Po vjen Enveri me këpucë të reja!

9 Qershor 2015, 19:02Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohitaj

Kush tha se ka vdekur? Kush beson se ai është në zemrat e ca pensionistëve nostalgjikë me tru të squllur???

Të vdesësh nuk do të thotë se nuk jeton më. Prandaj ata, që kanë pasardhës të zgjuar janë të qetë e nuk deformohohen ne atë farë derexheje, si ata që i kanë fëmijtë budallenj. Këta të fundit s’janë asnjë minutë të qetë, vjedhin, tradhtojnë, shkelin çdo njeri, nuk kanë ndieshmëri e as nuk pendohen për krimet ndaj njerëzve, sepse dridhërohen kur shohin pasardhësit e tyre që nuk premtojnë asgjë.

Këta njerëz nuk dinë as ç’është dashuria, prandaj ata kur ju shfaqet Enveri e përqafojnë, me lot në sy, bashkëpunojnë me xhelatët e tyre për një grusht parash. Janë të gatshëm të shkatërrojnë vëllezër e motra që jetojnë me dinjitet, e as nuk e kthejnë kokën mbrapa.. Nuk kanë turp, as kuqen e as zverdhen, ngjiren duke u vetmburrur si të ndershëm, ndërsa ndershmëria është normë, megjithsë këtë normë nuk e kanë prekur as në ëndërr.

Enveri?…po po ka qenë burrë shteti, Sigurimi xhahil?..jo jo kanë qenë “heronj të heshtur”. Bashkëpunojnë me zell edhe kundër familjes sepse këta njerë janë kartona, këta kanë ata pasardhësit që duan rroba të bukra, e makina, kanë ato gratë që u zgjerohet aorta nga stresi i përditshëm për të mbledhur informacion dhe pastaj për ta transformuar atë, në mënyrë që intelektuali që do përbaltet të duket sa më afër djallit, sepse populli shqiptar i beson këto gjëra…Gjysma e atyre të keqformuarve i beson se duan të vjedhin e ti dërgojnë pasardhësit në Amerikë me para, sa për vrarje ndergjegje?! Kjo më shkoi ndër mend rastësisht.

Ka 10 vjetët e fundit që Shqipëria lëngon, e intelektualët masakrohen, me një vullnet kafshe dhe paratë qarkulojnë..Asnjë person nuk jep e merr informacion pa para, ndërsa intelektualët rrinë pa punë edhe të kërcënur.

Këta trimat e “ndershëm”janë gati të sakrifikojnë njerëz të familjes, edhe nëse u përdhoset emri…jo; se kanë frikë..nuk e njohin nderin, po fare. Duan vetëm para dhe qeshin me intelektualin që shqetësohet për shpifjet kundër tij..ha hah.

Vërtet e duan Enverin? Unë besoj se duan ato paratë dhe kënaqësinë të masakrojnë “megallomanët”, “shkencëtarët”, këta bisha të lindur të tillë, të vjedhin jetën, e as nuk pyesin fare. I quajnë të çmënduar ata që nuk e durojnë dot këtë poshtërim dhe ndërmarrin masën ekstreme duke i bërë paçet të gjithëve pa përjashtim.

Por përballë ndonjë të mbijetuari ndërrojnë rrugën, kthehen mbrapsht në ndonjë kafe e rrëzohen mbi karriget, ngaqë janë” trima”. Dërgojmë fjalë se janë penduar…Kujt i duhet pendimi i tyre? Sigurisht që është fals!!!

Kjo puna e Enverit sikur nuk eci, por paratë i kanë, pasardhësit kokëtrashë i kanë sistemuar e tani kthehen nga rrjedha….shpëlajnë duart…por asgjë nuk është e sigurt në këtë jetë veçse NDERSHMËRIA, të cilën e kanë në ëndra….Asgjë nuk më mpak sa mendimi, se si i kemi pasur gjithë jetën aty përpara syve dhe kemi besuar aktrimin e tyre fshataresk!!!

