Pseudofeminizmi

4 Qershor 2015, 21:26Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohitaj

Për të drejtat e gruas në pjesëmarrjen e saj në politike e në të gjitha aspektet e jetës nuk është se është parë  e dëgjuar vetëm në komunizëm. Edhe Monarku shqiptar ka bërë reforma serioze, për të drejtat themelore të grave dhe vajzave, si psh: heqja e  perçes, moslejimi i martesave që në djep, madje edhe prishjen e tyre ne rast se vajza do të ankohej për rastin.

Sa për arsimimin e vajzave, ne kohën e monarkut, megjithëse nuk kishte masivizëm, cilësia ishte e admirueshme. Në shkolla shkonin vërtet vajza prej familjeve aristokrate kryesisht, por edhe prej familjeve të varfëra arsimdashëse, me ndihmën e shtetit.

Komunizmi i atribuoi vetes shumë nga reformat për “emancipimin e gruas”, por si në të gjitha fushat edhe këtu ekzagjerimi shkoi deri në përgojimin e personalitetit të saj prej burrave, gjë që vazhdon edhe sot, për fat të keq, sa shumë njerëz duke përfshirë edhe vetë gratë mendojnë se, ishte më mirë në kohët e vjetra.

Mbaj mend aty nga vitet ’80, një fushatë të madhe të PPSH kundër grave të divorcuara, ose të atyre që sillnin në jetë fëmijë jashtë martese dhe familjet e tyre “turpëroheshin” duke i zbuar nga shtëpia dhe shteti i strehonte prej hallit në një apartament me një familje të huaj. Quhej e turpshme nga shteti komunist që vajzat të mund të strehoheshin jashtë familjes natyrore dhe të jëtonin vetë , por edhe në rastet kur dukej se fati nuk do tiu qeshte për martesë, ato mbeteshin në familjen e vellait gjithe jetën e tyre e të gjithë u thërrisnin HALLA.

Po pikërisht në vitet ’80 sikur filloi që vetë familjet përpiqeshin që këto të merrnin nga shteti ndonjë dhomë…

Dhe po të mos qe për ca megambledhje në mes të lagjeve për diskreditimin e këtyre vajzave, të cilave nuk u lejohej të frekuentoheshin nga burra, të cilët ishin partnerë të tyre, as që do e dija edhe sot që po shkruaj se, kishte në komunizëm vajza e gra që jetonin vetëm.

Enver Hoxha bëri një ligj që “digjte me zjarr e me hekur” këdo që merrte nëpër këmbë të drejtat e grave….por në fakt grave me fushatizëm në atë kohë po u merrej erzi nga PPSH, duke i sharë e pështyrë në mes të lagjes e sigurisht në krye të kësaj nisme ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit….

Më kujtohet fare qartë ato ditë, pranvere kur po kthehesha nga puna fill pas mbarimit të fakultetit dhe përpara pallatit ku banoja me familjen time, ndala këmbët të shoh grumbullin e madh të njerëzve dhe hodha sytë nga ballkoni i apartamentit të shtëpisë sonë e pashë mamanë time që po ma bëntë me dorë e nervozuar, d.m.th. eja shpejt brenda. Por qëndrovva edhe pak dhe pashë se në mes të grumbullit të njerëzve ulur nëpër tulla e stola druri të vegjël, Klodin, vajzën e shtëpisë së fëmiljës, që kishte një djalë të vogël rreth 3 vjeç , ecila pa emocion fare tregonte….

Epo përballë saj jetonte një i besuar i shtetit me Pistole dhe kish parë këtë vajzën me kaçurrel, shumë simpatike e moderne për kohën tek fliste me një djalë dhe këtij shokut ju prish qetësia…dhe për të treguar se kush ishte i shtetit e kush ishte një njeri “pa vlera” kish shkrepur pistolen, zhurma e së cilës provokoi këtë mbledhje populli. ..pas pak u shfaq kamioni që do merrte Klodin e birin e saj bashkë me një dorë plaçka dhe ashtu ndodhi, shumë njerëz shihnin mbrapa perdeve të gjata në apartamentet e tyre, por unë denjova ta shoh nga afër SPEKTAKLIN. Kur plaçkat u ngarkuan ndodhi që topi i vogël i birit të saj ra në tokë dhe unë e kapa e u zgjata për tja dhënë Klodit e me atë rast (pse të mos e bëja) i urova udhë të mbarë… Ajo, në momentin e nisjes së kamionit doli tek pragu i derës së përparme dhe tha: Njerëzit me moral po interrnohen, ndërsa të pamoralshmit rrinë mbrapa perdeve sepse s’kanë kurajë të nxjerrin fytyrën…Më mbeti në mendje ky fjalim i shkurtër i saj dhe shumë domethënës. Regjimi komunist, që fliste deri në ngjirje për të drejtat e grave, i internonte ato dhe jo partnerët e tyre?!, sepse dikush vinte syrin tek çelësi dhe shpërndante thashethemin se dy njerëz frekuentonin njëri tjetrin…nuk e di nëse ishte në ligj diçka e tillë, por në fakt në atë kohë u zhvillua një fushatë shëmbullore me kryethashethemxhinjtë burra.

Sot nuk ka interrnime, por ka praktika të njëjta për vlerësimin e figurës së gruas, duke bërë diferencë të dukshme me vlerësimin e burrit. Në fakt disa gra dalin rrallë në kutitë e televizioni e flasin për të drejtat, por në fakt veç tregojnë supremacinë e tyre ndaj grave kokëulura, familjare, të cilat luftojnë përditë me padrejtësitë pa i ndarë në gjini dhe me varfërinë, që u lexohet në fytyrat e tyre pa shpresë.

10 komente në “Pseudofeminizmi”

  1. Doli edhe kjo…Ruama hito…të thotë diçka…ska rëndësi se na bën për të qeshur…Shkrim shumë i dobët znj.Ramohito…nuk mësohet shkrimi në moshën 70 vjeçare…e kusur…!

  2. ufot says:

    I jepni leke ju kesaj zonjes qe shkruan keto palo shkrime pa asnje qellim dhe pa asnje thelb, vetem rremuje dhe nje gjoja intelektualizem idiot i turbullt. Nuk e kuptoj si botohen shkrime te tilla paçavure dhe bajate, apo ndoshta e pranoni se jeni bere gazete bajate edhe juve??? Sa pashe se kush e kishte shkruar nuk e mora mundimin ta lexoj……autorja vuan nga semundja e madheshtise dhe e fames.

    1. Dinozauri says:

      Epo ki durim e lexoje se s’eshte ashtu si thua ti!

      1. ufot says:

        I kam lexuar shume here te tjera o figure une dhe shume te tjere ketu dhe kam pare se s’ja vlen te humbesh kohe me shkrimet e saj, bile edhe keto komente ketu jane te teperta…….

  3. GMT says:

    Moj zonja Ramohito,çfarë të drejtash kërkoni më?! Ju ka ngelur vetëm të transformoheni në meshkuj.

  4. fajik conika nga mirdita says:

    kurse sot femnat jan te lira.
    dhe me moral demokratik.
    sot ta shpalosh shqiptaresha rroten e pidhit mu ke musteqet e ftyres sate dhe ti rri si gur vorri!
    sot nuk i interno kush kurvat
    ato perdoren nga tregu karakurvnor per me bo pare dhe kur tregu ka nevoj per kurva ,behen kurva edhe kusherinat apo grat e “tregtarve te gjos”.
    madje bota dhe perndimi osht i knoq nga sherbimi kurvnor mbarshqiptar.
    pyesni bolet e perndimorve sesi hashariten qejfi kur kujtojn shqiptareshat,kurva virgjnesha.

    kanga e pidhit ngadhnjimtar

    oh sa shume pidh
    ka demokracija
    qihet dhe e jema
    qihet dhe e bija
    o sa shume kurva
    qe na soll “lirija”
    kurva me patent
    kurva pidhnaqija
    po lufton me bole
    gjithandej rinija
    pidhi si llogore
    kari si ushtrija
    tunden loqe bolet
    shtrydhen si qeshija
    dhe therrasin fort
    rrnoft demokracija!!!

  5. Ilirian Labi says:

    PERFUNDIMET TI NXIRRNI VETE. POPULL I PAGHENDUR,POPULL D E B I L !
    ESHTE FATKEQESI BASHKEJETESA NE TE NJEJTIN SHTET ME TA.
    ZONJA RAMOHITO KURAJO .

  6. , says:

    bravo zonja Ramohito.
    keta qe kane komentuar si me lart jane burat impotente , me falni buat

  7. Tani says:

    Te lumte Zonje, i ke rene pikes, shoqeria shqiptare eshte FATALITET.

  8. pjatalarsi says:

    Nje shkrimi qe shpalos thjesht nje shqetesim femeror, i kundervihen opinione te stampuara me pare se vete shkrimi eshte shkruar! Si te thuash: po me uren c’paten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje