Në të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të 21 qershorit që ka publikuar IPR-Marketing (kompania italiane që parashikoi me sukses rezultatet e zgjedhjeve në 2009-ën dhe 2013-ën), të befason fakti që 10%-13% e tiranasve janë gati të votojnë për Gjergj Bojaxhiun, pavarsisht se vetëm 1% besojnë se ai do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës. Pra, rreth 40 mijë votues shprehen se do votojnë për të, jo se besojnë se do të dalë i pari në garën për Tiranën.
Meqënëse na ndajnë vetëm pak ditë nga 21 qershori, ruajtja e një kuote kaq të lartë në të tria sondazhet (gjatë muajit të fundit) është një tregues se gjasat janë të mira që Bojaxhiu të arrijë pas disa ditësh një rezultat që s’e ka arritur kurrë më parë ndonjë kandidat i pavarur në Tiranë.
Por një rezultat i mirë i mundshëm i Bojaxhiut në 21 qershor nuk do të ketë ndonjë vlerë praktike në 21 qershor. Vlera e tij do të duket pas 21 qershorit, në qoftë se lëvizja “Ne Tirana”, që e mbështet atë, do të shndërrohet në “Ne Shqipëria”.
Mesazhet kryesore të Bojaxhiut në Tiranë në fakt vlejnë edhe për gjithë Shqipërinë. Sipas Bojaxhiut, dy ndër shkaqet kryesore që ne kemi patur qeverisje të keqe në çerek shekullin e fundit kanë qenë klientelizmi dhe patronazhi i partive aktuale.
Bojaxhiu ka denoncuar faktin se klientët e partive u financojnë fushatat atyre dhe kandidatëve që ato përzgjedhin, me synimin që “donacionet” t’u kthehen 50-fish nëpërmjet tenderave, koncensioneve dhe lejeve të ndërtimit, në kurriz të zgjedhësve të thjeshtë.
Gjithashtu, Bojaxhiu ka deklaruar se Shqipërisë nuk i mungojnë teknicienë të aftë e të përkushtuar, por partitë ua japin vendet e punës në administratë militantëve, të cilët prodhojnë vota, sipas sistemit të patronazhit të tipit “ti më sill vota, unë të jap vend pune”
Në qoftë se Bojaxhiu arrin në 21 qershor një rezultat të ngjashëm me atë që ka fotografuar deri më sot IPR-Marketing, mbetet të shihet nëse ai do ta ketë energjinë dhe vendosmërinë që mesazhin për përmirësimin e qeverisjes së Tiranës ta shtrijë në të gjithë Shqipërinë. Sepse sëmundja e klientelizmit dhe e patronazhit partiak nuk është e lokalizuar vetëm në Tiranë. Përkundrazi, është edhe më endemike përtej saj.
Por a është elektorati shqiptar gati për një ndryshim tektonik të sistemit politik? Që kjo të ndodhë, duhet që Bojaxhiu të udhëheqë një lëvizje politike që do të krijonte besimin në elektorat se do të futet në garën për pushtet me synim ndërrimin e sistemit klientelist-patronazhist aktual, dhe jo për të ndarë tortën e pushtetit me të.
Duke analizuar zhvillimet social-ekonomike të çerekshekullit të fundit, duket se terreni për krijimin e një lëvizje të tillë egziston.
Vitet kur, të dalë nga varfëria, shqiptarët mund të pasuroheshin me rrugë të shpejta (të ligjshme e të paligjshme), duket se kanë mbaruar. Pallatet që ndërtoheshin me leje korruptive, e që shiteshin që në themel, nuk ndërtohen më kollaj, për arsyen e thjeshtë se nuk ka më aq kërkesë sa ç’kishte më parë (1/3 e banesave janë të pabanuara, sipas Census 2011).
Hapja e bizneseve të reja nuk është më aq fitimprurëse sa ç’ishte më parë (pra, është pakësuar edhe mundësia e korruptimit të zyrtarëve me një pjesë të fitimeve të shpejta). Trafiqet e paligjshme nuk janë më aq të lehta për t’u realizuar, sepse trysnia e partnerëve ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm (legalizimi i narkotikëve është thjesht një ëndërr e Kokëdhimës…).
Dhe së fundi, abuzimi me fondet publike apo punësimin në administratë nuk ka më shumë hapësira, sepse barra e borxhit publik të akumuluar ndër vite është kaq e madhe sa nuk lë shumë mundësi për manovrime.