25 komente në “Po vjen Enveri me këpucë të reja!”

  1. kapurini says:

    ala ke ura kjo!!
    ala prralla me enver!?
    jam kurjoz ta di po t mos ishte enveri ,me ke do merreshin kta njerz.
    apo .. me hicin.

  2. Arianiti says:

    Asgje nuk kuptohet, sidomos lidhjet se si gjithcka nderthuret me enverin!!
    Shkrim idiot

  3. A says:

    zonja ramohito

    miqesisht ju sugjeroj mos shkruani per enverin..se me shume ja rrit lavdine.

    ju gjeneraleshet duhet te merrni pergjesi per periudhen 1944-1975 se ju ishit pjese e kupoles enver hoxhes qe me vone eleminuat njeri tjetrin duke spiunuar te EH si sot qe shkojne te Luja dhe Arvizuja.

    nqs yt shoq ka rene ne burg per ceshtjen Fullani,per kortezi nuk duhet te lyheni me buzekuq si monstrat bashkim shehu,sparta ngjala dhe fatos ulkonja.

    Kush ishte enverhoxha ?

    Ne betejen e luftes se ftohte midis enverhoxhes dhe perendimit nuk eshte mire te ndegjojme vetm kundershtaret e tij si elezbiberet,fatoslubonjen,hamitmatjanet,xhaferrdevat,blendifejzite e esat pashe tradhetarit sepse ka konflikt interesi pasi keto armiq te tij kane te drejten e tyre ta denigrojne figuren e tij dhe nuk i paragjykoj eshte 100% e drejte e tyre.

    Eshte e besueshme nje pale e trete dhe une kam zgjedhur per ilustrim Indro Montanelin nje nga ikonat e gazetarise boterore me prirje fashiste qe pasi e demaskon fuqishem Enverhoxhen ne nje liber te tij jep dhe keto ane pozitive te tij qe i ke me poshte te sintetizuara nga orgjinali

    Indro Montaneli per Enver Hoxhen

    -burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushteti

    -e fitoi pushtetin si partizan

    – e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

    -ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet

    -Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

    -Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.

    -Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës

    -në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.

    -Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

    -për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar

    -ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën

    -Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.

    -kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

    -Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.

    -Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.

    -nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut

    -në publik shfaqej rrallë

    -ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

    –pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë.

    E fundit nje “sekret”

    Pa u futur saliserbi ne burg per mijra krimet e tij ,e keni te kote te merreni me enver hoxhen sepse berisha dhe ato qe mbeshtesin akoma ate ne adriatik apo atllantik po i rrisin lavdine atij qe nuk e munden as te gjalle as te vdekur…Tung

    1. beth says:

      Nga Berisha mendoj se shpetuam se nuk eshte me ne pushtet dhe rrjedhimisht nuk nxjerr dot vendime.Po a do jemi me fat ne te ardhmen ?(pas berishes)kete nuk e dime.A jemi me fat ne ditet e sotme??????Ne se mendoni qe fati na ka mbuluar ne ditet e sotme,atehere lum si ne.;nuk ka me varferi,emigracion,vjedhje,pisllek,krime.papunesi.Une do kthehem te jetoj ne vendin tim.Na i ilustroni opinionin tuaj me shembuj nga jeta e perditeshme e shqiptareve sepse shtypi i majte e i djathte qe lexoj ne internet thote qe problemet e shqiptareve jane po ato.Lereni politiken ,tregoni me vertetesi si jetoni.mendoni per vete o popull.Duhet te jeni ju te paret.

