Primitivizmi politik, antizgjidhja e RTSH

4 Korrik 2015, 16:14Blog TEMA

Nga Silva Caka*

Zgjedhja e organeve drejtuese te RTSH dhe deshtimi i zgjedhjes se drejtorit te pergjithshem te tij sigurisht shenuan  nje tjeter standart te ulet te funksionimit te ndergjegjes politike por edhe shoqerore ne shqiperi.

Mesimet qe nxirren jane te shumta porse veprimet qe natyrshem duhen te pasojne, pak duken qe te prodhojne zgjidhje afatgjata dhe qe rrisin besimin e rrenuar ndaj ketij institucioni te gerryer nga politizimi i skajshem dhe qe mbetet viktime e grykesise politike per ta pasur ate si nje instrument propagandistik dhe jo nje realitet shume te rendesishem informativ artistik dhe dukativ.

I gjithe procesi i riperteritjes se organeve drejtuese te tij duhet te shenjohej nga depolitizimi dhe se paku kesaj gjeje ju be sherbimi ne procesin e zgjedhjes se anetareve te keshillit te ciles pasi u degjuan te gjithe u votuan ne baze te te asaj qe ata performuan ne pikpamje profesionale si dhe te vizionit te tyre per te ardhmen e nje radiotelevizioni i cili ka nje nevoje e nje dodmosdoshmeri klithese per ndryshim perpara se rrenimi i besimit ndaj tij do te jete perfundimatar.

Te gjithe anetaret e keshillit atje ne pikpmjen time jo si politikane por edhe si qytetare une i shoh  si produkt te nje procesi qe u zhvillua ne paralament me qellimin e vetem largimin perfundimtar nga politizimi primitiv dhe une secilin anetar te keshillit e shoh si te tille pra te paanshem,profesionist dhe te depolitizuar.

Deluzioni im eshte i thelle kur shoh qe dikush deklaron se keta anetare te keshillit drejtues s’qenkan aspak te tille, perkundrazi kur votojne qenkan ushtare te rreshtimeve politike, marrin urdhera politike si ne ushtri, qe nuk paskan ndergjegjen e tyre profesionale qe i udheheq dhe ku keta edhe ne keshillin drejtues te rtsh riprodhokan sallen e paralamentit e ku kulmi arrin qe keta bekan sikur votokan fshehtas pasi votimi i tyre eshte pre e  konspiracionit politik, i hapur dhe i trukuar, pasi secili anetar megjithese voton fshehtas vota e tij s`qenka e tille.

Nga ky cast cdo perbetim per nje proces shembullor te paanshem dhe te depolitizuar  per perzgjedhjen e tyre bie plotesisht dhe ata qe udhehoqen procesin parlamentar te zgjedhjes se tyre moralisht me pare se politikisht kane rene si dhe jane pergjegjes te drejtpdrejte qe me kete politizim primitiv kane ricikluar nje proces arkaik e destruktiv qe ka riktyer te njejtat mentalitete te cilat patem iluzionin se i kishim lene pas.

Sot zgjidhja e RTSH nuk mund te vije nga zgjidhjet ekstremale politike qe i bejne as me shume dhe as me pak sherbim riciklimit te se njejtes krize qe e kemi perjetuar vazhdimisht.RTSH nuk ka si problem themelor ndryshimin e bojes se mureve te tij sipas maxhorances qe se radhes por rikthimin e besimit te taksapaguesve  tek ai,pasi taksapaguesit kane paguar e paguajne per te nga i pari tek i fundit dhe e bejne kete sherbim te madh shoqeror per tju riktyer rtsh-ne atyre si nje sherbim te madh shoqeror.

Sa here qe politizimi bie politika dhe shoqeria shqiptare kane treguar mjaft raste kur edhe konsensusi gjendet,por kur mediokriteti ne udheheqjen procesit dhe politizimi e klientelizmi  i semure jane ata qe e udheheqin ate, sigurisht qe as konsensusi dhe besimi tek rtsh nuk mund te rikthehet kurre.

Une nuk do te duartrokas aspak kur te shoh qe me se fundi kemi nje drejtor te ri por kemi te njejten rtsh te pabesueshme,por menyra e konsiderimit te procesit gjer tani do te na coje pikerisht tek e njejta hulli.

Ndaj cdo ndryshim ne legjislacionin qe lidhet me rtsh dihet te udhehiqet nga ky mentalitet dhe jo thjesht institucionalizimi i trukut politik dhe provincial te radhes qe riciklon te njejten histori.

Si pjese e paralamentit edhe vete do te isha e gatshme te jepja kontribut e te mbeshtesja zgjidhje qe priren nga nje mentalitet i tille,qe i nenshtrohen nje diskutimi te gjere dhe jo thjesht dhe vetem amandamente fantom te cilat votohen ne menyre fantomatike e qe nuk unifikojne as veteveten dhe qe jane te paqarta edhe per publikun,duke i dhene te kuptoje publikut qe nuk po flitet per nje rtsh qe eshte prone e publikut qe ai paguan dhe e konsumon kete rtsh por sikur ajo eshte thjesht dhe vetem prone e politikes.Te tilla zgjidhje do te bente qe te gjallonte serish rtsh e partise por jo  ai institucion qe do tu ngjante sado pak simotrave te veta ne europe.

Zgjidhja nuk pret dhe investimi politiko shoqeror per kete duhet te jete i shpejte dhe i qarte duke ndryshuar ne themel konceptimin per ceshtjen e rtsh dhe largimin e rtsh nga domeni i nje lufte politike qe behet ne vendin dhe institucionin e gabuar.

2 komente në “Primitivizmi politik, antizgjidhja e RTSH”

  1. rilindja e tdjathtes says:

    Me duket se lsi po fillon me pre kthese djathtas.Eshte fillimi i marredhenies meta basha.Hajt per hajer ju qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje