Kandidati i pavarur garues për postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, Gjergji Bojaxhi, ditë më parë ka bërë transparencën e financimeve të destinuara për fushatën e tij elektorale, si edhe burimin e të ardhura të deklaruara. Ky ka qenë veprimi i parë i bërë prej tij në nisjen zyrtare të fushatës së vet elektorale, duke qenë, njëherësh sfidues për gjithë kundërshtarët, individë dhe subjekte politike, garues për zgjedhjet vendore të 21 qershorti.
Veprimi i kandidatit Bojaxhi ka qenë dhe vazhdon të mbetet i munguar prej dekadash në skenën elektorale shqiptare, ku transparenca financiare, edhe nëse ka qenë ndonjëherë prezente, është bërë shumë kohë pas përfundimit të proceseve, duke lenë gjithmonë pezull mostransparencën dhe hijen e dyshimit për përdorimin në lojrat e fushatave elektorale të financimeve të dyshimta, nga subjektet politike e individët.
Dyshime që, me të drejtë, nxisin mëndjemarrje e thashetheme të padenja, por të përligjura, teksa media publikon mospërputhje midis shumave të fondeve të raportuara si të siguruara për të financuar mbulimin e fushatave elektorale dhe atyre të shpenzuara.
Nga një e dhënë mediatike, që i referohej si burim KQZ-së, psh, është raportuar se në fushatën zgjedhore 2013, për deputet të Kuvendit, forca politike Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të sigurojë një fond prej rreth njëzet e pesë milion lekë (241.279 $), ndërkohë që, sipas raporteve financiare zyrtare, rezulton se partia ka shpenzuar dyzetë e shtatë milion lekë (afërsisht 449.470 $).
Partia Socialiste ka përfituar nga buxheti i shtetit fondin në vlerë rreth njëzet e gjashtë milion lekë, ndërkohë që rezulton se nga dhuruesit (donatorët) është përfituar një fond dy fish më i lartë se shuma e mësipërme.
Sipas dokumentit zyrtar të depozituar në KQZ, del se 53 donatorët private i kanë dhuruar PS –së për fushatën zgjedhore të para 23 qershorit 2013 plot 45.3 milion lekë, duke i siguruar asaj 56.58 % të totalit të fondeve të siguruara. Partia ka aktivizuar fonde të vetat për mbulim të shpenzimeve në fushatë në një masë prej 10.81 %, ose në vlerën 8.6 milion lekë etj.
Mund të përmendim edhe shpenzimet e deklaruara nga Partia Demokratike e të tjera parti pjesëmarrëse nëpër procese zgjedhore, të cilat asnjëherë nuk e kanë respektuar bërjen e transparencës financiare, siç duhet. Si Gjergj Bojaxhiu, që në respekt të moralitetit të kandidatit garues dhe detyrimit për të respektuar ligjet, e nisi fushatën zgjedhore me transparencën financiare. Duke e vlerësuar atë si gurë themeli për të merituar besimin e votuesve, por edhe duke dëshmuar një sjellje të re elektorale. Sfiduese për aktorët e tjerë, pjellë e forcave politike, që duke u ndjerë të paaftë të thithin votat e duhura, me dëshirë dhe vullnet të lirë të elektoratit, shpenzojnë vlera monetare në blerje të tyre.
Duke shpenzuar të ardhura të padeklaruara për të blerë karta identiteti të falsifikuara, sikurse ka denoncuar, para ca ditësh emisioni investigativ “Ça Thu”, i televizionit “Agon Channel”, apo edhe për të blerë vota kundrejt dhënies së parave.
Fenomene këto të qenë presente në fushatat e shkuara zgjedhore, por që gjykuar nga thirrja e fortë që Presidenti i Republikës i bëri elektorartit shqiptarë për të refuzuar votëblerjen, është planifikuar për të qenë sërish faktor në zgjedhjet e pritëshme të 21 qershorit 2015. Zgjedhje që do të mbahen me po të njejtin ligj të shkuar, që nuk e vendos në mënyrë taksative detyrimin për transparencë financiare, dhe, pikërisht për këtë arsye, nuk ofron garanci për zhvillimin e një procesi me duar të pastra për të patur fitore të merituar.
“Ligji nuk ofron transparencën të mjaftueshme në raportimin e fondeve të fushatës, pasi nuk vendos detyrime ligjore për bërjen e tyre publike, para ditës së zgjedhjeve. OSBE rekomandoi në raportin përfundimtar të zgjedhjeve 2013, që në mënyrë që të rritet transparenca për financimin e fushatës partitë politike duhet të raportojnë rregullisht në KQZ të gjitha të ardhurat e shpenzimet e bëra për qëllimet e fushatës. KQZ duhet të publikojë raportet financiare paraprake para ditës së zgjedhjeve”, u shpreh Florian Rauning në tryezën e organizuar, dy javë më parë, nga KQZ dhe OSBE, tryezë që kishte në qendër çështjen e detyrimit të transparencës financiare, që partitë politike duhet të bëjnë para publikut të gjerë votues. Veprim që edhe në këtë betejë elektorale nuk e kanë bërë, ndërkohë që kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhiu me transparencën financiare nisi fushatën.
* Kryeredaktor i “Shtypi.net”
Ja ke fut kot plako. E kush po e run ktu per deklarimin e financave. Ktu eshte tok hajnash xhov. Vrk