Nga Pirro Prifti
Zgjedhjet lokale të 21 qershorit treguan qartë atë që parashikohej-humbjen e PD dhe të Aleancë APPV ndaj ASHE.
Këto zgjedhje ashtu si dhe ato parlamentare, i dha PD-së dhe veçanërisht Bashës, jo vetëm argumentin se sa të kota janë justifikimet për humbjet e pësuara, por edhe në rastin kur humbja përsëritet tregon qartë se kur nuk reflektohet dhe nuk përpiqen për të gjetur shkaqet e humbjes, atëhere – një humbje tjetër do të pasojë.
Kështu ndodhi.
Basha, Kryetari i PD, partisë më të madhe të Opozitës dhe Kryetar i kësaj Opozite, me atë megalomaninë e tij neveritëse, me argumentat e tij bajatë e të mësuar përmëndësh, me pamundësinë e tij për të dialoguar por vetëm për të monologuar, me mungesën totale të dëshirës për të parë ne sy gjëndjen katastrofike të Partisë së tij, me mungesën totale te bashkëpunimit brënda Partisë së tij prej dy vitesh në opozitë, me mungesën totale të këshilltarëve profesionistë e politikanë, i ngjan një Don Kishoti të rrëzuar për të dytën herë përdhe nga vetë miqtë e tij të tipit Sanco Pança me mos ndërhyrjen e tyre qesëndisëse dhe përqeshëse, që në heshtje e miratuan disfatën e cila ishte plotësisht e tij.
Kjo humbje katastrofike ka edhe paqartësitë e saj përsa i përket vetë personalitetit të Kryetarit të Partisë më të Madhe Opozitare sepse vazhdimi me të njëjtin temp dhe budallallëk për ti spjeguar popullit me një matematike alla Baron Mynhauzen, se ai nuk humbi në të vërtetë, por humbën amiqtë e tij të Maxhorancës qeverisëse (megjithse ata fituan me një fitore dërrmuese), dhe me argumentin tjetër akoma edhe më ufologjik se humbja (në këtë argument ai pranon se humbi por humbi se të tjerët i a bënë me hile) u shkaktua nga blerja hipotetike e votive dhe nga ndihma e `bandave dhe kriminelëve`?!
Tek këto dy argumente bizarre mund të ndalemi pak dhe të komentojmë se cili është ky Kryetar Partie:
– ose është një manipulator i dorës së parë , mësime të cilat i ka marë fare lehtë nga paraardhësi i tij (por në përgjithësi nga historiku i zgjedhjeve shqiptare) se në rastet kur fiton, fitorja është e merituar, dhe në rastin kur humbet,-zgjedhjet janë të pavlefëshme dhe të manipuluara,
– ose ky njeri i emëruar paktikisht nga ish-kryetari si – Kryetar Partie, nëpërmjet një procedure zgjedhore pa konkurent (dhe ku njëri nga konkurentët disa kohë përpara vdiq në një aksident misterioz), është më një karakter paranojak dhe sociopat që nuk e pranon as kritikën dhe as autokritikën si element të një ndërgjegjeje normale.
Shumëkush do të bëjë pyetjen përse kjo këmbëngulje patologjike për të mos pranuar humbjen, pra dhe fajin e një disfate të tillë, ku protagonist kryesor ishte vetë Kryetari i Partisë më të madhe Opozitare dhe violinë e parë në fushatën e fundit zgjedhore ku karakteristika të kësaj fushate ishin përfundimi i fjalimit me të uluritura- pra Kryetar Urlator, dhe karakteristika tjetër ishte paqartësia totale e programit me të cilën duhej të fitonte pasi tu mbushte mëndjen simpatizantëve të tij.
Këto elemente që thashë me sipër, duke i shtuar lënien vetëm në fushatë të tij nga ana e deputetëve të PD (përveç Tritan Shehut), lënien vetëm e të braktisur nga themeluesit e tjerë të PD por që nuk ishin më deputetë, hedhjen e propozimeve pabazuara, si ato e uljes së taksave dhe tvsh-ve, propozimin për kryetarë bashkie të figurave të pastudiuara dhe të futur në minutën e fundit pa asnjë program dhe pa asnjë përgatitje,- tregon se sa i paqartë dhe i papërgatitur hyri ky kryetar në fushatë së bashku me Partinë dhe Koalicionin e tij humbës.
Po të shikosh rezultatet e zgjedhjeve locale, mund të shohësh katastrofën që ka pasuar kjo parti për të dytën herë brënda dy viteve, dhe është për të ardhur keq që Shqipëria në të ardhmen më të afërt mund të ngelë fare pa opozitë duke i shkaktuar kështu një dëm të madh demokracisë shqiptare.
Fitorja e Maxhorancës qeverisëse, e cila mbetet një fitore për tu përgëzuar është gjithashtu edhe pak e frikëshme kur mendon se së bashku me pushtetin egzekutiv që është afro 2/3 e Parlamentit, kjo maxhorancë ka fituar ggati 2/3 edhe të qeverisjes locale, pra Fitorja e madhe përmban edhe një përgjegjësi të madhe si dhe rrezikun e autoritarizmit.
Që prej këndej del e domosdoshme edhe ristruktutimi i PD dhe forcimi i një Opozite konstruktive dhe jo shkatërruese e plot urrejtje që i sheh kundërshtarët si armiq. Dhe nga kjo e fundit veprimet e Kryetarit Basha nuk dallojnë shumë nga ish diktatori Hoxha i cili zbatonte gjithnjë thënien e Makiavelit se ata që nuk janë miqtë e mij –janë armiqtë e mij.
Sidoqoftë i rekomandojmë z. Basha (në se PD e tij do ta mbajë përsëri në krye) të kuptojë se konkurentët dhe partnerët e tjerë të spektrit politik në demokracinë perëndimore nuk janë armiq por konkurentë, dhe luftojnë për pushtet legjislativ egzekutiv dhe local për të përmirësuar gjendjen dhe jo për ti luftuar si armiq.
Ankesat e tij të pabaza dhe qarjet e tij hipokrite për blerje votash, vjedhje votash, ndihmat e maxhorancës nga `bandat dhe elementë kriminalë`, nuk mund ta justifikojnë humbjen e tij dhe as ti ruajnë kolltukun në krye të Partisë më të madhe Opozitare.
Është më mirë për Bashën të japë dorëheqjen, dhe PD le të bëjë zgjedhje të reja për Kryetar Partie dhe për tu ristrukturuar, sepse egziston mundësia që edhe në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të 2017, PD mund të pësojë një humbje tjetër po aq të madhe sa edhe të humbë vëndin e dytë si Parti.
Problemet e mëdha që ka Shqipëria si ato të bartura ashtu dhe ato të pa realizuara, problemet e papunësisë dhe të remitancave të pakta, të cilat nuk janë shkaktuar nga Maxhoranca e sotme, por janë bartur nga e kaluara duke i shtuar këtu dhe krizën greke dhe atë italianë në të cilat jetojnë mbi 1 milion shqiptarë, duhen zgjidhur duke punuar bashkarisht Maxhorancë dhe Opozitë konstruktive.
Lehjet dhe shpifjet për banda, kriminelë, vjedhje votash, nuk mund të justifikojnë humbjen. Eksperienca ka treguar se prurjet e elementëve me të kaluar kriminale dhe jo të mirë, e kanë bazën në hartimin e ligjeve me difekte, dhe kryesisht të qeverisjes së kaluar sepse përzgjedhja e kandidatëve reduktohej vetëm me një dëshmi penaliteti të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë e qeverisjes së djeshme.
Prandaj përmirësimi ligjor dhe reforma në drejtësi do të mund ta shpëtoje Shqipërinë nga prurjet kriminale në politikë, egzekutivi dhe në pushtetin lokal.
Le të shpresojmë që ky 1 milion shuplaka të dyta, dy vjet pas 1 milion shuplakave të para, do tua sjellin në metro, aventurizmin pa kuptim të një Kryetari që me të vërtetë ka ikur në drejtim të paditur, duke lehur e ankuar pa të drejtë si tek ndërkombëtarët ashtu dhe tek klani që e ka zgjedhur por që me sa duket është bërë pishman për këtë zgjedhje.
Ky eshte babai i komentuesit te rregullt te gazetes tema me nick name:
BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE.
Ky qe e ka shkruar me siguri eshte demokrat 24 karatesh i oreve te para.
duket akademik qe kur perdor fjalet bizarre, patologjike, katastrofe. pa le pastaj qe fjalen lokale e ka bere locale, fjalen mazhorance e ka bere maxhorance, fjalen ekzekutiv e ka bere egzekutiv etj. ore ka redaktore gazeta apo i keni cuar me leje?
Me fal o sit… keto fjale qe rreshtove jane te huaja prandaj sido qe ti shkruaj akademka ato te huaja mbeten.
pse i nderuar, nuk te duken normale ato fjale?
problemi qendron se ju i nderuar nuk e dini ku perdoren ato fjale kurse une e di.
Ky eshte me te vertete problemi yt, sepse me sa duket nuk lexon gazetat
dhe librat e tjere ne te cilat kam botuar dhe shkruar.
Sidoqofte, ju falenderoj per komentin.
ta zeme se je ne rregull me ato qe permenda, po fjalen urlator si fjale e huaj nuk e zevendesoje dot ne shqip me ulerites po gerthites, apo çjerres, po fjalen mazhorance (jo maxhorance sic e ke shkruar zotrote) nuk e zevendesoje dot ne shqip me shumice, po fjalen locale nuk e shkruaje dot lokale, po fjalen bizarre nuk e zevendesoje dot me i cuditshem?
O komentues shqiptare BUDALLENJ!
Kemi 25 vjet qe nxisim LUFTEN E KLASAVE me te eger se ajo ne SOCIALIZEM!
Te pakten para 90-tes kjo justifikohej nga vete sistemi,por kjo e ketyre viteve KU BAZOHET vecse ne PERCARJEN E POPULLIT DHE SHKATERRIMIN E KOMBIT SHQIPTAR???
Bo9ll me me KOMUNISTE E BALLISTE se e provuam keto 25 vjet qe NUK NA SOLLEN ASGJE TE MIRE vec KATASTROFES!
Tani partite politike dhe populli te mbledhin mendjen dhe te punojune per te miren e SHQIPTAREVE PA DALLIM FEJE,KRAHINE DHE IDEJE!!!
Krekosen Balistet me fantazmen e MUKJES,por kemi 25 vjet qe nuk po shohim te ULUN KOKAT,TE FTOHIN MEMNDJET dhe te bejne te pakten nje “KONFERENCE TE PEZES”, apo nje “BESLIDHJE TE LEZHES”,qe t’u japim fund LUFTES PA KUPTIM KUNDER VETES!!!
Te vihet kufi i qarte e i rrepte qe PARTITE POLITIKE qe mund te konkurojne neper zgjedhjet e radhes te kene fituar ne zgjedhjet PARA ARDHESE jo me pak se 5% te votave ne vrang kombetar!
TE SHPORRET MAZHORITARI SIPAS QARQEVE DHE TE VIHET MAZHORITARI KOMBETAR!!!
Basha para se te iki nga politika duhet te paguaj damet qe i ka sjelle ketij populli dhe partise se tije.
O komentues shqiptare BUDALLENJ!
Kemi 25 vjet qe nxisim LUFTEN E KLASAVE me te eger se ajo ne SOCIALIZEM!
Te pakten para 90-tes kjo justifikohej nga vete sistemi,por kjo e ketyre viteve KU BAZOHET vecse ne PERCARJEN E POPULLIT DHE SHKATERRIMIN E KOMBIT SHQIPTAR???
Boll me me KOMUNISTE E BALLISTE se e provuam keto 25 vjet qe NUK NA SOLLEN ASGJE TE MIRE vec KATASTROFES!
Tani partite politike dhe populli te mbledhin mendjen dhe te punojne per te miren e SHQIPTAREVE PA DALLIM FEJE,KRAHINE DHE IDEJE!!!
Krekosen Balistet me fantazmen e MUKJES,por kemi 25 vjet qe nuk po shohim te ULIN KOKAT,TE FTOHIN MEMNDJET dhe te bejne te pakten nje “KONFERENCE TE PEZES”, apo nje “BESLIDHJE TE LEZHES”,qe t’u japim fund LUFTES PA KUPTIM KUNDER VETES!!!
Te vihet kufi i qarte e i rrepte qe PARTITE POLITIKE qe mund te konkurojne neper zgjedhjet e radhes te kene fituar ne zgjedhjet PARA ARDHESE jo me pak se 5% te votave ne rang kombetar!
TE SHPORRET MAZHORITARI SIPAS QARQEVE DHE TE VIHET MAZHORITARI KOMBETAR!!!
Do te ishte nder i madh ta quaje Bashin e Luleve Lider!
Ne Shqiperi rendom ndodh qe te gjithe personazhet qe rrastesisht ose jo, per nje arsye a rrethan ndodhen ne krye te nje formacioni politike, te madh apo te vogel,te gjithe keta quhen “Lider politike”.
Nder keta qe thame, me shum se c’do kush tjeter Bashi i Luleve nuk ta mbush mendjen per nje te tille!
Ne rradh te pare ketij te uruari i mungon elokuenca ne komunikim me publikun e gjere.
Se dyti, ka mungese te theksuar mendimi krijues, leksik te varfer dhe medioker, teper shabllon.Duket qe s’eshte vetvetja duke ju referuar apo prifrazuar te tjeret!
Se treti, e ka te veshtire te vendosi ura te natyrshme komunikimi me bashkebisedusit. E ngre zerin per te treguar te fortin, me shume per te mbuluar dobesin e tij, se sa per te intimiduar kundershtarin.Nuk arrin te percjell tek degjuesit emocion, pasi nuk ka c’fare te percjell, mungesa e eksperiences jetesore e politike, krijon nje hon te gjere midis oratorit dhe degjuesit! I mungon besimi tek vetja, te cilin kerkon ta konpensoje me “ovacionet” e sforcuara ne takime elektorale, te cilat ne nje fare menyre i ngrejne atij moralin, kur duhej te ndodhte e kunderta!
Nder te te tjera, autoriteti i nje personazhi potent qe ne komunikim me masen rrezaton besim e rrespekt, jo per per shkak te detyres apo postit por per shkak te karakterit dhe aftesive te veta!
Konkluzioni im per ty moj Lule eshte se, ti si manekin, mire apo keq
e kreve detyren, nuk arite dote ne nivelin e sozis, pasi kjo per ty ishte teper e veshtire! Kete detyre lerja ndonje manekini tjeter!