Përse duhet të fitojë Keti Bazhdari në Shkodër më 21 qershor?

10 Qershor 2015, 18:54Blog TEMA
Përse duhet të fitojë Keti Bazhdari në Shkodër

Nga Ardit Kraja 

Elektorati i Bashkise se Shkodres, nga Velipoja bregdetare dhe deri ne Thethin alpin, me 21 qershor do te zgjedhe per Kryetare te Bashkise mes Keti Bazhdarit te Partise Socialiste dhe Voltana Ademit te Partise Demokratike. Mjafton fakti qe qyshe ne vitin 1991 dhe deri sot,pra per 24 vite me radhe kjo Bashki eshte drejtuar nga PD dhe ka patur mazhorancen ne keshillin bashkiak, per te theksuar se eshte me shume se domozdoshmeri nderrimi i ngjyres se pushtetit lokal ne Shkoder. Edhe sikur PD te kishte arritur te bente me te miren e mundshme ne Shkoder gjate ketyre 24 viteve, drejtimi i pushtetit lokal duhej te nderronte sot ngjyre per ti dhene nje imazhe te ri, nje frymemarrje te re, nje dinamizem te me energjik dhe nje vizion me bashkekohor gjithe aktivitetit te Bashkise se Shkodres.

Ne fakt PD jo vetem qe nuk e ka justifikuar aspak besimin e qytetareve te Shkodres per ta drejtuar Bashkine 24 vite pa nderprerje, por e ka shperdoruar tmerresisht kete besim ! E shperdoroi sepse ne metoden e punes se saj u injektua deri ne gen berishizmi ! Berishizmi si ideologji dhe si praktike injektoi ne Shkoder antishtetin, antiligjin, antirregullin,antiinteligjencen, antifisnkikerine, antizotnillekun, antihumanizmin, revanshizmin, perdorimin emocional te turmave dhe venien e pushtetit ne sherbim vetem te pak klaneve, te cilat pervetesuan brenda pak vitesh te gjitha pronat publike te qytetareve te Shkodres.

Ky masakrim ndodhi pikerisht ne Shkoder, qytetin ku u formesua geni i lindjes se shtetit shqiptar ! Ne emer te ashtequajturit antikomunizem, ka 24 vite qe berishizmi e mban Shkodren te mberthyer per fyti, e mban si ne kazerme ushtarake duke e etiketuar edhe me terminologjine militariste “bastion” i PD-se apo “bastion” i te djathtes ! Kjo eshte shume e çuditeshme dhe kunderhistorike, pasi Shkodra eshte vendelindja e te majtes shqiptare qe daton qe nga 1 maj i vitit 1905 ku per here te pare ne Shqiperi u festua 1 maji, per te vazhduar me pas me evenimente te tjera qe konturuan te majten shqiptare. Keto nuk mundet ne asnje menyre qe te njehesohen me regjimin komunist diktatorial, regjim qe vdiq njehere e mire ne dhjetor te vitit 1990, por qe fakteqesisht fantazmen e tij e mbajti gjalle ne Shkoder berishizmi me gogolin e komunizmit ! Per fatin e keq te Shkodres,zbatues ne praktike te filozofiseshkaterrimtare berishiste u bene perfaqesuesit e PD-se ne drejtimin e pushtetit lokal te Shkodres dhe institucioneve te tjera ne kete qytet, per 24 vite me radhe.

Voltana Ademi e PD-se, pikerisht kete kategori perfaqeson politikisht sot si kandidate per Kryetare e Bashkise Shkoder, kategorine qe abuzoi ne menyren me te paskrupullme besimin e qytetareve shkodran, kategorine qe e perdori Shkodren si plaçke tregu e shpesh here si “mish per top” ! Per hire te se vertetes duhet thene se Ademi ka qene tre here pjestare e kesaj kategorie, njehere n/kryetare e bashkise, njehere prefekte dhe heren e trete deputete. Ne respekt si femer dhe si nje bije e nje familje te njohur shkodrane, nuk po ndalemi te kujtojme çfare zotesie tregoi ne keto detyra. Por ajo qe ia vlen te theksohet ne kete rast, dhe qe te çudite pa mase njeheresh,eshte guximi i saj per te kandiduar si perfaqesuese e nje partie qe keqperdori Shkodren ne menyren me te mundshme ne keto 24 vite ! Eshte e paimagjinueshme se ku e merr kurajon per t’ua kerkuar serish voten qytetareve shkodran ne emer te nje force politike qe per mbi dy dekada e ka mbajtur peng zhvillimin normal dhe te harmonishem te ketij qyteti ! Si nuk e dallon kjo qe ata qe e kane drejtuar pushtetin lokal te Shkodres ne keto 24 vite, nuk kane as minimumin e kurajos per ta shoqeruar ne nje takim elektoral, sepse ua perplasin qytetaret ne fetyre ! Nejse, kjo eshte zgjidhja e zonjes Ademi.

E majta ne Shkoder, kryesisht PS – LSI, perfaqesohen me Keti Bazhdarin, nje qytetare e dobishme e shkodrane, bije e nje familje te persekutuar rende nga regjimi komunist, biznesmene e suksesshme, e angazhuar ne politike qe nga viti 2009, energjike  dhe me plot ambicje per ti sherbyer komunitetit. 

Bazhdari ka pergatitur nje program mjaft ambicioz per Bashkine e Shkodres, nje program te detajuar me projekte te qarta si per qytetin ashtu dhe per fshatrat, nje program qe merr persiper ne menyren me te argumentuar te investoje ne Bashkine Shkoder  per 4 vite me shume se ç’eshte investuar gjate 24 viteve te marra se bashku ! Qytetaret e Shkodres po njihen çdo dite ne kete fushate elektorale me kete program, per zbatimin e te cilit do te investohen mi 100 milione EURO, shume kjo e konfirmuar nga Kryeministri, Edi Rama. Me nje investim te tille, behet e mundur qe Shkodra te fitoje edhe kohen e humbur ne kthetrat 24 vjeçare te berishizmit . Kjo eshte alternativa Keti Bazhdari, kandidate e te majtes per Kryetare e Bashkise Shkoder me 21 qershor, alternative e sigurt per te permiresuar menyren e jeteses se qytetareve te Shkodres dhe per ta vene Shkodren ne udhen e mbare te zhvillimit te shpejte, te gjithanshem dhe te qendrueshem. 

Fitorja e saj ne Shkoder me 21 qershor, ne fakt jane njepergjegjesi dhe detyrim i madh qe i shtohet Qeverisse sotme te Koalicionit te Majte qe drejtohet nga Edi Rama. Kjo pergjegjesi dhe ky detyrim ka te beje ne radhe te pare me faktin se vete Rama ka deklaruar dhe vazhdon te deklaroje se perfaqesuesit e PD-se nuk bashkepunojne me Qeverine e Majte, ndaj nuk ka se ç’te beje me shume per Shkodren per shkak te jobashkepunimit te tyre. Me fitoren e Keti Bazhdarit, Edi Rama, nuk mund te pretendoje me se i mungon bashkepunimi ne Shkoder, perkundrazi topi i mbetet ne porten e tij ! E dyta, e majta eshte anatemuar pambarimisht nga PD per Shkodren, 24 vite duke i rene fyellit ne te njejten vrime: PS nuk e don Shkodren dhehakmerret ndaj Shkodres …! Fatkeqesisht, idiotesira te kesaj natyre e çoroditen zgjedhjen e nje pjese te konsiderueshme te elektoratit shkodran. Kaq e vertete eshte kjo sa qe u arrit te tregohej edhe si barcelete ne Shkoder se “edhe nje gomar po te caktoje PD, ai do te fitonte”! Tani, duke fituar Keti Bazhdari, gjithe energjite e te majtes do te vihen ne efiçence te plote pune per te realizuar programin e saj, veç tjerash, edhe me qellim qe tu tregonte me vepra qytetareve te Shkodres se nuk ishte ajo e “majte” qe kishte injektuar ne mentalitetin e tyre berishizmi, por ishte nje e majte qe din te marre persiper pergjegjesi te medha, detyra te medha dhe te beje pune te medha dhe ta ngritur Shkodren ne krye te zhvillimit te bashkive shqiptare. Elektorati shkodran e ka mundesine ta provoje kete, ta verifikoje dhe ta gjykoje me vote pas 4 viteve, pa patur nevoje qe te vazhdoje 24 vite siç ka ndodhur deri sot me PD-ne.         

5 komente në “Përse duhet të fitojë Keti Bazhdari në Shkodër më 21 qershor?”

  1. Truri i vogel says:

    Ti as nuk e ke lexu programin, vet gjera te pergjithshme dhe pa nje info se ku do sigurohem parate! Se ato 100 milione do jepen edhe nese fiton Voltana se nuk jepen per Ketin po per Shkodren! Keti ka nje program megalloman dhe i i mbeshtetur ne endrra, fitorka nuk merret me premtime e koha e ka treguar se premtimet nuk mbahen! Plus qe klanet i eshte bashkangjitur e ka kapur kandidaten e Ps ne kurriz te qytetareve. As ajo nuk po ben asnje ndryshim. Per mendimin tim populli sduhet te votoje kur nuk ka zgjedhje…

    1. Ilir Hoti says:

      Truri i Madh…Ka 24 vite qe veprohet ne Shkoder si ne Sicili! Shiko ne mes te qytetit;Pas ptefektures,Zdralaj,radio lokal, pushtimi i lulishteve etj……. Kush e ngriri zerin perperidhen moniste te 25 viteve te fundit??/ mafia klanore bushati,topalli etj jane talle plotesisht me nje pjese te votuesve shkodrane . Shkodranet nuk meritojne pushtetin monist te 25 viteve te fundit!

  2. Muri i Kalase says:

    Titulli i kesaj analize do te ishte me bindes : pse duhet te fitoje edvin meta ne shkoder me 21 qershor. Shkruaj por mos lepij kaq shume se do helmohesh nga pushteti….

    1. Ilir Hoti says:

      Muri i nevojtores..jane themelet e qeverise vendore te 25 viteve te fundit ne shkoder,

  3. Truri i vogel says:

    Po mire o Ilir se je dhe Shkodran, po nuk e sheh se me ke del ne fushat Keti, ka marre te gjithe klanin e Tomes ( ata qe e mbanin Tomen e qe e trathtuan ) per te mbajtur pushtetin qe iu dha ai? Nuk i sheh gjith kriminelat e tij rreth saj, klanin e Dobracit, Berdices etj! Ik voto per Ketin po mos u qaj se re nga shiu ne bresher

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje