Debati që meriton Tirana

10 Qershor 2015, 20:00Blog TEMA

Nga Sokol Balla*

Dita e martë nuk është e thënë të jetë ters. Pikërisht këtë të martë, atëherë kur nuk pritej, dy rivalët kryesorë për bashkinë e Tiranës, shtrënguan duart, shkëmbyen batuta dhe treguan se gara për kryeqytetin, mund të kishte qënë edhe më qytetare sesa kaq, nëse gjërat do të ishin në dorën e vetë kandidatëve.

E them në mënyrë dëshirore dhe në kohën e shkuar, pasi megjithëse ka ende pak kohë, nuk kam asnjë shpresë se debati i shumëpritur Veliaj-Kosova, do të ndodhë. Unë besoj se nëse do ishte në dorë të vetë kandidatëve, do të kishte ndodhur. Në fakt kandidatët e kanë akoma në dorë të na tregojnë se gara është e tyrja dhe jo e makinës elektorale së dy partive dinosaurë, të çerekshekullit të fundit.

Megjithëse Veliaj nga dy kandidatët e ka shprehur hapur këtë dëshirë, sërish mungesa e një ure komunikimi dhe e besimit mes kampeve, duket se është faktor dominues. Doktor Halimi dhe Eri kanë shumë gjëra që i bashkojnë: të dy e duan Tiranën dhe të dy kanë vullnetin dhe energjinë për të bërë diçka për të, pavarësisht dhe jashtë mbështetjes së qeverisë qëndrore, secili për ambicjet e veta, personale apo politike. Të dy janë energjikë, secili në llojin e vet dhe të dy janë qytetarë, të komunikueshëm dhe tolerantë në bisedë dhe argumenta.

Unë mendoj se një debat mes tyre, do të zbuste gjithashtu çdo efekt eventual krize apo përplasjeje pas zgjedhjeve dhe do të zbuste efektin e pashmangshëm trishtues tek humbësi dhe duartrokitje tek tifozia kundërshtare e fituesit.

Dhe megjithëse e di përgjigjen, po jua përsëris të dyve ftesën: doktor Halimit dhe Erit: takoni Maznikun me Edi Lesin. Bini dakot per dhjetë pika, pesë pyetje për secilin dhe një pjesë të fundit debat të lirë dhe ejani të enjten tjetër në Top Story.

Tirana ka kandidatë qytetarë, që e marin atë seriozisht. tregojeni duke bërë një debat serioz për Tiranën. Më shumë tregojeni se e doni Tiranën, më shumë se partitë që ju përfaqësojnë.

*Javanews.al

5 komente në “Debati që meriton Tirana”

  1. Hajri Qili says:

    E mer Palle, sado qe te shkruash ti, bishti i qenit bisht qeni ngelet…

  2. muslimoni ndershem says:

    TOP EKSTRAFULLAH KY OSHT AI LAKURIQI QE E PERDORTE BOLL MIRE KYÇN E DORES. ENE SHKRUN ALA KY RUFJANOSUR PREJ DREQIT. HARRAM HARRAM ALLAHU E NDESHKOFTE ME XHENET SE NJEREZIA SKA CME I BO KSI RASATI TE DALE NMEJDAN PA LEJE TALLAHUT. TURP TOP EKSTRAFULLAH SAKOL PALLA.

  3. populli says:

    ja ka fut kot balla ,do debat show apo do debat te vertete !!!!
    pse e kanalizon debatin vetem te dy kandidate ?

    ca do formalizoje ?! “fitoren” e Erionit apo “humbjen” e halimit ,
    gjoja dhe gazetar profesionit ,gazetaruc interesash !

    nuk e kupton morr balla qe debati dhe konkurenca eshte ndermejt Gjergjit dhe Erionit dhe ehste nje dorashk qe Bojaxhiu e ka hedhur qe ne fillim te fushates ,po ai qe nuk ka kurajo ti dali perpara nuk ndihet .

    ose me keq akoma e orienton Erioni fushaten e tij sikur ka kundershtar halimin !!!!

    Media si pushtet i katert pergatit ndryshimin dhe eshte nje force e madhe per zhvillimet e reja ;
    qe duhet te thote te verteten per t’ju hapur syte njerezve ,pasi ka ne dore instrumentin e informimit publik dhe kombetar

    po kjo media do gazetare profesioniste dhe me integritet ,jo te lidhur me interesa meskine ,por me interesat e vendit te cilat jane te shenjta .
    keshtu qe balla eshte nje peshe e vogel ose nje gur i perperfillshem ne tabllon e ndryshimeve te medha .
    TIRANA JONE MERITON SHUME ME TEPER SE NJE DEBAT FIKTIV NDERMJET TE SIPERPERMENDURVE !

    VOTO NDRYSHE !

  4. sit... back..and relaks → says:

    bej pak ate levizjen magjike te michael jackson kolo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje