Nga Arfin Tafa
Kur thotë “… nuk e fillojmë asnjëherë nga viti zero”, znj. Ademi a nënkupton se do bëhet palë me kriminelët antishqipëtarë të zyrës së urbanitikës? Do vazhdojë dhe ajo si ata të:
1 – TË FSHIJNË HISTORINË E SHKODRËS
Konkretisht Rozafa, që është zona arkeologjike e qytetit, vendi ku ka filluar historia e Shkodrës, është lënë në hije.
a) Aktualisht është e rrethuar nga lagjet e pasistemuara të komunitetit egjiptian. Por edhe për të ardhmen është planifikuar të rrethohet me vila luksoze. Më thoni vilat luksoze a do e evidentojnë zonën arkeologjike apo do e lënë në hije atë dhe historinë që ajo mbart?!
b) Bexhisteni është ndërtuar në një stil, që nuk të krijon idenë se aty ka pasur histori përpara,
c) rrënojat tjera arkeologjike janë mbuluar nga pedonalja tek ura Bunës,
d) vetë Bypass-i varros përfundimisht rrënojat dhe nxjerr jashtë funksionit pedonalen. Kjo në fakt e bën edhe më të qartë, se pedonalja nuk ka pasur për qëllim të jetë shëtitore buzë liqenit!
2 – TË SHKATERROJË QËNDRËN E QYTETIT
Mjafton të merrem vetëm me pallatin e ndërtuar tek ish –“5 Heronjt”, fiks në kryqëzim. (Ndërtuesit bravo i qoftë, kush ka shtëpinë aty e gëzoftë, por ata që kanë dhënë lejen …)
Pse mjafton të merrem vetëm me këtë?
a)Nga arkitektura. Ai është si një vargmal gri betoni, ku njerzit jetojnë në apartamente si të ishin sardele.
b)Nga ana urbanistike. Banorët e 10 kateve të banimit sipër, bizneset në dyqanet poshtë dhe ata që po përdorin rrugën do kenë nevojë për të parkuar. Kjo përkthehet në një kaos, që vetë Bashkia e ka krijuar.
c) Nga aspekti i efektit social.
Së pari, përmasat e ndërtesës nga njëra anë dhe rruga me qarkullim të shpejtë nga ana tjetër, i krijojnë këmbësorit idenë se është i papëfillshëm, i pakonsideruar dhe i sulmuar.
Së dyti, rrumuja që gjenerohet aty për parking të jep idenë që “këtej nuk janë njerëz”, “këtu nuk jetohet”, “s’bëhet Shqipëria me shqipëtarë” etj.
(Po kështu është situata dhe tek rruga e gjërë, që të shpie për Kiras. Se në fakt kështu është projektuar në “Planin e Përdorimit të Tokës”, e gjithë ‘Zona rezidenciale e qëndrës së qytetit’)
Më thoni ҫfarë territ duhet të ketë në zemër dikush, për të punuar kundër historisë së Shkodërs dhe për të shkatërruar qëndrën e saj ?! Ata në Shqipëri mund t’ia hedhin me drejtësinë, por vulën e turpin do e kenë në mes të ballit, kudo ku të shkelin në Shkodër.
Faleminderit Ketit që e artikulon qartë në programin e saj se:
-do kthejë vëmendjen tek zona historike,
-do riparojë defektet e parkingut dhe do krijojë sheshe mes pallateve.
Uroj që dhe znj. Ademi të distancohet nga këta pseudo-intelektual, kriminela antishqipëtar !!!
Z. Tafa.
Ai monumenti qe zevendesoi 5 Heronjte me Radio Shkodren me duket nje alkimi interesante. Radio Shkodren (ne forme unaze me vrime ne mes) ti e din qe e ka projektu Pranvera, vajza e Enver Hoxhes. Ate “monumentin” me tuba (si kunj a si karuc, me falni se nuk ka ma te pershtatshem emer) e ka projektu Klementi, dhendri i Enver Hoxhes. Por po ti bashkosh femeroren, unazen me mashkulloren, karucin si thote Dan Brown ne nuk na del yll si i del atij por na del kopil apo si me thane, Zog Kurvet.