Nga Erion Mollaymeri
Kanë ndryshuar zgjedhjet. Kanë ndryshuar kandidatët. Kanë ndryshuar ndarjet administrative, por mbi të gjitha ka ndryshuar mënyra e të bërit fushatë. Zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja masive e rrjeteve sociale nuk mund të rrinte pa prekur dhe politikën. Sa vjen e më shumë politikbërësve u shtohet dhe u vështirësohet puna e lodhshme përpara zgjedhjeve. Duhen prekur sa më nga afër gjithë target-grupet në çdo mënyrë të mundshme duke parë që me kalimin e kohës janë shpërndarë si pasojë e rritjes së mediumeve dhe nëndarjeve te tyre. Nuk mjafton më vetëm takimi kokë më kokë apo gjunjë më gjunjë me popullin. Nuk mjaftojnë vetëm zyrat elektoreale të hapura në çdo lagje për të prekur nga afër sidomos të rinjtë. Për këta të fundit gjithashtu ka nevojë të përdoren mjete moderne por dhe figura moderne. Gjithsesi duket se puna parazgjedhore po bëhet mjaft mirë me shfrytëzimin e teknikave të kohës, duke i bërë politikbërësit tanë të jenë në një hap me kohën. Problemi është se e humbin hapin me kohën kur vjen puna për të numëruar votat, pra për rezultatet. Këtu mungon teknologjia. Gjithsesi këtë ja lëmë kohës.
Por cilat janë këto metoda e teknika të reja? Tashmë nuk mjaftojnë vetëm disa premtime parazgjedhore apo postera nëpër mure ndërtesash për të krijuar besim. Që të jesh fitues duhet të bindësh edhe me komunikimin trupor, gjestikulaturën, me shikimin e drejtpërdrejtë në sy. Shikim popullor, shikim premtues. Gjithashtu duhet të përshtatesh me çdo brez duke u sjellë si ta. Pra kërkohet që aktrimi të jetë sa më cilësor. Dhe për këtë kandidatët më të fortë, ata që kanë dhe sponsorë më të fortë, kanë investuar tek regjizorët, skenaristët, e çdo forme artistike për t’u bërë personazhe. Jo thjesht një shprehje metaforike e aktorit politik. Kushedi se sa e lodhshme ka qenë pë ta në regjsitrimin e mesazheve publicitare me regjizorin që i kërkon më shumë pasion, më shumë fuqi, më shumë gjestikulaturë, buzëqeshje, dhe përsëritje të njëpasnjëshme. Gjithashtu përsëritje të tekstit para pasqyrës, etj.
Do të nisja me Gjergj Bojaxhiun. Një nga kandidatët potencialë edhe pse i pavarur nga një strukturë partiake. Me një kamerë që e ndjek gjithnjë Gjergji përshkon rrugët e Tiranës i vetëm, ashtu siç është në garë, pa shpatlla të ngrohta, duke takuar çdo banor që i del përpara. Dhe ja aty tej një burrë i moshuar me kapelë republike në krye. Gjergji ndalon për ta takuar.
-Po ku je more Gjergji mor bir, për ku shkon kështu?
-Drejt bashkisë xhaxha, do të shkojmë bashkë atje në 21 qershor.
-Po unë nuk e kam rrugën andej mor bir, po shkoj të marr pensionin se ma kanë vonuar.
-Po shkoj drejt fitores xhaxhi, të bëhem kryetar bashkie.
-Ëëë, president të bëhesh mor bir… Stop, stop stop. -Kryetar Bashkie mor xhaxhi sa herë e thamë këtë, jo president, – ndërhyn regjizori. Gjergji mos u mërzit, regjistrojmë edhe një herë. Ndërkohë një kalimtar i rastësishëm rrugës. – Gjergji për ku kshu? Ja po bëj xhiro në gjithë Tiranën të mësoj dhe rrugët se rrezik bëhem kryetar bashkie, do votosh pë mua apo jo? – Po more si jo, për PD-në?. Jo jo, nuk jam me Pd-në jam i pavarur. – Ëhë varja.
Por le të shkojmë te Partia Demokratike e cila pasi e ka humbur kohë më parë një kandidat potencial si Gjergji ka zgjedhur një figurë të pastër nga bota e mjekësisë p1r të kandiduar. Doktor Halim Kosovën.
Që në fillim premton, sepse si doktor që është ka bërë betimin e Hipokritit…ee Hipokratit ndjesë, gabim shpejtësie. Kur e sheh të rrethuar nga populli me mëngët e përveshura të kujton personazhin e luajtur nga i ndjeri Roland Trebicka tek “Valsi i Titanikut”, Spiraken. Një njeri i mirë që e kanë detyruar të garojë dhe i shkreti mundohet t’i plotësojë dëshirën familjes politike.
– Më kanë sjell këtu sepse gjysma e njerëzisë së Tiranës ka kaluar në duart e mija, kanë lindur në duart e mija. Po ku mbajnë mend ata, kanë qenë foshjnje. – Ja ti aty e mban mend xhaxhin? Jo se mban. Xhaxhi nuk di të gënjejë, të jetë për mua i ndërtojmë gith këto që më thuhen në letër. 300 projekte thotë këtu, jo po 1 milion. Ku di unë a kemi fonde. Fondet i kanë ata.
Dhe ata, janë Partia Socialiste bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ata që në letër janë të majtët. PS-ja kandidon Erion Veliajn. Një djalë të ri jo vetëm në moshë por dhe në karakter, me vesin e festimeve të ekzagjeruara. Të paktën kështu thuhej nga të dyja forcat kryesore kur Erioni ishte thjesht një rebel mistrec i Mjaft-it e më pas lider i G- 99.
Duket se Erioni është më i pëgatituri nga të gjithë në këtë fushatë dhe me më shumë vullnet për t’u zgjedhur kryetar. Duke qenë vet i ri nuk ka nevojë aq shumë sa të parët për t’u pëballur me kamerat dhe me çdo audiencë. Duket sikur ka një staf mjaft të përgatitur që kërkon, studion e riprodhon çdo material.
Nuk lë boshllëqe.- Na duhet një slogan. -Si thua për “Drejtimi i duhur”, e ka përdorur Netanyahu në fushatën e vetë. Ok shumë mirë, hiqi logot e tjera, vër shigjetën nga mua, stampoje dhe shpërndaje. Ti tjetri çfarë ke përgatitur. – Zotëri, bota e marketingut politik është fokusuar tek detajet, sa më shumë detaje aq më shumë hipnotizohet publiku, brainwash, dhe nën efektin e hipnozëz zotëri mund të bëni çdo gjë me ta. Është e sigurtë, e ka provuar Matteo Renzi, sot kryeministër në Itali. Renzi ka frymëzuar edhe liderin e sapozgjedhur në Greqi, Tsipras. – Jam dakord, përdorim slide-t dhe sa më shumë pika e nënpika. Dhe reagimi i një gruaje të moshuar në sfond pas fjalimit të nënpikëzuar të Erionit ; – Asgjë nuk të kuptova mor bir, por ty do të votoj, se jam me origjinë nga PS-ja.
Dhe shkojmë përsëri në origjinë sepse ne kemi patur vetëm një parti. E të gjithë kandidatët sot nuk mund t’i shpëtojnë këtij fakti. Mënyra e të bërit fushatë nga çdo forcë politike është e majtë. Takimi me puntorët, me klasën puntore, ballafaqimi me botën e varfër, premtimi i mundësive për të gjithë qofshin ato grupe të vogla apo minoritete.
Përdormi i mjeteve publike e të tjera e çojnë politikbërjen drejt të majtës automatikisht pa u kuptuar. Pa u kuptuar që ne kemi në masë shtresën e varfër, pa kuptuar që ne nuk kemi formuar një klasë të mesme solide, pa kuptuar që drejtojnë biznesmenët, të djathtët. Ose siç duhet të jetë në letër. Sot nuk dimë më çfarë është e majta apo e djathta, nuk dimë kuptimin e socializmit apo të kapitalizmit. Nuk dimë ku bëjmë pjesë. Jemi tifozë ngjyrash. Ideologjia ka vdekur bashkë me idealistët.
Është e vërtetë që ideologjia nuk duhet të ecë e vetme dhe duhet reformuar apo pragmatizuar por jo mos të ekzistojë fare. Sepse bëhet si një koktejl ku nuk merret vesh shija bazë. Një koktejl që na mbushet der në grykë me rrena dhe i hidhet pak ideologji sa për ngjyrë sipër, në mënyrë që të na zërë më shpejt, me të parën. Dhe ne bëhemi tap me rrena, jemi nën efektin e tyre dhe kur flasim në kafe dhe në stafe mediatike, dhe të ftuar në emisione. Jemi tapë, themi broçkulla.
Të nesërmen në mëngjes zgjohemi me hangoverin e shkaktuar nga rrenat dhe pendohemi për zgjedhjen që kemi bërë. Çfarë të bëjmë? Pimë prapë për të harruar. – Po po, të njëjtin si dje, koktejl rrenash.
Kanë ndryshuar zgjedhjet,kanë ndryshuar ndarjet administrative, kanë ndryshuar kandidatët, por nuk ndryshojnë ata që delegojnë dhe ata që votojnë.
Mullaymeri fffffffffffffffffffffffffyyyyyyyyyyyyyy taliban emer hahahahaa ndrro mbiemer se ndryshe nuk te lexon dhe as te beson njeri!!!
O Ymer djali cfare ke shkarravitur se nuk te mora vesh…
po ju te dy cpun keni qe lexoni shkrime??? Sikur s’keni lidhje me duket nga niveli i komenteve. Shikoni lexoni cfare ju pranon kapaciteti. Gjithe te mirat. Erion me pelqen.
STIL INTERESANT.
Shume i goditur si shkrim. Me pelqen dhe menyra e te thenurit te ca gjerave qe jane krejt te verteta.