Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë, Gjergj Bojaxhiu deklaroi se mijra votat që i kishin dhënë qytetarët e Tiranës e kishin inkurajuar për t’u futur në garën politike të 2017-ës. Aktualisht ai është i mbështetur nga një grupim vullnetarësh, i quajtur “Ne Tirana”, i cili nuk është i regjistruar juridikisht si lëvizje apo parti politike. Gjë që do të thotë se së afërmi mund të presim që grupimi “Ne Tirana” të regjistrohet zyrtarisht si forcë politike me emrin “Lëvizja Ne Shqipëria” apo me një emër tjetër.
Dhe që nga ai moment, për Gjergj Bojaxhiun dhe grupimin e vullnetarëve që e mbështeti atë në garën për Tiranën, do të fillojë një betejë e gjatë dhe shumë më e vështirë se ajo garë.
Vështirësia e parë është evidente në rezultatin që Bojaxhiu arriti në pjesën urbane të bashkisë së zgjeruar të Tiranës (11 minibashkitë), përkundër pjesës rurale (komunat përreth). Kështu, Bojaxhiu i mori votat e tij kryesisht në zonën urbane (95%), ndërkohë që kandidatët partiakë (Veliaj dhe Kosova) i patën të balancuara sipas popullsisë ubane-rurale (83%-17%)
Ky shpërpjestim mes votës urbane dhe rurale për Bojaxhiun tregon se, në zonën urbane, ai mundi të marrë një përqindje të lartë votash, edhe pa patur një organizim kapilar në çdo qendër votimi – siç e kanë 3 partitë e mëdha. Në fakt, sondazhet që u publikuan para fillimit të fushatës treguan se ai kishte një përkrahje të lartë në elektoratin urban, pa patur nevojë fare për fushatën. Siç duket, profili publik që ai ka krijuar në 10 vjetët e fundit, ishte i mjaftueshëm që atë ta përkrahnin mijra qytetarë tiranas.
Ndryshe qëndron puna me zonat rurale. Në to, pavarsisht profilit publik të Bojaxhiut, si dhe fushatës së tij modeste financiarisht, por intensive, rezultati ishte shumë më i ulët. Gjë që tregon se lëvizjes politike që do të zyrtarizojë Bojaxhiu, do t’i duhet të krijojë një rrjet kapilar aktivistësh në zonat rurale.
Përse është e rëndësishme kjo gjë për lëvizjen e Bojaxhiut?
Suksesin që arriti në zonën urbane të Tiranës, lëvizja e Bojaxhiut mund ta përsërisë në 2017-ën edhe në disa zona të mëdha urbane, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të fituar aq mandate parlamentare, sa për të kushtëzuar krijimin e qeverisë së ardhshme me kërkesat bazë të lëvizjes – luftën kundër klientelizmit dhe patronazhit partiak.
Në 8 qytetet më të mëdha, jeton vetëm 35% e popullsisë. Ndërsa 65% jeton në komuna e qytete të vogla ose shumë të vogla, që në zgjedhje parlamentare, kanë një sjellje elektorale të ngjashme me atë të komunave përreth Tiranës.
Në këto kushte, një rezultat i mirë i lëvizjes së Bojaxhiut në 8 qytetet e mëdha (i ngjashëm me atë që arriti në 11 minibashkitë e kryeqytetit), do të përkthehej në një mesatare më të ulët kombëtare, se sa rezultoi në bashkinë e zgjeruar të Tiranës (ku popullsia urbane dominon ndaj asaj rurale në raportin 85%-15%).
Ngjitja në malin elektoral rural shqiptar duket se do të jetë për Bojaxhiun më e vështirë se sa ngjitja e tij e suksesshme në majën e Everstit…
Eksperimente me boj, ku e gjen bojen ky gjergji, ke magazinat e LSI. Plan afatgjat per te neutralizuar cdo lloj opozite ne ket vend. Diktatur e majt
Safet!
Qenke loqe.
Maja e Everestit ,tregon qe Bojaxhiu ka guxim ,kembengulje . Me virtutet e larta qe ka Bojaxhiu, jemi optimist qe dhe majat me te largeta rurale ai do ti arrije me sukses .
Te theme te drejten, kam pase simpati per kete Bojaxhine per shume aresye, por ne radhe te par si i ri i konstruktuar drejte (veshire sot) dhe ne qoftese do te formoje nje parti politike do beje gjene me te mire per vendin. Ngelem me ata qe na kane vjedhe dhe bere terror qe nga 1992 e deri me sot. Ka nevoje Shqiperia ama duhen pare me vemendje ata qe do te kete rreth vetes se dhe Kreshnik Spahiu mori goxha njerez rreth por i iken nje e nga nje dhe Kreshniku sot ka ngele si nje legen neper media. Ky eshte faji Kreshniku se ishte njeri i futur spiun.
Gjergji Bojaxhi e mbaroi misionin e tij.
Nuk do të ketë më as lëvizje “Ne Tirana” dhe aq më pak, “Ne Shqipëria”
Lëvizja Ne Tirana dhe Gjergji Bojaxhi ishin një tullumbace me lyer me ngjyra dhe me zamkë për të tërhequr dhe ngjitur aty, të pakënaqurit e elektoratit të PS-së që nuk ju plotsuan pritshmëritë nga ardhja në pushtet e saj, të prekurit rëndë nga reformat e ashpra të qeverisë, të zëmëruarit për copën e madhe të administratës që Rama i la Metës/LSI-së dhe të tërbuarit nga impotenca e Ramës për të çuar Berishën dhe klanin e tij para drejtësisë.
Të gjithë këta heretikë të elektoratit të majtë apo edhe të strukturave të drejtpërdrejta të PS-së, që donin të ndëshkonin Ramën por, që për arsye nga më të ndryshmet, nuk do ta votonin kurrë Berishën dhe as nuk mund të rrinin në shtëpi ditën e votimit për bojkot, zgjodhën të votonin Gjergji Bojaxhiun.
Ata i hoqën të majtës, kryesisht Ramës, nja 5-6% të votave dhe kaq.
Gjegji Bojaxhi u fry, u lançua dhe u financua nga borgjezia e re shqiptare dhe nga bisnese me prirje rreth qëndrës së spektrit politik shqiptar, grupim i cili bëri një eksperiment elektoral, me shpresën se mbase fitonte pozita pushteti dhe, duke u çliruar kështu nga “gjobvënjet” politike të majta apo të djathta, mund të siguronte një marzh më të lartë fitimi duke akaparuar tregjet, ndërtimet dhe liçensimet monopoliste të mundëshme në metropolin industrial-ekonomik që përfaqson dhe ofron Tirana.
Me 5-6% e marrë, duket se eksperimenti dështoi dhe Bojaxhi tashmë është vetëm një kronikë elektorale dhe një biznesmen që duhet ti paguajë pushtetit, haraçet e nevojshme për të mbijetuar në biznes.
Shkarazi duhet përmëndur, gjithsesi, se edhe për zotin Baze që “investoi” në projektin e biznesit Bojaxhi, ky ishte një dështim domethënës.
Zotit Baze do ti duhen të tjera manovra që, së bashku me projektin e një rrjeti viziv mediatik, të fillojë të konkurojë me TV-Klanin apo modele të ngjashme me të, që janë majmur duke i shërbyer politikës në rradhë të parë, e pastaj publikut.
Kjo, si një mësim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017-ës, në të cilat zoti Baze do të jetë para dilemës: Nje tjetër projekt Bojaxhi apo një rreshtim pa rezerva dhe pa skrupuj në shërbim të qeverisë, si zëdhënës i saj, i shpërblyer, natyrisht, me llokmat përkatëse.
na vdiqet ju teoricienet, vota majtas vota djathtas te bojaxhiut. per bojaxhiun kane votuar njerzit qe u ka ardhur ne maje te hundes me dy partite e medha. pike.