Fundi i mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

14 Korrik 2015, 11:55Blog TEMA
Fundi i mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

Nga David Shefer

Rrugëtimi për në Srebrenicë, ku një gjenocid brutal ishte kryer 20 vjet më parë, mbetet një përvojë surreale. Qyteti shtrihet thellë brenda peizazhit të mbërthyer nga koha të Republika Srpska-s, në sektorin serb ekonomikisht të dobët të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Rrugët ndjellin një qytet fantazmë. Sheshi qendror është shterpë, me asnjë nga ato kafenetë tipike në ambient të hapur dhe të mbushura përplot nga vendasit dhe turistët, një gjë e zakonshme në qytete dhe qyteza të tjera në Federatën më të begatë, apo atë jo-serbe, të vendit.

Ende shihen shtëpitë gërmadha të myslimanëve në shumë prej rrugëve të Srebrenicës, të cilët u dëbuan nga forcat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç

. Disa milje në veri të qytetit gjendet ish-baza e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, Potocari, ku tani pushojnë eshtrat e coptuar të më shumë se 8,000 burrave dhe djemve kryesisht myslimanë, të masakruar brenda disa ditëve, në korrik të vitit 1995. Varrezat duken impresive por njëkohësisht paraqesin demonstrim të një ngjarje të tmerrshme jo vetëm për shkak të gjenocidit; por edhe për shkak të përcaktimit të të mbijetuarve që ajo të mbahet mend.

Shtëpia që është përdorur për të përdhunuar gratë myslimane, ndërsa burrat dhe djemtë ishin çuar drejt vdekjes së tyre, ende qëndron pranë varrezave. Ajo është zaptuar nga serbët. Çdo ditë, mijëra serbë të Bosnjës që jetojnë në këtë zonë ecin ose ngasin automjetet e tyre pranë shtëpive të shkatërruara të myslimanëve, fushës së gjerë të mbushur me gurë të bardhë të varrezave myslimane dhe shtëpisë ku u kryen përdhunime, që në mënyrë të guximshme iu përkujtojnë atyre të kaluarën e pamohueshme.

Për fat të keq, jo të gjithë në Republika Srpska besojnë se gjenocidi në Srebrenicë duhet të përkujtohet. Presidenti rajonal, Milorad Dodik, u ngjit në pushtet nga vërtitja e historive revizioniste të zhytura në mohim. Ai kundërshton numrin e myslimanëve të vrarë në Srebrenicë, duke pranuar vetëm faktin se “një mizori e rëndë”” ka ndodhur. Tani, ai dëshiron për të ngritur një “komision për të vërtetën” i përbërë nga “ekspertë” serbë, për të rishikuar ngjarjet e vitit 1995.

Ky revizionizëm shtrihet përtej Srebrenicës. Dy vjet më parë, kur Dodik dëshmoi para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë si dëshmitar mbrojtjes në gjyqin kundër presidentit serb të Bosnjës në kohën e masakrës, ai fajësoi myslimanët vendorë për luftën në Bosnjë.

I frymëzuar nga aneksimi rus i rajonit të Krimesë, Dodik është duke kërkuar një ndarje definitive nga Bosnja për Republika Srpska-n, edhe pse një veprim i tillë do të sfidojë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit që i dha fund luftës. Sa më shumë që ai mund të distancojë republikën e tij autonome serbe nga viktimat e tij, aq më lehtë do të gjejë mënyra për të mohuar krimet mizore të kryera nga forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës.

Për fat të mirë, faktet dhe ligji për Srebrenicën, si dhe shumë më shumë nga konflikti boshnjak, janë themeluar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Në tri raste të veçuara, Tribunali jugosllav ka dënuar të pandehurit serbo-boshnjakë, Radislav Krstic, Zdravko Tolimir, Vujadin Popoviç dhe Ljubisha Beara, për krim me përmasa gjenocidi në Srebrenicë, dënime që janë neglizhuar në mënyrë kategorike nga gjykata e apelit. Mlladiq, i cili është duke u gjykuar, dhe Radovan Karaxhiç, vendimi për të cilin pritet në tetor, janë duke u ndjekur penalisht për gjenocid dhe krime të tjera.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar gjithashtu se në vitin 2007 gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë dhe ka vlerësuar se Serbia ka dështuar në detyrën e saj ligjore për të parandaluar atë.

Vlera e madhe e gjykatave penale ndërkombëtare dhe gjykatave të përziera ndërkombëtare, është se ato dokumentojnë fakte të qarta publike të ngjarjeve të cilat për nga përkufizimi janë pothuajse të zymta dhe të kontestueshme. Përmes hetimeve rigoroze dhe ndjekjes penale të krimeve mizore (përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës), këto gjykata ofrojnë përgjigje të qarta në lidhje me përpjekjet e mohimit apo revizionizmit nga politikanët dhe ekstremistët.

Gjyqtari Carmel Agius, nënkryetar i Tribunalit për Jugosllavinë, tha kohët e fundit në lidhje me gjyqin kundër Popoviq-it, të cilin ai e kryesoi, se: “Unë nuk kam asnjë dyshim se pas vendimit të Dhomës së Apelit, çdo përpjekje për të mohuar se në Srebrenicë është kryer gjenocid, mund vetëm të konsiderohet si një shtrembërim i qëllimshëm i së vërtetës”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po shqyrton një rezolutë të paraqitur nga qeveria britanike që dënon çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë, ose krimeve të tjera mizore të dëshmuara në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo përshkruan një mohim të tillë si “përpjekje për të penguar pajtimin” në vend. Dhe me të vërtetë, grupet e viktimave me të cilët kam biseduar, nuk mund të imagjinojnë pajtimin me serbët e Bosnjës për aq kohë sa ata janë duke u përpjekur për të rishkruar historinë.

Vitin e kaluar, Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri një rezolutë të ngjashme në formë nga jurisprudenca e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën, e cila dënon “pa rezerva” mohimin e gjenocidit në Ruandë, në vitin 1994.

Varet nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë Rusinë, e cila mban lidhje të ngushta me serbët, për të vendosur nëse kujtimet tona për ngjarjet në Srebrenicë do të formësohen nga mohuesit dhe revizionistët apo nga faktet siç janë regjistruar nga juristë ndërkombëtarë. Shpresa ime është që një ditë një kafene kumbuese në ambient të hapur të qëndrojë pranë një ndërtese të rinovuar në pronësi myslimane në Srebrenicë, ku njerëzit e kulturave të ndryshme flasin me plotë vetëdije për të kaluarën dhe me optimizëm për të ardhmen e tyre të përbashkët. Por përpara se kjo të ndodhë, përpjekjet për të mohuar gjenocidin që ka ndodhur duhet të varrosen.

Autori është profesor i juridikut në Universitetin Northwestern dhe ish-ambasadori i SHBA për çështjet e krimeve të luftës.

1 komente në “Fundi i mohimit të gjenocidit në Srebrenicë”

  1. Blerim says:

    mongolet dhe jevgjit serve, produkt kurvash dhe rrac prostitutash duhet te rripen te gjalle te gjithe dhe te digjen ne furra

    rrac e qelbur minjsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje