Disfata është një helm që pihet pikë-pikë

9 Qershor 2015, 19:06Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli*

Më në fund sinjali zyrtar u dha: mes shpresës së opozitës për ta shndërruar 21 qershorin “…në pikën e rikthimit të vendit në drejtimin e duhur” dhe realitetit pothuaj të paralajmëruar të raporteve politike në Shqipëri, ka një lumë të tërë. Dhe opozita është në tentativë për të gjetur vaun e duhur për të kaluar përtej.

Nga Vau i Dejës, Lulzim Basha bëri paralajmërimin e madh që nuk shërben për sot, por për pas 21 qershorin: “I paralajmëroj sërish, nuk do të gëzoni asnjë votë të manipuluar, nuk njohim asnjë rezultat që nuk del nga zgjedhjet e lira të qytetarëve shqiptarë!-”, tha Basha.

Përtej optimizmit të detyruar politik që kryetari i PD-së po dëshmon ditë pas dite, ai e di  mirë se rezultati zgjedhor i pritshëm, sipas të gjitha parashikimeve, flet kundër tij. Dhe duke nisur sidomos nga dje, ai po përgatit një “exit” strategji për të justifikuar humbjen.

E ka bërë një gjë të tillë kur orienton gjithë propagandën e partisë së tij tek ideja se kundërshtarët po blejnë vota.

Kryesisht përmendet Shkodra, një qytet seriozisht i kërcënuar nga revanshi i të majtës për ta marrë atë në administrim për herë të parë që nga rënia e sistemit komunist. Disa detaje që kanë përfunduar në media dhe që kanë tentuar ta denoncojnë një akt të tillë, në të kundërt nga sa pritej, janë paditur në prokurori nga vetë partitë e koalicionit të majtë.

Po përmendet gjithashtu Durrësi dhe lëvizja e një numri qytetarësh të regjistruar rishtaz për të votuar aty. Ka një padi penale për këtë problem, por kjo është një histori që gjithashtu është bërë pjesë e propagandës. Basha e di mirë sa i rëndësishëm është ky mekanizëm, i cili ishte nga më të rëndësishmit që i garantoi atij vetë fitoren e dyshimtë të bashkisë së Tiranës katër vjet më parë.

Por përtej të gjithave, ankthi i deklaruar i manipulimeve të mundshme është vetëm alibia e një humbjeje të nesërme. Dhe këtu zoti Basha duhet të mirëkuptohet. Kjo është një gjë për t’u përshëndetur sepse një komandant i mirë, më shumë se për fitoren duhet të mendojë si mund të administrojë më mirë humbjen. Deri dhe me tërheqjen e mundshme nga fusha e betejës, siç duket se mund të bëjë opozita në epilog të ditës së zgjedhjeve. siç ka ndodhur vetëm një herë në Shqipëri, në vitin e largët 1996.

Disfata është një helm që mund të pihet vetëm pikë-pikë. Dhe pikë-pikë ju jepet gjithkujt që Basha e ka bërë qoftë dhe në një moment të vetëm të besojë se në 21 qershor 2015 do të përmbyset makthi i 23 qershorit 2013. Edhe pse helmi kësaj rradhe po bëhet lumë, siç parasheh nga vau i Dejës vetë kryetari i PD-së.

*Javanews.al

9 komente në “Disfata është një helm që pihet pikë-pikë”

  1. amla says:

    Zot,si Uriah Hipp-i eshte ky tipi!

    1. Sherif says:

      Ju lutem, largojeni kete fytyre e kete llogjike nga mediat shqiptare: eshte nje idiot komunist qe mua personalisht , sa here qe e shikoj me kujton hetuesit e Ministrise se Brendshme te Enver Hoxhes….

  2. Ira says:

    Dakort, opozita me në krye PD i humb zgjedhjet, nuk ka projekte bindëse, nuk ka kandidatë të aftë, nuk është reformuar, por kjo nuk do të thotë që ne të pajtohemi, të mbyllim sy e veshë, nga praktika e blerjes së votës, e mbledhjes së kartave të identitetit etj. Nuk mund të justifikohemi pas asaj se nuk ka fakte. Duhet shumë punë, për të vërtetuar qoftë edhe një rast të vetëm, sepse këto punë të zeza nuk bëhen me tam-tame, por kjo nuk do të thotë se kjo praktikë nuk ekziston, është sajesë, shpifje. LSI merret fuqishëm me manipulimin e zgjedhjeve, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit etj.E drejta e çdo gazetari është të mbështesë subjektin politik që dëshëron, por detyrë e tij është të mos jetë jetë mercenar.

  3. g says:

    Kujdes hunden se po te merr ngjyr kafe LSI-je ose Ps-je!

  4. Liza says:

    O Lorenc friken e keni ju qe po paguani voten cfare nuk po beni e shikoj ketu ne lagjen time se cfare po bejne majmunat skrapadhesh per te bere te pa mundren per te mare votat ,mos u merzit dita do te vije kur ujrat do te filtrohen dhe secili do mari ate qe ka investuar ne mjellje .Beni qef sa SHBA tju mbushet thesi me bemat tuaja atehere ku do gjeni vrime miu ku te futeni se deri tani po beni hesapet pa hanxhine .Ti bej mire futi nje te kercyme siper banakut deri sa te vije ajo kohe .

  5. Siguria says:

    Ky po qe te bind me analizat e tij.U kujtua tani pas spotit te lsi per pastrim figure.Kush i ka syte ne balle dhe veshet ne vend nuk ka nevoje per mendimin tend te shitur o Lorenc.Basha mund ti kete kreditet e uleta po per blerjen dhe vjedhjen e votes ka te drejte.Dhe ps qe rri urte dhe s’flet do ja shohe sherrin se vota partie po kerkon lsi ne Tr s’po e rruan per kandidatin.

  6. Nardi says:

    Edhe ti nga ata qe vdesin pe rnje cik magazine je. U lodhe duke i lepire b…. Metes per pak keshilltar… Publikoje ate spotin tek JAVA. Shume domethenes.

  7. mullai says:

    Per kete njeri kam vetem keqardhje. Masturbimi eshte sporti i preferuar i ketij.E keni pare kur thote ndonje budallallek te tipit supriza e ketyre zgjedhje do te jete qe nuk do te kete suprize dhe qesh me veten dhe shikon verdalle me shpresen se edhe te tjeret qe jane aty rrotull do te qeshin me ”suprizen” e tij. Meshiroheni ju lutem

  8. Lorenci says:

    O lenci mbete komunist o derr ZI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje