Berisha që funksionon sipas skenarëve të Batonit

24 Qershor 2015, 19:03Blog TEMA
Berisha që funksionon sipas skenarëve të Batonit

Nga Met Dervishi

 

Në atmosferën paselektorale, znj. Duma nuk paraqet asnjë interes publik, në mos vetëm për faktin që, ndryshe p.sh, nga zoti Kosova, ajo nuk ia uroi fitoren kundërshtarit të saj.

Megjithatë, ajo paraqet një interes paselektoral në raport me z. Basha, kryetarin e saj, me z. Berisha, idhullin e saj, por dhe sidomos me partinë demokratike, simpatizantët dhe militantët e saj, për të zbuluar misterin e katapultimeve politike në këtë parti.

Kësaj radhe, misterin e karierës në partinë demokratike jashtë kontributeve personale dhe jashtë konkurencës në këët parti na e zbulon opinionisti Baton Haxhiu, në një opinion të tijin në mbështetje të kandidaturës së znj. Duma në Durrës. Në këtë opinion , të botuar në Klan Kosova më 20 qershor, pra një ditë para zgjedhjeve, z. Haxhiu “paketon” një skenar që ka të bëjë me Gridën, Bashën, Berishën, por dhe sidomos me partinë demokratike.

Në pamje të parë, opinioni i z. Haxhiu, duket si një lektisje e papritur e një qejfliu për femra, që pikërisht nga sharmi femëror i znj. Duma u bën thirje qeflinjve durrsakëve ta votojnë atë. Në fakt, siç do e shohim, në këtë opinion klanesh, z. Haxhiu shpalos një skenar politik që jo vetëm e superon qëllimin e vet, por ve në pikëpyetje sovranitetin e vetë partisë demokratike, vetë kryetarin e saj dhe, madje dhe vetë liderin “historik” të saj, z. Berisha.

Për ta kuptuar këtë, të shohim premisat e z. Haxhia në mbështetje të znj. Duma, natyrisht, sipas tij:

6.Gjithnjë sipas z. Haxhiu, “Grida duhet të fitojë edhe për faktin se ajo do ( jo duhet) të jetë e vetmja pikë opozitare kundër së majtës dhe pikë referimi për ta ruajtur të djathtën”.

Siç shihet, nëpërmjet premisave të tij për mbështetjen e znj. Duma, z. Haxhiu propozon një skenar prespektiv të narrativës politike.

Sipas këtij skenari,  së pari, z. Basha do t’i humbasë zgjedhjet, së dyti, z. Duma do e duhet të mbështetet si kandidate për Durrësin për një qëllim shumë më të madh se Durrësi, së treti, që nga Durrësi ( Polis: qytet-shtet) do të bëhet ringritja e partisë demokratike.

Kuptohet, që sipas këtij skenari, pas humbjes, z. Basha do të detyrohet të japë dorëheqjen dhe znj. Duma do të jetë kryetarja e re e partisë demokratike.

Në fakt, duket sikur kemi të bëjmë me një mesazh të “shifruar”, që s’ka të bëjë aspak me zgjedhjet lokale për një bashki, por për një axhendë politike në qendër të së cilës është znj. Duma, tashmë jo si kandidate për një qytet, por për një polis ( Durrësi qytet-shtet).

Në raport me partinë demokratike, ky skenar do të mund të konsiderohej thjesht si një marramendje gazetareske e një personazhi të çekuilibruar. Mirëpo, kemi pasur dhe një skenar tjetër të tillë, me atë të katapultimit të z. Lulzim Basha në krye të partisë demokratike nëpërmjet KOP-it.

Kësisoj del që znj. Duma është kandiduar në Durrës, për ta pasur fitoren si një trampolinë për t’u bërë kryetare e partisë demokratike. Dhe, meqë skenari i katapultimit të z. Basha në krye të partisë demokratike pati mbështetjen e z. Berisha, nuk kemi pse të mos besojmë që dhe ky skenar do të ketë pasur mbështetjen e tij.

Ky skenar dështoi se askush në Durrës nuk i mori seriozisht mesazhet e “shifruara” të z. Haxhiu.

Por, së pari, kjo do të thotë që z. Berisha, sipas këtij skenari, po të fitonte znj. Duma, do ta kishte sakrifikuar z. Basha që do të bëhej kokë turku e humbjes së këtyre zgjedhjeve   dhe mbështetja që po i bën ai tani z. Basha është e detyruar nga humbja e znj. Duma.

Së dyti, partia demokratike duhet t’i marrë seriozisht këto mesazhe për sovranitetin e saj dhe, kur them partia demokratike, natyrisht nuk kam parasysh z. Berisha që funksionon sipas skenarëve të z. Haxhiu.

7 komente në “Berisha që funksionon sipas skenarëve të Batonit”

  1. Futja kot nashti says:

    Ha ha ha ha ha ha ha ha ha
    Kaq nga Kina qe i ka ra Batoni , normal qe durrsaket nuk e kan kap (pasi kishin kapur tjeter kend , spiunet e familjes Duma ).
    Po Batoni mos ishte nga ata votuesit qe moren pashaportizim ne Durrres ?
    Ne Tirane nuk u pa te votoje ?

  2. Labi 2 says:

    Shume I holle paske qene more shoku Batoniç Haxhiçiç,vertet analist I tipit Artan Hoxha(I vjetri)

  3. Veterani says:

    Baton Hadjia(xh) është një pinjoll UDB në Kosovë.Natyrisht se i ka ardhur keq jo vetëm për Dumen por për tërë PD.Këtij nuk duhet dhënë hapsirë në mediat serioze.

  4. Shefqet Hulo says:

    Baton Haxhiu eshte thjesht nje idiot dhe lepires i pushteteve njesoj si Blendi Fevziu, keshtu qe me mendjen e Batonit durrsaket nuk shkojne as deri ne hamam per te defektuar!

  5. toni fr says:

    Pse mos ta pranojne te gjithe meshkujt. Grida ta ngref kur e shikon por durrsakeve u ngrifet me vangjushin mesa duket madje ju eshte ngrit 3 here rresht me vangjushin

  6. eri says:

    Njerez te mire te mencur dhe te urte si Met Dervishi u larguan nga Partia e Plakut antishqiptar. Tani ka ngel super baxhella SUMA.

  7. studenti says:

    Arsyeja kryesore qe Grida humbi ishte : Fakti qe te pasmet e paraqitura ne foto nuk i perkisnin GRIDES por nje POLAKJE. Ne se ato te pasme do te ishin te Grides fitorja do ishte e sigurte. Populli nuk e pranon mashtrimin. VO. Nje foto pati dhe Z. Ademi por ajo ishte orijinale dhe nuk e kundershtoi apo dyshoi askush. Ajo fitoi.
    Ja pra ne popull duhet te dalesh BIO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje