Kaç Islami, ose Kastrioti i shpërbërë

5 Korrik 2015, 21:16Blog TEMA

Nga Mihallaq Qilleri

 
Nuk flasim për një individ të qelbur. Ky ish-komunist, të cilin Partia e Punës e dërgoi për specializim në Francë, vjen sigurisht, jo thjesht nga Mallakastra partizane, madje, as thjesht nga Mallakastra e Mehmet Shehut, por nga Mallakastra e pas anatemave për ish-kryeministritn komunist dhe reprezaljeve që u bënë mbi idhëtarët e tij. Kjo kavje njerëzore prokomuniste nuk mund të bënte hapa intelektuale pa përkrahjen e PPSH dhe opinionin majtist të bashkëfshatarëve të tij. Për specializimin në Paris ai u konsiderua në postdiktaturë si intelektuali prudent i lidhjes mes ideve të Lindjes dhe Perëndimit, diçka e afërt me shkollimin dhe indoktrinimin e Sali Berishës.

Por ka një ndryshim. Nëse Sali Berishën Ramiz Alia e dërgoi në demonstratat e studentëve të qetësonte Azem Hajdarin bashkëtropojan, Kaç Islami hodhi rrënjë në partinë e Fatos Nanos. Madje, si supermen intelektual në oborrin e pluhurosur të viteve ’90, ai do të kërkonte rol udhëheqës në grupimin ish-komunist. Dhe ia arriti të merrte postin e Kryetarit të Kuvendit e më pas të Ministrit të Jashtëm. Ishte aq komunist ky individ sa nuk e besonte kurrë faktin se partia e tij mund të lëshonte pushtet, ndërsa udhëheqësi i saj mund të jepte një ditë dorëheqjen. Ishte aq komunist sa mendonte se postet dhe privilegjet janë të pavdekshme, ndërsa çdo riosh tjetër që mund të sjell në një ish-parti komuniste ide transformuese, është thjesht një tradhtar.

Kështu ndodhi që kur në krye të Partisë Socialiste erdhi Edi Rama, – sigurisht mes përplasjesh dramatike me vet Fatos Nanon e vetdorëhequr, por me idhtarët e dinjitarët e tij të pakundërshtueshëm,- Kastriot Islami e quajti thjesht një kalama këtë guximtar që synonte kreun e PS, pra, kreun e pushtetit të ardhshëm, pra kreun e privilegjeve, – sipas tij. Dhe u radhit me ata 5-6 individë nanoistë që iu kundërvunë kryetarit të ri. Asgjë të keqe nuk ka deri këtu. Ndryshe nga partitë ideologjike komuniste, partitë në demokraci janë arena interesash të fshehura nën gurët e pushtetit të shumicës.
Por ajo që të vret në këtë fare sjellje të individit Kaç Islami është klithma që ai lëshon për Ben Blushin që ky të krijojë një parti të re socialiste. Pra, thjesht, një parti që të mos udhëhiqet më nga Edi Rama. E shpalli së fundi lakminë, urrejtjen, karakterin dhe interesin e tij.

Ky njeri nuk ka qenë asnjëherë socialist, madje as punist, madje as i majtë. Ky qe një interesaxhi i vogël ish-komunist, Partia Socialiste e Shqipërisë është një organizëm i së majtës shqiptare dhe nuk është ngjitur pas asnjë emri. As të Edi Ramës, sikundër nuk ndenji me Fatos Nanon. Të tjerë emra do ta udhëheqin atë, emra krejtësisht të përkohëshëm, të cilët mund të punojnë mirë, apo keq, mund të mbeten të lavdishëm, apo të menderosur, ndërsa shumatorja e ideve të majta, socialiste, puntore, të shtresës së mesme, do të jetojnë në jetë të jetëve. Kaç Islami është një amebë në këtë ndërtesë ndërgjegjeje shoqërore i cili mund të shkoj, jo me Sali Berishën, por me djathtistët ekstremistë të Mari Lë Pen dhe asgjë të mos ndryshojë tufanin majtist të shqiptarëve të varfër.

Është kaq i vogël ky intelektual i dërguar për të studjuar fizikë në Paris nga Partia e Punës, sa nuk kupton, nuk ndjen, nuk beson se Partia Socialiste nuk është krijesë a pronë e Edi Ramës, apo kujdo tjetër që mund të vij në vend të tij, por tërësia njerëzore e ideve e një kahu politik.

Sa vlerë mund të ketë për PD e të djathtët në përgjithësi kjo kavje komunsito-puniste, ky individ që ndryshon familjen sa herë konfliktohet me babain i tij?

16 komente në “Kaç Islami, ose Kastrioti i shpërbërë”

  1. tfgs says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkk…..

  2. arta says:

    analizë shumë objektive, faleminderit që ka dhe të tillë.

  3. MIRDITORI says:

    SHIKO SURRATIN E KAKACIT E FOL MIHALLAQ.NE I THEMI KACI I ZI

  4. Zefina Hasani says:

    Gjynaf per ty Mihallaq Qilleri, qe te kam ditur per shkrimtar, por me dukesh si ata urithet e ish-sigurimit… Po si mund te flase nje njeri i letrave me kete gjuhe ndaj nje shkencetari dhe personaliteti sic eshte z. Islami? Nnuk te pelqen kostumi i tij, mbaje per vete o Qiller/Qyrollar, nuk te jep njeri te drejte te fyesh pse nuk te peklqen ngjyra e kostumit se te jem si Kastriot, te kercas nje padi ne gjykate qe te shesesh edhe bythen per te kaluar lumin e urrejtjes qe mbjell.

  5. tomori i beratit says:

    Te gjitha te verteta si buka qe hame.Komplimente per Dr.Qillerin.Por une do te shtoja nje fjali qe permbledh figuren e zeze te Kaçit te zi.Thuaj qe Kaçi eshte MUT MUTI dhe i ke thene te tera.

  6. Cecua me Mustaqe says:

    Te lumte i nderuari xha Mihallaqi! Kastrioti eshte me plere,se plera sali berisha.

  7. believer says:

    Se c’fare eshte Kacua e ke thene mire. Shkelqyeshem! Por pse te tremb kaq shume e majta , qe ne Europe po tregon sukses, s’e kuptoj?

  8. taqo says:

    Te dinja vetem poet more kolonjar I nderuar por paske humbur kot …….te lumte ke zgjedhur tabelen e duhur…..po a do tja dije haleja nga pordhet ???????

  9. sherifi says:

    Eshte e vertete,Partia Demokratike,me gjith gabimet dhe zullumet,me gjith te keqijat qe i jane bere ketij vendi nga PD-ja dhe Sali Berisha,dihej qe do te vinte nje dite ku kjo Parti do te perfundonte ne kte derexhe.
    Po mua me duket qe krahas difekteve te veta,ne rrukullisie e siper,i’u shtua edhe pesha e Kacit qe e coi ne fund te humneres.

  10. Mergimtari says:

    Zoti Maliq, te urojme shendet dhe gjithe te mirat si u dozemra. Kemi lezuar shume opinjone per kacin e zi, apo bakaloren, palacon, karieristin e felliqur me Emrin Kastriot Iaslami, pore analiza qe i beni ju ketei faqeziu eshte nga me te harirat, e sakte dhe e nxjer ashtu sic eshte nje shembelltyre e keqe , e nevriteshme dhe e demshme per konsolidimin e demokracisa dhe prosperitetin e vendit tone.

  11. fati says:

    Te vjen peshtire nga te tille zvarranike……

  12. toni fr says:

    Pse ca do ti shoku mihallaq ste le ti te krijosh parti tjeter

  13. baah says:

    Mire Kaci por qy Qilleri qenka akoma edhe me keq lol.

  14. Labi 2 says:

    Kjo vemje qe parazitoi ne funksionet me te larta te pushtetit te Fatos Nanos tani si sahanlepires i regjur kerkon t’i jape mend Ben Blushit.
    Faleminderit Kaq Islami se ne saje tuaj kemi marre mjaft vota nga e djathta drejt se majtes.Qendroni i palekundur si sahanlepires se ja keni pare hajrin.Por per nje gje te jeni i sigurte!
    Nuk do te arrini ato qe arritet kur gjoja keni qene i majte.

  15. Like koqeveza says:

    Shkrimi dshte denigrues.Autori me kete shkrim ka bere autogol.Ne Perendim me kete lloj shkrimi shkon ne gjyq.Autori nuk kishte nevoje te dekonspironte kualitetet banale qe posedon.Kaci nuk po ben asgje me shume apo me pak nga kasta e vjeter me ne krye Berishen,Rucin,Gjinushin,Doklen,etj,per te mbijetuar ne politike.Piruetat e Kacit per te mbijetuar nuk jan me pak dinjitoze nga ato te politikaneve te tjere te cilet luajn paran dhe krimin po per te njejten gje.Fakti qe Kaci ka mbijetuar dhe eshte akoma aty biles edhe deputet,kujto ketu nje nga deputetet me te fuqishem te se majtes si Doshi nuk ja doli ti mbijetoje ketij lloj presioni qe po i behet edhe Kacit,tregon se Kaci eshte nje Kocke e forte qe nuk ke as nga e kap.Thirrja qe Kaci i ka bere Blushit eshte vrastare per Blushin dhe jo per Kacin.Ate thirrje Blushit duhet tja benin te rinjte e universiteteve si dikur Tsipras ne Greqi.Blushi do bej ate qe ka ne mendie Blushi,nuk beson njeri qe Blushi do frymezohet nga ato qe thot Kaci,por Kaci e tha ate qe tha thjesht per ti prishe tre dite gjumin Rames.Dukshem ai ia arriti kesaj,kete e deshmon dhe shkrimi i porositur i Qiellorit Llaqi.

  16. enta says:

    e meriton nje analize te tille nje person pa identitet dhe karakter , pa vlere per askend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje