

    2. Bariu says:

      Nuk ka rendesi se kur dhe kujt i flet Profesori,

      Rendesi ka qe eshte duke folur per te degjuar qe ky ligj i perket biznemeneve te te dyja paleve, ju perket deputeteve te cilet kane blere kartona ne universitet private. A degjut Zanin (Guri) kur tha se mijra administratore te shtetit tone te ri, jane diplomuar ne keto UNIVERSITETE (private), perfshire dhe zonjen MINISTRE te ketij ligji te ri?, Ligji i CILIETAVE.

      Ciliieta si fenomen kurvillleku eshte shtrire ne te gjitha krahet e politikes, ne cdo qelize te shtetit tone te dashur. Sepse CILIETA si fenomen paguan fjalime KRYEMINISTRASH ne LSE, Kembrixh, Oxford, dhe pushteti te mbeshtet, p.sh, bllokon Doktoraturat ne Univ. Publike dhe uji rrjedh ne venat e CILIETAVE. Universitetet publike nuk e bejne dot kete, Jo sepse boset e tyre nuk kane bere para, dhe sa here ndryshon pushteti ata nderrojne librezat e anetaresimit, PD. LSI, PS, dhe keshtu e kane mire me te gjithe. Pra keta nuk mund te sponsorizojne keto vizita dhe leksione idiote, ne ndryshim nga boset e Univ. Private, te cilat i kane para te ligjshme (para kartonesh).
      Keshtu qe
      Shekulli XIX, thote se po i bllokojme DOKTORATURAT ne publik per te sponsorizuaqr dhe pastruar (nga shkelja e ligjit) MAFIEN e DOKTORATURAVE ne Universitet publike, pra ti mbeshtesim shkelsit e ligjit ne doktorature (1/10 e pedagogeve udheheqes me 6-deri 41 doktorante ne udheheqeje) duke shkelur ligjin me bllokimin e tyre ne Universitete publike per pjesen tjeter te pedagogeve, te cilet vertete bejne kerkim. Pra te penalizojme te saktin per te ligjeruar shkelsit e ligjit?
      Patjeter Znj. Ministri mbeshteti sepse po vijne zgjedhjet dhe ju duhen ca para per te bere ligjin e Arsmit, ligjin e mediokere per te favorizuar medikorit, Ligj i cili vaforizon mediokrit e universiteteve publike, te cilet me parate qe fitojne nga duzinat e doktoraturave, do te blene, sic dhe ju kane blere, edhe votat per tu zgjedhur dhe rizgjedhur ne zgjedhjet e reja qe po vijne.

      Me qe ra fjala, cu be Znj. Ministra, me ato doktoraturat e INFERMIERISE, per te cilat zoti KRYEMINISTER foli para 1-viti????

      A keni ndonje koment per ligjin e mediokritetit?

      Dhe se fundi me sa Hidrocentrale per ndertim, apo ndonje te burgosur per tu liruar u shit vota e deputeteve te PS per ta votuar neser ligjin e Arsimit te Larte??

    3. andromeda says:

      Po pse ore profesor leshi, ç’pret ti të ndodhë me një parti halabakësh, që po shkon drejt falimentit. Ç’është ky respekt i veçantë që ti na paske për këta Myqeremërat, Boçërat dhe doçërat që e degëdisën sistemin arsimor për tetë vite me rradhë në këtë farë derexheje që është sot, ku profesorët si puna jote e shesin dijen si të jetë një plaçkë ordinere tregu, ku universitetet private u kthyen në kjoska ku shiteshin diploma dhe tituj shkencorë përkundrejt pagesave të majme.

  2. Naimi says:

    Ky burri e ka kryer te mesmen dhe shqetesohet per kualitetin e universitetit? Nga gjuha ne kete shkrim mua me duket se ky duhet t’i futet edhe nje here tetevjecares. (“ne keto dite vape me plas.” “Por nese partise demokratike do t’i degjenerohej nje event”) Po sidomos paragrafi i fundit! Vetem grada e rakise nuk percaktohet sakte. Vetem ketij nuk i besohet çka thote per arsimin e larte!

  3. Tili says:

    Po ti prof Fuga nuk e di skemën politike që drejton vendin???? Mos bëj si trim më mirë rri në shtëpi dhe prit pasojat e këtij qëndrimi se sa të hajë arusha dhe pa vajtë në mal.

  4. prap ky palla ktu !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    uaaaaaaahahahahahahahhahahahahhaahhahaahhahahahahahahhaha

    thrrisni mer doktorrin ,mi bo vaksinen e terbimit ktij

    se valla-hi bila-hi rrezik se e kalo ket vere kaq te nxeht

  5. Ke filluar te behesh plak zevzek z.Fuga.Nuk i ngjave tyt eti ,Myqeremit,qe sa me shume moshohej me vend i zinte llafi.
    Ke filluar te flasesh jerm i dashur akademik ,duke u njesuar me Tupen qe shume thote por flet asgje.

  6. Lili says:

    Pffff,
    Halla paska ‘intelektual e opinioniste qe interesohen per kete? Shqiptareve jo!
    As mbrenda pdse bile!

  7. TJ says:

    I dashur Prof. Fuga!Ego , eshte ndjenja me e forte, qe e pushton njeriun! Por, tek shqiptaret ka efekt, “per jete ose vdekje”?! Por edhe ” se uthulla e forte prish enen e vet”!Te cudit ,respekti, qe paske, per ish ministrat edhe qe jane shoke te tu?!Gjithashtu, shkruani gjera, qe i dine te gjithe ?!Nuk besoj qe ka njeri ne Shqiperi ,por edhe jashte saj, qe nuk e di kush eshte Berisha apo Basha dhe te gjithe ministrat ,shoke te tuj?!Prof. Na trego si zgjidhet kjo “Nyje Gordiane” dhe mos u merr me shoket e tu! Ego te madhe paskeni patur?! Lexon Lubon dhe te tjere ! Ne nje vrime i bien fyellit?! Tregoni se si zgjidhet situata ne Shqiperi! Ndryshe : Mjaft na cate trapin!PD s’ka qene kurre nje parti e aq me pak demokratike!Dhe keta shoke te tuj ish ministra e kane vendin ne burg!Ketu duhet filluar qe te vendoset shtet ne Shqiperi! Sepse deri tani eshte “shtet tribu”!

    1. ana says:

      Profesor,ben mire te mos shfaqesh opinionet e tua ne kete palo gazete e te orientohesh drejt nje gazete serioze.Respekte per ju.

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Keqardhje per keta komentues, te cilet, ne vend qe te japin opinionet e tyre per kete ligj,aq te domosdoshem per te çuar perpara sistemin tone arsimor, aktualisht pothuaj ne kolaps,i kundervihen mendimeve te profesorit te nderuar,z.Fuga !!!Eshte per te ardhur keq, qe edhe opozita vetem kundershton,pa dhene asnje mendim te sajin. Jam ne nje mendje me profesor Artanin per kete problem…

    1. Njeriu says:

      Shikoni Rrokajn nga rektor behet kandidat per kryetar dege te LSI. TURP….. A behet kjo barasvleshmeri por partishmeria mbi te gjitha keta jane njerezit e diktatures breshka nuk del nga guacka. Duhet njerez me integritet qe te behet Shqiperia dhe do te vjne por keta breshkat neper kembe ste lejne te kalosh se jane sa nje mal.

    2. Njeriu says:

      Shikoni Rrokajn nga rektor behet kandidat per kryetar dege te LSI. TURP….. A behet kjo barasvleshmeri por partishmeria mbi te gjitha keta jane njerezit e diktatures breshka nuk del nga guacka. Duhet njerez me integritet qe te behet Shqiperia dhe do te vjne por keta breshkat neper kembe ste lejne te kalosh se jane sa nje mal.

    3. TJ says:

      Or Fadil, nga malesia e madhe! C’fare po thote profesori i nderuar Fuga?! Ato qe te gjithe i dime! Si te dalim eshte problemi?! A mund te dalim me ish shoket e Fuges ish ministra te”sukseshmen”?! Ky eshte problemi i Fuges! Rrotulloje rrotulloje ne nje vend vene! Te na roje Berisha dhe ish ministrat e tij?! Si e katandisen arsimin ne piken me te ulet, tani Pollo thote se “PD s’ka alternative ! Ata jane vetem Kunder”?! Dhe Prof. i nderuar Fuga i ka akoma shoke keta berishiste?Por, nuk mund te jesh nga malesia e madhe dhe te mbrosh Fugen se ai di te mbrohet vete me shoket ish ministra te PD?Duhet te jesh pjese e gjirizit berishist, te shkruash pacavere te tilla?!

  9. Pallatet Agimi says:

    Cilet jane miqte e tu dhe kush e ka ekselent verbin e tij politik!? E…hej… O gru, me jep nonji lek, paj zotin, ti fus i krkell te modh birre ketu poshte te Rrema se po me plas by…nga sikleti.

  10. liqeni says:

    ju furkat nga fryn era vertiteni,ineresin vetjak kini pare gjithe jeten su ktisi per popullin aq me pak per studentet,te gjithe duart e tyre shifni…..mjaft me demagogji na ngopet me brockullat tuaja ! ! !

  11. ZahoKoka says:

    Pse nuk flet hapur? Perse nuk je transparent zoti Profesor? Na merzitet me nen kuptime orientaliste, behunu burra dhe thoni: Ky ligj eshte nje pacavure juridike dhe u sherben ketij e atij klani maskarenjsh.

  12. Hiqni paralelet.... says:

    Profesor Fuga,
    ju lutem, mos shpresoni nga Shtresa,Klasa, politike.
    AtA jane Sepseja e kesaj gjendjeje, ne tere larmine e spektrit partive.
    Rama genjeu, premtoi, por edhe ai ska lidhje me Dijen, si kulture e Fisnikeri shpirti.
    Fuga, nuk besoj se kini nevoje per ta, nuk u kalojne dot ne heshtje.
    Nuk do guxojne, do ta shtyjne si projekt, si Portat e Betonit per te hyre ne Pyllin e Liqenit!
    Fuga perballe Rames, eshte si nje Parti e pagelltitshme, edhe pse kane nisur te miklojne, nga kjo bej kujdes, profesore…!

    1. Tili says:

      Po miklojn Fugën?? Kush po …..për Fugën

  13. Altin says:

    Ka vajtur per lesh PD … kane mbetur caqe bejne ciu ciu ne FB… .. si nje Mezini… Elmazi … kulluri dhe compani …me keta semerrpushtetin bllokmeneve te rinj aw ne 2027 ???

  14. Agim Cani says:

    …gjeja qe qesh me shume kur te thone filozof…!…cila eshte filozofija jote…?…qe mire ne kohen e Enverit se dhe lexoheshe , po tani kush te lexon…Naim Katnar Labinoti dhe Blendi Kokdjepi Fantomasi…

  15. Bond says:

    Profesor, ekziston ende PD?
    Hahah…

  16. Mico says:

    Respekte profesor, por PD me deputete te shitur dhe me Telit, Kullura, Elmaza, Bozdra, etj apo me hajnat 25 vjecare si Bode, Ruli, Topalli, Patozi, etj e kane braktisur totalisht elektoratin e tyre s’mund te presesh qendrim tjeter.
    Ndersa per arsimin s’ke pse pretendon te komentojne sepse kane qene vullnetare e spiune te regjimit te Enverit.
    Jane shume pak individe me kurajo qytetare si prof Fuga. Pse kaq frike per te qene te lire dhe kaq te shitur pas parase?!
    Fatekeqesi eshte se per pak para keto deputete te PD po shesin dhe rrezikojne te ardhmen e femijeve tane; dhe nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti qe kar ani i shqiptareve qe largohen i ngjan atij te viteve ’90.

  17. vuçipjerdhesi nga vuçidoli says:

    pd -ja eshte organizate terroriste do e veertetoje koha sepse ajotollahu i tyre eshte baba sali ISISI dhe lul

  18. redon says:

    Profesor Fuga
    Te gjithe kete katraure e ka bere ish ministri PD ,

    Shkelqesia e tij Z.Genc p….

    E gjen cdo seance ne parlament lexon deklarata shabllone.
    Ai eshte ne gjendje te sqaroje ty, mos u lodhe me Lushin a plakun e rrjedhur.Te le me goje hapur sa here qe flet,,,

  19. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Vetem per sqarim, i nderuar TJ: Me Berishen dhe “gjirizin”e tij nuk me bashkon asgje. Per mendimin tim, ai eshte armiku me i madh i shqiptareve, i te gjitha kohrave. Arsyet nuk eshte nevoja qe t’i them,mbasi i dime te gjithe. Por si intelektual, kam te drejten time te mendoj ndryshe nga shume komentues per prof. Fugen. E njoh vetem si emer,por shkrimet e tij i lexoj dhe i vleresoj…

    1. Tradita says:

      Fadil, hiqe percktorin intelektual, edhe intelektual dhe militant i majte nuk shkojne se bashku.

  20. shqipe says:

    “soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine
    Ç’me ngrifesh si gjeli i detit maje plehut. Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Tashme sa larg eshte per ju permbysja e diktatures. Nuk doni te kujtoni kohen kur u permbys diktatura, kur “vrima e miut ishte 500 grosh” per ju dhe u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve apo morret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist, dhe ne nje moment te pershtatshem, kur menduat se e kaluara juaj u harrua, erdhet perseri ne atdheun tuaj per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar ne te si grupim shoqeror i shpifur.
    Por une sot dua t’ju kujtoj shqiptareve se ti “profesor” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(e di vete pse) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet me te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper se po me perzihet, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “profesoret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji” tend per tu kthyer ne “profesoret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive duke dashur te na mesosh demokracine, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe ditet e fundit edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe analiste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta.

  21. shvejk says:

    Zoti Fuga kritikon PD se nuk merret me ligjin , por edhe vete ai ne kte artikull nuk merret fare me ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje