Të negociosh për Sirinë

1 Qershor 2015, 20:53Blog TEMA

Nga Christopher R. Hill*

Konflikti dhe kriza mund të duken unike për pjesëmarrësit e tyre dhe bashkëkohorët. Por episode të tilla shpesh rishfaqen sipas mënyrave të dukshme – ndonëse zakonisht ngjarjet që i nxisin ato janë zhdukur nga kujtesa jonë kolektive. I tillë është rasti i luftës civile në Siri.

Këtë vit do të kujtohet 20-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjeve Dayton, që i dha fund Luftës së Bosnjes. Ishte një luftë brutale për territor, në të cilën civilët u shënjestruan më shpesh se luftëtarët, duke bërë objekt talljeje ligjin ndërkombëtar humanitar (në fakt, janë dashur dekada të mblidhen kriminelët e njohur të luftës, disa prej gjyqeve të të cilëve ende vazhdojë). Dhe ishte një luftë që ndau komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht aleatët perëndimorë, teksa merrej me krizën e parë të pasluftës së ftohtë.

Sot, Lufta Boshnjake mezi kujtohet. Kur kujtohet, vëzhguesit zakonisht citojnë përdorimin e fuqisë ajrore të NATO-s, sikur të ishte i vetmi faktor që ndihmoi në dhënien fund.

Por Bosnja ishte një luftë e rëndësishme në histori. Me Europën dhe Shtetet e Bashkuara që po ndaheshin, ajo i bëri bashkë dhe sheshoi pikëpyetjet rreth gatishmërisë së SHBA për të drejtuar dhe punuar me të tjerët. Në fakt, shumë nga ajo që ndodhi në Bosnje – përfshirë përpjekjen, në llogarinë e mëpasshme, për të kuptuar konceptet e drejtësisë universale – kanë aplikim në botën bashkëkohore.

Ata që mbajnë mend Luftën Boshnjake mund të gjejnë shumë prej karakteristikave të saj në Siri sot. Si Bosnja, Siria dukej e ndarë pashpresë mes fraksioneve ndërluftuese dhe dhuna dukej e pandalshme. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka mundur të arrijë ndonjë unitet veprimi, jo më marrëveshje për vazhdimësinë.

Sigurisht, ka diferenca të rëndësishme po ashtu. Por edhe këto janë udhëzuese kur vjen puna për Sirinë.

Në pika të caktuara të Luftës Boshnjake, u shfaq pikëpamja se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të merret me aktorë të caktuar. Por, ndryshe në Siri, u shfaq menjëherë ideja se komuniteti ndërkombëtar nuk duhej të merrej kurrë me disa aktorë të caktuar. Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter shkoi në pikën e fortifikuar serbe të Bosnjës, në Pale për t’u takuar me liderin serb të Bosnjës Radovan Karaxhixh që tani gjendet në burg në Hagë.

Homologu i Luftës Boshnjake ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad ishte presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç. Megjithëse disa diplomatë perëndimorë kundërshtuar marrëveshjen me të, shumica e kuptonte se ai ishte një figurë kyç në kontrollin e serbëve dhe në vendosjen e paqes.

Kur ambasadori amerikan Richard Holbrooke dhe skuadra e tij (që më përfshinte mua) shkoi në Beograd për t’u takuar me Millosheviçin në gusht 1995 (një muaj përpara se të arrihej marrëeshja mbi planin e paqes dhe armëpushimi), pati një skepticizëm rreth udhëtimit, por zërat më seriozë kuptuan nevojën për t’u takuar me të.

Një vendim i ngjashëm sot për t’u takuar me Assad thjesht nuk do të tolerohej. Mundet vetëm të imagjinojmë talljet që do t’i drejtoheshin administratës së presidentit Barack Obama nëse do çonte përfaqësi në Damask për një takim të tillë.

Çfarë e bëri qasjen ndaj Millosheviçit të mundur nuk ishte fakti se vitet 1990 ishin një periudhë më miqësore (fushata e serbëve me pastrim etnik, kampe përqendrimi dhe sulme gjenocidi ndaj boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë në korrik 1995 e refuzon këtë ide). Në fakt, çëlësi ishte ekzistenca e një udhërrëfyesi paqeje njohur si plani i Grupit të Kontaktit që solli me kalimin e kohës një zgjidhje për Bosnjën. Askujt nuk i pëlqente plani i Grupit të Kontaktit, por nuk pati zgjidhje më të mirë sesa një Bosnje e federalizuar, brenda kufijve të saj ekzistues, që do të ofronin garanci për minoritetet.

Plani u implementua më pas në Marrëveshjet Dayton. Sot e kësaj dite, edhe ajo ka shumë kritikues, veçanërisht mes atyre që besojnë se boshnjakëve duhej t’i jepeshin mjetet që t’i bënin serbëve çfarë serbët u përpoqën t’i bënin atyre. Por pak mund të argumentojnë se procesi i Grupit të Kontaktit nuk i dha fund një nga luftërave më të përgjakshme të Europës dhe nuk krijoi kushtet për integrim gradual të Ballkanit në strukturat transatlantike.

Konflikti sirian kërkon një përpjekje dhe përqendrim ndërkombëtar të ngjashëm. “Nivelimi i fushëbetejës” duke ofruar armë të moderuarit është një recetë për dhunë të tejzgjatur, me më shumë viktima njerëzore dhe refugjatë. Një plan politik për Sirinë nevojitet, një që parashikon struktura politike të decentralizuara brenda kufijve ekzistues ndërkombëtar, po aq problematik sa mund të jetë.

Demokracia nuk kërkon vetëm sundim të shumicës, por edhe të drejta të pakicës. Siria mund të jetë drejtuar për në sundimin gradual suni, drejt shpërnguljes së sektit me dominancë politike të Assadit – Alavite. Por Siria nuk mund të qeveriset vetëm nga një parti politike apo grup fanatik. Vendi ka nevojë për një regjim që ndan pushtetit dhe strukturat qeverisëse që e mbrojnë atë.

Ky koncept ka pak gjasa të shfaqet nga luftuesit mes tyre, ndaj kjo është arsyeja përse është i rëndësishëm një plan ndërkombëtar  mes këtyre linjave. Një grup kontakti i stilit të Bosnjes do të orientonte të gjithë lojtarët – si komunitetin ndërkombëtar dhe fraksionet ndërluftuese të Sirisë – duke ofruar një test të thjeshtë lakmues për identifikimin e të “moderuarve”. Mjafton të shihet se kush e mbështet planin dhe kush jo.

*Project Syndicate-BIRN

6 komente në “Të negociosh për Sirinë”

  1. shqiptar says:

    si shpjegohet qe ky shtet myslymon apo korrak si i quajne ketu grekofilat miqte me te medhenj i ka ortodoks???? (rusine) dhe jo vetem siria por edhe irani islamik
    si ka mundesi sepse ortodokset Superior nuk lidhin miqesi me korraker?

    dmth feja eshte ne plan te dyte ne fillim interesi po ec e mbushja mendjen gjarpinjve grek qe ne cdo teme fusin fene por kur u flet per mieqsine qe ka rusia me vendet myslymane nderrojne teme
    tipike sjellse prej gjarperi kane greket

    1. Dhimitri says:

      “Greku” eshte simbol i poshtersise dhe me kete emer thirret nje njeri i poshter, i pabese, i urryer qe i urren te gjithe. “Greqia” eshte gruaja e lindjes dhe dashnorja e perendimit.

  2. faro says:

    Christophor Hill eshte ish Sekretari i Ambasades Amerikane ne Shqiperi ne vitin1992. Njeri i shkelqyer dhe sh dashamires! Sot dekan ne Universitetin e Denver te Colorados.

  3. Toni KS says:

    Sepse feja per sundimtaret eshte vetem nje instrument si bisturia per kirurgun. Ndersa per pacientet (xhihadistet) feja eshte tumor i trurit. Per kirurgun nuk ka rendesi se cfare instrumenti (islam/ortodoksi) perdore persa kohe rrjedha e lekut nuk ndalet. Mbijetesa e pacienteve nuk ka ndonje prioritet.

  4. Klimax says:

    Shpejt u kujtuat per nje plan paqe ne Siri!!!!!!!
    Po nuk ishit Ju, amerikanet, qe ndihmuat me armatime “opoziten” siriane per te rrezuar regjimin e Bashar al-Assad? Perse? Per te futur demokraci ne Siri? Sigurisht qe jo, sepse asnje vend ne Lindjen e Mesme, asnje vend arab nuk ka demokraci perendimore, por sepse ai regjim mbeshtetet nga Rusia e Irani.
    Mos eksportuat demokracine ne Afganistan e Irak me luften tuaj? Jo! Dhe jo vetem demokracine, por as lirine dhe mbi te gjitha u larguat jo si fitues. Ato jane vende te ngelura ne kaos, me keq se ne periudhen e para luftes.
    Ndihmuat edhe “opoziten” ne Bengazi, por ne te njejtin qytet nje vit me vone, “miqte” tuaj ju dogjen si minjte brenda ne ambasade. Keta nuk armatoset, islamiket radikale, armiqte me te medhenj te perendimit? Keta nuk ndihmuat dhe ne Siri?
    Dhe ja perfundimi! Nje Shtet Islamik ne formen e nje superfuqie. Nje Kalifat qe po tmerron popullsite jo-sunite me vrajse, perdhunime e shperngulje. Nje Kalifat qe po dergon ne Europe mbi 1000 refugjate nga Afrika e Azia cdo dite me anijet e vdekjes. Nje Kalifat qe kerkon te mbi-populloj Europen e plakur me sa me shume myslimane.
    Ne qoftese doni akoma nje Siri ne paqe, takohuni me Bashar al-Assad, bashkepunoni, se keshtu do te fitoni edhe nje pertner te ri, ndoshta me liberalin e vendeve te Lindjes se Mesme, duke e larguar ate mbi te gjitha nga orbita ruse!
    Ndersa me terrorizmin islamik nuk ka kompromise, por ka vetem nje rruge, shtypini koken dhe kjo para se terrorizmi te triunfoj ndaj Perendimit!

  5. per klimax says:

    se fakt ku ka shkuar rusi serbi edhe greku ka pasur vetem paqe e begati flet per islaimker po harron qe islamiket atje miqte me te medhenj kane ortodokset asnje vend nuk eshte superfuqi pa pasur arme berthmore sot superfuqi jane ato shtete qe kane keto lloj arme si kine rusi usa angli France
    po me cudit fakti qe ne lindjen e mesme te gjithe islaimket kushdo qoft kane nje dashuri te madhe per ortdokset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje