Saktësisht tetëqind vite më parë, më 15 qershor 1215 në një vend të quajtur Runnymede, pranë lumit Tamiz në të dalë të Londrës, një grup baronësh dhe kalorësish të rebeluar rrëmbyen mbretin John dhe e detyruan të nënshkruante një dokument, që quhej Magna Carta.
Ky dokument i lashtë ka sanksionuar parimet themelore të shtetit të së drejtës, integritetit e pavarësisë së Gjyqësorit dhe demokracisë parlamentare anembanë botës anglishtfolëse, por edhe më gjerë. Ai vazhdon të jetë edhe sot frymëzim i rëndësishëm politik dhe ligjor.
Po përse ky dokument është kaq domethënës dhe çfarë rëndësie ka për Shqipërinë sot? Më 1214n, Mbreti John u mund nga francezët, duke humbur për rrjedhojë Dukatin e Normandisë. Për të financuar atë që do të ishte beteja e tij e fundit, ai pat rritur taksat dhe kishte sekuestruar tokë e pasuri të shumtë nga baronët dhe kalorësit e kohës.
Veç kësaj, sundimi i tij përshkruhet si veçanërisht i keq; ai vendoste tarifa për shtetasit në këmbim të aksesit në gjykata, e trajtonte ligjin si pronën e vet personale dhe sistemin gjyqësor si një biznes fitimprurës. Kësisoj, me humbjen e luftës, baronët e detyruan mbretin të bënte lëshime, të cilat çuditërisht nuk bazoheshin në kërkesa politike, por në disa parime. Me nënshkrimin e Magna Cartas, mbreti John u detyrua të pranonte se do të respektonte të drejtat e shtetasve të tij. Atij iu desh të pranonte se mbreti dhe qeveria nuk qëndronin mbi ligjin dhe se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur e të mos u nënshtrohet ndikimeve personale, politike dhe financiare.
Ai u detyrua t’u garantonte akses në gjykata të gjithë njerëzve të lirë dhe të pranonte se do të këshillohej me baronët përpara se të ndryshonte ligjin. Thuajse pa e kuptuar, këta baronë mesjetarë krijuan konceptin e shtetit të së drejtës dhe hodhën bazat e demokracisë parlamentare. Gjatë këtyre tetëqind viteve këto parime kanë evoluar në strukturat dhe konceptet që ndeshim sot në botën perëndimore. Magna Carta është përshkruar si dhurata më e madhe që Britania i ka bërë botës. Një javë më parë, ekspertë të lartë të Komisionit mbi Reformën në Drejtësi, pas një pune disamujore për analizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, paraqitën gjetjet e tyre kryesore.
Në dokumentin 400faqësh, ku identifikohen hollësisht problemet e Gjyqësorit në vend, ndër të tjera listohen ryshfetet që paguajnë gjyqtarët, prokurorët apo oficerët e Policisë gjyqësore për t’u punësuar, transferuar në poste më fitimprurëse ose për të ndryshuar masat e arrestit. Sipas një sondazhi të cituar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, vetë gjyqtarët besojnë se sistemi është i korruptuar dhe nën ndikimin e partive politike.
Raporte të tilla dëshmojnë pikërisht për domethënien e Magna Cartas për Shqipërinë. Me nene si 40, 41 dhe 45 Magna Carta sanksionon ekzistencën e një sistemi ligjor, të cilit njerëzit mund t’i drejtohen besimplotë se të drejtat e tyre nuk do të nëpërkëmben. Neni 41 ndalonte çdo ndërhyrje nga ana e mbretit në sistemin gjyqësor, duke shprehur bindjen se pa ndërhyrjen e tij, gjyqtarët e emëruar në bazë të nenit 45 do t’i administronin çështjet shpejt, në përputhje me ligjin dhe të pakorruptuar. Besimi i qytetarëve te gjykatat mund të vendoset vetëm nëse respektohet parimi themelor i pavarësisë së Gjyqësorit. Funksioni i gjykatave është të mbrojë interesat e të drejtat e qytetarëve dhe autoriteti i tyre bazohet pikërisht në besimin që qytetarët kanë në vendimet e tyre.
Koha gjatë së cilës mbretëroi Johni ishte koha e historive të Robin Hoodit, banditit që luftonte padrejtësitë dhe vidhte të pasurit për t’u dhënë të varfërve. Armiku më i madh i Robin Hoodit ishte sherifi i Nottinghamit, një gjykatës i korruptuar që shtypte të varfrit dhe njerëzit e ndershëm. Ai merrte ryshfete për të shtrembëruar dhe keqpërdorur ligjin. Sherifi i Nottinghamit është shembulli letrar dhe mitik i gjithë të këqijave ndaj të cilave baronët e Magna Cartas po përpiqeshin të luftonin.
Në Shqipëri, ku beteja për drejtësi vazhdon ende, ka disa njerëz të klasës politike, që ashtu si mbreti John besojnë se janë mbi ligjin. Ka nga ata gjyqtarë që besojnë se ata vetë mund të mos e zbatojnë ligjin. Ka të tillë që blejnë ose shesin drejtësi dhe shtypin të varfrit, siç bënte sherifi i Nottinghamit. Prandaj, parimet dhe fryma e Magna Cartas mbeten të rëndësishme për Shqipërinë, teksa vendi vazhdon në rrugën e tij drejt reformave demokratike dhe të sistemit të Drejtësisë.
*Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri
zbulim ambasador,
po copetimin e shqiperise nuk e kishte mbrojtur ky akt i magna carts,anglishtfoles edheme tej , se ligjet shkruhen sakte apo tani e zbuluat, pasi na ciftoset edhe geyt ne ambasaden tuaj, ku ne nuk e kemi ligj
God save the queen!
Po ku te le Like Floriri qe gjyqesori te jete i pavarur. Hiqni Liken dhe shikoni sesi do te shkojne punet.
Ne nje shtet me Magna sunits[87%] nuk ka vlere as Magna karta as Magna gjyqsori,pervec se nje Magna kkkkkkkk ,madje e gunga………..
E mer Zike cami e kupton mer qafpalar se je si perpara 800 vjetesh,majmun me lesh………….
Jam dakort me zotrin po ai ishte mbret ANGLEZ dhe i rrinte rigoroz kontrates se nenshkruar,po ky zotria nuk ka par politikan SHQIPTAR qe i kan nenshkruar magnat ka 20 vjet po kerkush nuk e dhjet magen ton shqiptare, mer shembull SAliun dhe te tjer kta nuk pjerdhin per magnen kryesore te shtetit kushtetuten po shesin teritorin si mallin e babait, nuk pjerdhin kerken kur kan pushtetin dhe jan me mizor se mbreti i ksaj historie fisnike, zotri jeni me fat qe mbreti anglis i asaj kohe nuk ishte saliu se sot nuk do egzistonte ANGLIA se do kishte 800 vjet e shitur kushedi se ku,nuk mund te ngaterrojm miellin me krunden,qe ne kte rast krundja anon nga krahu jon.
Car llafos ky tipi.
E nje bujar lishanin ky? Di bujari ceshte ligji.
Bujari eshte president i pd s. Vetem ligjin nuk njeh.
“Magna Karta” u be nje realitet ,ne saje te perplasjejes se forte,me dhune,te mbretit me eliten angleze ,te iluminuar dhe te pergjegjshme karshi popullit te vete dhe historise se britanikeve.
Zoti ambasador Cannon,une nuk po e shoh qe ne Shqiperi po vazhdon beteja per drejtesi(sikurse ju e shkruani),,,,madje nuk e di qe ajo ka filluar,,,,sepse une nuk shoh nje perplasje po aq te forte si ajo e baroneve mendje-ndritur me mbretin John,te 1215-es.
Ne fakt,apeli juaj eshte ne kohen e duhur.
Ajo qe ju e quani sot drejtesi gabimisht,eshte ne fakt dreqesia kriminale ne trajten e korporates “gjin gjoni”;e lene nga i tere spektri politik dhe institucional dhe ligjorper ,per nje cerek shekulli,antikombetarisht ,ne kararin e kusarive dhe terrorit te pavarur mbi shpine,xhep e nder te qytetareve shqiptare;per t’a futur qellimisht shoqerine shqiptare ne labirinthe vicioze,pa zgjidhje te drejta ,ne terma afatgjata.
A e dini ju zoti Cannon qe vota e shenjteruar e 23 qershorit 2013 ishte nje klithme historike (e ngjashme me rebelimin e baroneve britanike kunder mbretit John)per drejtesi dhe barazi kundrejt ligjit ,,,per shkallmimin deri ne themel te dreqesise se kalibrit “gjin gjoni”.Une besoj fort se kjo klithme eshte degjuar ne Europen demokratike dhe eshte vleresuar si nje dimension i lavderueshem civik i shoqerise shqiptare.
Europa demokratike beri per 23 vjet sehirxhien me Popullin Shqiptar,,,,tash eshte e detyruar t’a degjoje,,,dhe fort mire bile.Kjo do te thote se kumti I baroneve britanike themelues te “Mgna Karta” arriti tek shqiptaret me shpejt se te n’a e benit Ju me dije,zoti Ambasador i UK.
Sidoqofte ,zoti Cannon,levduar perjete qofte dhurata qe elita britanike i beri Botes,vetem nepermjet gjuhes se shkopit;jo te karrotes.
Ky po na thote qe Shqiperia eshte ne vitin 1215. Humor anglez…
dhe per ne problemi eshte Manja Turku qe na poshteroi dje dhe sote si per inerci na poshteron akoma sa po largohemi nga shqiperia se nuk durohet dote me altoparlanti i xhamise qe po tmeron popullin pa byth si yni qe kerkon europe me xhami ne koke, Manja turqia dhe Sali mavria na lane rrugeve si dhija dhe tani qe Shpetim Idrizi me bythen larte te xhamija kerkon trojet tek çamerija, pra lesh me tresh qe se mer vesh dhe me tolerancen fetare po e dhjesim fare si popull absurd qe jemi manja turqine mire e kemi.
Po ke mbret te kapin ne Shqiperi ku te gjithe e mbajne veten mbret!!!
një shkrim fantastik dhe mësimdhënës!!
por?!
kujt tia japësh këtë mësim??
po të shikosh komnetet e bëra deri këtu,del në përfundimin se ke humbur kohë që e ke shkruar!!
ky zotëria ka humbur kohë për të na treguar se si u vu shtylla bazë e shtetit të të drejtës angleze!!
këtu tek ne në radhë të parë nuk egziston e barsvleshmja e kalorësve të kohës së mbretit xhon,ELITA INTELEKTUALE!!në shqipëri ne nuk kemi një elitë intelektuale por thjeshtë një elitë të arsimuar!!të dyja këto janë sa të njëjta aq dhe të kundërta!!
-elita intelektuale është përparimi i një vëndi,është ndërgjegjia shoqërore,është ajka e një kombi shteti,është ndërgjegjia e tij,është udhëheqësia e tij,është largpamësia e tij,është krijuesia e strategjisë së tij dhe bërsja e taktikave për ta arritur atë!!
-elita e arsimuar nuk ka të bëjë aspak me të parën!!ajo është thjeshtë një punëtore e atij që paguan më mirë!!të vetmen ndërgjegje që ka kjo është zbatimi i urdhërit,ndjekja e direktivave nga lartë,interesi privat dhe mungesa e ndërgjgjes shoqërore,krijimi i mjegullave për të përfituar më shumë!e kështu me rradhë të kundërtën që ka elita intelektuale!!
po të shohim sistemin arsimor shqiptar!!kemi fillimet e tij që nxitën deri në një farë mase elitën intelektuale,por që nuk dhanë ndonjë rrezultat të dukshëm!!kjo elitë e parë bëri gabime të pafalshme!!kemi periudhën e dytë të arsimimit,atë komuniste!ajo krijoi njeriun e arsimuar,jashtëzakonisht të arsimuar,por nuk la asnjëherë të dilte në shesh një elitë intelektuale!!e rrafshoi shumë shpejt!!kështu ishte dhe politika e saj e hapur!!pas rënjes së komunizmit ne nuk i lamë vënd krijimit të një elite intelektuale!!ne e bllokuam atë!!tashti jo nën dogmën komuniste por në atë më të vjetërën,autoritariste!!
asnjëherë nuk u vendos që nëpër shkolla,që nga fillorja,të studiohete drejta qytetare!!përveç juridikut në asnjë nivel arsimor nuk jepen njohuri për të drejtat e detyrat e qytetarit!!në asnjë shkollë nuk u mësohet nxënësve se çfar do të thotë “ndërgjegje shoqërore(civile)!!dhe atje ku është është aq sipërfaqsore sa nuk e vlersojnë as ata që japin leksionin!
janë ndryshuar tekse e përmbajtje të tyre!!janë vënë pishtarët e demokracisë së radhës!!janë bërë tekse me shurë e kakë,kërkohet të futet shahu si lëndë e detyrueshme,POR ASNJË SHTETARI NUK I KA INTERESUAR TË MËSOJË QYTETARËT QË TË MBROJNË TË DREJTAT E TYRE!!
asnjë shtetar në pushtet nuk ka thënë një herë “qytetar mbro të drejtat e tua”!!
asnjë pushtetar nuk ka thënë “më falni se nuk realizova premtimiet”!
asnjë shtetar nuk tha “unë jap dorheqjen sepse kam qënë i paaftë të zgjedh një staf të ndershëm”!
asnjë shtetar nuk ka thënë “jap dorheqjen sepse megjithëse mendova se do të mund të drejtoja shtetin,por po e shoh se nuk jam i zoti”!
e kështu me rradhë!!ne prej tyre kemi dëgjuar vetëm se janë më të mirë se paraardhësi e asgjë më tepër!!prej tyre kemi dëgjiar vetëm poshtërimin e kundërshtarit!
që atyre vet ju mungon ndërgjegjia shoqërore!
që ata vetë nuk janë ELITË INTELEKTUALE!!
përsa kohë ne nuk do të ndërtojmë një elitë të tillë!? nuk do të kemi “KALORËSIT” që do të udhëheqin masën për të ndryshuar qëndrimin e MBRETIT XHON!!
githë diskutimet e tjera janë PORDHË SYFYRI!!