Votoni Gjykatën Speciale nëse nuk doni të kryqëzoni Kosovën

29 Qershor 2015, 16:07Blog TEMA
Votoni Gjykatën Speciale nëse nuk doni të kryqëzoni

 

Pandeli Majko dhe havier Solana gjate bombardimeve

Nga Pandeli Majko

 

Diskutimi per Gjykaten Speciale ne Kosove nuk ka si te shmanget. Ai nuk eshte vetem juridik por ne nje menyre apo tjeter po diskuton statusin e shqiptareve ne rajon. 
Debati eshte edhe politik por po ashtu prek statusin nderkombetar te Kosoves.

Duke mirekuptuar cilindo qe ka rezerva te ndershme karshi formimit te kesaj Gjykate deshiroj ti shpreh konsideraten time por jo perkrahjen. 
Shkurtimisht, deshiroj te them se krijimi i Gjykates Speciale ne Kosove nuk ka te beje vetem me rregjimin juridik te brendshem te shtetit te Kosoves. Ne se do te ishte vetem keshtu… do te isha ne krah te kundershtareve te kesaj gjykate. Por, nuk eshte keshtu!

Per te ardhmen e shtetit te Kosoves krijimi i kesaj gjykate ka te beje me statusin nderkombetar te saj. 
Eshte e qarte se ne kete proces te nisur ne fund do te kemi, ne cdo rast, nje Gjykate Speciale. Ceshtja shtrohet ne se ngritja e saj do te behet sipas propozimit amerikan dhe europian apo sipas variantit rus.

Varianti i pare perkon me pranimin e Gjykates Speciale i cili ne procedure eshte ajo e nje shteti sovran qe vendos me vota ne Kuvendin e vet.

Varianti rus eshte ai i “kryqezimit” nderkombetar te Kosoves ne Kombet e Bashkuara duke zhvlehtesuar investimin per statusin e saj ne marredheniet nderkombetare.

Ne kete proces me konkluzion te njejte ceshtja shtrohet ne se Kosova do te vendose si nje shtet sovran apo do te pranoje statusin e nje “fshati nderkombetar” qe deshiron ti ofroje varianti rus… 
Rrugetimi i statusit te shtetit te Kosoves ka ecur dhe po ecen ne nje rruge te ngushte ku kthesat nuk jane komoditet. Mundesite jane vetem dy. Te ecet perpara ose e kunderta. Per kombet e vegjel si shqiptaret koeficienti i gabimit ne histori nuk eshte problem i procedures por matet me kohen e humbur.

Gjykata Speciale fton deputetet e Kosoves te bejne nje akt te diskutueshem ne raport me funksionimin e nje shteti normal. Por, nga ana tjeter ai eshte padiskutim i nevojshem per te ruajtur statusin nderkombetar te shtetit. Ne cdo rast dhe per cdo shtet, e dyta vendos per te paren.

Balanca e nje veprimi ne dukje te padrejte ne emer te se ardhmes e ben votimin e Gjykates Speciale perulesisht te detyrueshem. Historia i ka mesuar shqiptaret se heroizmi ne nje beteje te humbur eshte metafore e Luftes se Kosoves ndodhur shekuj me pare. Sigurisht.

11 komente në “Votoni Gjykatën Speciale nëse nuk doni të kryqëzoni Kosovën”

  1. max says:

    14 vjec dhenderr o maqo !!!!

  2. ateist says:

    Kështu është kur i thua JO armëve kimike.

  3. Toma says:

    Kjo gjykate speciale eshte dhurate e injoranteve te Kosoves qe e pranuan kete gje..

    Tani sic duket, meqe M..ti nuk lahet me sh.rre…. duke mos e votuar kur e ke pranuar ne Bruksel…… sic duket me mire ta bejne gjykaten vete pavaresisht se nuk eshte e drejte, sesa ta bejne ruset…..

    PO e bene Ruset gjykaten… ose po u be sipas propozimit rus, atere vertet qe Kosova nuk mund te quhet me shtet por nje fshat ku behet ca thone te tjeret.

    Keto koqevaret nuk eshte dashur ta pranonin qe ne fillim, por meqe e pranuan, ta bejne tani vete.
    Me mire ta bejne vete sesa te ja bejne te tjeret

  4. plaku says:

    Nuk arrij te kuptoj se pse Amerika dhe BE nuk kerkon edhe nga Serbia,Kroacia dhe Slovenia nje “gjykate speciale”. Me vjen keq por per mua ky Tipi me emrin Pandeli Majko nuk ma mbush mendjen per nje politikan me tru ne koke.

    1. Jeronim de Rada says:

      Amerika dhe BE nuk i kerkojne Serbise, Bosnjes dhe Kroacise nje Gjykate Speciale sepse si Serbia, bosnja dhe Kroacia ne vendet e veta i denuan disa kriminele te tyre. Keto shtete u treguan me te mencura, nuk i denuan te gjithe kriminelet por denuan nje numer te vogel te tyre. Dhe ata kriminele u denuan me pak vite burg. Kosova nuk veproi si keto shtete. Ajo edhe perkunder kerkesave amerikane nuk denoi asnje kriminel lufte. Dhe pasiqe Kosova nuk ishte ne gjendje qe vet te denoje keqberesit, atehere ajo duhet perdhune te votoje “specialen” ose nese nuk e voton do behet edhe me keq per te – do votohet nga OKB.

      1. plaku says:

        Jeronim de Rada,
        Ti ke te drejte por nga ana tjeter desha te beja pyetjen :
        A bene genocid serbet kunder kosovareve APO kosovaret kunder serbeve ??
        Mos valle kishte nje aresye te drejte qe Amerika dhe NATO luftuan kunder Serbise ?? Une them se Po.

        Pershendetje

        1. Jeronim de Rada says:

          Plaku,
          plotesisht pajtohem me ju per ato qe thoni. Por jane disa rregulla qe gjate luftes vlejne njejte si per agresorin ashtu edhe per mbrojtesin. Asnje shqiptar nuk do te gjykohet per vrasjet qe jane bere gjate betejave. Do te gjykohen vetem ata persona qe kane bere krime lufte, ose thene me drejte ata qe kane vrare civil, rober lufte etj. Fatkeqesisht, edhe tek ne (ne mase shume me te vogel) kane ndodhur keto gjera qe luftes tone te drejte i qesin hije te zeze.
          Duke ju njohur shume mire (permes komenteve) mendoj qe jeni nje njeri human dhe qe edhe Ju jeni kunder ketyre keqberesve te cilet shkuan aq larg sa qe nje robi lufte ia prene koken me kose (rasti ne Klecke).
          Ju pershendes.

  5. Mirko Crnojevic says:

    Hehe nuk ja mban bytha per gjykate speciela se do dalin te palarat qe kan bere qelbaniket e krimet kunder Serbeve, komunitetit rom por edhe Shqiptareve te thjeshte. Doni ti fshini krimet gjat luftes ne Kosovoe por kjo nuk do ndodhe ore.

  6. goja llap e shpina dap says:

    Pusht eshte dhe ky

  7. Vorio EPIROTI says:

    I Nderuar @Pandeli Majko,ju jeni nje nga “Shqipetaret e Shqiperise” shume i Respektuar nga Banoret Shqipetare te Kosoves..
    1-Pyetja eshte:Pse u dashka nje Gjykate Specjale ne Kosove, kur ne te Ka Gjykata te Larta dhe Gjykata Kushtetuse??? Kjo eshte edhe nje Pyetje qe Bejne Miljona Shqipetare, si ne Kosove dhe mbare Trojet Shqipetare, akoma edhe ne Turqi(Bursa) me pyeten per kete.
    2-Shikojme se Shqipetareve ate qe jua “Dhane” Dje po kerkojne tja “Marrin sote” me te Mire ose me Pahire,ketu nisemi nga Opsjonet per Krijimin e kesaj Gjykate..pra kemi tre.
    1.-Ate Amerikane…qe sipas Te Derguarit Woker ,qe edhe Denoj Masakren e Recakut,thote se nuk ka pse te krijohet kjo Lloje Gjykate..
    2.-Kemi ate “Europjane”,gje qe eshte Diskutuar ne Bruksel ne Bisedimet Kosove-Serbi,dhe ketu theksoj se eshte nje GABIM i pallogaritshem per Shqipetaret qe Hashim Thaci, apo Edita Tahiri lane te shpien Uje ne Mullirin e Serbeve..
    3-Propozimi Ruse qe eshte me Intrigues, dhe ky Propozim eshte bere ne Unifikim te plote me Serbet, dhe i hape Deren nje Gjykate qe te marre te Pandehur c´do Shqipetare te thjesht ose edhe Politikane ne Kosove.
    3-Ne Shqipetaret i Nderuari Pandeli i Shikojme Ameriken si edhe Europen, si ZEUSIN-SHpetimtar,qe gjithcka qe thone ata jane ne “Dobi” tonen..por ne te vertet a jemi ne Shqipetaret,Elita jone Politike si ne Kosove dhe Shqiperi aq te “Holle” , apo me thene Ndryshe a kemi ne Iteligjencen e Kerkuar Diplomatike qe te Analizojme Gjerat, dhe te shikojme se sa Pozitive jane per ne Shqipetaret, ku qendrojne anet Negative, ose edhe te kemi Plane Rrugedalje nga Qorrsokaku ku na fusin Nganjehere “Miqete” tane Perendimore qe ne u Besojme shume, dhe i Vlersojme si “Aleat-Strategjik”..??
    4-I Dashur Pandeli:Europa eshte po ajo qe kemi njohur sote edhe 100-te vite te Ekzistences se Shtetit Shqipetare,pra Gjeografikisht por mos Harrojme i “Dashur” se Interesat e te Medhenjeve te Europes, kur Perplasen me Russine bejne “KURBANE” Shtete te Vogla, ose edhe Shtete qe jane ne Krijim e siper sic eshte Kosova,pra i dashur Pandeli gjerat nuk shikohen ne Siperfaqe por shume thelle, perplasjet Gjeostrategjike jane ato qe kerkojne Sakrifica…
    5-Personalisht jame KUNDER kesaj GJykate, vetem e vetem se eshte e DIKTUAR nga Te Medhenjte, nuk ka rendesi se nga kush, e Rendesishme per mua eshte SE C´FARE FITOJME NE SHQIPETARET NGA KRIJIMI I KESAJ GJYKATE??Duam apo nuk duam, edhe sikur ta Votojme akoma dhe Bejme Neser gati kete Gjykate, Hija e Zymte e saj Do te Mbuloj Luften e UCK-se dhe Mbare POpullit Shqipetare per Liri,akoma me keq kjo GJykate do te “Penalizoj” Luften tone, akoma edhe Ndihmen qe dha c´do Shqipetare per fitimin e kesaj Lufte, Antare i kesaj Lufte jeni edhe ju i Nderuar Pandeli,si dhe shume te tjere.
    Dhe kur Shikoj se Qeverite e Beogradit njera pas Tjetres thone se nuk e “Leshojne “Kosoven athere me Mbetet te them:Shqiperia dhe Kosova duhet te Fillojne “Luften ” per Bashkimin KOMBETARE, vetem keshtu do te kemi Mundesi te Mbrohemi nga Ekspansjoni Sllave…lol

  8. sadiji says:

    rusia ka zero e perseris zero te drejte morale per cdo gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje