Ka një mënyrë për ta quajtur tjetrin gënjeshtar edhe pa e thënë këtë fjalë të rëndë. Ka shumë mënyrë për ta provokuar atë duke llogaritur si në shah, lëvizje pas lëvizjeje, çfarë bën njëri në pritje që të përgjigjet tjetri. Eshtë një llogari si ato që ndodhin zakonisht në një dialog politik shqiptar: batutë pas batute. Thuaj një batutë dhe prit batutën e tjetrit.
Dje, dy drejtuesit e të majtës kanë provokuar rëndë doktor Berishën. Paradite ai ju dha fytyrën kamerave dhe gojën plot mllef mikrofonave për të folur për zgjedhjet, për çorapet, për lirinë e medias, TV Klan-in, Top Channel-in e Agon-in, për sëmundjet e Ramës dhe përapëlqimet e Metës. Dje, ata kthyen përgjigje.
Njëri me qetësi, por pa dashuri.
Tjetri me ironi e revansh, por pa mëshirë.
I pari e bëri Meta paradite. E pasoi Rama në mbrëmje. Me një llogari cinike për ta nxjerrë zotin Berisha nga rrjetet sociale e konferencat e shtypit në zyrë, në sheshet e mitingjeve. Ata gati i thanë se nuk i shkon të fshihet mbas “fustanit të Facebook”-ut, por duhet të fillojë të përveshë mëngët, të veshë antiplumbin e zakonshëm dhe të marrë në dorë mitralozin e rëndë për të bërë betejën e rradhës politike. Një betejë të cilës deri më tani, luftëtari i paepur i të gjitha betejave epike të politikës shqiptare, i është shmangur.
I është shmangur dhe e ka refuzuar.
Sepse e kanë refuzuar.
Kjo fushatë nuk i ngjan gjëkundi traditës shqiptare. Hungërimat e “luanit” që i jepte tonin ndeshjeve politike në vend, janë kthyer në mjaullima të lezetçme që as nuk trembin njeri përballë dhe as nuk frymëzojnë njeri në krah.
Duke u bërë normale, siç duhej të ishte, fushata e sivjetshme ngjan monotone. Të gjithëve ju mungon pak aromë autoktone shqiptare në fushata të kuruara si në SHBA, por për aktorë lokalë ballkanas.
Meta e përgënjeshtroi dje Berishën që pretendoi se emri i zotit Kosova ka qenë një emër konsensual dhe i pranuar nga ta në 2007 për postin e Presidentit të Republikës.
Cinik deri në fund Meta i thotë Berishës se kjo është vetëm një gjysëm e vërtetë sepse gjysma tjetër e së vërtetës është që vetë Doktori nuk e ka pranuar atëherë Doktorin.
Po dje në mbrëmje, Rama rimorri një batutë të vjetër për zotin Berisha. E quajti me ironi Plaku Mere, me emrin e personazhit të famshëm të Dritëro Agollit. Duke pretenduar se ai po e mban ende PD-në si tespiet e personazhit të djeshëm dhe se njëra nga goglat është kundërshtarja e Ketit të PS & LSI-së.
Të dy bashkë me siguri presin përgjigjen e Doktorit që nuk mund t’i falë terrenin e dueleve publike. Sidomos ato që kanë të bëjnë me batuta. Me siguri edhe vetë Doktori e di që ky është kurth që i ngrenë kundërshtarët. Ndoshta njëlloj si të enjtet e Parkamentit që e lenë të flasë pafund me parimin: zhurma mbyt zhurmën. Njëlloj si nesër (është e enjte) kur Doktori do të vijë në parlament.
Rama e Meta e llogarisin Doktorin në fushatë si një gur që godet dy e më shumë zogj.
Zogu i Parë, Lulzim Basha si kryetar partie dhe opozite.
Zogu i Dytë, zogjtë e tjerë edhe të rinj në moshë, edhe të trembur të PD-së, që po provojnë për herë të parë aromën e hidhur të një fushate.
Zogu i Tretë, edhe ndonjë shpresë për së paku pak dinjitet në humbjen e paracaktuar.
Dhe së fundi, për ta bërë vetë Doktorin një gur në këmbët e PD-së e për ta fundosur edhe më thellë partinë që erdhi në politikë si shpresë për gjithë vendin dhe po tkurret tërësisht pa shpresë në minimumet e saj.
I mbetet Berishës të vendosë. Në 2011, në fushatën e Bashës, e përzunë dhe u vetëpërzu nga Tirana, i vinte vërdallë kryeqytetit deri në Sauk, por kthehej pas, i afrohej nga Farka, por ikte sërish, sulej në Kamëz, por Tiranës i largohej sikur ai vetë të ishte djall dhe kryeqyteti të ishte kryqi dhe temjani i tij.
Katër vjet më pas, dy kundërshtarët e tij po e sfidojnë hapur. Po e trazojnë në nervin e zbuluar që i dhemb dhe mezi po presin që në fitoren që pretendojnë të marrin, t’i faturojnë Doktorit pjesën më të madhe të humbjes së palës përballë. Sipas zakonit që në PD Doktori ka bërë edhe fitoren, edhe humbjen. Ndaj ata të dy, Rama e Meta provokojnë që Doktori të njehsohet përfundimisht me humbjen. Por nëse nuk ka një llogari të tillë, çfarë mbetet më pas është shumë më e rëndë. Mos po e bëjnë thjesht dhe vetëm për t’u tallur?
*Javanews.al
lorenc , mbete komunist o derr ZI
Mednoj qe Doktori nuk do hyje ne fushe beteje.Do lere Bashen te humbase dhe pastaj ti thote:IK!
Ti tregoje PD qe vetem ai eshte usta.Do vere nje njeri qe do ai ne krye te PD(mund te jete vet,mund te jete dhendri ose nje mashe tjeter ne duart e tij dhe te Gites)
Po ti cfare je, nje shpellar primitiv, me keq se derrat e ujqit.
Muti I mutit Sali.
Ta kam mbush Likja gojen me shuka o Vangjo, prandaj i kendon kenge…
Te keqen e stefanit para ketij
Tra dije ai ca te keqe i ka bo meta
E la bo ti hyje vetja ne qef.
Lenci rrenci, nuk i plasi popullit se ca hidh e prit bejn rama meta berisha. populli do pune, do buke, do shprese. nqs rama me meten kujtojne se i mbushin xhepat dhe barkun popullit duke u marre me saliun e kane gabim. njerezit nga rama-meta presin ta shohin sali-bashen mbas hekurave. deri sa te bejne kete cdo gili-vili qe bejne me berishen vetem sa ul piket e tyre dhe rrit zhgenjimin e njerezve qe jane qe tani boll te zhgenjyer. nqs ti mendon se duke na bere ketu gjasme analize te nje gjasme strategjie per nje gjasme fushate, do na besh te harrojme se ne ca mut situate jetojm e ke gabim. njerezit jane te lodhur nga keto gerr-verret pa buke qe vec militantet si ty kenaq. di gje lenci sa vende pune jane hapur keto 2 vjet nga ato 300 mije qe u premtuan? se ky eshte premtimi kryesor bashke me berjen drejtesi per 21 janarin, gerdecin etj. me keto merru lenci mos u merr me me the ta thashe i tha me tha e nuk u mor vesh se c u tha.
Ore Lenci…bo vaki qe Saliu nuk ka kuptuar gje ?
Aman , lereni te qete Lulushin , qe ta gezoje humbjen me sukses
Po ky shkrimi i ketij, Lorencit,c’eshte,..provokimi vijon!?
Lorenc je nje gazetar i mire por jo per te shkruar per debate …per te shkruar kemi MERO BAZEN qe ja numeron brinjet berishes ne menyre vertikale horizontale si ti duam