Një fotografi e çastit për fushatën

7 Qershor 2015, 10:30Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli*

Si pozon Veliaj, Kosova, Bojaxhi e të tjerë

Nuk ka nevojë të pihet gjithë uji i detit për t’u marrë vesh që është ujë i kripur. Edhe për të kuptuar shijen, ngjyrën, aromën apo dhe temperaturën e fushatës zgjedhore në Shqipëri, mjafton dhe vetëm një fotografi e çastit për të parë se çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë kanë të veçantë partitë që kandidojnë kandidatët dhe kandidatët e kandiduar nga partitë.

Në Tiranë, favoriti Veliaj tenton të jetë konkret: “Kemi folur me Ministrinë e Shëndetësisë për mundësinë e një Qendre Shëndetësore. Nëse Tirana është rritur në popullsi, duhet të rriten edhe shërbimet që ofron Bashkia. Është fat i mirë që tani edhe Kashari është një lagje e Tiranës. Të njëjtat vendime që do t’i marrim për qendrën e Tiranës, do t’i marrim edhe për këtë lagje të re sepse njerëzit nuk i kemi ndarë ndonjëherë, në ca të nënës dhe ca të njerkës” – thotë Veliaj Veliaj.

“Në jetë nuk e kam humbur kurrë drejtimin. Nuk i kam prishur asnjërit familjen për të ndërtuar familjen time. E kam ndërtuar me djersë. Kam pasur dy mundësi të shtrija dorën tek ju, apo të ndërtoja diçka vetë në kohën e lirë. Në çdo hap të jetës sime, puna dhe ndërshmëria ka qenë numri një. Do më hyjë në punë zanati i rrobaqepësit. Me këtë zanat do qep xhepat e të gjithë ata që do punojnë me mua”, thotë Kosova duke dhënë një goditje të dyfishtë, morale dhe penale për kundërshtarët e tij. E ka me zotin Rama në fillim.

Kandidati i tretë në fushatën e Tiranës flet për dy armiq të përbashkët të tiranasve që ju kërkon votën.  “Çdo qytetar i kryeqytetit humb rreth 2 vite jetë nga ndotja e ajrit. Ata që rrezikohen më tepër janë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.  Kjo ndotje vjen nga trafiku i rënduar dhe nga ndërtimet. Të dy këto probleme janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria e kryetarëve të bashkisë gjatë këtyre viteve, si dhe nga korrupsioni dhe abuzimi me ndërtimet” – thotë Bojaxhi.

Dy kandidatët kryesorë në garën e Tiranës Veliaj dhe Kosova janë vënë në shënjestër të sulmeve të rënda, kryesisht për të shkuarën e tyre. Veliajt i përmendet fort një kontratë ndërtimi e firmosur nga bashkëshortja e tij, por dhe pjesmarrja e saj në një firmë ligjore që ka afruar shërbime për biznesmenin gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili. Kosova është sulmuar për veprimtarinë e tij edhe si privat, ndërtimin problematik të klinikës së tij gjinekologjike, por dhe menaxhimin që i ka bërë maternitetit kur ka qenë drejtor.

Në këtë fushatë, me sulme të kryqëzuara janë përfshirë edhe dy kryeministra. I pari Rama është në detyrën e kryeministrit, i dyti, Berisha që tashmë është ish-kryeministër. Edhe Rama, edhe Berisha kanë zgjedhur të sulmojnë me armët e tyre më të mira që kanë në dispozicion: Rama ka ironizuar në vijimësi me batuta kandidatin Kosova, kurse Berisha sipas zakonit ka goditur rëndë Veliajn me armën e tij të paharrueshme, antikorrupsionin.

Po e njëjta histori në një fotografi të çastit mund të verifikohet edhe në Durrës dhe Shkodër, dy qytete me garë interesante. Pjesa tjetër e qyteteve shqiptare ngjan se zgjohet në fushatë vetëm kur aty shkelin me rradhë Rama e Meta dhe Basha. Dhe kjo nuk është domosdoshmërisht as foto e keqe dhe aq më pak lajm i keq. Përkundrazi! Të paktën deri tani, fushata po derdh shumë ujë në det dhe deti vazhdon të jetë me të njëjtën shije, ngjyrë, aromë dhe temperaturë. Nuk ka nevojë të pihet gjithë uji i tij për ta kuptuar atë. Mjafton dhe një e dielë fushate.

*Javanews.al

10 komente në “Një fotografi e çastit për fushatën”

  1. lol says:

    erjoni e ka ber ftyren si kalama ne kte foto, nuk esht rastesi.

    1. KOSTANDIN says:

      Kandidati Veliaj ka deshmuar per aftesite e tij drejtuese e menaxhuese. Puna e bere ne MMSR e tregon kete, ku kreu nje sere reformash. Ai ka nje vizion te qarte per Tiranen e do u riktheje qytytetin banoreve te kryeqytetit. Sa per z. Kosova eshte me mire te ushtroje profesionin e tij.

      1. Anonim says:

        Perballe njeri-tjetrit kemi ne doktor dhe thjeshte kaq dhe nje ish-minister i cili kan je begraund te pasur politik. Ne kete fushate duket sheshit se njeriu adapt per Tiranen eshte kandidati Veliaj. Mjaft te shohesh qe ne cdo takim qe organizohet, z. Kosova tregon barcaleta e asgje me shume nderkohe qe z. Veliaj jep alternativa konkrete per zgjidhjen e problematikave qe ka Tirana me plane konkrete.

    2. lorena says:

      Fshati qe duket nuk do kallauz, megjithese halimi mundohet ti fshehe rrudhat ne fotografi me photoshop, si saliu ne vaft, nuk mund te fshehe faktin qe ai eshte nje njeri i moshuar, nuk ka me energji per te investuar ne nje qytet qe ka pune kolosale per tu bere, dhe qe e vetmja gje qe mund te beje, te luaje domino me shoket e vet pensioniste nga liqeni dhe te tregoje perralla nga historia e tij profesionale.

      1. albert says:

        Erioni ne foto ose ne kronikat live, rrezaton energji dhe perkushtim, njeriun vizionar qe e nisi nga zero jeten per te arritur shume lart dhe me vendosmeri sot eshte nje njeri qe e di mire ku do te shkoje. Na vjen mire qe pas kaq kohesh inekzistence te nje kryetari bashkie, vjen nje njeri super energjik, me ide e me projekte konkrete per ta bere Tiranen nje vend me te mire per te jetuar.

        1. Po says:

          po sikur te humbi, fillon tatepjeta???

  2. Lili says:

    Lorena.per rahat,po eshte i qofte veliaj yt!
    Per nje shtet perendimor,kerko tjeterkend!

  3. Kahneman says:

    Pushoni mor idjota te paguar per te komentuar Erjonin. Or barkthare drreqi or te paafte muti qe e hani buken kot qe e merni rrogen per te komentuar or shkerdhata

  4. elton says:

    E tmerrshme per qytetaret e Tiranes qe kane perfunduar midis dy zgjedhjeve kaq banale: o nje cun i ri me energji (per te vjedhur) o nje burre i mire. A thua se dikush ne moshe pak me te madhe a dikush me pak i mire, nuk merr vesh nga drejtimi dhe menaxhimi i Bashkise! Jo mor shqiptar jo, nuk te duhet as cun i ri e as burre i mire! Te duhet menaxher e administrator i zoti! Nuk kemi me nevoje per kukulla te kapitevene dhe te kryetareve te partive qe na kane dengdisur ketu ku jemi sot!

    Bojaxhi eshte i vetmi qe ja vlen te votohet!

  5. Natyre kriminale says:

    Lorenc Vangjeli…
    cinicizmi i tij eshte kthyer ne proverbial: sa here shfaqet diku Lorenci,
    njerezit i bejne shenje njeri tjetrit: hesht, mbylle gojen, sa te ike ai…!

    Nuk me harrohet pasioni i tij per te denuar Arben Imamin, te cilin e ka pasur mik te hershem…

    Nuk me harrohet ajo qe ka per te…ndodhur me te, pasi te bjen shpresat e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje