Duke qenë të vetëdijshëm se në këtë kohë krize gjithëpërfshirëse premtimet për të përmirësuar anën sociale të elektoratit janë asi që mund të të sjellë fitoren në zgjedhjet e 21 qershorit, opozita e ka vendosur strategjinë e vet pikërisht mbi këtë bazament.
Premtimi për lehtësim të barrës financiare të qytetarëve, heqja e detyrimit të pagesës së kamatvonesave, ulja e çmimit të energjisë elektrike, ulja e çmimit të bukës etj. janë përzgjedhur për të qenë shtylla mbështetëse të fushatës elektorale opozitare, sikurse janë të tilla premtimet për rritjen e pagave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, financimi me prioritet i bujqësisë, turizmit, nxitja e punësimit rinor, apo edhe një politikë jo ndëshkuese, por tejet sociale e pa masa represive për debitorët e ujit të pijshëm etj.
Janë jo vetëm premtime fushatore, por edhe kusht që opozita ia vë si alternativë, për bashkëpunim në vazhdimësi, krahut të maxhorancës qeverisëse.
“Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete por është shërbimi ndaj jush, është qëllim i padiskutueshëm. 21 qershori është dita kur ne do i japim mesazhin tonë më të bashkuar e më të fortë që ka dhënë ndonjëherë Shqipëria demokratike…”, është një fragment nga ligjërimi i kryetarit të partisë së opozitës Lulzim Basha, të cilin e përzgjodhëm sepse përmban thelbin, refrenin e tekstit fushator opozitar.
E ka përmendur këtë Lulzim Basha gjatë turit të tij në veri, në Shqipërinë e mesme e në jug, gjatë takimeve me qytetarët, me biznesmenët, me gra, burra etj. Madje po të njejtëin thelb refreron edhe kandidati i kryeqytetit për kryebashkiak, Halim Kosova, por edhe gjithë kandiadatët e tjerë të opozitës, që bëjnë sikur nuk e kuptojnë se “asi” elektoral i premtimeve të tyre ka fare pak lidhje me realitetin e kompetencave që ka dhe, për pasojë, ofron qënia në krye të qeverisjes së pushtetit vendor.
Sepse shihni çfarë premtimi ka bërë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të bashkëbisedimit me banorë dhe tregtarë të Elbasanit.
Pasi u njoh me problemet e qytetarëve,citon media, ai tha se: një nga zgjidhjet që duhet të japim ne si opozitë është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin, për orizin. “Të paktën për këto mallra, t’ua bëjmë bukën ta blejnë 20% më pak se sa çmimi i tregut sot !?
Është premtim koti pasi asnjë strukturë funksionale e pushtetit vendor, as kryetari e as këshilli, nuk e ka kompetencën ligjore të vendimojë një iniciativë të tillë që është atribut i pushtetit qendror.
Dhe shihni një tjetër premtim po të kësaj natyre, të raportuar po nga media:
“E kemi një zgjidhje për këtë situatë, në nivel lokal uljen e taksave për biznesin e vogël, në nivel qendror uljen e çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës, ardhjen në ndihmë të biznesit, në veçanti biznesit të vogël dhe të krijojmë vende pune, sepse shkaku i rënies së fuqisë blerëse është rënia e punësimit”, ka thënë kryetari i opozitës Basha, më së fundi nga Lezha, Saranda e Elbasani, ndërkohë që, e përsërisim, ky ka qenë ligjerimi refren i tij dhe partisë që është prijëse e koalicionit opozitar, jo vetëm në takimet elektorale të këtyre rretheve por ngado.
Është ligjërimi që e shpreh qartë strategjinë e lojës elektorale me kartën e “asit” që për të përfituar sa më shumë vota premton zbutjen e problemeve sociale, aq shumë të domosdoshme për shqiptarët në këto kohë krize të thellë, por që nuk e justifikon qëllimin për të cilin përdoret, po të kihet parasysh se bëhet fjalë për zgjedhje vendore dhe mospasje kompetencash për realizimin e tyre.
Prezencën e kësaj strategjie e pranojnë edhe burime të brendëshme të PD-së, të cilat thonë se në ditët në vazhdim intensiteti i fushatës opozitare do të vijë duke u rritur, dhe do ta ketë akoma më shumë të shprehur premtimin për lehtësimin e barrës fiskale, për faturat e energjisë, ujin, punësimin, taksat vendore etj. Të cilat janë piketuar për të qenë kolonë zanore e fushatës elektorale opozitare, nga ekspertët që kanë marrë përsipër ta drejtojnë në hije këtë aksion politik, me shpresën për ta joshur elektoratin të votojë jo politikisht, jo për opozitën, por për mirëqënien e tij.
Mirëpo a do ta hanë votuesit shqiptarët këtë herë karemin që po u ofron opozita e që është i ngjashëm me revolucionin “duart e pastra” të premtuar bujshëm nga Sali Berisha në fushatën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2005 dhe që kurrë nuk u krye.
* Kryeredaktor “shtypi.net“
O Xhovani kam lexu nja tre kater artikuj te meparshem te tuat dhe kisha krijuar pershtypjen se je analist serioz…
Gjovani budallenjte e pd e besojne jo se nuk e dine edhe ata realitetin por sepse ashtu duan te besojne sepse kane sy por nuk shohin kane veshe por nuk degjojne e ndersa te majtet i njohin veshtiresite,edhe reformat qe ishin te dhimbeshme por se e kuptojne se e ardhmja eshte shume me e mire me Ramen bile do thosha se me te e ardhmja per mire eshte e sigurte.
E zeme edhe sikur te jene zgjedhje politike me ato lloj premtimesh nga do I marri parate per te shlyer borxhin,per te investuar ne projekte e te tjera sepse shteti fuqizohet kur njerezit paguajne per te se vete nuk pjelle para prandaj te pakten ju mos bini ne nivelin e budallenjve aman.
CO KSHU MO LALE BIRI I BOTES E KA EMNIN ME XH KY JA BO ME GJ. NA MYTI MALOKERIA LALE. NA KAN PUSHTU, E THOT MIRE AI RAMADON KAFSHA NA MYTI MALOKERIA DHE KATUNARIA QE XHOVANI E SHKRUN GJOVANI. U DHI TIRONA DJEMA HAJD TMARRIM VALIXHET E TZHDUKEMI.