Në këto kushte, duket se shumica e shqiptarëve nuk shohin ndonjë hapësirë për pasurim të shpejtë nëpërmjet lidhjes me njërën nga partitë aktuale të sistemit (disa shqiptarë, kuptohet, ende shohin). Dhe ndoshta ka ardhur koha që ata të përkrahin një lëvizje të re politike, udhëheqësit e së cilës do ta shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi.
Por a vërtetohet empirikisht hipoteza e mësipërme? Nga sondazhet e derisotme, po.
Dhe a do të lindë një lëvizje e re politike e tillë pas 21 qershorit ?
Kjo mbetet të shihet. Sidoqoftë, Bojaxhiu apo kushdo që mendon ta marrë nismën për krijimin e saj, duhet të inkurajohet nga fakti se lëvizje të tilla kanë rezultuar të sukseshme në Europë, si në sondazhe edhe në zgjedhje…
bojaxhiu nuk behet kryetare partie. e thene kete gje shume here. tirana nje shanc kishte per ta bere kete njeri kryetar, dhe e dogji.
Bojaxhiu nuk ka pse te behet kryetar. Mire do ishte qe levizje, nese behet vertet parti formale, te vendoste rregulla qe te mos kishte kryetar te forte sic kane partite e vjetra. Burimi i problemeve eshte kryetari i forte.
Une se besoj fare.
Flet si patriot, pse i hyn kesaj vallje ? Per rrogen e kryebashkiakut?
Per nje rroge ministri neser?
Qe nuk te del deri ne fund te muajit.
Jo ore keto parime shitjani nje tjeri, jo vetem ne Shqiperi por kudo
Politikes i hyjne per vete njerzit, bejuni realist e lerini idealizmat.
Sa te futesh ne valle, se te meson puna vete( jo se ky eshte i pamesuar).
Une vojtoj per te majten , jo se jane te pakoruptuar, por besoj se mund te hedhin ndonje kocke per ne.
Dhe jane me te kulturuar, kane shije.
Aman ore po keto te PD jane shume fshatare.
Shume mire do ishte te kishte nje levizje te tille ne Shqiperi. Duhen perkrahur njerezit qe kane deshire e force ti kundervihen sistemit te felliqur te militanteve. Nje perkrahje eshte dhe njohja me detaje e jetes se ketyre personazheve (s’kam lexuar gjekundi per CV e ketij kandidati te pavarur). Jam e mendimit se politika nuk duhet te perjetohet as si besim fetar e as si nje skuader futbolli. Politika duhet te jete ne sherbim te popullit e jo populli ne sherbim te politikes.
Bravoooo Bojaxhi keni treguar shume qarte ku qendron ngerci, jo vetem i Tiranes ,por i gjithe Shqiperise .
Jam shume e lumtur qe doli me ne fund nje njeri i ndershem dhe shume inteligent, per ti thene stop korrupsionit ,katrahures qe kane bere dhe vazhdojne te bejne politikanet tane te skrupullt deri ne palce.
I uroj suksese Bojxhiut per kete inisiative teper madhore .
SHQIPERIA DUHET TE NDRYSHOJE TOTALISHT NGA KJO KAUZE .
Te vjen keq kur nuk arrin tu imponohesh, per te kapur me te miren e mundeshme, shumices se qytetareve te afte per pune dhe vendim-marrje ne dite te tilla sic ajo e 21 Qershorit.
– Nuk po respekton lirine e tjetrit per te bere zgjedhjen e duhur,- do te shprehej nje kalemxhi servil dhe xhambazxhi. Por personalisht mendoj se ka ardhur koha te ndeshkohen te gjithe shkaktaret e kesaj gjendjeje te pashprese per pune dhe jetese per te gjithe ata qe po ndjejne pasojat e nje qeverisje te keqe, te pushtetareve mafioze. Lexojme dhe degjojme edhe ne rrethin e shoqerise se shkaktaret kryesore jane politikat e gabuara euroatllantike, te mbeshtetura servilshem prej politikaneve kryesore te 2 (dy) partive te medha, PS dhe PD, brenda tyre edhe politikane te tipit Mediu apo Ilir Meta, ne hapsiren kohore te ketyre 25 viteve te fundit. Nuk ka asnje ndeshkim per pergjegjsit kryesor, nuk ka asnje akuze publike zyrtare ne Prokurori per Ta. Kjo eshte nje nga arsyet e forta qe do t’ju bertisja ne timpan te veshit te gjithe atyre qe si delet po shkojne te votojne edhe kete here per kandidatet e Partive fajtore per gjendjen e mjere dhe te pashprese te tyre, te femijve te tyre. Fatkeqsia e tyre eshte fatkeqsi edhe per mua e shume te tjere qe e kuptojme lojen e felliqur qe eshte ndjekur dhe vazhdon te ndiqet prej ketyre aktoreve-hic aktore, qe detyrohemi ne prag ndeshjesh te tilla sic 21 Qershori, te degjojme dhe shikojme lojen e tyre te ndyre te sheqerosur prej llafeve, apo llaka-llakave, sic pohon nje prej tyre, duke mos lene hapsire per refleksion te cdo fjalie qe fabrikojne.
Ketu Gjergji kundershton bindshem, per Media eshte ne duar mafiozesh, dhe kuptohet qe kundershtia e tij shoqeruar edhe me kundershti te drejta te personave me rendesi publike, nuk shperndahet ne veshet dhe syte e shumices se qytetareve prej Mediave kryesore. Demi eshte i pa-llogaritshem. Personalisht mendoj se vendi qe duhet te kene ne Media duhet te jete i barabarte per te gjithe kandidatet e miratuar nga KQZ.
Gjithashtu do te votoj Gjergj Bojaxhiun edhe per idete e guximeshme per te mbajtur larg punet dhe autoritetin publik te Bashkise nga individe te “forte”, gje qe nuk e kane bere deri me sot as Berisha me lulin e tij, as Rama dhe as paterica e tij, Meta.
Eshte teper e priteshme ideja e Gjergjit per te merituar cdo vend pune, nepermjet nje konkurimi te vlerave te gjithsecilit kandidat. Sikur kete ta miratonte ne parim kryeministri Rama me te tijte, atehere rrezikohej seriozisht paterica e tij Meta, pra edhe qeveria, sepse parrulla e Metes: Me ne punesohesh, automatikisht binte – pasi dihet ke ka vene ne vende drejtuese dhe punesuar Ai,kush ka dhene me shume per fushata merr vendim me te majme ne drejtim, ndersa ka punesuar persona me diploma fallco, te blera apo leshuar prej universiteteve fantazem, deri edhe me precedente penale.
Forca e personalitetit qe Gjergj Bojaxhiu cfaq ne ato pak daljet e tij publike, e larteson ne syte e njerezve te thjeshte, rrit bindjen per t’i besuar nje vend teper te pergjegjshem per qeverisje, ketu si edhe ne shume vlera personale qendrojne edhe pritshmerite e Ed. Zaloshnjes per nje kariere te plote ne dobi te nje shumice pertej kryeqytetit tone.
I uroj sukses !
Prisja nje fushate me te forte nga Gjergji qe ti imponohej me shume forcave debile qe na kane udhehequr. Megjithate vota ime eshte per Gjergjin…….
dhe pse e di qe nuk fiton vota ime eshte prap per bojaxhiun.te perpiqemi te tregojme qe jemi dhe jemi shume. forca qe do lindi pas ketyre zgjedhjeve eshte forca qe do vendosi se nga do shkoje pushteti
Popull shume i cuditeshem jane Shqipetaret ,votojne aty ku eshte mashtrimi me i madh . Pikerisht Bojaxhiu
eshte i vetmi kandidat qe po i jep drejtimin e duhur Tiranes .
Dominojne budallenjte ne kete vend dhe kjo eshte arsyeja qe ky vend nuk perparon .
Gjithesesi mendoj qe Bojaxhiu nuk duhet te derzohet kurre deri sa te vije dita e fitores .
E ardhmja i takon Bojaxhiut ,larg qoft Erionkes ,kjo do te ishte per Shqiperine fatale . Ky vend ka kohe qe eshte kapur nga duar teper te paafta , njerez te korruptuar ,mafioze . Kur do te vije ajo dite te shporrim keto fundrrina nga postet qeveritare ?? Kur do te vije dita te shohim ne ato karrige ajken e shqiperise , qe te punojne me duar te pastra dhe vetem per interesat e vendit dhe te qytetareve ???????
Jepjani edhe gomarit voten, vetem Fiqo Velise dhe Hamil Kosoves mos ja jepni…
Bravo qytetareve te Tiranes:po tregojne se duhet larguar nga dyshja kriminale me nje politik tjeter e nje gjenerate tjeter ne sherbim te popullit!
I dashur komentus, dita per te larguar klanet nga pushteti ka ardhur. Por populli SHqiptar si i zgjuar qe eshte ankohet vazhdimisht per dy partit kryesore, dhe kur vjen dita e votimit ja japin voten partive mafioze me deshire. Sot eshte dita qe me vote te ndeshkoshe te dy partit, çfare pret populli?
eshte e drejte …ndrroni nga njehere pashallaret!
“kandidati i pavarur” – pse ekziston …per ti dhene nje mundesi ma shum njerezve qe te zgjedhin !