Një sulm i turpshëm dhe që tregon injorancë statistikore

8 Qershor 2015, 09:53Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Kur kompania italiane IPR-Marketing publikoi në Ora News sondazhet e para të saj rreth zgjedhjeve aktuale lokale në Shqipëri, politikanë të opozitës dhe analistë pranë saj i cituan gjerësisht rezultatet e atyre sondazheve. Dhe kuptohet përse.

Erion Veliaj, sipas atyre sondazheve, merrte vetëm 45% të votave në Tiranë, Halim Kosova merrte më shumë vota se koalicioni që e mbështët, Grida Duma ishte pothuaj barazim me Vangjush Dakon në Durrës, dhe Voltana Ademi ishe 20 pikë para Keti Bazhdarit në Shkodër.

Kjo ishte para një muaji. Por pasi IPR-Marketing publikoi në Ora News serinë e dytë të sondazheve, filloi sulmi ndaj kësaj kompanie, si nga politikanët e opozitës, ashtu edhe nga analistët pranë saj (mazhoranca nuk u ndje as pas publikimit të serisë së parë të sondazheve, e as së dytës).

Sulmet e politikanëve të opozitës ndaj kompanisë IPR-Marketing kishin si objektiv besueshmërinë e sondazheve nga pikpamja e ndershmërisë, ndërsa sulmet e analistëve kishin objektiv besueshmërinë nga pikpamja e saktësisë statistikore.

Për të parët është turp që ta sulmojnë IPR-Marketing, ndërsa të dytët thjesht demonstrojnë injorancë statistikore. Dhe ja përse.

IPR-Marketing është një kompani sondazhesh me eksperiencë të sukseshme në parashikimin e zgjedhjeve në Itali për 20 vjet. Ndërkohë, ajo ka demonstruar shkallë shumë të lartë parashikueshmërie edhe në zgjedhjet shqiptare qysh nga 2009-ta.

Kështu, sapo mbaroi votimi në 28 qershor 2009, kompania IPR-Marketing, bazuar në sondazhet parazgjedhore dhe në eksit-pollet e zhvilluara prej saj, parashikoi që koalicioni i udhëhequr nga Berisha do të rezultonte i pari me 47% të votave. Pas mbarimit të numërimit, ai rezultoi me 46.9% të votave. Një saktësi milimetrike parashikimi!

Me të njëjtën saktësi, IPR-Marketing parashikoi përqindjet e koalicioneve të udhëhequra nga Rama, Meta e Meksi, ndërkohë që në Top Channel, kompania e dytë më e madhe amerikane e sondazheve, Zogby International, parashikoi që koalicioni i udhëhequr nga Berisha do të fitonte 60%-70% të votave në çdo qark…

Në 23 qershor 2013, sapo mabroi votimi, kompania IPR-Marketing, bazuar në sondazhet parazgjedhore dhe në eksit-pollet e zhvilluara prej saj, parashikoi që koalicioni i udhëhequr nga Rama do të rezultonte i pari me 54.5% të votave.  Pas mbarimit të numërimit, ai rezultoi me 57.9% të votave. Një saktësi mëse e kënaqshme e parashikimit të fituesit!

E pra, ta sulmosh për pandershmëri këtë kompani që ka parashikuar edhe fitore të Berishës edhe të Ramës (sipas asaj që i ka treguar hulumtimi i realitetit elektoral), është thjesht një turp. Ndërsa të mundohesh t’i gjesh pasaktësi statistikore sondazheve IPR-Marketing, tregon injorancë statistikore, sepse Dr. Antonio Noto (drejtuesi i IPR-Marketing) është një statisticien i vjetër me eksperiencë të gjatë nw sondazhet politike, i cili, padyshim, i kontrollon mirë rezultatet para publikimit, për çdo inkoherencë të mundshme.

Fjala vjen, fakti që 11% e tiranasve mund të votojnë sot Gjergj Bojaxhiun, por vetëm 1% besojnë se ai do të fitojë, nuk përbën një inkoherencë statistikore. Kjo, për faktin se shumica e votuesve të Bojaxhiut e dinë që partitë e mëdha kanë mjaftueshëm votues besnikë të tyre, për të mos bërë të mundur fitoren e një të pavaruri në Tiranë. Sidoqoftë, ata votojnë për të se duan të japin një mesazh paszgjedhor.

Gjithashtu, votuesit e Halim Kosovës e dinë ose e kanë dëgjuar se partitë që mbështesin rivalin e tij kryesor (Erion Veliajn) patën parvjet një epërsi gjigande prej 95 mijë votash. Prandaj, nuk është inkoherent fakti që vetëm 12% besojnë se Kosova do të fitojë, megjithëse 33%, sidoqoftë, do t’ia jepnin sot votën atij …

5 komente në “Një sulm i turpshëm dhe që tregon injorancë statistikore”

  1. Dyshuesi says:

    Sondazhe koti. Sondazhet u bene njehere nga gazeta Panorama dhe Balkan web. Ato ishin sondazhe te sakta. PD fiton ne 100% te bashkive te vendit. Prandaj stop sondazheve koti.
    Edhe po fitoi PS, nuk quhet. Sondazhet e mesiperme kane shpallur fituese PD-ne.

  2. statisticien shqiptar says:

    jane mesuar me sondazhet e gani bobit keta ‘statisticienet’ e berishes…

  3. tr says:

    Me dt 21 mbaron kjo gallata dhe fillon gallata tjeter :/

  4. Siguria says:

    Sondazhi ishte i sakte sidomos ne vleresimin per meten!!

  5. ARBER RADOMI says:

    Nuk di ende, qe ky Edwin Zalloshka ti kete dhene pergjigje Frrok Cupit per ate punen e motres se vet Merita Zalloshka , qe ne fakt kishte vetem nje merite ….
    Me pas do te bente mire te merrej me sondazhet qe i bejne fresk Edi Rames, organizuar nga Kar-lo Bol-ino ky pervers mafiozo-komunist ,ose italian nga Jugu ,i shperblyer me troje , ambjente dhe dashnore prej tij !Dikur kriptodemokratit Mjero Baze , i pelqente ta quante pikerisht keshtu kete Kar – lon.
    Ne te vertete , une mendoj se Frroku gaboi ne ate studio televizive perballe Zalloshkes , teksa etiketoi motren e tij si pak k…. mire do te ishte , qe kete epitet t’ia vinte ketij adashi te Rames ( ne variantin e shkurtuar te emrit )!!! Ne se nje femer e quan pak k…. kjo s’perben ndonje gje te paditur , por kur me kete epitet percaktohet nje mashkull , atehere kjo s’ka nevoje per koment !!!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje