Basha dhe kolltuku tresh i bashkisë

12 Qershor 2015, 14:02Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Kanë qenë të pakta rastet kur Bashkia e Tiranës është akuzuar nga mazhoranca e sotme në të katërt vitet e qeverisjes së Bashës. Mund të ketë qenë fat i këtij të fundit, apo nuk është marrë kurrë seriozisht nga e majta, kjo është një çështje që i përket politikës, aq saç është edhe fakti se akuzat ndaj tij nisën të derdhëshin lum pak para nisjes së fushatës dhe vazhdojnë çdo ditë e më të ndryshme.

Mediat të parat kanë nisur publikimin e një sërë dokumentesh dhe shifrash të çmenduar, që nuk është zor t’i sigurosh. Mjafton të hapësh portalin e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të shohësh së Basha është kujtuar pikërisht 2 javë përpara se të lëvizë nga kolltuku tresh ku flinte gjumë, që të prokuronte plot 10 milionë dollarë për Ujësjellës-Kanalizimet Sh.A.

Ka qenë data 6 qershor e këtij viti kur Bashkisë i ra ndërmend burimi i Shën Mërisë. Me të njëjtin nxitim, Basha ka dhënë rreth 60 leje ndërtimi, si dhe po firmosen dita-ditës kontrata të premtuara ndaj bizneseve apo të detyruara nga dikush tjetër.

Politika shqiptare nuk duhet të ndjëk traditën se një funnksionar duke u larguar nga detyra e besuar do të shpëtojë nga ‘gjynahet’ duke i marrë ato me vete apo duke u groposur. Sot, mazhoranca jo vetëm që ka nisur denoncimet publike të punëve të pabëra të kryeqytetit, por edhe ato që janë bërë keq apo shumë keq.
E gjithë fjalia se ‘Basha nuk ka bërë asgjë, as mirë e as keq’, është pjesë e retorikës së zgjedhjeve.

E sigurt është se kreu i ri i Bashkisë, kushdo qoftë nga pesë kandidatët, nuk do ta mbajë përsipër barrën e lënë nga Basha. Përveç fazës së parë të qarjeve në publik se ‘kështu ma la, e kështu e gjeta’ mund të ketë dy vazhdime të ndryshme. Mund të nisë aunlimi i këtyre kontratave dhe tenderimeve (dhe në Shqipëri nuk është vështirë t’i gjesh tenderit një kleçkë), por mund edhe të bëhet një sy qorr e një vesh shurdh dhe të gjendet gjuha e përbashkët me fituesit e Bashës.

Megjithatë, përse ky nxitim i Bashës për të prokuruar çdo qindarkë të fondeve të bashkisë? Përgjigjet janë ato që i dimë të gjithë dhe nuk kam ndërmend t’i përsëris pa më premtuar kryebashkiaku i ri se kolltukun tresh do ta heqë nga zyra.

*Javanews.al

5 komente në “Basha dhe kolltuku tresh i bashkisë”

  1. miri says:

    po basha ka dy vjet qe vetem qahet, nuk me le qeveria, nuk me le? po dy vitet e qeverise se PD cfare beri????/ ASGJE fare.tani u kujtua ky qe te beje prokurimet e fondeve te bashkise, jep ortakeve te tij cte mundesh???? me kujton salen ne 3 nuajt e fundit te pushtetit ne vitin 2013. biles dhe ndertesen e shqupit keshtu ja vodhen ushtrise ne periudhen e gusht-shtatorit te 2013, pra ne fund te agonise se pushtetitt. Njesoj po ben dhe basha sot, vidh, shkreto deri ne diten e fundit si kryetar bashkie. eshte per te ardhur keq

    1. Elma says:

      Politika e bashes ka qene aq e lidhur me kolltukun keto 4 vite sa askush nuk mund ta shpjegoje ate lidhje aq te forte mes te dyve. Dhe ne qytetaret e tiranes vuajtem pasojat e nje kryeqyteti pa kryetar e pa njeri qe mund te bente nje pune per qytetin.

      1. Renata says:

        Nese ka pasur tirana nje fatkeqesi me te madhe ne gjithe vitet si kryeqytet ai eshte lulzim basha nje njeri qe premtoi se do bente cudira ne qytet dhe ne fakt nuk beri dhe ato qe duheshin bere dhe qe ishin te nevojshme per nje metropol.

    2. edi says:

      Basha ngrihet nga gjumi letargjik. Eshte me e veshtire ta mbash dicka se sa ta fitosh. Dhe e djathta tregoi se nuk eshte ne gjendje ta administroje nje qytet si Tirana e aq me pak Shqiperine.

  2. Sam says:

    Shkrim teper elegant. Faleminderit autorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje