Sa lehtësisht e tmerrësisht mund ta kuptosh që jetojmë në një botë të fortësh.
I forti është më i miri.
Mbase ky ligj mund të duket një ligj xhungle, por si një vend i hapur dhe demokratik ne marrim ligje të huaja dhe i miratojmë për vendin tonë.
Dallimi midis xhungles dhe kësaj ane të botës ku jetojmë ne , është mospasja e një parlamenti.
Në xhungël nuk kanë një parlament me anë të cilit të merren ligje nga e gjithë bota dhe të mirosen apo miratohen.
Mes shumë ligjeve që kemi marrë nga jashtë nuk përjashtohen as ligjet e xhugles, për miratimin e të cilave nuk ngrejmë kartona, por ngrihemi vetë në këmbë, sepse pikërisht kështu e thotë po i njejti ligj.
Nga kush dhe ku s’po flitet për dekriminalizimin e këtij parlamenti, por duke e patur të veshtirë të dekriminalizojmë parlamentin ne kemi vendosur të dekriminalizojmë parlamentarët.
Gjithsesi aq e kriminalizuar është kjo shoqëri, saqë edhe nëse duam t’ia fillojmë dekriminalizimit nuk dimë se ku t’ia fillojmë.
Ç’të dekriminalizosh më parë në k’të vend?!
Të dekriminalizosh çerdhet, kopshtet, shkollat, jetimoret, azilet, konviktet, spitalet, farmacitë, ushtrinë, policinë, gjykatat, prokurorinë, ministritë, drejtoritë, tregjet, transportet, doganat…?!
Nga t’ia fillosh?!
Meqë pothuajse biem dakord që bërthama e shoqërisë është familja, mendoj që këtu duhet t’ia fillojmë.
Duhet të dekriminalizojmë familjen, pastaj fisin dhe pastaj fshatin apo qytetin, e kështu të provojmë nëse mund të dekriminalizojmë institucionet.
Për aq kohë sa i respektuari i fisit është i forti i tij, që do të thotë i pasuri i tij, s’kemi pse presim të na dekriminalizohet parlamenti, madje as nuk duhet të dekriminalizohet sepse i bie që demokracia të mos jetë funksionale.
Në parlament duhet të shkojë ai me të cilin shumica e fisit, e fshatit apo qytetit të tij krenohet e përfaqësohet.
Ndryshe kemi mosfunksionim të demokracisë.
Nëse kryetarët e partive vijnë në familjet, fiset, fshatrat apo qytet tona dhe shohin që më i respketuari ndër ne është ai që ka më shumë para, dhe jo ai që ka më shumë shkollë, atëherë ata me të drejtë duhet të na e bëjnë më të respektuarin deputet.
Për aq kohë sa familjet tona kënaqen kur djemtë e tyre kthehen prej jashtë shtetit me thasët plot para të pista, apo mërziten kur djemtë e tyre nuk ia dalin të vijnë kështu, dekriminalizimi është i largët.
E për aq kohë sa të jetë kështu, çerdhet, kopshtet, shkollat, jetimoret, azilet, konviktet, spitalet, farmacitë, ushtria, policia, gjykatat, prokuroritë, ministritë, drejtoritë, tregjet, transportet, doganat nuk do të dekriminalizohen.
Do të jetë gjithmonë dikush që do t’i vrasë turistët, po ashtu siç do ketë gjithmonë kujdestarë apo kujdestare që do të na dhunojnë fëmijët.
Nëse jemi një shoqëri që ata që vjedhin Italianët në shtëpitë e tyre, i quan heronj të punës, s’kemi pse çuditemi kur po të njëjtët i vjedhin apo i vrasin italianët kur ata vijnë në shtëpinë tonë si turistë.
Në një shoqëri ku i mirë është vetëm i forti, nënkuptuar me të fortë çdo kënd të veshur me ndonjë lloj pushteti, jetimët, gratë dhe turistët nuk kanë vend.
Kshtu ka qene perhere!
Enter Hajdar-Stervitesi e di mire jet pune ..ai shtypet keqasi nga te fortet..
valla , bravo .
mjep nji fie qiftelin me knue tash kangen.
eeeeeeeee ring-rrng-ring
cohu rexho comu caro ,ring-ring-ring,
cohu mai miri nanes o ring-ring-ring
pa marr asnji viagra o rexho ,
e ooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ring-ring-ring
Pikes i ke rene o cun!
Shtet qe komandohet nga te fortet. Ata jan kapot. Neper zyra nderrohen vetem ekzekutoret
Per cilen grua e ke fjalen, per ate te jetimorja e shkodres…