Nuk është Europa që duam

9 Korrik 2015, 21:30Blog TEMA

Nga Doriana Metollari

Erdhi Merkel, iku Merkel dhe shqiptarët sot nga pak të gjithë ndjehen gjermanë. I doli nami dje Merkelit për thjeshtësinë e saj dhe simpatinë me të cilën e pritën njerëzit. Asnjë presje nuk ua heq këtyre, sepse unë ende nuk e kam kuptuar pse njerëzit duan pushtetin apriori me shumë sesa të vrasin mendjen për pushtetin.

A t’i pyesim pak grekët çfarë mendojnë për Merkel ? Jo, jo, më mirë jo.

Më shumë sesa gruaja e hekurt e Europës, ka media në Europë po flasin për Merkelin si një grua depresive e cila po merr vendime, që rrezikojnë ta ndajnë europën në dy pjesë: veriore dhe jugore. Në një pjesë të madhe sundon Franca – Gjermania dhe Britania, pjesa tjetër u përshtatet. Kjo është Europa ku duam të shkojmë ? Jo, nuk besoj.

Janë të dukshme investimet gjermane në Shqipëri çfarë do të sjellin me siguri standard sepse shqiptarët kanë dëshirë për t’u përmirësuar dhe përshtatur modernes dhe pse këtë e bëjnë në mënyrë të sforcuar disa herë, gjithsesi e bëjnë. Të gjithë popujt e lirë i janë përshtatur atij që i ka dhënë një shembull të mirë. Lajmi nuk është që Shqipëria po rritet, lajmi është se po rritet shpejt, dhe druaj të mendoj nëse po kalon nëpër atë rrugë që sot mallkojnë europianët.

Fat për shqipërinë së është e vogël dhe më besoni kur them se në mes të kësaj Europe sot është fat të jesh i vogël, jashtë Euros, mundësisht i padukshëm. Europianët mendojnë se Merkel po e përdor pushtetin dhe po ndan kontinentin. Kohët e fundit mediat flasin pak për Greqinë. Ne e nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me të por secili andej e ndjen se kjo ka për të qenë një epokë krejtësisht e re për të gjithë, ku për ironi të fatit, të vegjëlit do të mund të duken të mëdhenj një ditë. – See more at: http://www.hermesnews.org/articoli/analiza.asp#sthash.gg6b5PTX.dpuf

13 komente në “Nuk është Europa që duam”

  1. tfgs says:

    kur vjen Erdogani,te nesermen sunitet ndjehen me turq se turqit…….

  2. Ani Jaupi @ Aulona Musta says:

    Cfare tyrylycke kjo pa pike shije dhe ide…

    1. merkeli says:

      komente me idiote skam pa

  3. Daja says:

    Eshte mosha e te riut kur del ne jete, qe e ben te mendoje qe do konkuroje boten, dhe kjo gazetare e re kujton se tezat e saje jane me se te qendrueshme. shikoni kur thote ” dhe me besoni “” gjithsesi te uroj suksese ne jeten e gazetarise.

  4. sabo says:

    Diana me vjen keq por vetem nji tru shkundur mundet te shkruaj te till artikulli

  5. loni says:

    oj doriana ke shkruar nje shkrim pa kuptim,asgje nuk thua per europen qe duam,ik moj doriana laj ndonje zyre se nuk je ti per te analizuar europen,analize bajate.

  6. Klimax says:

    Ju tremb Europa dhe nuk ju tremb vetvetja, barbarizmi, kanibalizmi, korrupsioni, varferia, mungesa e demokracise, e drejtesise, e sigurise, e respektit te individit, te prones dhe te shtetit qe nuk egziston????!!!!
    Nga ana tjeter ne mes nesh duket normale kur degjojme se jemi me amerikan se amerikanet, me gjerman se gjermanet, me turq se turqit, me italian se italianet, me katolik se Papa, me hitlerian se Hitleri, me marksist se Marksi, me terrorist se terrorizmi!!!!!!!!
    Mire qe jemi te gjitha keto, por, e kemi pyetur vetveten ndonjehere se a jemi pjese dhe a kemi llogjiken e asaj bashkesie qe quhet specie njerezore?

  7. batoni says:

    Mero, mos vur shkrime te tilla ne gazete! Kjo flet kodra pas bregut; Qe titulli shkrimi thote nuk eshte Europa qe ne duam! Po s’te pelqen Europa, iki andej nga konfernca islamike qe je antaresuar. Europa kjo ka qene, kjo eshte dhe kjo do te jete me te gjitha te mirat dhe te keqiat e saj. Ka ngritje uljet, por ka vizionin e saj shekullor dhe nuk ngeli ta analizosh ne menyre empirike ti, moj vajze, pa asnje argument. Merkele ka forcuar Europen dhe jo e ka ndare. Po te vjen keq per greket ty se ç’mendim kane per Merkel apo gjendjen e tyre, dergoju ndonje vaporr me miser si u dergoi Enveri ne 1972 se ne vend te bukes kafshonin doren. Apo deshe te thoshe dhe ti nje llaf?

  8. ufot says:

    ça eshte ky artikull, pse eshte botuar??? Ncncncn po ti duke pire kafe te blloku e ke shkruar kete paçavure o goce…..

  9. Sh says:

    Jo te gjithe te vegjelit kane shacin e Greqise ,per te jetuar me miliarda nga Europa . Le ta provojne shtetet e tjera kete kokeforci per mos te kursyer ,ne emer te demokracise .Ta shohim nese do te munden te perfitojne ndonje kacidhe . LYPJA FAQEN E ZEZE E KA ,POR PA GJA NUK TE LEN .

  10. demo says:

    Ne kete rubrike te Temes jane disa qe e tregojne veten me ato qe shkruajne si ‘Idiotet me te mencur” qe munt te kete Shqiperija.Psh nje fare Klimaxi qe I duket vehtja super.Claus, tfgs etjere.Dhe se fundi ashte dhe kjo biba me siper qe ka tru sa laraskat e zeza qe kerkon nje Europe tjeter per bythen e saj. Vazhdoni me kete menyre dhe kritikoheni pa teklif Shqiperin dhe Edi Ramen. Se shpejti Edi do te ju beje nje picture madheshtore se bashku dhe lulushin dhe Berushin qe besoj se do te kete sukses te jashtzakonshem.

  11. tfgs says:

    e paske kuptu shkrim tfgs hahahaahahahhahaha

  12. doriana metollari says:

    une ju falenderoj te gjitheve
    per vemendjen. shoh qe askush nuk ka per te thene gje ne lidhje me permbajtjen e tij. nese dikush eshte ne gjendje ta beje mund te zhvillojme nje debat me interesant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje