Në çdo meting elektoral dhe emision televiziv, udhëheqësi i koalicionit opozitar, Lulzim Basha, u bën thirrje votuesve të djathtë e të majtë që ta kthejnë 21 qershorin në një ditë referendumi popullor kundër qeverisjes së dyshes Rama-Meta. Për t’i dhënë kështu fund, sipas tij, taksave të larta e çmimt të papërballueshëm të energjisë, si dhe për të bërë të mundur një TVSH të ulur për mallrat e shportës së domosdoshme të konsumatorëve.
Që 21 qershori të kthehet në një referendum të tillë popullor, koalicioni i udhëhequr nga Basha duhet të marrë të paktën 51% të votës popullore atë ditë. Por ç’thonë sondazhet e publikuara deri më sot?
Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni.
Dhe të mërkurën, IPR-Marketing prezantoi në televizionin Ora News rezultatet më të fundit të sondazheve për tri bashki të zgjeruara kryesore – për Tiranën, Durrësin, Elbasanin – në të cilat u regjistruan parvjet 31% e të gjithë votave të vlefshme.
Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, koalicioni mazhoritar merr 63% të votave për partitë, ndërsa koalicioni opozitar vetëm 34% (3% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, koalicioni mazhoritar merr 58.5% të votave për partitë, ndërsa ai opozitar vetëm 40.5% (1% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Në bashkinë e zgjeruar Elbasan, koalicioni mazhoritar merr 64.5% të votave dhe koalicioni opozitar merr 32% të votave(3.5% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Duke i kombinuar përqindjet e mësipërme me pjesmarrjen e mundshme (bazuar në pjesmarrjen në zgjedhjet lokale të 2011-ës), për të tria bashkitë e zgjeruara marrë së bashku, rezulton se, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, 62% e pjesëmarrësve në votim të këtyre bashkive do të votonin koalicionin mazhoritar dhe vetëm 35% atë opozitar (3% shkojnë për partitë jashtë koalicioneve).
Ky rezultat i sondazhit të IPR-marketing na sugjeron se gjasat janë të mëdha që, në “Referendumin e 21 qershorit”, koalicioni i Bashës të mos kapë dot as kuotën 40%, e jo më 51%. Madje, koalicioni i udhëhequr prej tij mund të mos marrë dot as 680 mijë vota në rang republike – aq sa ç’mori parvjet koalicioni i udhëhequr prej Berishës…
Aman more lere keto kompani ,te cilat deshtojne .ne cdo parashikim ,llogaritje.
Sondazh italianesh? Ju kane dhene para per ta nxjerre si ja u do mideja drogaxhijve te qeferise !!
@ likja,
Like, si mendon ti se kjo kompania e sondazheve eshte “Nje perdorimshe” ???
Nuk do te jete ne biznes mbas 21 Qershorit ???
Ne kete forum komentuesit ne pergjithesi(jo te gjithe) jane militante qe mbeshtesin njerin,apo krahun tjeter te politikes,dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe,por qe te shtypesh mbi tastiere kur nuk ke mbaruar 8-vjecaren,kjo i ndodh shpesh atyre analfabeteve qe mbeshtesin PD-ne!lexoni pak dike qe qeverise i thote qeferi,vetem nje rresht koment per te kuptuar se kujt force i perkasin.Sali plakushi ka mbledhur rreth vetes ne gjithe keto vite te lodhurit.
Sondazhi i IPR-marketing,edhe ne zgjedhjet e kaluara ka qene shume i perafert me realitetin.
Pastai kjo gje dihet,edhe une si qytetare dhe kuzhdo tjeter,afersisht e dine rezultatin,biles kem nje vrejteje se i ka dhene ca si shume koalicionit te Bashes,me pak do mari se sa thote IPR-marketing.
Po perse nuk doli me thirjen per ritjen e roges dhe hapjes per vende pune do te ishte shume me mire!!!