    2. Kimete says:

      Hallall me se e vertet.Kesaj me duket se i qenkan cenuar te ardhurat maramendese nga banka,se po te ishte xhaxhi e dinte se ku do te shkonte se ne ate kohe u kerkohej llogari shitesve jo per nje lek deficit(mangut), por edhe per nje lek suficit (teper) jo me per punonjesit e bankes. Denimi ishte njelloj si te dilje mangut dhe teper ne inventar sepse te dy rastet quheshin vjedhje dhe shkoje te vendi. Kurse sot ka 25 e pese vite demokraci flitet se ky ka bere kete vile, ky ka vjedhur kete e ate dhe askush nuk shkon te vendi (pra te gjithe jane grupi i hajduteve sepse ato i dine bemat e njeri-tjetrithajdur njeri e hajdut tjetri).Enveri e filloi nga kandili,beri elektrifikimin qe keto sot ua shesin te huajve se nuk jane te zotet ta menaxhojne se(nuk kane dhe inxhiniere se dhe shkollat i shkateruan) e gjeten hazer nuk kane vene as nje meter tel.Enveri beri shtet, hapi shkollat, spitalet,la fabrika e uzina. Keto thon se ai nuk beri azgje edhe elektrifikimin e beri per nje poc (harojne se keto tela kane shfrytezuar e po shfrytezojne ka 25 vite duke mbajtur kalorifer nate dite ndezur dhe ne banjo sepse deri me sot e kane patur qyl pa para). pra keto nuk kane goje ta zene Enverin se ky popull deri me sot ka mbijetuar me te ardhurat e siguruara nga shitjet e hakurave e tullave te fabrikave, uzinave e kombinateve qe u la Enveri por tani keto hekura u mbaruan dhe tani e kuptojne se ato nuk duheshin prishur se aty ishte mundi i te gjith popullit e jo vetem i batakcinjve,pra pa pune nuk ka asgjekundi pavaresisht se ne fillimet e demokrasise te gjithe mendonin se do u vinte per oxhaku.Le me po te kishte patur nje menaxher ne mbledhjen e te ardhurave nga shitja e armatimeve prap populli nuk do te ishte ndjere dhe per 25 vite te tjera se buk do te kishte (pra ku kane shkuar gjithe keto para).Enveri dhe pallatet ua jepte falas, nuk la asnje borxh (te mos i perseris me)po keto cfar kane bere vetem rruge e vjidh se me sa duket vidhet me kollaj ne rruge, rruge sot e rruge neser (njeperdorimshe)bej asfaltin sote kujtou neser e hap kanale per tuba e tela e keshtu 25 vite vetem shtro asfalt e prish asfalt dhe tjeter nuk kami pare te behet per popullin e ndershem por vetem per mafjozat dhe pushtetaret. Enverin e terhoqen zvar (bustin), kurse keto duhen terhequr zvar te gjalle nga me i madhi deri tek me i vogli). Kam dhe shum e shum gjera te tjera, por nuk kam kohe tani.

    3. feniks says:

      Kane 25 vjet qe derdellitin per ENVER HOXHEN,se nuk kane qene ne gjendje te benin dicka me te mire nga ai!
      Le ta krahasojne per te dy sistemet si kane qene dhe jane :
      -ARSIMI,SHENDETSIA,DREJTESIA,SIGURIA E JETES,BUJQESIA,INDUSTRIA,PAPUNESIA,DROGA,PROSTITUCIONI,SIDA,MALARJA,SIFILIZI,BONIFIKIMI,PYJET,MINIERAT,PORTET E AEROPORTET,USHTRIA,FLOTAT DETARE TREGETARE DHE LUFTARAKE,AVIACIONI LUFTARAK,DINJITETI I SHTETIT DHE QYTETAREVE,KORRUPSIONI, VRASJET,VETVRASJET,ANALFABETIZMI,LYPSAT etj,etj!!!
      Krahasoni zoterinj kapitaliste kanibale dhe do shikoni se SOCIALIZMI ESHTE SISTEMI ME NJEREZOR NE BOTE!!!
      Krahasoni po mundet sjelljet e Sali Berishes me ato te ENVER HOXHES!!!
      LAGJA dikur te jepte PUNE DHE SHTEPI,sot keto NUK T’I JEP AS QEVERIA!!!

    4. Sherif says:

      I nderuar, te gjitha keto merita i ka pasur edhe Hitleri. “Fundi i kurrorezon veprat” kane thene latinet dhe fundi i Enver Hoxhes dihet ……..

  4. Artan from Montreal says:

    Magdalene !
    Nuk e di por ne c’do shkrim tendin ke shume mllef dhe urrejtje qe e demonstron ne c’do germe te asaj qe shkruan.
    Personalisht nuk kam qejf te te komentoj, por kur merr persiper te besh analisten e politikes them se e meriton.
    Ku e gjen ti kurajen te quash nostalgjiket e Enverit ”Pensioniste tru squllet ”
    Si valle harrove qe edhe vjehrri yt ishte per nje kohe te gjate bashkepuntor i Enverit ?, apo edhe ai ishte nje tru squllet ??
    Analizen periudhes gjate se ciles udhehoqi Enveri mund tja bejne historianet shume kohe me pas, pasi te gjithe ata qe kane marre persiper ta bejne sot kane gabuar pasi nuk kane qene neutrale ne gjykim. Ndersa kur kete analize perpiqesh ta besh ti me nje shkrim pacavure prej 5 rreshtash me fal por ti me shume ja ngre vlerat atij. Mos harro se sot ka nostalgjike per Pinochetin, Mao Tze Tung-un, per Leninin, Stalinin, Hitlerin, Marksin e Engelsin, dhe ne boten e qyteteruar nuk duhen share nostalgjiket, por me fakte e vepra tu tregosh atyre se sistemi ku jetojme sot eshte me i mire se ai qe ata ndertuan.
    Tani nese i kthehem prape Enverit !
    Me thuaj moj zonje, cili udheheqes tjeter pas tij beri me shume se ai, Ramizi, Fatos Nano, Sali Berisha, apo Edi Rama ???
    Te tere keta te tjeret vetem se i vune kazmen dhe e vodhen Shqiperine deri ne palce.
    Mos harro se ti dhe une sot 30 vite mbas vdekjes se Enverit perdorim energjine elektrike te hidrocentraleve qe ndertoi ai, jetojme ne apartamentet qe ndertoi ai, ecim ne rruget qe ndertoi ai dhe se fundmi ne kohen e atij te vidhje nje pese lekesh te shkonte jeta ne Spac ose perpara skuadres se pushkatimit , kurse sot hajduti quhet zotni e behet deputet, kryetar partie, ose kryetar parlamenti. Shqiptaret sot jane aq te pakenaqur me kete regjim apo lloj jetese saqe urojne te rikthehen ligjet e repta te komunizmit per te vene ne fre kete degjenerim moral, ekonomik e social. Ne fund te sugjeroj te merresh me hallet e tua se Enveri s’ka nevoje per lapsin tend.

  5. Balotelli says:

    Ke te drejte Artan, nostalgjiket nuk duhen ofenduar sepse ka menduar natyra. Veprat dhe faktet tregojne se sistemi kapitalist ku ata dhe ti jetojne eshte i vetmi sistem me i arrituri deri tani.Tani ti kthehemi enverit tend; Kush e ka fajin qe ne 1991 shqiptaret si njerez te eger u shperndame neper bote duke i mbushur rruget e botes me prostituta dhe burgjet me hajdute?

    1. Artan from Montreal says:

      @ Balotelli !
      Balo nuk e di se c’moshe ke por te them se nuk te shkon ironia me mua.
      Nostalgjike ka dhe do te kete gjithmone, besoj se edhe ti do jesh ndonje nga nostalgjiket e Berishes por une nuk mendoj te te ofendoj per kete fakt.
      Sa per Enverin tim, mor mik ai nuk ka nevoje te jete as i imi e as i yti, se sa qe gjalle ai ishte vetvetja dhe se rruante as per ty e as per burra te tjere. Sa qe gjalle ai ca si ty e benin shurren te kuqe nga frika e tani qe vdiq rini e na cani trapin me llogje. Edhe fakti qe ti sot di te shkruash dhe lexosh eshte merite e shkollave te Enverit se brezi i ri i mbas 1990-es eshte pothuaj analfabet. Beni ju sot nje te mijten e asaj qe beri ai dhe Shqiptaret do t’ju jene mirenjohes perjete. Dhe ne fund more Balo ( uroj te mos jesh si ai Balo i Italise ) sa per kurva e hajdute mos e gjej fajin tek Enveri por tek geni i felliqur qe keni ne gjak.­ Enveri pikerisht sepse e dinte se ca muter ishin takemi yt jau preu drute shkurt e ju mori me dru, se vetem druri e ben zap Shqipon. Mbas viteve 90 kur pushoi druri Shqipot moren kot e sot i ke neper bote ato qe thua ti , kurva e hajdute. Kaq per sot o Balo se me shume te ben dem.

      1. Balotelli says:

        Aq trim ishte enveri sa rrinte i mbyllur ne bllok i rrethuar me police ushtare tanke dhe me kalece felliqesira si puna jote, edhe saliu nje ish komunist si puna juaj eshte prandaj nuk hecim perpara ne…..

        1. A says:

          O PALLOSHTELL

          E RESPEKTOJ CDO SHQIPTAR QE KA ALERGJI PER ENVER HOXHEN QOFTE NGA ATA QE KANE VUAJTUR VERTET,QOFTE NGA ATA QE I LEPININ SUMEN DJE,DHE SOT I HANE KOCKAT E VARRIT.

          POR TI I NDERUAR PO TREGOHESH JO VETEM BASTARD POR DHE IDIOT.

          NQS KA NJERI QE RUHET ME SHUME NE BOTE ESHTE I NDERUARI OBAMA DHE DO TA QUASH FRIKACAK…PRESIDENTIN E USA-s.

          NE QOFTE SE DO SHIKOSH VIDEON E VIZITES TE EHOXHES NE MALSINE E TROPJES NE 1971 VETEM ME TRE ROJE PERSONALE DHE VIZITEN E SALI SATANAIT NE 2013 ME 150 ROJE PERSONALE DHE 500 PARAMILITARE MAMURZAKE..BEJE KRAHESIMIN VETE.

          NDYRESIA E PALOTELLIT ESHTE SE MOTRA E TIJ JA KENDONTE KESHTU ENVERIT ATEHERE…

          Jam nji çikë nga Dragobija
          Hije m’ka sot çiftelia

          Vetë e gdhena me nji dru mali
          Dern’e shpellës bac’Bajramit

          Vetë e thura o kangen time
          Enver Hoxhës me gjith’ urime

          O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
          Lavdi venit ku ti leve

          Pyet Evropa e pyet Bállkani
          Kush po i prin ktij karvani

          Nji parti trimneshe e rrallë e
          Enver Hoxha gjithmon n’ball e

          O vrulli ynë o nuk mund të nálet
          Sup me sup jem lidh si malet

          Per rrethimin n’katër anet
          Kemi zemrat bashë si t’parëve

          E leta dinë mirë tradhëtia
          O pushken top e ka Shqipnija.

          O-hej.

    2. feniks says:

      O balo te hengert tenja!
      Si i mencur shume qe qenke ben mire te na thuash ndonje te MIRE te vetme qe paska kapitalizmi ne krahasim me SOCIALIZMIN!!!
      Sot jane mire vetem politikanet,gjyqtaret e prokuroret,kriminelet,trafikantet,hajdutet,doganieret etj,ndersa 90% e popullit jetojne ne MJERIM!!!
      A ke pare ti qwe femijet e klases se pare fillore te shkojne vetem ne shkolle???
      A i ke pare dyert e shkollave plot me prinder e gjysher qe presin te marrin femijet dhe nipat e mbesat???
      Pse nuk rrinin keshtu edhe ne SOCIALIZEM???
      Dikur kur nje shites dilte dificit apo suficit 2000 leke ,futej ne burg,ndersa sot u VODH FLORIRI I SHTETIT DHE 7 MILIARD LEKET E Bankes se Shtetit dhe NUK ESHTE DENUAR njeri!!!
      U vrane 26 vete ne Gerdec dhe 4 vete ne 21 janar dhe organizatoret kriminele NUK JANE DENUAR!!!
      A di gje ti BALO qeni te japesh ndonje spjegim per keto???
      Mire atehere paska qene fajtor Enveri qe nuk i lejonte shqiptaret te arratiseshin,po sot PSE DUAN TE IKIN SHQIPTARET nga syte kembet????
      O Baloooooo!
      KAPITALIZMI ESHTE ASHTU SIC E KA PERCAKTUAR ENVER HOXHA!

  6. astrit says:

    Shkrim pa vlera njohese ,pa vlera artistike , pa vlera historike , ne se per E.H.i genjen mendja(si edhe z, Ramohito) se mund te shkruaj kushdo eshte gabim , japin shume me teper argument te dy komentuesit

  7. mëno says:

    Shkrimet e kesaj zonje vertiten sa nga mllefi,servilizmi dhe frika. Ramohitot jane ndare mire me Enverin, ndersa mllefin injorante qe percjelle kjo zonje per pensionistet, ska te beje as me Enverin e as me te arthmen. Siduket kjo e ka personale me ndonje kantrabandiste droge qe i ka shkelur ne kallo, ose i shkruan mendimet pa i dale akoma droga. Sot njerezit jane te lire te mendojne e admirojne ke te duan. Ka ikur koha e pashallareve te kuq. Duket se kjo eshte per te ardhur keq.

  8. duno says:

    Kjo e varfera e ka per hallin e vet I dergjet ne burg i shoqi pa faj ose per fare pak faj dhe Berishet Nanot Metat e Fullanet tallin trapin me gjithe dynjane BEHU E FORTE ZONJE

  9. interesant says:

    Kjo moma qenka per te qare hallin.Hala me Enverin e sigurimin e shtetit.Shif mi zogu se te kane zene frymen spiunet e fqinjeve dhe dallkauket.Kjo pseudoanalistja tregon me se miri shprehjen e Havelit.Me te zinj se komunistet jane komunistet e kthyer ne antikomuniste.Bej te fala burrit e vjerrit mi zushe

  10. Redi says:

    Si gjithnje Ramohito shume dobet.
    Te vjen cudi se si kjo zonje gjithnje kritikohet nga lexuesit e ajo para Muco….Nejse, ajo kalon kohen.

  11. Malcori says:

    Mos bani llapa llapa kot, por ndermerni nje referendum me pyetjen. A doni me ja ngrit nje permendore Enver Hoxhes? Rezultati do t’ju beje te shkoni perseri ne internim.

  12. ss says:

    Vetem Salka mbeti pa u shkolluar ne periudhen e Enver Hoxhes E shikoni vete rezultatin sa dem i beri popullit ky shpellar ku shkeli kemba dhe nuk mbiu bar La dhe brezin e ri te pa shkolluar Aty ku ska arsim nuk ka zhvillim Duhet prap nje revolucion vendit per dije dhe kultur se si jemi katandisur kjo dihet renditjen pas xhungles kemi Prandaj Enver Hoxha mbetet arqitekti dhe themeluesi me baza te shendosha te shqiperis se re i dha popullit ate qe i mungonte prej shekuj dije dhe kulture

    1. itreg says:

      ss ,ke harruar vetem 1 gje kryesore qe salllata u rrit ne bahcene qe krijoi ENVER.

  13. Perkthyesi says:

    Te mencurit kane thene se ne se don te shkaterrosh nje shtet, shkaterroji arsimin! Kete detyre, Saliu me Salinjte e tjere e realizuan me se miri, duke i dhene nje shkelm te rende dhe te pameshirshem ketij sektori, ashtu sic beri dhe me sektoret e tjere! Meriton nje permendore turpi, ku te jete objekt i ironive dhe i barcaletave te pafund!

  14. Tomorr says:

    Si ka mundesi qe Tema boton edhe idiotesira pa kuptim?!

  15. stela says:

    Ca thu mi kare, qeke e rrjedhur fare, asnje gje s’mora vesh ku ke dash me dal…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje