Përse u ngut Lul Basha ta urojë Isa Mustafën?

5 Qershor 2015, 19:01Blog TEMA
Përse u ngut Lul Basha ta urojë Isa Mustafën?

Nga Nexhmedin Spahiu

Edhe Enver Hoxha edhe Stalini e Kim Jong-Un u zgjodhën me shumicë votash me 99% mu ashtu si Isa Mustafa. Fitore demokratike është kur fiton me 51%-65%, çdo fitore përtej kësaj nuk është demokratike.

Zgjedhja e Isa Mustafës jo vëtëm që nuk është demokratike ngaqë u dhunua statuti i LDK-së për votim të fshehtë e me më shumë kandidatë, por zgjedhja e tij nuk është legale ngaqë iu mohua e drejta për pjesëmarrje delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës. Rrjedha e Kuvendit do t’ishte krejt tjetër sikur këta delegatë t’ishin të pranishëm në kuvendin zgjedhor. Këta janë delegatët më të guximshëm, më patriotë e që nuk kanë interesa për karrige. Këta janë delegatët të cilët Isa Mustafa i ka vjedhë e i ka mashtruar për vite me radhë para luftës e gjatë luftës.

Nëse në kuvendin e 7 të LDK-së Fatmir Sejdiu do t’ishte njeri i lig si Isa Mustafa, dhe të shpërfillte statutin e LDK-së për votim të fshehtë, Isa Mustafa nuk do të merrte jo 62 vota sa Vjosa Osmani po as edhe 2 vota të vetme.

Shumë politikanë kanë qenë kryeministra, por kanë përfunduar në burg. Edhe Isa Mustafa do ta këtë fund. Nëse dikë e ka mundur Isa Mustafa, ky është ish shefi i tij Rrahman Morina, i cili do të harrohet për namin e tij të keq dhe në vend të Rrahman Morinës do të mbahet mend Isa Mustafa.

Shqipëria pati 45 kryeministra. Hasan Prishtina vetem 5 ditë ndërsa Mehmet Shehu 27 vjet. Por sot Hasan Prishtina është nderi i kombit me të cilin mburret çdo shqiptar, kurse Mehmet Shehu ka përfunduar në bërllogun e historisë nga i cili turpërohet edhe djali i vet.

Isa Mustafën nuk e uroi asnjë kryeministër, asnjë ambasador. Vetëm dy persona e uruan Isa Mustafën me këtë rast: Hashim Thaçi dhe Lulzim Basha. E kuptueshme që Thaçi e uroi për faktin se Isa po e shkatërron partinë rivale të Thaçit, por përse këtë e bëri Lulzim Basha, kjo është vështirë të kuptohet.

E çfarë fitore na qenka pra fitorja e Isës. Isa Mustafa ka fituar faqen e zezë. Isa Mustafa po shkon pashmangshëm në bërllog të historisë. Përse Lul Basha është i vetmi që e uron?

10 komente në “Përse u ngut Lul Basha ta urojë Isa Mustafën?”

  1. Drenica says:

    Sepse Lul Basha nuk asht hiq ma i mire por dhetfish ma berdhog, se ketu ka qene e i dim bukur mire ato qe Lul Basha ka ba n kurriz te kosoves por edhe ai tash po perfundon i turpnuem para popllit te vet.

    1. d,gorezi says:

      LDk nuk eshte e rregjistruar ne Gjykaten e Larte te Kosoves,eshte parti e trasheguar nga Jugosllavia.Edhe statuti i saj,nuk jam i sigurte ne eshte perkthyer ne Shqip.Pune e madhe se e shkelen.
      Ne ka vendosur ta prishe ate fole Grenzash ,do mbetet ne Histori ,si Kolaboracionist i Penduar.Shqiptaret e pranojne Faljen.
      Sa per LULIN,mos ja vini re ,Mustafa eshte nga te vetmit shqiptare qe ja jep doren.

    2. Taulant/Tirane says:

      Lul Basha di vetem te qeshi kot,te flasi kot,te uroje kot,prandaj e uroi!

  2. Po cfare pune kane Enveri dhe Stalini te meren si shembull, pergojohen ata qe kane vdekur, kur Lubite e demokracise jane gjalle, mes nesh, ne krye te shteteve tona! Pastaj Stalini eshte i Rusise, le ta gjykoje populli i vet! Ne boll shqiptare horra kemi, me u mar me ata. Pastaj o’ti zoti: hem Nexhmendi, hem Spahi, si nuk keni mare, cipe? Po pa Enverin e Stalin nuk do te kishte Kosove – sot. Do ishte harruar, pshurur, neper shalet e serbeve, dhe ti do e kishe emrin Nadjezhd Spahihiovic. Historiane qesharake. Monstra humane qe nuk kane fije respekti per shtetin e tyre. Po ju mbyt pavaresia!?.

    1. Ilir Hoti says:

      Jam dakort pergjithsisht me shkrimin…mos te merremi me sharjet ndaj vetvehtes.. Ta kujtojme te shkuaren, por te shikojme te tashmen dhe te ardhmen!

    2. d,gorezi says:

      AS Enveri nuk e shpetoj dot Kosoven,nuk e sheh,gjysmet jane bere Muxhaqedin e gjysmet me Rugoven(Varjeteja e te Premteve).

  3. Vetem nje gje eshte absolute ; Veten thenja se gjithecka eshte relative ! Keshtu …….!

  4. Vlashi says:

    Ti spahi nuk ke si ta duash Mehmet Shehun dhe thua se e ke hedh ne plehra, ndersa Hasan Prishtina mbeti ne Histori. E kuptoj llogjiken tende pasi ti kerkon te besh hero Xhaferr Deven e 4 Shkurtit. Mehmet Shehu eshte ne histori te Shqiperise , ate e nderon lufta e Spanjes, Lufta nacional Clirimtare dhe puna vetmohuse per berjen e shtetit te ri. Ti plas po deshe.

    1. Permendorja says:

      Sa permendore na paskesh Mehmet Shehu ne Shqiperi pasi qenka aq i nderuR?!

    2. Taulant/Tirane says:

      Bravo,Vlash ,ja fute pordhes kot.Ai thote Mehmeti si kryeminister,jo si luftetar ne Spanje apo pingpongist.Pra ne roline k/ministrit ishte nje kriminel dhe krahu I djathe I Hoxhes.Pastaj si rrobaqepes,letrar,apo njohes I gjuheve te huaja ,jane fusha te tjera qe nuk kane te bejne me roiline k/ministrit te nje vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje