Amerika po flet shqip

12 Qershor 2015, 19:58Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti *

“Mund të protestosh. Mund të mbështesësh partinë tënde. Mund të jesh dakord ose jo me vendimet e marra nga udhëheqësit e tu, apo partitë e tua. Por nëse nuk voton, nuk ke asnjë fuqi. Bëhu i rëndësishëm. Voto”, është mesazhi i një fotoje të publikuar në gjuhën shqip në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në vendit tone që, për nga rradha mund të konsiderohet si më i fundit ligjërim në gjuhën tonë amëtare, por jo i pari. Sepse edhe më herët, në takimet e tij, kryesisht me të rinjtë, ambasadori amerikan, Donald Lu ka apeluar, po në gjuhën shqipe, për të votuar të lirë e të padiktuar nga të fortët.

Sikurse po në shqip u ka bërë thirrje votuesve shqiptarë për të mos ia dhenë votat kandidatëve të inkriminuar. Sikurse iu drejtua, po në shqip, auditorit që kishte mbushur sallën ku zhvillohejtakimi për prezantimin e Analizës së Sistemit të Drejtësisë. Edhe këtu kumti përmbajtësor i fjalës së ambasadorit amerikan Donald Lu u përcoll në shqip dhe duke e thonë troç gjëndjen ku e ka shpenë sistemin e drejtësisë pushteti i politikës shqiptare paskomuniste.

I gjithëpushtetëshmi pushtet i politikës, që ka luajtur si ti donte qejfi jo vetëm me këtë pushtet, pra pushtetin juridik, por me të gjithë pushtetet e tjera, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdon ti përdredh sipas interesave, dhe për qëllimet e veta.

Është pikërisht kjo arsyeja që, pas më shumë se dy dekadave, nga një pushtet që jepte drejtësi, me urdhër e direktiva të partisë shtet, sistemi i drejtësisë shqiptare, përveçse  si i tillë, listohet edhe nga pushtetet më të korruptuara. Si pasojë e të cilit nocioni i drejtësisë ka humbur, ndëshkimi ka mbetur masë rentabël vetëm për të papushtetshmit, ndërkohë që rezulton të jetë shndërruar edhe si armë në duart e klaneve të imunizuar nga ndëshkimi ligjor.

Kaq në pikë të hallit është katandisur pushteti i drejtësisë sa ambasadorit Lu i kanë mjaftuar jo më shumë se pesë muaj që ta njohë në themel dhe ta përkufizoj atë me fjalët më të vrazhda, që mund të dalin nga goja e kryediplomatit të një vendi mik, i cili, po brenda kaq pak muajve qendrimi  në Shqipëri, ka kuptuar se gjuha e diplomacisë nuk pi ujë në këtë tokë të kriminalizuar deri në qelizë nga gangsterizmi politik dhe banditizmi qeverisës i dekadave të shkuara.

Nëpërmjet shqipes së tij të plotëkuptueshme, ambasadori Donald Lu ka kumtuar, prej foltores së takimit prezantues të Analizës se në: sistemin e drejtësisë disa duhet të pushohen nga puna për korrupsion e disa të tjerë duhet të çohen në burg. Kjo për arsyen se ai nuk funksionon siç duhet të funksionojë, nuk është armë për të vendosur drejtësinë ligjore sipas parimit universal: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit”.

“Sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Shumë personazhe të njohur dhe zyrtarë të korruptuar të institucioneve politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen”, ka vazhduar të vlerësojë ambasadori Lu, sigurisht ende i topitur dhe moskuptues sesi mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për tu bërë pjesë e  Bashkimit Evropian.

Në një vend ku, për hatër qoftë edhe vetëm të këtyre dy qenësive, së paku, është e pamundur që elitat politike dhe kriminelët të mund të veprojnë pa u ndëshkuar.

Të thenat e Ambasadorit amerikan nuk janë konkluzione të dala thjesht nga perceptimi individual i z. Lu, por rezultat i sondazheve, me pjesëmarrjen e publikut shqiptar. Madje edhe të vetë gjyqtarëve, ka thenë Ambasadori, i cili duke mos ngurruar të citoj një sondazh të mbështetur nga USAID, ka thënë se janë vetë gjyqtarët të cilët shprehen hapur se korrupsioni në sistemin e drejtësisë ekziston.

“Njëzetë e pesë përqind e gjykatësve thanë se sistemi ishte i korruptuar, pesqëdhjetë e tetë thanë se ekziston perceptimi publik se sistemi është i korruptuar. Besoj gjithashtu se ka disa profesionistë të ndershëm me përvojë dhe të kualifikuar që duhet të lejohen të punojnë në një sistem të lirë të drejtësisë. Sistemi juaj gjyqësor duhet të jetë i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike. Për shtatë përqind të gjykatësve sistemi i drejtësisë nuk është i lirë prej ndërhyrjeve politike, pesëdhjetë përqind thanë se është pjesërisht i lirë”, ka cituar më tej përfaqësuesi diplomatik e SHBA në Shqipëri, duke i bërë thirrje opozitës braktisëse ti bashkëngjitet iniciativës së maxhorancës për reformim, deri në qelizë, të sistemit, që deri më sot ka betonizuar mosndëshkueshmërinë dhe antiligjin. Të sistemit që i bën të ndjehej zotër të plotëfuqishëm zyrtarët e korruptuar të institucioneve politike, të cilët ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen.

“Opozita ka interes politik për të siguruar që sistemi i drejtësisë të mbetet i pavarur prej ndikimeve politike, ajo ka ekspertët më të mirë. Mund të ketë reformë që ruan standardet ndërkombëtare edhe pa opozitën. Po do të ishte më e mirë me pjesëmarrjen aktive të saj”, ka artikuluar ambasadori Lu, i cili, duke e vlerësuar reformën në drejtësi si më të rëndësishmen, pas rënies së komunizmit në vendin tonë, ka shprehur zotimin e SHBA-ve për të mbështetur këtë proces.

“Gjyqtarët e prokurorët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”, ka qenë fraza përmbyllëse e ambasadorit amerikan Donald Lu, në takimin disapalësh, e thënë, sikurse edhe frazat e mësipërme, nëpërmjet një shqipeje fare mirë të kuptueshme. Dhe troç, siç dine të sugjerojnë miqtë e vërtetë.

*  Kryeredaktor “Shtypi.net”

4 komente në “Amerika po flet shqip”

  1. mira says:

    Ambasadoret jane shpk private apo jane perfaqesues te shtetit USA??

    Paraardhesi i Lu, mbasi Lu-lja vodhi votat dhe u shpall kryetari Bashkise se Kryeqytetit ( nderkohe qe ishte edhe i inkriminuar -si thote sot Lu)
    U shpall yll ne ngjitje dhe u urua perzemersisht dhe i u shtrengua dora fort.

    Ke te besojme???!!!
    Teater absurd me aktore reale.

  2. MORALISTI I VERTETE says:

    FLET O FLET O SHYT PO KUSH NGJON.KTA JANE KAPO MBI ALKAPONET. TE THONE YES DHE DHJES PA E CARE TRAPN FARE. THONE REFORME NE DREJTSI DHE DHJES REFORME NDREJTSI. ME NASIPN O BOJM DREJTSI MO. CA THU.

  3. cfare idiotesie e kulluar por ne kemi njezete e pese vjet qe votojme dhe jetojme si skllever ,dhe si perkthehet kjo ne konteksin e thirrjes se ambasades ,me mire mut se sa pa votuar

  4. beratasit says:

    Vetem per nje gja ja fut kot ambadadori kur thote qe opozita e do sistemin e drejtesise te pavarur . kjo eshte tneri me i modh per opoziten se nje drejtesi i pavarur e shfaros ate dhe mazhorancen qe lundrohne ne pasuri te mara nga korrupsioni.ndaj nuk duan reform ne drejtesi asnje parti. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje