Pedofilia, një rast i izoluar apo fenomen në rritje?

14 Korrik 2015, 15:45Blog TEMA

Nga Enklid Pelari

Termi pedofili (nga greqishtja pais = femije dhe philia = dashuri) mund te shprehe predispozicionin natyral te nje te adulti karshi nje te mituri per arsye edukative dhe pedagogjike. Por nga ana tjeter egziston nje fije e holle qe e ndan kete te fundit nga synimet perverse te nje semuri seksual. Duke qene se ne aparence sjelljet e tyre jane te njellojta, ky “kamuflazh” eshte i veshtire per tu dekonspiruar nga te rriturit dhe jo me nga nje femije.

Kur themi per pedofilin i semure mendor, i  referohemi DSM (Diagnostic and statistical Manual of Mental Disorders; Manuali diagnostikimeve dhe statistikave te crregullimeve mendore) sipas se ciles pedofilia sanksionohet tek kategoria e crregullimeve seksuale dhe identitare te pergjithshme, ne vecanti poshte seksionit parafilite dhe nenkupton aktivitet seksual me femijet e parapubertetit, pra nga 13 vjec e poshte.

Sot ekziston nje besim i perhapur se rendi dhe progresi moral i nje kombi, praktikat besnike dhe te vazhdueshme te drejtesise, rendi dhe ndershmerise ne marredheniet reciproke, varen kryesisht ne konceptimin e sakte ndaj qenies humane dhe njohjes se te drejtave te tij[1]. Perbuzja dhe sulmet mbi vlerat e qenies humane, prodhojne pabarazite dhe permbysjen e vlerave ne strukturen shoqerore. Prej ketij keqkonceptimi ndaj rraces njerezore dhe te drejtave te saj ne antikitet ishin viktima te keqtrajtimit social gruaja, sklleverit dhe femijet.

Fete ishin te parat qe bene rrevolucionin social karshi gruas, sklleverve dhe femijeve ku i trajtuan ata si institucione me ligje, te drejta te barabarta si te tjerat si dhe luftuan klishete e trasheguara prej shoqerive primitive dhe pagane karshi tyre. Islami per here te pare i njojti femres te drejten e trashegimise dhe pasurimit. Nxiti popujt qe per cdo mekat apo gabim te lironin sklleverit dhe ti blinin ata per ti dhene lirine. Ndersa persa i perket femijeve ai ndaloi vrasjen e tyre (tradite e shoqerise pagane arabe) si dhe i la te drejte zgjedhjeje femijes ne rast te divorcit te prinderve se me ke te jetonte kur ai te behej adult. Po ashtu Profeti Muhammed a.s i mbante femijet prane cdo tubimi apo aktiviteti normal te te rriturve per mos te rrenjosur tek karakteri tyre ne formim e siper kompleksin e inferioritetit apo stepjen ndaj integrimit social.

Shoqeria njerezore e ka normuar si krim pedofiline nisur nga rrethanat jo te barabarta psikologjike te adultit dhe te miturit karshi nje marredhenieje seksuale qe mund te lind midis tyre. Pra disbalancat psiko-emocionale te raporti intim midis adultit dhe te miturit lene gjurme, shpesh traumatike, tek ky I fundit nisur nga zhgenjimi apo keqperdorimi seksual.

Ne 1988 Finkelhor[2] ne librin e tij traumat e femijeve te abuzuar seksualisht thote se: “Kater elemente ndikojne negativisht ne menyre traumatike tek femija i abuzuar seksualisht, akti seksual traumatizues, ndjenja e tradhetise pasiqe trajtohet si mjet seksual, stigmatizimi dhe ndenja e impotences kur akti seksual kryhet ne menyre te dhunshme. (…)  Keto kater elemente shkaktojne me pas keto trauma tek femijet; -Autostimulim te ulet, izolim social dhe antaresim ne grupet me te frustruara sociale si te droguarit, kriminelet dhe prostitutat, pra shenjat e stigmatizimit, -ankth dhe fobi –crregullime te gjumit –depresion  -probleme ne mesimnxenie – ftohtesi seksuale ose ngacmimi seksual ndaj femijeve qe mund te buroje nga ndjenja e pafuqise se shkaktuar nga abuzimi seksual ne fillim.”

Pervec ketyre efekteve, ne pergjithesi shfrytezimi seksual tek femija ndikon negativisht ne zhvillimin fizik, psikologjik, shpirteror, moral dhe ne integrimin social. Nisur nga presioni shoqerise civile shteti e ka bere punen e vet ku ne komisionin e ligjeve para nje viti u diskutua shembulli Britanise se Madhe, ku te krijohet nje regjister i krimeve seksuale, pre nga familjet dhe femijet te jene te informuar per fqinjet apo per personat qe kane kryer krime pedofilie kunder te miturve.

Kjo persa i perket shtetit nga ana tjeter prinderit kane peshen tjeter specifike te perkujdesjes karshi femijeve te tyre. Ketu jane disa keshilla sesi keta te fundit ti parandalojne femijet e tyre nga ky “virus” gjithnje e ne rritje.

Disa keshilla sesi t’i parandalojme femijet qe te viktimizohen nga pedofilet;

Nje burim te sakte statistikore mbi numrin e rasteve te abuzimeve seksuale me te mitur nuk ka. Pasiqe per nga natyra ky krim seksual mbahet i fshehte dhe nuk ekspozohet shume, qofte nga viktima apo qofte edhe nga vet pedofili. Mirepo “maja e ajsbergut” sa vjen e rritet cdo dite e me shume, aq sa pedofilet tashme jane sofistikuar dhe kane krijuar institucione qe “i mbrojne dhe perkujdesen per femijet ne nevoje” (lexo rasti I shoqates Jetimet ne Fokus). Rrjedhimisht eshte detyre e prinderve, enteve arsimore, shoqerise civile, shtetit, por edhe e gjithe shoqerise pa perjashtim qe te bashkepunoje dhe ta mbaje nen kontroll kete “gjender tumoriale” gjithmone e ne rritje dhe per te cilen brezat e ardhshem mund te na bejne factor se perse nuk morem masat e duar per ta parandaluar ate perpara se ta kurojme.

 *Islamolog

1 komente në “Pedofilia, një rast i izoluar apo fenomen në rritje?”

  1. tfgs says:

    sipas materialit qe flet per shkallen e rritjes se pedhofilia-s duke mare parasysh qe kemi te bejme me nje vend myslimon ku Mohamedi e ligjeron kete akt kriminal,i bie qe nje ne 8 gyzela te dal poustis…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje