“97” pa krisma

6 Korrik 2015, 18:39Blog TEMA
“97” pa krisma

 

Nga Besnik Gjongecaj

Nuk është fjala për djegjen e Shqipërisë; as për bandat e jugut, për zvarritje trupash në sheshe qytetesh, për tanke që gërryenin tokën e këtij vendi, për arratisje shqiptarësh… Nëse e ke vizatuar atë vit në memorie dhe ke bërë pjesë të saj gjithçka që i dha fytyrën e djallit atij viti të mallkuar, pra, nëse ke memorizuar edhe shkoqjen e PD, do të kuptosh lehtësisht se e tillë, një pirg rëre, rrënjëshkulur, kjo parti është kalcifikuar në relievin e të gjitha tabllove politike të pas 97. Prandaj edhe në tabllonë politike të vitit 2013, të vitit 2015. Shumë gjëra kanë ndryshuar që prej atij viti. Shqipëria e kërrusur ka filluar të drejtojë trupin, eshtrat e deformuara nën peshën e rëndë të bijve që s’e deshën kurrë. Ajo që nuk ka ndryshuar është PD. Që prej atij viti ajo mbeti një grupim autokratik, nën sundimin e kryetarit-autoritar, e zënë në grackë njeherë e përgjithmonë nga kulti i individit. Pa asnjë profil politik të dallueshëm, përkundrazi, të mjegullt, veshtullor, pa konture, pa kockë. Një grupim amorf që nuk mësoi asgjë megjithë goditjen fatale të vitit 97. Që nuk mundi të shndërrohet kurrë në një institucion politik.

Viti 97 ishte sa i zi, po aq edhe një shans që PD të rithemelonte vetëveten. Në shënimet e asaj kohe kam ruajtur fjalën e dorëheqjes sime para Këshillit Kombëtar, në prill të 97. Për herë të parë në një mbledhje të PD thashë atë që të gjithë druheshin ta thonin: që problemi më serioz i partisë është shkalla e ulët e institucionalizimit të saj. Jeta politike e PD rregullohet nga një statut i vjetëruar dhe me këtë nënkuptoj atë që pushteti brenda partisë nuk “shpërndahet” midis organeve dhe autoriteteve te partisë, përkundrazi, është akumuluar në pak duar, thashë. Vetëm një shpërndarje e pushtetit do të mund të rrisë “sigurinë demokratike” të partisë, sepse sjellja apo reagimi institucional është gjithmonë më i sigurtë, megjithëse më i ngadaltë, se sjellja apo reagimi individual, sado të besueshëm dhe kapacitivë të jenë individët. Reagimi si institucion i partisë, theksova veçanërisht, do të kishte frenuar me siguri ato procese degjeneruese dhe zbërthyese që ndodhën me PD në jug të vendit. Thashë, më së fundi, se meqë unë nuk arrita të kontriboj realisht në procesin e institucionalizimit (demokratizimit) të PD, kjo gjë formon një shkak të mjaftueshëm për dorëheqjen time.

Isha i bindur që jo pak njerëz ishin dakort me mua në atë sallë morti, ku zhvillohej ajo mbledhje-procesion varrimi. Sigurisht, sipas një stili të njohur punist, kryetari gjasme i PD-së së asaj kohe, z. Shehu, u çua menjëherë pas meje për të goditur heretizmin tim. E nxorra jasht atë nga fokusi i vëmendjes dhe menjëherë, sikur ai dhe të tjerët të mos ekzistonin më, përpara meje, si një humnerë që na kishte fundosur të gjithëve brenda, m’u çfaq ai vend bosh në statutin e PD, mungesa e atij neni që ulëritshëm priste të shkruhej se ç’kishte apo ç’nuk kishte në dorë kryetari i partisë. Nje statut i çuditshëm dhe një kryetar partie akoma më i çuditshëm, i cili, nga që nuk ishte shkruar asgjë për të, mund t’i kishte të gjitha në dorë: mua, të tjerët, strukturat, partinë. Ai nen, sigurisht, ishte lënë ashtu për z. Berisha. Tani është harruar ajo kohë, por problemet janë ekzaktësisht të njëjta për PD. PD nuk ka mësuar asgjë nga tragjedia e vitit 97. Asgjë nga të gjitha tragjeditë, humbjet, tradhëtitë e pas atij viti. Përkundrazi. Autoritarizmi e ka tharë përfundimisht PD. Ajo e ka humbur bazën popullore të kohës së themelimit, sepse nuk shkëmben as pushtet dhe as nuk komunikon me të. Ekzaktësisht si në 97, PD ka mbetur pa rrënjë, është shndërruar në një “parti prej letre”, të cilën, era e parë që mund të fryjë do ta zgërlaqi po ashtu si bëri 18 vite më parë. Shenjat kanë kohë që janë dhënë: 2009 (e pamundur qeverisja pa LSI); 2013, 2015.

Menjëherë pas humbjes fatale në garën politike pa LSI të vitit 2013, z. Berisha e kuptoi që më shumë se një humbje e zakonshme, zgjedhjet politike të atij viti ishin, as më shumë dhe as më pak, shpërthimi i një urrejtje popullore ndaj tij. Jo shumë e pangjashme me atë të 97. Sipas një stili të njohur, ai nuk bëri asnjë analizë publike për humbjen, por për veten e tij e bëri një analizë, sigurisht. Do të duhet të ketë qenë produkt i kësaj analize private nevoja për të bërë sikur largohet dhe për t’ia kaluar pushtetin z. Basha, njeriut që krijoi në laboratorin e psikoanalizës së tij. I cili, sëpaku, duhet të plotësonte tri kritere: të ishte sipërfaqësor, pa përmbajtje, pa nerv; të kishte një personalitet të dyfishtë, dmth të merret me politikën por jo të jetë i lidhur me të aq sa me interesa jasht poltikës, çka e bën lehtësisht të largueshëm nga pushteti nëse do të duhet, në një të nesërme, të zëvendësohet nga dikush tjetër; dhe, kjo është më e rëndësishmja, të ishte pjesmarrës në ngjarje që nuk do të mund të guxojë t’i tregojë kurrë dhe në asnjë rrethanë, apo nuk do të mund të mbijetojë nëse ato tregohen një ditë nga të tjerë, çka e bën edhe të telekomandueshëm. Z. Basha i plotëson të tri këto kritere. Prandaj, me të marrë pushtetin në PD, ai nuk bëri kurrë një analizë të humbjes fatale të 2013-ës. Ai i mbylli në një kazan që vlon të gjitha ato që kishin ndodhur në të shkuarën e PD: autoritarizmin, kultin e individit, tharjen(atrofizimin) e strukturave të partisë për shkak të humbjes së funksionit, shndërrimin e statutit në një letër të zakonshme që as nuk e lexonte më njeri, votimin fals dhe të gënjeshtërt, emërimet atje ku duhet të bëheshin zjedhje dhe mbi të gjitha, zgjidhjen e problemeve të partisë jasht saj dhe me njerëz që nuk ishin as autoritete dhe as pjesëtarë të organeve të PD. Aq më shumë: krijoi një kryesi jo politike të PD, me njerëz që kanë përgjegjësi në nivel teknik për sektorë të caktuar dhe jo për zgjidhjet politike në nivel vendi. Duke mbetur kështu, automatikisht, i vetmi autoritar në procesin partiak (politik) të vendimmarrjes. I vetmi, por jo i pari, sigurisht. Në këtë gjendje e futi PD në zgjedhje z. Basha, me kazanin që vlonte nën kapak. Rezultati i 2015 nuk mund të ishte ndryshe, prandaj. Një rezultat të cilin, ashtu si bëri me 2013, nuk do ta analizojë kurrë në dimensionet e tij dramatike. Edhe nëse urdhërohet, ka një probabilitet të lartë që analiza të jetë vetëm sipërfaqësore, madje edhe e shurdhër, për shkak të zhurrmës së borive qaramane të shkeljes së standardeve.

Nëse gjykimi mbi humbjen e PD në zgjedhjet e 2015 do të përfundonte këtu, ai do të ishte i paplotë, madje edhe cinik. Njerëzit e thjeshtë, në fund të fundit, nuk duan të dinë se ç’ndodh brenda partisë për të cilën votojnë, por se ç’ka bërë, apo ç’mund të bëjë ajo për ta, plotësimin e interesave të tyre. Në fakt, këtu edhe fillon drama e vërtetë e PD: te ajo se ç’ka bërë për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Spontanisht, madje pa u kujdesur të kontrollonte procesin, me të marrë pushtetin në 2005, PD filloi të qeverisë vendin ekzaktësisht ashtu si qeveriste vetëveten. E sundoi Shqipërinë me një regjim autoritarist, që u karakterizua si regjim hibrid; pra, si një regjim që vetëm çfaqjen e ka demokratike, por funksionon si autoritarist. U bë përgjegjëse për shndërrimin e korrupsionit në formë të ekzistencës së qeverisjes. Stimuloi diskriminimin politik, në çdo nivel dhe qoshe të shoqërisë, ndërsa varfëria u bë gati gati migjeniane. Frymëzoi krijimin e një policie politike; i vuri kazmën standardeve të arsimit; sistemi shëndetësor u gërrye në mënyrë të paskrupullt. Krijoi mafien parlamentare; pandëshkueshmërinë ose ndëshkueshmërinë selektive e bëri rregull të shoqërisë, ashtu sikundër ngrirjen dhe komandimin e të gjitha institucioneve të vendit përmes klientelizmit dhe elektromanjetikës nepotike, familjare, e shndërroi në formën përmes së cilës funksiononte shteti shqiptar. Në ndërgjegjen politike të kësaj partie rëndojnë vjedhjet më të mëdha të bëra ndonjëherë në historinë e këtij shteti, që nga krijimi i tij; dhe vrasjet më makabër të bëra ndonjëherë në krejt historinë e botës demokratike. Çka e shndërroi Shqipërinë në regjimin autoritarist një hap larg vendosjes së diktaturës.

Asnjë gjykim mbi rënien dramatike të peshës elektorale të PD nuk mund të lerë jasht vetes një fenomen politik që, në fakt, e kriminalizoi PD më shumë se çdo gjë tjetër në vitet e qeverisjes së saj. Janë të gjitha shenjat se, veçanërisht në qeverisjen tetëvjeçare, PD u interesua të ndryshojë konstitucionin politiko-moral të shqiptarëve. Ta zëvendësojë prirjen tradicionale të tyre në vlersimin e individëve apo partive, prirje që bazohet te kritere morale, meritokracie, madje edhe të trashëgimisë patriotike e vlerave familjare, me një pragmatizëm banal dhe të shthurur. Këtë e bëri në rradhë të parë duke dhënë shembuj nga vetja, si funksononte ajo. Si përcaktoheshin deputetët në listë, si përcaktohej se kush do të ishte kandidat për një bashki, komunë, si bëhesh drejtor në ministri, si merrje një vend pune qoftë edhe fare të thjeshtë, si merrje një diplomë, si bëhesh profesor në universitet, si futesh në një tendër, etj. Natyrshëm, sepse edhe nuk fshiheshin më nga sytë e njerëzve, madje përkundrazi, viheshin edhe më shumë në pah pasi edhe nuk ndëshkoheshin, kjo mënyrë jetese e “shokëve atje lart” filloi, gradualisht, të ndryshojë mentalitetin e njerëzve atje poshtë, shqiptarëve të thjeshtë. Jo pa tronditje të thella, instinkti i mbijetesës i detyroi shqiptarët të përulen dhe të adoptojnë në jetën e tyre metoda që vetë PD-istët me pushtet aplikonin për t’ia dalë mbanë. Prandaj, s’kishte se si që shqiptarët të mos përdornin këtë mentalitet të ndryshuar (dhunuar), parimet e këtij pragmatizmi vulgar dhe të shthurur, tashmë, edhe për të vlersuar vetë politikanët. E gjithë kjo ndryshoi edhe sistemin e vlerësimit të politikës në vend. Ai filloi të mos mbështetet te vlerat, përkundrazi, te antivlerat. Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe që një politikan edhe vjedh edhe votohet; edhe vret edhe votohet; edhe rren edhe votohet. Zëvendësimi i mentalitetit tradicional me atë të pragmatizmit imoral e të shthurrur, u bë, prandaj, edhe shtrati më i gjerë i degjenerimit politik dhe i degjenerimit në përgjithësi të shoqërisë shqiptare. Aty, te ai shtrat, flenë dhe riprodhohen të gjitha perversitetet: shitja dhe blerja e votave, shitja dhe blerja e diplomave, vlersimi i politikanit mbi bazë të veseve më shumë se mbi bazë të moralit dhe respektimit të ligjit, deformimi i krejt sistemit soicio-politik të vendit.

Në këtë proces politik kriminalizimi, krerët e PD harruan që kishte të tjerë edhe më të aftë se ta për të marrë votat e njerëzve me qytetari të deformuar. LSI po ushqehet dhe rritet në terrenin e këtij llumi të përgatitur nga PD. PD ra pre e babëzisë kriminale të vetëvetes. Nxorri sytë në vend që të vinte vetulla. Si e tillë, e ka humbur përfundimisht të ardhmen. Parti që deformojnë konstitucionin politiko-moral të votuesve në funksion të interesave të tyre politike janë destinuar të shuhen. Popujt ecin para sepse rigjenerohen. Partitë jo. PD, sigurisht që jo.

7 komente në ““97” pa krisma”

  1. Shkruni dicka per aktet TERRORISTE te asfalise gerrke ne famekeqen 97 se panajotat jan bo me krah qe i “mbeshtesin komentusat europian” dhe dun me ma nxjerr te keqinj!!!

    Pleeeeeeeeehra gerrke…nuk harrohen zgerdhimjet si hiena savane per 97 kur ne Shqiperia dirdhej gjak dhe jo Pabesi Borxhliu Afgan!!

  2. O Besnik, meqense te kam te njohur qe kur ke qene studente ne Institut (Kamez) dhe kemi shkembyer ne keto 35-vite njohje shume e shume here mendime intelektuale te cdo niveli, me maturi e qetesi, nuk mund te te lejoj (edhe pse jam Tirons 100% nga te dy prinderit, dhe vertete 100%, e jo te atyre te ardhur ne Tirane ne 100 apo 150-vitet e fundit) “bandat e jugut”.
    Sepse “LOJA” apo me mire kriminalizimi i 1997 filloi ne zyren e Sali Berishes dhe ne Veri u krijuan bandat e para te armatosura (qe u rekrutuan nga Shaban Memia e Azem Hajdari duke filluar nga Kamza e hypur siper deri ne Malsine e Madhe).
    Prandaj Profesor KUJDES se Memorja dhe njerzit e gjalle si ne Tirane dhe ne cdo cep te Shqiperise nuk e harrojne kollaj tragjedine *MADE IN BERISHA & PD* te 1997, e nuk mund sot askush te shkruaj pallavra e konsum ditor (nese nuk te ka cuar SMS Doktori nga Vicidoli, qe te dalesh ne Media e te quash Jugun, banda).
    Prandaj nese ke nevoje per do “Vere me fruta stine” na thuaj se do te jap 10-shishe dhe 10-Kg fruta (kryesisht Molle, se ate ke qejf shume Ti, kur pine).

  3. ziggypop says:

    Si I djathte te pergezoj per shkrimin. Ndaj mendimin tend dhe shpresoj ne formulimin e nje partie qe te perfaqesoje ato qe PD duhet te kishte ofruar qe ne fillim te viteve 90. Deri atehere vota ime s’ ka adrese.

  4. Shkodrani UK says:

    Zotnia ma lart thote se ka mbarue fakultetin ne Kamze. Ndoshta. Un mendoj se ka udheheq institutin Pedagogjik te Shkodres. Mos e godit me pambuk ore Besnik,nje regjim kriminal e injorant si ai i Sali Berishes ne dy periudhat famkeqe te drejtimit te tije. Ahmet Zogolli,nje palo turk,qe u vetshpall mbret i Shqiptarve ishte burre,ani se i poshter e kriminel,kurse kjo monstra perverse e Tropojes Sali Krim Vicidoli,nuk ishte kurre burre,por mashkull kurve,i pabese, frikacak e kriminel gjakftohte. Uriah Hipi i komunizmit asht perversi dhe krimbi i ndyte i vegjetuem ne bythen e Enver Hoxhes.Shpesh lexoj shkrime te ju “intelektualeve” te Trap ojes si ti Bislim Ahmeti(c’fare anadollak emni) e tj. Ju jeni vertete trusti i Geshtejave sic ju quan Z Shinasi Rama. Asht e drejte. Tropoja prodhon vetem geshtenja,injoranto-kapadai dhe kurva politike. Zoti ju shtofte prodhimin,por nuk besoheni ma.

  5. Tomorri says:

    Shkrim me porosi ne se mbetet diçka le te mbese per konsum te fakirve te PD se populli shqiptar e ka te qarte banden se ku u formua ne Jug apo ne veri me baza furnizimi ne Kamez.Leri pordhet more Besnik se je larguare por duhet te largohesh me shume se vjen nje dite dhe te numerohen kusuret.

  6. Shkodrani UK says:

    Vijon……

    97-ta nuk duhet harru.Asht e vertete se Don Kishoti i Vicidolit,ose Haxhi Qamili me kollare,mblodhi horra e zagare neper shpella e hije pishash,pa tru,pa shkolle e pa karakter,njerez te rritun ne injorance e incest,u hapi deren e bodrumit dhe i leshoi si qent me virusin e terbimit kunder popullit.Ai ishte kapobanda,ai mesjetari tutkun i Vicidolit. Ato ishin bandat,qe edhe pse te cfilosuna,veprojne prape sot. sali Krimi asht fryma e krimineleve ne Lazarat,e tritol venesve neper Shqiperi,e Mjacajve qe vrasin turiste,fryma e krimit ne cdo qelize te ketij vendi.Mbroje Besnik se e ke krytarin e Trustit,mbroje sic e mbron Sami e Agim Nezaj,Muto Bucpapaj,A Frangaj, fev ziuuu,Shkerdhaku,deri tek Preci i Zogjit. Por kurven nuk mund ta bani te Virgjer. Me dhiiiimbseni o kukuvajka mjerane.

  7. nardi says:

    PD ra preh e babezise kriminale te vetvetes…..

    me konkretisht?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje