Perse Keti per Shkodren!

18 Qershor 2015, 13:39Blog TEMA
Perse Keti per Shkodren!

Agim Shimaj

Tashme qe edhe pak dite na ndajne nga 21 Qershori, kandidatja e koalicionit te majte per Bashkine Shkoder Keti Bazhdari duket se po ecen e sigurte drejt fitores historike jo vetem si perfaqesuese e nje spektri qe per 24 vite ne hapesiren e bashkise se re ishte ne opozite absolute por edhe si femra e pare qe vjen ne krye te saj. Kjo grua me vizione te qarta tashme e shnderruar ne nje fenomen frymezues suksesi dhe zhvillimi ne Shkoder dhe jo vetem, me fushaten e saj dinjitoze dhe qytetare ne cdo rruge, lagje e fshat ka prezantuar projektin e saj ambicioz per zhvillimin e gjithanshem te Bashkise Shkoder ne 4 vitet e ardhshme. Duke ofruar zgjidhje konkrete per problematikat qe shqetesojne komunitetin e kesaj bashkije per shkak te cilesise se dobet deri edhe mungeses se plote te sherbimeve ndaj qytetarit, ajo ka trazuar me shume kurajo ujerat e ndenjura te nje qeverisje te djathte te mbyllur per syte e publikut, jobashkepunuese dhe klienteliste duke hapur rrugen per nje qeverisje vendore  ne sherbim te qytetarit, transparente dhe gjitheperfshirese.  Eshte vertete nje moment historik pasi me fitoren e Ketit dhe koalicionit te majte bashkija po i kthehet qytetarit pas nje cerek shekulli  sundim te se djathtes e cila megjithese ka pasur te gjithe mbeshtetjen, kohen, mjetet, financat, burimet natyrore dhe njerezore per te permbushur premtimet  e bera ne te gjithe zgjedhjet e pergjithshme dhe administrative per ta kthyer Shkodren ne parajsen e te gjithe hapesires Shqiptare, e ka lene ate te pazhvilluar dhe te varfer, me shkallen me te larte te papunesise ne vend, pa alternative serioze  zhvilluese,  me infrastrukture te dobet dhe mbi te gjitha pa shprese per te ardhmen.

Megjithese qe nga viti 1991 kur Partija Demokratike dhe aleatet e saj u ulen ne karriket e pushtetit ne te gjithe njesite vendore ne Shkoder kane kaluar plot 24 vite, njelloj si atehere edhe sot nga kandidatja  e Partise Demokratike per bashkine Shkoder, drejtuesja e larte lokale per 8 vite, ish nenkryetarja e bashkise, ish prefektja dhe deputetja e kesaj partije Zonja Voltana Ademi po degjojme te njejten kasete te vjeteruar dhe te pluhurosur ku eshte rregjistruar i njejti fjalim, me te njejtat premtime per ujin e pijshem, rruget, strehimin, plehrat, kanalet, dhe padyshim me te njejtin gogol absurd per rikthimin e komunizimit! A ka tallje me te madhe qe pas 24 vitesh, kaseten e vjeteruar te premtimeve te pambajtura t’ia serviresh perseri si alternative popullit qe me politikat klienteliste dhe mungesen e sherbimeve e kane lene pa sherbimet jetike per te cilat eshte votuar, pa pune, pa infrastrukture te domosdoshme, pa prone, pa uje te pijshem, pa shkolle e cerdhe, qe kete vajze Shkodre te persekutuar qe ne femijeri nga lufta e klasave,  t’ia serviresh popullit si rrezik per rikthimin e komunizmit!  Populli i Shkodres nuk mund ti besoje me Partise Demokratike dhe aleateve te saj qe per cerek shekulli rreth 70% te buxhetit e harxhuan per paga militantesh, shpenzime operative e mirembajtje, qe ne administratat e tyre kishin rreth 50% te punonjesve pa arsim te larte, qe realizuan te ardhura ne nivele te uleta deri edhe qesharake,  qe harxhuan mesatarisht vetem rreth 20% te buxhetit per investime, duke zevendesuar keshtu sherbimet ndaj qytetarit me sherbimet ndaj klienteles!

Keti Bazhdari e ka paraqitur oferten dhe projektin e vet duke ftuar  Shkodranet ti bashkohen projektit te saj e te ecin ne drejtimin e duhur, ka premtuar te jete administratore e mire  duke ofruar sherbimet e munguara per te gjithe popullin pa asnje dallim. Me projektin e saj madhor Keti i ka premtuar Shkodres jo pak por 100 milione Euro investime ne rruge, infrastrukture turistike dhe objekte social kulturore, ka premtuar punesim profesionistesh dhe jo militantesh, hapjen e vendeve te punes permes investimeve si alternativa me e mire per mbushjen e gropes se zeze te krijuar nga mbyllja e aktiviteteve te jashteligjshme deri kriminale, ka premtuar bashkepunim me qeverine Shqiptare, donatoret, biznesin dhe komunitetin, pa te cilet ky projekt do mbetej vecse nje enderr e bukur. Keti ka premtuar transparence per  aktivitetin e administrates dhe financat e bashkise, gjitheperfshirje dhe pjesemarrje te publikut ne vendimmarrje, zhvillimin ekonomik te zones permes zhvillimit te turizmit dhe agroturizmit, biznesit, artizanatit, bujqesise, blegtorise, peshkimit, taksa te zbutura dhe falje fiskale per bizneset e reja,  planifikim urban dhe rikualifikim mjedisor per nje qytet e  fshat me te bukur, infrastrukture rrugore te zhvilluar duke vene theksin ne ndertimin e superstradave Shkoder Velipoje dhe Shkoder  Dukagjin, ndertimin Terminalit te Veriut, menaxhimin e mbetjeve urbane, mireqenie sociale, permiresim te sistemit arsimor, rivitalizm dhe rehabilitim te objekteve te trashegimise kulturore, etj.

Te gjithe keta premtime te paraqitura ne programin e saj per 4 vitet e ardhshme dhe te artikuluara ne takimet me banoret dhe grupet e interesit tregojne se sa pak eshte bere nga qeverisja e djathte vendore dhe sa shume mbetet per tu bere nga Keti si kryetarja e re e bashkise ne bashkepunim me qeverine Shqiptare, donatoret dhe vete komunitetin

Era e ndryshimit historik po fryn fuqishem ne kryeqendren e veriut ku mbeshtetja per Ketin vjen nga te gjithe krahet politik, nga te gjithe shtresat, nga te gjithe grupet e interesit vecanarisht rinia. Shkodra dhe populli i saj i mrekullueshem me 21 Qershor do te arkivojne njehere e mire politiken sunduese,  izoluese, jobashkepunuese, klienteliste e deri konfliktuale te pushtetareve cerekshekullor ne Shkoder per te hapur faqen e re te qeverisjes me popullin,  transparences, zhvillimit ekonomik e social, mundesive per punesim, sherbimeve cilesore,  hapesirave ku cdo qytetar ta ndjeje kenaqesine e te jetuarit ne vendin ku jo vetem ka lindur por edhe ka fatin te jetoje e ta kete vendbanimin e perhershem, pa i kthyer syte nga emigracioni i dhimshem.

Me pergjegjesi qytetare, me gjuhe te thjeshte bashkimi dhe mirekuptimi Keti paraqiti projektin e vet per zhvillimin e qendrueshem e te integruar te Shkodres ne 4 vitet e ardhshme. Tani eshte populli i Shkodres qe me 21 Qershor me voten dhe  mbeshtetjen e vet, per kete kandidate kaq dinjitoze, perfaqesuese dhe gjitheperfshirese, ti jape jete ketij projekti te shumepritur, te beje zgjedhjen per nje te ardhme me te mire duke ecur ne drejtimin e duhur.

 

14 komente në “Perse Keti per Shkodren!”

  1. Ardjani says:

    Per ti mbushur thaset Ilir Metes !

    1. Peronalisht njoh’h pese Fam. Shkodranesh[qytet] dhe nje mga keta Fam. eshte me ? per te votuar PS apo jo,kater te tjerat votojne PD, dmth
      edhe per ket Legjistrature votimi ne SHkoder fiton PD ne teori pasi edhe
      miq e shoke kur flasin thone qe PS i perket komunizmit dhe direkt bejne emrin e G.Ruçit dmht jetojne me ate Filozofine e tyre tani per tani qe
      PD do te thote Demokraci dhe e kunderta me PS.
      Le te shikojme çfare do ndodhi ndoshta nje pjese ndryshojne mendje ditet
      e fundit por e veshtire eshte edhe mendimi im qe te fitoje Kandidatja e PS,te presim voten finale dmth fituesit e ketije votacjoni te henen ose te marten,shpresojme qe te fitojne njerzit-kandidatet me te mire dhe me te ndergjegjshem pasi per ata kemi nevoje te gjithe ne dhe Istitucjonet perkatese per Drejtesi dhe afermitetme-ndihme per Qytetaret ne çdo ane te SHQIPERISE.

  2. SPECIALISTI 8 says:

    jam banor i qytetit te Rreshenit dhe kam jetuar prej 30vjetesh me familjaret nuk e di se sa te ofert i ka KETI ,por kam respektin me te madhe per fisin e BAZHDARVE QE JETOJNE NE RRESHEN.JANE PUNTOR DHE MERREN ME TREGTI ,KANE PUNUAR MIRE DHE KANE PARE PUNEN E TYRE .BESOJ QE DHE KETI DO TE TREGOJ ME PUNE SE I PERKET TE NJEJTES FAMILJE QE DI TE RESPEKTOJ ,FAMILJEN , SHOQERINE DHE VETEN .I UROJE SUKSESE.

    1. Klorinda says:

      ma mire na fol per Xhela Biben se ju ka ba “zbor” ju mirditasve te Rreshenit, e sa per Ketin e njohim vete na Shkodranet…..ke qene ndonji here ne Shkoder? Njelloj sikur une te ju rrekomandoj Tepelenasve se ke duhet te zgjedhin ne bashki!?? Keti po, nji bisesmene shume e zonja, e persekutuar ne komunizem qe sot punon per komunizmin. Kjo eshte rinija sot e keshtu duhet te jemi te gjithe ne te rinjet! Keti vepron me mend, cfare i duhet asaj se kush i burgosi babane, i pushkatoj gjyshin, i q..iu mamane, mjaft me inate te vjetra, jepi mundesin persekutorite pendohet, dergoja mamane ne zyre. Persekutori nuk ka moshe, pastaj nuk jane baballaret, jane femijet e tyre e keto mendojne ndryshe, e bejne me kallam. Edhe mamane vertete qe e ka te plakur por si thote populli: “Peshk plak e p.ill plak nuk ekziston” O burra te votojme me te mirin, vota jone le te jete plumb per armikun (Voltanen)

      1. Ilir Hoti says:

        Ti qe flet si komunistodemokrat duhet ta lash bithen me Klor-inden! Ka 25 vite qe baba e ‘re’ komunistedemokrate, bushat e koqe co… e kane lene Shkodren ne historite e vjetra te lavdishme…. sikur grekerit qe flene me perradhat me mbreter per te cilat i njeh bota!!!! Ata kane luajtur me indiferentizmin shkodran –i forcuar ne diktature per te mos paditur njeri tjetrin– ‘Ne kohen e diktatures ishte pozitive, kurse tani jo> Kjo bande eshte bere pengese serioze per zhvillimin e Qytetit dhe zones… Nuk ka Klor…qe i mbron!!

  3. Ira says:

    Të fitojë Keti në Shkodë, automatikisht do të thotë, që edhe ato pak zyra që kanë mbetur në Shkodër të mbushen me hajdutat e LSI-së, që edhe për një dokument sado rutinor duhet të paguash shuma të majme se ndryshe nuk e merr kurrë. Ballafaqohu me zyrat aktuale dhe vërtetohet konkretisht kjo, që them. Socialistët kanë patur gjithmonë kandidatura shumë të mira për Kryetarë Bashkie, theksoi sidomos të ndjerën Profesoreshën Esmeralda Uruçi. Ku Keti ku ato kandidatura, por kjo nuk është kryesore, sepse kruesore është çfarë thashë më sipër.

    1. Ilir Hoti says:

      Pse paragjykon ketin! Cfare mund te na thuash per drejtimin e Shkodres nga banda qe e njohim tash 25-vite!

  4. sherifi says:

    Keti dihet qe eshte Zgjedhja me e mire per Shkodren dhe gjithe shkodranet.
    Nje gje me beri shume pershtypje ne kte artikull; sikur Keti qenkerka ne krahun e atyre qe mbeshtesin rikthimin e “Gogolit” komunizem,eshte absurde per ata qe e mendoin ose e sajoin, edhe sikur Enver Hoxha te ngjallet,komunizmi nuk ngjallet me.
    Dhe tjetra; lexoi disa komente qe thone po me keqedashje,sikur Keti po fitoi do te mbushi xhepat e Ilir metes,a thua se mbeti Ilir Meta te mbushi xhepat nga bashkia e Shkodres?. dhe nese Shkodranet nuk kerkoin ndryshim,le te vazhdoin te qeverisen si keto 24 vjete qe kane kaluar.

  5. luigj says:

    Asnje dhe Asgje nuk eshte perfekt as ne Shkoder as kudo tjeter, por nuk duhen shume mend per te kuptiuar se KETI eshte zgjidhja me e mire per Shkodren sot. Shkodranet nuk duhet ta humbin kete rast duke u ndare ne te njejten kohe nga nje parti te drejtuar nga nje nder komunistet me fanatik te Sistemit Komunist Lindor. Elektorati nuk duhet te mashtrohet akmoa me perrallen Antikomunizem synimi i se ciles ishte vetem mbajtja pafund e pushtetit personal. PD u perpoq te vendoste Kuminizmin e tipit te vet me nje Komunist qe donte te rrinte ne pushtet deri sa te vdiste. 24 vjet jane me se te mjaftueshme per te kuptuar kete mashtrim te madh. Me votat kryresisht te Shkodres dhe te influences se ketij qyteti sidmos ne Veri, Komunisti i fundit jetoj 25 vjet, por ajo qe ka pesuar me shume nga kjo parti me perralla pseudodemokrate, ka qene pikerisht Shkodra. Shikoni ku eshte Shkodra sot? Numeroni sa vete kane qene pjese e Qeverive te Komunistit Antikomunist ne keto 25 vjet, kur Shkodra ka potenciale intelektuale e qeverisese pa kufi. KETI eshte nje nder keto personalitete. Eshte fat i madh qe Shkodra ka KETIN. Asnje qytet nuk do ta abandononte Ketin. KETI eshte kthesa e madhe, frymemarrja e Bashkise veriore, eshte dorezimi i Shkoders ne duar te sigurta te gjenerates se re dhe premtuese. Te votosh per KETIN eshte te votosh per te Ardhmen, per te Rene. Jane kaq shume pune per t’u bere ne ate Bashki gjigande, sa Ketit do t’i duhet shume mund e kohe, por eshte koha te fillohet, perdryshe do vazhdoje degradimi edhe me me shpjetesi se deri tani.Te mos votosh per Ketin eshte te votosh per te Kaluaren. Shkodra e ka ne dore ta beje kete dhe e ka krysisht per veten e saj.

  6. Perashi i Kuq says:

    Bravo Gimce! Socialist ke kene tane jeten dhe kur te tjeret kishin frike me ia permend emrin! Po per Gonin s`po na thu ndoj fjale?!?!

  7. Feniksi says:

    Keti Bozhdari është një gjetje e jashtëzakonshme për të drejtuar jetën politike dhe sociale në Shkodër. Ajo u përket të gjithëve, është gjithëpërfshirëse. Të votojme për Ketin, ose Teutën moderne të shkodrës.

  8. Labi says:

    Pyetja eshte se a e meriton Shkodra kete grua te bukur e te menqur…

  9. Dikur82 says:

    Socialist 24 karatesh Gim Shimaj ! Te komplimentoj per shkrimin dhe nuk te heki asnji prejse nga ato qe ke parashtru.. Shkodra ka nevoje me te vertete per nji ndryshim radikal sepse kjo politike po e mban ne agoni shkodren tesh 25 vite. Nuk ka ma vend me perdor “anti-komunizmin” per me marr votat qyl sepse ne pushtet ishin e nuk pash te bahej gja per personat e perndekur gjate komunizmit.. Po me bahet qejfi qe ne ket fushate te Ketit je pjese edhe ti si socialist i vertete dhe nji vlere e padiskutushme e Shkodres . Respekte !

  10. asit says:

    AGIM SHIMA ka thene shkurt e sakte ate qe duhet bere.Qofte dhe per te nderruar “pengun”.Si ka mundesi qe prej 24 vitesh te njejtet njerez drejtojne e i bejne karshillek qytetit.A i njihni zyrtaret e Bashkise,qe dalin ne 9.30 ne zyre,ikin ne 10.30,kthehen ne 12.00 e ikin pasi iken njeshi nga 14.00.Aty as nuk punohet,as kontrollohet,perjashtu katin e pare,te hyrja.Si shkon praktika e tenderave…..MARK<MARK<MARK,MARK……..e keshtu gjithe vitin.Cilesia Pedonales,ZERO.Shkodranet vertet flasin,por jo si duhet.Ne romen e lashte eshte shtruar rruga me ate lloj guri,ndersa ne Shkoder eshte shitur 3 here tenderi…U pa mire kallaballeku ne miting…as 2500 vete.KETI ka rastin te tregoje qytetarine dhe aftesine,por duhet te matet mire kur te marre stafin,administratoret etj.Ketu nuk duhet te futet militanti,nese nuk ka profesionalizmin e duhur dhe te "betohet"se i mjafton rroga per te mbajtur familjen.Para 3 ditesh nje ing,futi pa pike turpi 50000 leke ne xhep per nje shkres me 10 rreshta E te ikin,nuk shihen me sy nga askush ne Shkoder.Po juristja,bo,bo,bo.Kush i njeh ,me jep te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje