Një votë për qytetin, jo për politikën!

1 Qershor 2015, 19:01Blog TEMA

Nga Irsa Ruçi

Qyteti është takimi parë i individit me botën që e rrethon. Por është edhe takimi me veten, në përpjekje për të zbuluar përkatësinë; një lloj pasqyre ngaku ke mundësinë të shihesh si pjesë e së tërës, e ku tërësia është brenda teje. Secili prej nesh, në vendqëndrimin e tij, mbart të trashëguar jo veç tokën si pronë vetjake; por mbi të gjitha mentalitetin, kulturën, dialektin si pronë shoqërore. Parë në këtë këndvështrim, Tirana është një mozaik copëzash njerëzore të mbledhura nga çdo krahinë, fshat e çdo derë shqiptari kryq e tërthor kufijve të vendit; është sa kryeqendra zhurmëmadhe e një Shqipërie që s’bën zë nga pesha e halleve mbi supe, po aq edhe kryeqendra e vetmisë së qenies. Njeriu, i zbritur nga malet, fushat, periferia, bashkë me gomarin ngarkuar plot ushqime, me lopët, dhitë e derrat solli në këtë qytet edhe vuajtjet e tij, ato 1001 problemet që i treguan rrugët e ikjes. I ndodhur në udhëkryqin e një Tirane që kishte nevojë të rindërtohej, secili kërkonte të rrëmbente një thelë prej hapësirave pa zot për të ngritur aty “fshatin” e tij.

Fytyra e Tiranës jo vetëm u transformua tërësisht, por u tranvestitua aq shëmtuar, sa nuk kishte më dorë ta kthente në identitet. Shtëpitë me qerpiçe ngjanin si fantazma përballë pallateve shumëngjyrëshe që madhështinë e tregonin me kate, porsi ato qeniet prehistorike që epoka e postmodernitetit  i studion me një lloj indiferentizmi gati në zhvlerësim, ashtu edhe tradita e ndërtimeve karakteristike të kryeqytetit u gjykua tepër e lashtë përpara pamjeve madhështore të qyteteve me të cilat na zgjonte zilinë bota perëndimore.

Tirana e të gjithëve dhe e askujt njëherësh u zaptua në çdo pëllëmbë të saj: çdokush me parrullën “tokë e xanun” mbi supe, u përball me fatin e një qyteti që s’kishte më fuqi as të jetonte, i kthyer në një ulërimë dialektesh, mendësish, kulturash që u desh të bashkëjetonin e të përshtateshin mes tyre me hir a pahir.

E gjithë ky “tranzicion” kryeqytetas më ka shoqëruar përgjatë rritjes sime. Prej fëmijërisë mbaj mend se rreth 200 metra mbi shtëpinë time gjendej një hapësirë e paanë mbushur me bar, lulëkuqe, e ku dielli shtrihej çdo mëngjes madhështor mbi fusha. Ca më tej, kishte aq shumë rreshta me ullinj, sa pasditeve, fëmijët e lagjes bënim gara mes nesh se kush do t’mblidhte më tepër ullinj mbi bluzat e kthyera në qeska. Ndërsa ecje nëpër rrugicën e gjerë, ndodhej fusha prej ku u rritëm me kujtime. Sa herë shoh shenjat mbi gjunjë, kujtoj vrapimet e çmendura në vendlindjen time që atëkohë frymonte lirisht. Sot më dhembin sytë teksa vështroj sesi vend – shpirti im  jep dalëngadalë shpirt.

Të zgjohesh në Tiranën e 2015 – ës është një stres më vete, që sado energji pozitive t’i imponosh mëngjesit tënd, sërish nuk i shmangesh dot peripecive të ditës. Në një reflektim shumë të shkurtër, jashtë termave akademikë, filozofikë a poetikë, po evidentoj disa prej mangësive që mbart çdo ditë kryeqyteti ynë, e që kohën ta kthejnë në lodhje:

Prej gjumi të zgjon trembshëm jo më kënga e këndezit, por hapja e qepenave të dyqaneve e lokaleve që gjenden çdo 10 metra distancë. Përgjumjen ta heq plotësisht televizori i komshiut që e ka parë të arsyeshme ta ndërtojë shtëpinë rrëzë tëndes, e me të cilin, do – s’do, ca halle do i qash, se ai t’i merr vesh në të njëjtin itinerar kohe me gruan a fëmijët.

Del nga shtëpia me dëshirën për të nisur një ditë të mbarë, por nëse nuk e ke mendjen në vend mund të përfundosh edhe me këmbë të thyerprej pusetave pa kapak që gjenden frikshëm në çdo rrugë e qorrsokak.

Pak më tej, shikimin e përvjedh një shtyllë tensioni, që duket sikur i ka rënë tensioni; anuar shëmtuar, sa ngjan se të vetmet që e mbajnë ende në këmbë janë fijet si rrjeta merimange që varen mbi krye.

Era e plehrave nëpër kazanët e tejmbushur dhe qeskat që rrinë strukur qoshkave të trotuarit e mundin edhe aromën e parfumit tënd.

Të vetmit që s’turpërohen nga pamja janë pankartat e lloj – lloj kandidatësh e politikanësh të vendosur nëpër mure e shtylla zgjedhje pas zgjedhjesh; që buzëqeshjes së tyre u ka ikur tërësisht boja, ndër mote që “prehen” aty.

E sikur të mos mjaftonte, të del para syve një tjetër horror, ku në kioska të improvizuara rripet që në mengjes viçi ardhur prej maqedonie.

Në mossosjen e kusureve, të duhet të ambientohesh me erën e alkoolit që konsumohet që herët nëpër lokalet që kanë pushtuar çdo pëllëmbë trotuari.

Të guxosh të veshësh këpucë me taka, duhet të mendohesh dy herë, sepse mund të përfundosh në përndrydhje këmbësh prej gropave që thellohen çdo ditë e më tepër.

Takat mund të evitohen jo vetëm për shkak të gropave, por edhe se duhet të ndjekësh ritmin e turmave që ecin me vrap në kalimin mes rrugësh, ngaku mungojnë vijat e bardha dhe semaforët janë thjesht për dekorim.

E ndoshta pjesa më e shëmtuar është kur bashkë me hijen tënde sheh si zgjatet dhe hija e rreth 20 qenve rrugeçër që të ndjekin hapat.

Aq shumë mungojnë hapësirat e gjelbëruara, sa në të paktat pemë që i bëjnë hije këtij qyteti, njerëzit i kanë zbukuruar me qeska shumëngjyrëshe varur degëve pothuajse të vyshkura.

Urimi i ditës është “mos të raftë rruga buzë Lanës”, sepse lumi i shkretë është kthyer dëshpërimisht në banjo publike; dhe në vend të paqes e qetësisë, ajo panoramë të provokon të përziera e marrje mendsh.

Mbi qiellin e qytetit që po humbet fytyrën zgjatet çdo agim dite një mjegull tymi, pluhur, çdo grimcë ajri duket sikur e ndot edhe më ambientin dhe prej zhurmave akustike nuk e eviton dot dhembjen e kokës.

Tirana fatkeqësisht është një qytet ku mungon qytetari. Ai që banon në këtë vend e ndjen veten të përjashtuar tërësisht prej vendimmarrjes: të ndihesh i huaj në përditshmërinë tënde, të mos e gjesh veten atje ku lë gjurmët e tua në të njëjtën rutinë që përsëritet.

E nëse muzgu të zë rrugëve, merr me vete peshën e frikës së ecjes në errësirë, sepse poçat gjysmë të ndezur, por më shumë të djegur e përgjumin herët këtë qytet.

Përballë një morie problemesh me të cilat ndeshet sot Tirana, e që i kanë shuar shpresën kryeqendrës së Shqipërisë, qëndrojnë dy figura, në gjykimin tim të respektuar, që kanë shfaqur ambicien e tyre për menaxhimin e thyerjes në rrugën e duhur kryeqytetin pa qytet. Ndaj dhe vota ime s’do të  jetë politike, s’mund të jetë politike, por vetëm qytetare. Dhe alternativën më të përshtatshme  për vendlindjen time, gjykoj z. Veliaj. Në një arsyetim thjesht sipërfaqësor, pa u thelluar në argumenta shpjegues, por vetëm përshkrues, më rezulton se kostoja politike që Erioni do t’mbante mbi supe në rast mospërmbushje premtimesh është shumë herë më e lartë se kostoja e z. Kosova. (Ndoshta edhe për këtë arsye u përzgjodh si kandidatura e PD – së: Se humbja e Dr. Halimit, nuk është humbje për politikën). Në rast dështimi, z. Kosova e ka shumë të lehtë zgjidhjen: i kthehet profesionit të mjekut, pa i rënduar barra e karrierës. Ndërsa z. Veliaj është një figurë politike, i shfaqur ambicioz në vizionin e tij dhe po kaq ambicion duket edhe programi i paraqitur për menaxhimin e Tiranës. E vlerësoj si kandidaturën e vetme serioze që ka nisur qysh tashmë të marrë në dorë frenat e punës, për t’i kthyer premtimet në realitet. Sepse ai është i ndërgjegjshëm që e kundërta mund t’i kthehet si bumerang.

Dëshiroj t’i jap qytetit tim mundësinë të gjallërohet, të kthejet në jetë, të zgjohet prej dremitjes. Dëshiroj t’i jap alternativën e një njeriu që e do Tiranën; jo një zgjatim të shëmtuar të një mandati të hedhur dëm.

Tir(h)ana ime, bashkë me dritën që kurrë s’do t’i shuhet, ka nevojë të gjejë identitetin e saj, i duhet ngjallur shpresa me punën e njerëzve që dinë të investohen me pasion e ta duan bukur.

51 komente në “Një votë për qytetin, jo për politikën!”

  1. ana says:

    super shkrim nga nje qytetare qe di te reagoje dhe t ekuptoje mire vleren e votes

    1. sara says:

      ky qytet ka nevoje per me sh kshu njerezish te ndergjegjshem qe e dine kuptimin e votes dhe mundohen te ndergjegjesojne te tjeret

      1. vini says:

        vote per erion veliajn vote per drejtimin e duhur vote per qyutetin

        1. liza says:

          bravoo shkrim dhe ide vertet prej nje te reje

    2. buffon says:

      Kryeqyteti eshte lene ne meshire te fatit dhe ky eshte fakt. Ne Tirane nuk eshte vene dore prej kohesh nga pushteti lokal. Ne qytet mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon, Lana kundermon ere te padurueshme. Nuk eshte ky qyteti qe duam.

  2. Kaliopi says:

    Nje shkrim qe te ben te reflektosh dhe te kuptosh ku è katandis Tirana dhe cilat jane nevojat e saj imediate. Duhet patjeter qe te bjere nje alarm i forte ta zgjoje kete qytet qe per kater vite gerrhet.

  3. loni says:

    Nje shkrim shume realist dhe I drejte. Eshte nje skanim I asaj qe ndesh cdonjeri prej nesh ne cdo dite ne Tirane. Por paska nje rrjedhshmeri te jashtezakonshme ne shkrim, te ngjall interes per ta lexuar ne cdo rresht. Shkrim ekselent!

  4. jori says:

    e vertet,por kam pershtypjen se kjo vota per qytetaret duhet te jete per erionin sepse ai do jet vertete balancuesi i kesaj kontradite te qerpicave dhe pallate madheshtore.

  5. nisi says:

    erjoni do jete balancuesi i gjithe ketyre kontrditave,pra vota dhe erjoni jane te qytetarve sepse ai eshte dhe i fshatit dhe i qytetit,jo si basha dembeli i hollandes.

  6. endri says:

    Super shkrim ja vlen ta lexosh. Dhe aty jane perdor fjale te verteta. Shume e sakte.

  7. lela says:

    Autorja eshte nje pene e forte ne poezi, dhe po kaq e shkelqyer edhe ne shkrimet publicistike. Me ka shijuar cdo fjale

  8. anisa says:

    Ky shkrim ishte pafund i bukur, cfare menyre e fuqishme shkrimi!!!!

  9. dea says:

    Profesorja ime eshte e mrekullueshme! Ka nje oratori te perkryer, dhe ky eshte nje reflektim teper interesant

    1. Tekniku says:

      Sa trishtuese, te lexosh nje vajze te re e inteligjente qe thur rreshta me lule per te thene votoni Veliajn. Per ata qe lexojne vetem gazeta ku shkrim mund te jete orgazmik por personalisht e gjej medioker dhe tinezar, te besh nje peisazh te Tiranes e me pas krejt pa lidhje fut nje pasazh si vota ime nuk eshte politike, por do jete qytetare dhe gjithe arsyetimi behet mbi koston politike te njerit apo te tjetrit mbi te vetmin argument qe njeri eshte plak e tjetri eshte i ri dhe ambicioz e meqe ky plaku e ka nje pune dhe po humbi, tja japim ketij te riut se na mbetet pa pune! Se ku qendron qytetaria ketu, vetem e nderuara mund te na e shpjegoje! Me sa duket per autoren kostoja politike eshte e barabarte me nje vend pune, qe une uroj te mos jete arsyeja per te cilin autorja ka marre mundimin te shkruaje keto rreshta. Sa per kujtese para zgjedhjeve te pergjithshme ne cdo media, kryesisht ato opozitare per cdo dite gjeje shkrime te rinjsh e te rejash, shkrime te mira e te shkruara me pasion e qe prekinin ne zemer te problemeve. Nuk eshte se me mungojne ato te rinj, pasi disa i shoh perdite neper emisione, disa neper konfernca shtypi, disa neper mbledhje e disa me kollare. Cfare me mungon jane shkrimet e tyre, idete e qendrimet per problemet qe trajtuan. U zgjidhen ato probleme pas zgjedhjeve? Nuk besoj. U shiten per nje vend pune? Nuk e di!

  10. mirel says:

    eee.., fshatari dhe gomari
    ata e prishen Tiranen
    tani kjo profesoresha po kerkon te hipi mbi samar Erjon Veline
    Bravo, se ai dhe ka shitur fiq
    Thuaj njehere me cgomar I ngarkonte, se tani e dime qe ja ka hipur atij te PS-se.

  11. lisiana says:

    Shkrim qe reflektron qytetari dhe teper bindes.

  12. denisa says:

    Profesoresh Irsa esht nje pedagoge shum e zonja dhe shum profesioniste dhe ne studentet e saj e dim mire kte gje, shkrimi i saj esht shkrimi i nje intelektualeje i shprehur n nje reagim qytetar

    1. ufot says:

      Per te qare e per te qeshur ne Albanistanin tone te dashur. Dmth moj denisa me “d” te vogel disa nga ju qe keni komentuar qenkeni studente te “profesoreshes” dhe keni nxituar te shprehni mbeshtetjen tuaj me komente bajate te nje niveli foshnjarak. Pse nuk e dinim ne gjendjen e Tiranes, ngelem te na e tregonte “profesoresha juaj e dashur”??? Ju paska njoftuar profesoresha se do te çonte nje shkrim dhe ju vrap te komentoni……..eh mjere ai vend per bagetite qe mban. Pse keni kete mani te çuditshme ne Albanistan qe te krenoheni me gjera te kota pa vlere si puna e nje shkrimi fare ordiner si puna e ketij?? Per komentin tend te mbushur me gabime ortografike s’ja vlen te diskutoj, qe ketu e kuptoj se çfare niveli paskeni si studente albanistanas………desh harrova, jeni studente te Kristalit apo Vitrines???

      1. brikena says:

        Sa ves te keq kemi ne shqiptaret. Merremi me individin dhe jo me fenomenin. Kete situate te Tiranes nuk e dolli autorja dhe as nuk do e zgjidhe autorja. Shikoni me përtej militantizmit te verber, qe kundërviheni dhe nisni ofendimet kur nuk jane ne interesin tuaj.

        1. mirel says:

          dakort jam, po vetem pyetjes sime pergjigju”
          Me cfare I pruri fiqte Erjoni ne Tirane,,ne Kohen kur shiste fiq..
          Me gomar??

  13. darin says:

    Nje nga shkrimet me t mire qe kam lexuar deri tani per kte teme i shkruar kaq bukur

  14. denisa says:

    Tek Kristali dhe Vitrina punojne zarat e Berishes qe u bene doktora e profesora me gjashte muaj. Mer pak me shume informacion dhe pastaj komento ne menyre anonime!!! Eshte pedagoge e nderuar e Universitetit te Tiranes sa per dijeni. Dhe para se te flasesh per gabimet e mia qe sme njeh, shiko budallallëqet e tua, se ndoshta je vet student Kristali, si te te theras: Ufo???

    1. ela says:

      Kam respekt per njerëzit qe nuk shkruajne me militantizëm, por me gjykim te ftohte e te paanshem. Dhe ky shkrim mu duk teper serioz dhe mbi nivelin e shkrimeve te kësaj natyre qe jemi mesuar te lexojme sidomos ne kohe fushate

    2. ana says:

      Kam respekt per njerëzit qe nuk shkruajne me militantizëm, por me gjykim te ftohte e te paanshem. Dhe ky shkrim mu duk teper serioz dhe mbi nivelin e shkrimeve te kësaj natyre qe jemi mesuar te lexojme sidomos ne kohe fushate

      1. anabela says:

        Te dy keto komentet e njeta jane te miat dhe i kam vendosur me shkurtimet e emrit ana & ela, ngaqe komenti nuk po shfaqej. Nuk e di pse kane dale te dyja, gjithsesi vazhdoj te kem te njejtin mendim dhe i qendroj fort

  15. brikena says:

    Sa ves te keq kemi ne shqiptaret. Merremi me individin dhe jo me fenomenin. Kete situate te Tiranes nuk e dolli autorja dhe as nuk do e zgjidhe autorja. Shikoni me përtej militantizmit te verber, qe kundërviheni dhe nisni ofendimet kur nuk jane ne interesin tuaj.

  16. albi says:

    ne nje gjykim siperfaqesor? me fal po kjo gazeta eshte per letersi apo per cfare? mesa duket ka ngaterru gazete! eh moj tema, po pse tek ju kushdo shkruan, nuk ka rendesi se cfare shkruan? po qe nga 1920 kur tirana eshte bere kryeqytet e dri me sot plot nje dekade te plote e ka pas edi rama. pra nje vit ne çdo 9 vjet i takon atij, Rames siç thoshte Artan Lmae dikur. Eh sa me mungojne ato shkrimet e vjetra te Tan Lames. Mos me keqkuptoni, nuk kam asgje me kete vajzen se duket qarte se kjo qyqja, ka ber nje lesh e li mes poezise, gazetarise, politikes, analizes politike dhe nje perendi e di se çfare. Sigurisht qe njerezit qe e lexojne nuk jane specialiste te studimeve poitike apo ekonomike por kjo nuk do te thote rrahim shpatullat vetem se dikush ka nje preference te caktuar dhe aspak instrumentat e duhura per te analizuar se kush do te jete ai qe do te qeverise per 4 vite rreth nje milion shiqptare. Tiranen qenderen me te rendesishme te shqiptarise ne bote. jam dakort qe z. Basha nuk beri asgje te hajrit por sepse nuk beri ai buk do te thote se e kemi te sigurt se thjesht per kete fakt do te kemi nje te merituar ne kry te bashkise… mbetet per tu pare…. Amin!

    1. dorela says:

      @ Albi —
      Albi me lejo te t pergjigjem meqe autoren e ketij shkrimi e kam pasur ne te njejtin fakultet dhe e njoh. Jo vetem qe ka studiuar per GAZETARI dhe e njeh mire profesionin dhe eshte pedagoge e deges por esht shpallur studentja me e mire qe ka pasur ndonjeher dega e gazetarise qe kur eshte themeluar (mund ta marresh lehtesisht kete informacion ne fakultet). une qe e kam pasur ne te njejten shkolle e di qe eshte ekselente. dhe nuk kane lidhje fare bindjet politike, nuk mund te fyhet nje njeri sepse mendon ndryshe nga ty. mesoni te respektoni mendimet e ndryshme, se po percahemi si shqiptare jo demokrate, jo socialist kur jemi shqiptare mbi te gjitha dhe e duam njelloj vendin tone.
      Fakti qe eshte poete eshte plus per te nuk esht mangesi. Kur nuk e di per cfare njeriu po flet me mir mos fol fare se ndot faqen. dhe po flet per nje intelektuale me plot kuptimin e kesaj fjale

      1. ufot says:

        Zonjusha dorela, problemi juaj dhe i yni ne pergjithesi si popull qendron ne faktin se kenaqemi me pak. Ketu nuk po diskutojme per figuren e autores por per shkrimin, autorja i ka marre vleresimet ne shkolle dhe kjo eshte puna e saj dhe ne nuk jemi te detyruar ta njohim se “ka qene nxenese e mire” se edhe une kam qene nxenes i mire po nuk mi boton kush shkrimet po ti çoj se nuk jam figure publike. Tani tek shkrimi, ky shkrim eshte thjesht nje renditje faktoresh dhe fenomenesh qe ne i shohim dhe i prekim çdo dite neper Tirane (edhe pse une nuk jam ne Tirane) kupton, nuk besoj se duhet ndonje aftesi e veçante per te treguar se ça ere vjen ketu apo aty, ose sa gropa ka e ku jane ok. Ju ngaterroni nje shkrim artistik me nje analize te mirefillte politike, sociale apo te ndonje fushe tjeter, dhe ky shkrim nuk eshte analize. Une nuk po te replikoj per te denigruar figuren e shoqes apo profesoreshesh se dashur per disa, jo aspak, une thjesht e kam fjalen qe nuk duhet te kaloni ne elozhe te larta dhe konsiderata popmpoze per gjera fare te paperfillshme te cilat çdokush mund ti beje, te pakten ata qe dine te shkruajne mire shqip mund te shkruajne nje shkrim te tille, thjesht informues dhe kaq. Ne kete injorance te madhe qe e ka mbytur Shqiperine vihet re edhe nje tendence e kerkimit te atyre pak personave te paanshem apo me nje intelekt te shendoshe dhe jo te mbrapshte si puna e kesaj autores. Por ky shkrim thjesht informues nuk duhet te perbeje nje “model” se nqs ne kenaqemi me shkrime te tilla thjesht informuese atehere kjo tregon se ky popull ka nje problem te thelle te perceptimit dhe ndarjes se gjerave, a thua se keta qe urojne autoren nuk mund ti konstatojne vete keto gjera por kane nevoje per nje person tjeter qe t’jua beje te qarte. Ne fakt me troç kjo eshte thjesht nje shprehje e injorances popullore se te pergezosh dike me kaq pathos e vetekenaqesi per nje shkrim te tille, sikur keta njerez mezi kane pritur te lexonin nje shkrim per plehrat e Tiranes, atehere ketu ka nje problem madhor, dhe kjo eshte injoranca popullore e kamufluar ne keto urime e falenderime per shkrimin. Ne e dime qe shqiptaret jane driteshkurter dhe jo largpames se ndryshe nuk do te ishim ne kete gjendje te vajtueshme ku jemi. Ne nje vend ku zgjidhet Sali Berisha dy here edhe pasi e shkretoi kete vend, nuk eshte ndonje çudi e madhe te shohesh fenomene te tilla si puna e gjithe ketyre komenteve pergezuese per autoren qe ne fund te fundit shprehin mungesen e percepetimit ne menyre te drejte te ralitetit nga ana e shqiptareve. Nuk ka nevoje ti thuash tjetrit bravo te madhe pse te tregoi nje diçka qe e sheh edhe ti vete…….E shkrova kete replike se e kam vene re shume here kete tendence edhe ne shkrime te tjera nuk mungojne shprehjet” brilante” apo “ekselent” per shkrime fare ordinere. Bota eshte bere duke qene kritike.

      2. ufot says:

        Ne fjaline “Ne kete injorance te madhe qe e ka mbytur shqiperine………….” nga fundi kam dashur te them se autorja ka intelekt te shendoshe, e saktesoj se leximi i fjalise ashtu siç e kam shkruar mund te krijoje pak konfuzion dhe mund te interpretohet e kunderta.

  17. albi says:

    pse nuk po del komenti im?

  18. GAMORI says:

    RESPEKT PER MENDIMIN QYTETAR DHE TE CIVILIZUAR NE TIRANEN E MADHE DHE TE PUSHKATUAR ; SI NGA MALOKERIA ; LEGALITETI; BALLI ; GGEI ; ROMI ;MAGJYPI; KATUNARI ; FSHATARI ; KOMUNISTI ; ZOGISTI ; IMPERIALISTI ; REVIZIONISTI DHE FUTURISTI !

  19. bledi says:

    Sakte, konçiz, brilant dhe nje fryme qytetarie e vertete ne kete shkrim. Uroj qe media shqiptare te perçoje kete fryme ne mes te kaosit elektoral qe na shoqeron ne perdtshmerine tone.

  20. alban says:

    Sa kohe kisha pa lexuar shkrim kaq te bukur ne gazete: oratori perfekte, mendim i organizuar thjesht dhe bukur. Nje shkrim qe e lexon me nje fryme qe nga rreshti i par deri ne fund. mesa duket po me kaq vemendje e kan lexu edhe ata qe bejn kritika meqe kan memorizuar cdo detaj

  21. Tekniku says:

    Sa trishtuese, te lexosh nje vajze te re e inteligjente qe thur rreshta me lule per te thene votoni Veliajn. Per ata qe lexojne vetem gazeta ku shkrim mund te jete orgazmik por personalisht e gjej medioker dhe tinezar, te besh nje peisazh te Tiranes e me pas krejt pa lidhje fut nje pasazh si vota ime nuk eshte politike, por do jete qytetare dhe gjithe arsyetimi behet mbi koston politike te njerit apo te tjetrit mbi te vetmin argument qe njeri eshte plak e tjetri eshte i ri dhe ambicioz e meqe ky plaku e ka nje pune dhe po humbi, tja japim ketij te riut se na mbetet pa pune! Se ku qendron qytetaria ketu, vetem e nderuara mund te na e shpjegoje! Me sa duket per autoren kostoja politike eshte e barabarte me nje vend pune, qe une uroj te mos jete arsyeja per te cilin autorja ka marre mundimin te shkruaje keto rreshta. Sa per kujtese para zgjedhjeve te pergjithshme ne cdo media, kryesisht ato opozitare per cdo dite gjeje shkrime te rinjsh e te rejash, shkrime te mira e te shkruara me pasion e qe prekinin ne zemer te problemeve. Nuk eshte se me mungojne ato te rinj, pasi disa i shoh perdite neper emisione, disa neper konfernca shtypi, disa neper mbledhje e disa me kollare. Cfare me mungon jane shkrimet e tyre, idete e qendrimet per problemet qe trajtuan. U zgjidhen ato probleme pas zgjedhjeve? Nuk besoj. U shiten per nje vend pune? Nuk e di!

    1. emigerta says:

      qenke kaq injorant ti tekniku sa nuk ja vlen as te merresh me ty se duket qe je nga ata lepiresat e berishes qe ben perr perr perr si minjte. po ta lexosh me vemendje shkrimin dhe po te kesh sado pak inteligjenc e mos jesh vetem lolo i partise e sheh qe shkrimi nuk eshte thirrje per te votuar erjonin por eshte nje argument pse opinion shkruesja mendon se premtimet e erjonit kane me shume probbilitet te permbushen dhe kete e argumenton.
      ndryshe nga ty qe shkruan me pathos politik

  22. Nardi says:

    Goxha hartim…. Por duhet te bente dhe nje hamendesim tjeter ne lidhje me fondet e fushates qe perdorin. Se po na doli Erjoni me leke borxh nga ” Supermami ” dhe Halimi nga ” Superklinika ” do te na duhet te vazhdojme kompromiset me te gjithe argumentat e hartimit. Dhe sa per panesi duhet te kishte permendur edhe alternativat e tjera ne gare.

  23. liljana says:

    Fakti qe ky shkrim po merr kaq shume vëmendje dhe ndoshta te barabart me shkrimet e Blushit, ka dy alternativa. do te thote qe ose disa u djeg shkrimi, ose qe e meriton ky shkrim te merresh. Se nje shkrim qe nuk ja vlen, nuk lexohet me kaq vëmendje dhe i kushtohet kaq shume hapesire argumenti. Pertej dashakeqeve qe gjejne klecka kot se kane ziline pse nuk munden te bejne dot vet nje shkrim, mua me tërhoqi dhe e lexova me vëmendje, eshte nje analize gazetareske qe i pershtatet shkrimeve per gazete

  24. fisniku says:

    Sikur te kishte ca me shum te rinj si Irsa ky vendi yn, nuk do ishim ne kete gjendje te mjerueshme intelektuale, por do kishim ecur paralelisht me shtetet e zhvilluara. mendim i pjekur prej intelektualeje he i shkruar bukur e qarte. Te rinj si Irsa me japin shprese qe ky vend do ece perpara

  25. albi says:

    Se pari urime “ufot” per durimin e madh per te kthyer pergjigje dhe per analizen qe ke kryer si lexues. Dorela, me vjen keq qe fket keshtu nje goce me nje nga emrat me te bukura qe ka shqipja per femra. Irsen qe ka qene tek gjimnazi ismail qemali une nuk e ofendova personalisht. Ti me thua se nuk pranoj mendimin kunder. dhe ne fund me ofendon duke me then te mos e ndot gazeten me shkrimet e mia. Pra po me fton te mos shkruaj me. Je ne kontradikte. Vallahi me shkrime si te irses dhe me komente si te tuat nuk ia vlente merresh. Veten bhe nebdje si e jotja mund te quaje intelektuale nje goce 25 vjec qe punon pedagoge nodnese nuk ka marre doktorature. Normalisht qe te jesh full time duhet doktorature po varja, mesa duket per ty qenka intelektual cdo njeri qe zhgaravit dicka ne gazete duke perfituar nga zemergjeresia e gazetes. E perseris nuk kam asgje me autoren dhe me asnje njeri qe boton ne shtyp.Madje i uroj suksese ne rrugen e saj si poete. Duke qene se ka qene pjese e studenteve ekselente atehere irsa me patjeter e ka taku erionin kur ky ishte minister, mesa duket eshte impresionuar prej tij. Nuk ka asgje te keqe. por si politolog dhe ekonomist (doktorant nderkohe jashte shqiperie) po e them me dhimbje se shkrimi le shme per te deshiruar per ato kritika qe kam bere me lart dhe per te tjera. Artikulli ne gazete ka te tjera rregulla nga eseja letrare. Po irsa dhe ti qe e adhuron i keni rene shkurt dhe i keni mare si te mireqena qe erioni do ti zgjidhe te gjitha problemet si harry poter. DORELA, NJ SHPREHJE THOTE SE “INJORANCA NUK TI JUSTIFIKON GABIMET”. P.S nuk kam per te bere me komente rreth ketij shkrimi.

  26. marinela says:

    Hahahaha ore Albi, nga ato qe shkruan duket sikur ose e ke pasur ne gjimnaz Irsen, ose i ke buburruar mire profilin ne facebook se ti nuk e di ne ben doktoraturen autirja ne fjala e apo jo.
    po me shume mundesi ka ta kesh pasur ne gjimnaz ne klase se ta jane tipat e njerezve me ziliqare per arritjet e bashkmoshatareve te tyre.
    Njerzit qe i ke pasur ne nje klase ne gjimnza dhe i sheh qe kane ecur shume lart ne krahasim me ty te xhindosin ne fakt. dhe inati shprehet ne menyre anonime ne formen e thashethemeve qe ne shqiptaret vdesim ti bejme. po mos u merni me budalliqe mo njerez, po reflektoni per veten jo per ato qe bejn te tjeret

  27. luisi says:

    albi mo vlla,
    hihihihihihihihihihiiii me lot sesi nnje “doktorant” politolog dhe ekonomist dhe shkenctar me ide perendimore merret me thashetheme vituale. ne pjesen perendimore te Kamzes e ben doktoraturen??? duhet t ishe pak me inator me veten jo me ato qe shkruajne te tjeret se do mbetesh pa e marre doktoraturen hiiiiihhiiii. Sa mir qe te del koha mer vlla me u mor edhe me thashethemet urban. Provo ta besh dhe ti nje shkrim, mir apo keq shkruaje dhe ti dhe jep kontributin tend mos shaj shkrimet e te tjereve dhe trrish ne vend numero per vete mo vlla

  28. Tjetri says:

    Shume e sakte!!! Gjykim me argumenta!

  29. vlora says:

    Bravo analistes per mendimet e thena qart dhe sakte.

  30. maria says:

    Faleminderit per kete shkrim, me shplodhi dhe gjeta veten ne cdo rresht

  31. Berti says:

    Komplimenta per reagimin qytetar dhe reflektimin intelektual

  32. albi says:

    hahahaha hahahah sa me keni kenaq me keto gallatat tuaja! ore qypa po pse ore te gjithe duhet te na pelqeje e njejta gje? hahahha, 5 min qe harxhoj une per te shkruajtur ketu tek tema me prishkan pune per doktoraturen? hahahhah mos i matni gjerat me metrin tuaj. po ne fb e pashe cv e kesaj goces “intelektuale”. jo nuk e njoh thjesh flas nga shkrimi. o ju studentet e e kesaj duhet tia kaloni zyshes dhe jo te mbeteni ne nivelin e saj. e morren vesh te gjithe se e adhuroni zyshen tuaj, urime. jo per gje po vijne edhe provimet mbase ju ve ndonje note te mire. duhet te jme xheloz per diplomat e filoqylit te irses. hahhahahahhahahahhhahah, ndoshta keni te drejte…. e pranoj mendimin ndrshe po ne kete rast shkrimi na thoteca probleme qe i di i madh e i vogel dhe se pse jemi ketu nuk e thote. ne fakt nuk thote asgje.

  33. albi says:

    lusi te falenderoj shume per keshillen, lum si une qe me jep keshilla ti! une nuk shkruaj artikuj gazetash, por artikuj shkencore me metodologji te percaktuar nga shkolla. Une nuk jam specialist i çeshtjeve te ballkanit dhe sigurisht qee nuk shkruaj per te sepse ndryshe nga ju, nuk i di te gjitha. merruni me argumentet e mia dhe te ketyre lexuesve te nderuar qe e kritikojne jo me qyfyre. po ca te thoni se mos ka argumenta shkrimi qe ju mbroni.

  34. luana says:

    pupupupupu na cmenden njerzit me cmire mo aman. prandaj nuk behet ndonjehere i hajrit ky vend nga njerezit si puna e ktij “albit” qe merret me personin qe ka shkruar shkrimin dhe jo me shkrimin.
    NA HAPET BARKUN ME INJORANCE TE TILLE!!!
    o albi po te djeg kaq shume bej nje shkrim ku ta kritikosh publikisht shkrimin e autores ne nje gazete dhe jo te fshihesh si miu neper komente. perderisa te botokan artikuj shkencor, artikujt ne gazete ti botojn pa pik problemi.
    dhe nje gje se ma shpifi ky / kjo “albi” ndaj po reagoj. se nga tipa si ky/ kjo ka ngec ne vend shqipria. ne FB njerezit nuk nxjerrin CV, tregojn aq sa duan te tregojn; kurse ky tipi / tipja e paska friend ne facebook dhe mendon se duke e pas ne fb mund ti bej biografin e jetes: ku ka mbaru, ca ka mbaru, si ka mbaru, pse ka mbaru aty dhe jo ktu, jo ka bo kaq artikuj shkencor e jo aq. aaaa pika me tipa te tille, po artikujt shkencor nuk nxirren ne fb o doktorant kamze, se ndryshe cvler ka. te civilizosh mendjen e njerezve nepermjet fb hihihihihihiiiihhi

  35. hajduti says:

    merrini komentet me qetsi e dashuri ?

  36. funjarda says:

    nje stil shkrimi i mrekullushem, teper bindes dhe ndikues. Medias shqiptare i mungojne te tilla reflektime qe shkruhen me nje gjuhe te paster te rrjeshdhme dhe te bejn ta lexosh me vemendje cdo rresht nga fillimi n fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje