Vota ime për numrin 1, Gjergj Bojaxhi

19 Qershor 2015, 20:26Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në fletën e votimit për kryebashkiak të Tiranës, emri Gjergj Bojaxhi është renditur (me short) i pari. Dhe unë në atë fletë, do ta jap votën pikërisht për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi. E di që vota është e fshehtë, por ligji shqiptar dhe tradita euroatlantike nuk është kundër shpalljes publike të votës.

Dhe meqë po e shpall publikisht votën, më duhet të jap edhe arsyen për të.

Unë e di që për Bojaxhiun nuk do të votojnë mjaftueshëm tiranas sa ai të zgjidhet kryebashkiak, por sidoqoftë do t’ia jap votën atij, me shpresën se do të ketë mjaftueshëm tiranas të tjerë si unë, që ai të arrijë një kuotë domethënëse votash.

Në qoftë se kjo gjë realizohet, ne votuesit e Bojaxhiut do tí japim atij dhe grupimit “Ne Tirana” mesazhin se ekziston shansi që të krijohet një lëvizje e re politike për të sfiduar duopolin politik të çerek shekullit të fundit. Sa më i fortë të jetë ky mesazh (dmth., sa më shumë të jemi ne që do të votojmë për Bojaxhiun), aq më të mëdha do të jenë gjasat që Bojaxhiu dhe shokët e tij të nxiten për ta kthyer grupimin “Ne Tirana” në lëvizjen politike “Ne Shqipëria”.

Dreqi e mori, pas dy vjetësh, në zgjedhjet parlamentare, nuk duhet të jetë më në diskutim vetëm rrotacioni mes dy koalicioneve tradicionale (si zkonisht në çerek shekullin e fundit), por edhe një alternativë e tretë!

22 komente në “Vota ime për numrin 1, Gjergj Bojaxhi”

  1. Lule says:

    Bravo Zaloshnja , kurajo civile nga ana jote.

  2. Leone says:

    Per Gjergj Bojaxhiun do te votojne qytetaret e ndershem te Tiranes, do te jete nje shumice e heshtur qe do te flase diten e votimit.

    1. fshatari says:

      Gjergj Bojaxhiu e gjuan lekun si Shqiptari byrekun…me besoni-ka vjedhur sa nuk i mbante me mulla kur ishte drejtor i KESH

    2. US says:

      Mos e thuaj kete. Se del Tirana me shkalle teper te ulet ndershmerie, 0.05%!!!
      Pse, 99% e votuesve (te majte e te djathte) qenkan jo te ndershem?
      Shkoni qi….ni me gjithe Bojaxhiun o pseudo te ndershem.
      Dhe degjoni Zaloshnjen, analistin me apatik dhe papersonalitet te historise shqiptare.
      Si mundet me nje fjali te etiketohet nje qytet i tere i pandershem, nqs nuk voton Bojaxhiun!!

  3. Leta says:

    Per te paren here Tirana ka nje mundesi, te zgjedhi nje njeri me personalitet dhe integritet si zoti Gjergj Bojaxhi.

  4. emigranti says:

    Z. Zaloshnja une dhe familja ime do te vime nga Greqia per te votuar per Z. Bojaxhi, se ja vlen mundimi dhe harxhimi per ndryshimin e politikes shqiptare dhe ne besojme tek Gjergji,ai ka emrin si Gjergj Kastrioti dhe mbiemrin e Gonxhe Bojaxhi, dy figurave me te ndritur te kombit shqiptar,eshte dhe nr 1 ne liste.

  5. kondrapedali says:

    Jam plotesisht dakort me parafolesin. Shqiptaret duhet te perkrahin guximtaret qe duan ndryshimin e vertete. Dhe kete e ben grupi ‘Ne Tirana” me perfaqesuesin dinjitoz Gjergj Bojaxhi, i cili trimerisht sfidon dallkauket, te korruptarit, te denuarit, deputetet palaco te ketij vendi….

  6. ewfw says:

    po te ishja une ne shqiperi per ate do votoja, edhe pse i kam inat PD-istat. shqiptaret ku ta gjenin kete alternative po prape do votojne sipas te “forteve”

  7. artur says:

    Po ajo ishte loje!

  8. Vreto says:

    Bravo Zaloshnja!

  9. neandartali me Ph.D. ne Copy&Paste dhe Google Translate si dhe me Master ne Internet Explorer says:

    Amin! Ketu po me pelqen me te vertete!

  10. sinan hibro says:

    Deklaroje voten sa te duash ….o analist , qe si gjithe analistet na keni lodhur me shume se politikanet …! Pastaj, grupimet apo nismat e reja nuk mund te organizohen apo frymezohen nga xhaketa te vjetra , qofte te njerit apo tjetrit krah….Koha per ty Zaloshnja, ka mbaruar !

  11. Erion Ahmadinejad says:

    Ligji shqiptar dhe tradita euroatlantike thotë ky pa kuptuar as fjalën ligj dhe as fjalën traditë.Me ligj vota është e fshehtë kurse tradita këtu eshte fasule me mish dhe lakror me domate.Turp për këta njerëz që e mbajnë veten si të formuar dhe të lexuar.Bëjnë të kundërtën e asaj që duhet të bëjnë për tu dukur “snob” dhe “modernë”.Vetëm nga inati që motra ka marrë pjesë në orgji-themelimin e PD-së ky na dilka kundër.Turp motërshitës!

    1. tironc denbabaden says:

      ti nuk je erion ahmadinejad, por frrok marku apo cup frroku apo frrok cupi apo ndonje malok tjeter. sepse ju maloket nuk doni qe ne tironcit te votojme per nje tironc denbabden si gjergji cun tirone.

      1. Erion Ahmadinejad says:

        Nc,nc,nc,ncuk…ske gjet gjo !Pastaj fiks tironc,unë se kam me Gjergjin e kam me këtë Zalon!

  12. Xanxafillua says:

    Kam frike se keni harruar se kush i numuron votat – ka gjasa qe diferenca me fituesin te jete aty afer 10 (dhjete) votave. Nje gje nuk e kam te sigurte: nuk e di se per ke do te “votoje” numruesi i votave!

  13. toni says:

    Besoj se shume do votojne per Gjergj Bojaxhi por problemi qendron se kush do e mbroje voten gjate numurimit?! Gjergji nuk ka numurues, te shpresojme qe i kane dhene te drejten te kete vezhgues te pakten.
    Suksese Gjergj Bojaxhiut!

  14. sefer ziu says:

    Po per kreshnik Spahiun qe e beri lolo dhe Arian Cani çfare do behet se na ka futur ne merak se te henen do filloje revoltat popullore? Sa banal ishte dhe injorant! Ky qen ka drejtuar drejtesine shqiptare dhe tani flet pa dogane. Per Gjergjin me vjen keq se te atin e njohe, e kam pasur mesues matematike ne gjimnaz dikur dhe atehere ka qene me te vertete njeri i persosur, por ai afrimi qe pati me Sali Berishen e rendon ne opinion. Le ta gjykojne tiranasit per veten e tyre.

  15. voto shqupin says:

    ja fute smerlapit me kete zgjidhje

  16. ceni says:

    bojaxhi eshte e vetmja fije shprese ne realitetin politik shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje