Kompleksi i “ndershmërisë” dhe përse nuk duhet votuar Voltana

17 Qershor 2015, 18:37Blog TEMA

 

Nga Arben Gokaj

1-Dialektika e zhvillimit e rekomandon rotacionin sidomos kur është një periudhë e gjatë që një forcë politike drejton një qytet. Shqiptarët kanë dalë përherë të zhgënjyer nga drejtimi për një kohë të gjatë i një idividi apo partie.Në këtë konteks PD nuk duhet ta drejtojë më Shkodrën dhe kjo për faktin se ka dështuar në këtë drejtim (përjashto ndonjë periudhë 1-2 vjeçare kur është investuar por dhe ato janë abuzuar nga drejtuesit e bahkisë).

2- Voltana deklaron se i përket ish të përndjekurve. Kjo shtresë duhet nderuar e respektuar por në 24 vite nën këtë etiketë kanë garuar e fituar në Shkodër disa kryetarë bashkie si Filip Guraziu (1992-1996), Ormir Rusi( 2000-2003) dhe Lorenc Luka (2007-2015). Nuk është faji i ish të përndjekurve që këta individë i zhgënjyen, por Voltana i përket një familjeje të shpronësuar nga komunizmi por jo të burgosur politikisht, pra nuk i përket ish të përndjekurve politikë. Rivalja e saj e 21 qershorit i përket më shumë kësaj shtrese se Voltana, po qe se duhet parë në këtë drejtim kandidimi.

3-Voltana ka një program të kopjuar dhe të paqartë, ku shpesh ka gafa të dukshme dhe merr kompetenca që pushteti vendor nuk i ka pasë dhe as do i ketë pa folur për pamundësinë e mjeteve për të realizuar premtimet që i bën me shumicë të cilat edhe një 12 vjeçar e ka të vështirë ti besojë.

4-Voltana ka një mënyrë komunikimi me njerëzit aspak korrekte, ku shpesh i trajton me fodullek, i sheh me mendjemadhësi, flet si të jetë një diktatore dhe kjo me zë dhe gjeste, përjashto ato njerëz me nivel të ulët intelektual të cilët duket se i respekton kur i takon në fushatë dhe pse kjo bëhet për show tv.

5-Voltana ka treguar se është mospërfillëse pasi merr mandatin dhe kjo ka ndodhur jo larg por pasi doli deputete nuk u fliste as u hapte telefonoin as atyre demokrarëve që ishin pranë saj në fushatë. Ndaj në këtë fushatë ajo ka pas vetes demokratë që kanë qëndruar larg dikur ose nuk kanë qenë fare të tillë.

6- Voltana po tregon se ka lekë shumë këtë fushatë dhe pse ajo nuk dihet se ku e kur i ka fituar aq lekë pa qenë asnjë ditë të vetme biznesmene si kundërshtarja e saj. Pak njerëz e dinë se ajo e ka refuzuar fondin e vënë në dispozicion nga partia për fushatën. Ajo ka aq shumë lekë por askush nuk e di se ku i gjeti. Është ish pronare por pronat e saj më së shumti nuk janë në efiçencë dhe sikur të jenë ajo nuk është e vetme pasi janë shumë pjestarë në ato prona.

7-Është e qartë se pas Voltanës ka njerëz të fuqihëm financiarisht që investojnë për fitoren e saj që më pas të shfrytëzojnë e ta nxjerrin disa herë më shumë investimin, kuptohet në dëm të Shkodrës.

8- Lidhjet e Voltanës me persona të dyshimtë për sa i përket bizneseve në hije që kanë, lënë shije të hidhur dhe shkodranët nuk duhet të gënjehen. Rasti i fundit me publikimin e skandalit në urgjencën e Shkodrës dhe të Pukës tregon më së miri aferat e saj korruptive me njeriun më të afërt.

9 –Po fitoi Voltana ajo ka deklaruar se nuk do bashkëpunojë me qeverinë e majtë, pra Shkodra në rastin më të mirë do të kerë zero investime nga shteti por dhe donatorët e huaj që shpesh investojnë përmes kanaleve qeverisëse.

10- Voltana ishte prefekte dhe nuk i hapte derën askujt që kishte halle, nuk ndalej për të folur me ato që tentonin ta takonin, i shihte njerëzit me mospërfillje, dhe aspak komunikuese edhe me vartësit. A i duhet besuar kësaj Voltane.

11- Voltana si grua dhe qënie njerëzore është e lirë të bëjë zgjedhjet e saj në jetë, por për të drejtuar një qytet me votën e banorëve të tij duhet të jesh figurë e pastër morale, pa asnjë cen apo mëkat, dhe këto Voltana nuk i ka. Në çdo takim ajo deklaron se është e ndershme duke bërë të gajasen të gjithë ata që e njohin nga afër. Kush është realisht i ndershëm nuk ka aspak nevojë ta deklarojë kudo. I dehuri therret gjithmone nuk kam pire pa e pyetur njeri, e pandershmja therret gjithmone jam e ndershme pa ia kerkuar askush.

Ndaj qytetarët shkodranë nuk duhen të gënjehen por këtë herë mos ta votojnë Voltanën pasi kjo do të ishte vetëvrasje për një komunitet të tërë.

25 komente në “Kompleksi i “ndershmërisë” dhe përse nuk duhet votuar Voltana”

  1. erisa says:

    turpi i shkodres jane te dyja kandidatet. ky popull me pas mend i braktis.

    1. marsida says:

      erisa _ duhet me i njoft manej ti vlersosh…Keti asht disa fish ma nelt se Voltana ..po ne jena popull i trash qe i shkojm mrapa si delet Pd dihet se ne Shkoder skan ba asigja per popullin por vetem me mush xjepat e tyne edhe te disa zagarve qe i kan afer vedit…un edhe pse kisha pas qejf me fitu Ket…du qe me fitu Voltana..vetem qe ky popull le te vuajn edhe per 4 vjet te tjera..manej ta shohin se sa e dan Pd Shkodren,

  2. Z/Kallami says:

    Persa po e ndjekim fushaten e Voltanes,bindem qe nuk asht e fresket ne tru.Me plot gafa qesharake. Qe nuk i ha asnji i pashkolle dhe jo me 3-4 klase shkolle.

  3. sherifi says:

    Kjo Voltana premtimet i beka njelloi si F.Xhaferi i Durresit dikur qe thoshte do permiresoim Diellin,do sjellim eshtrat e Ismail Qemalit e tje.

  4. shkodra says:

    Ke te votojme ? Ketin ?
    Absolutisht qe jo, keti po bashkpunon me gon celen per te bere blerjet e votes, keti e mban veten si nje familje e persekutuar por nje i persekutuar nuk bashkohet kurre me komunistet, ajo punetoret e saj i paguan me 5 mije lek ne dit tek fabrika,ca do beje per shkodren ?
    Ti japim voten nje personi qe ska familje ? Jo asnjehere.

    1. marsida says:

      me ben me qesh ti me emrin Shkodra..kenke i mir informum per sa i pagun puntoret Keti…nese jan keq ato puntore le te ikin e tja lajn vendin e puns te tjerave se ka plot te papuna ..per sa i perket asaj tjetres qe po bashkpunon me Gon Celen per blerjen e votes ..nese ke fakte qoji ne polici a prekurori se kshtu tu ja fut kot nuk shkohet tan jeten..boll ma 25 vjet me Pd ne bashki qe vetem kan vjedh ket popull..i thojm vedit popull demokrat ne fakt ne kena faj se i shkojme mrapa si delet edhe pse na qethin e na rrujn,,per dite…menoj se ka ardh koha per nryshim…e jo per “padyshim”

      1. stop injorances says:

        Ja ke nxi jeten me injorance po hajt ma se me ca shifet nuk je per buke gojet e do jesh nder ata pseudo-shkollaret
        keti njaq i pagun puntoret 150 mije lek ne muj i kam ne famije ata qe kane punu aty veq nqs ke shku ti me ja rrit se deri tesh vone njaq kane marre.
        rroga minimale me ligj asht 210 mije lek
        me gonin e ketin dje ma kane lyp voten per lsi’n dore e pare po ta tham qe me 50 mije lek e bleshin.
        edhe nqs ke ftyre me thane ta lajne punen nqs jane keq lyp me te fut me punu nja 8 ore iher aty me marr njat 5 mije leksh te qelbun e me shku me ble me hanger e ta shofim si munesh me e lane punen kshuqe mos fol kot

      2. Diti says:

        Meso me shkru njehere se nuk asht turp, mandej merru me analiza politike , po keshtu asht kur don me mesu zh kur hala nuk din a.

  5. Kastriot Kajtazi says:

    KE TE VOTOJE SHKODRA?PER AGRON CELEN?DEPUTETI I LSI QE PO BEN GJITHE FUSHATEN?AGRON CELA PER JU QE NUK E DINI EDHTE NJE NDER PERSONAT QE SULMOJ BANKEN KOMBETARE NE VITIN 97,TE VOTOJME PER KETI BAZHDARIN QE NJE BIZNES QE KA JA VJEDHI ISH TE DASHURIT???TE VOTOJM PER LSI QE KERKON LISTEN E 20 VOTAVE QE MOS TE HEQI NGA PUNA?

    1. Xhina says:

      Ta baft zoti hallall se nk ka fol kush ma bukur se ti deri tesh ..se njaja fabrik nk asht e vetja hiq por ja ka vjell njati qe ka me ja ba gropen ..po shaka shak metet ma vlla po kta s din gja se qa i pret ata qe flasin keq per voltanen

  6. Roberto Kame says:

    Si duket ke ngattru Voltanen me Ketin. SE KJO E FUNDIT ASHT PERSONIFIKIMI I TE GJITHA KETYRE CILESIVE.

  7. Mira says:

    Kur ankoheni dhe ju shkodranet per PD nuk di kush mbetet pa u anku..
    Ne shkurt 2005 ju ishit pa drita,diten dhe naten ushtonin gjeneratoret tek ju. Rruget,nese mund te quheshin te tilla,ishin sketerre,gjithe gropa e plot uje,humbisje ne to,ishin fare bosh pa ra nata mire nga frika e sulmeve,vjedhjeve pse jo dhe vrasjeve.
    Pushteti i PD ju beri me drita,rruge e mbi te gjitha siguri.
    Vesi me i keq per njeriun eshte mosmirenjohja ndaj si qytet qe njihet si Djepi i kultures mos t’ju verboje syte e zeza.
    Mos mbillni faren e keqe se do e keni te veshtire ta shkulni me pas.
    Mendohuni mire sepse do te jete vone dhe proces i pakthyeshem..

  8. Shpif se dicka po mbetet says:

    Voltana ka nje shkollim dhe eskperience qe Keti Bazhdari uk do ta fitoje kurre! Eshte fat ta fitoje Voltana Shkodren, pasi me e fituar do dale Shkodra se Voltana.
    Voltana ka per te vee ne praktike nje sere njhurish teper specifike te pushtetit lokal dhe ka per te bere projekte te bukura. Eshte e vetmja kandidate duke konsideruar gjithe fushatat lokale ka permendur qe MArketingun Territorial.
    Keti Bazhdari e shumta mund te shese ndonje pale te mbathura.

    Une e kam njohur zotesine dhe inteligjencen e saj, por mbi te gjitha itegritetin e saj ne ne auditor, aty ku njihen me mire njerezit se s’ka interesa.
    Urime Voltana te uroj fitore te thelle qe gjithe keta shkruajtesit qe spo lene radhe te Tema te semuren nga fitroja jote dhe te verbohen nga puna jote!
    Shume suksese!

  9. Albert says:

    Marsida per Shkodren nuk kane bere as do bejne asnjera parti, as Ps, as Pd.
    Fakti qe ti mbeshtet nje parti dhe nje tjeter jo do te thote qe ti nuk je aspak objektive ne gjykim tend.
    Tani ka ike koha e ideologjive, aq me teper qe ne Shqiperi (Aq me pak ne Shkoder) nuk ka pasur kurre nje te tille te mirefillte.

  10. RRIKU says:

    keti bazhdari:-Përfaqëson unitetin e forcave progresiste, evropiane, shtet formuese dhe ka mandatimin e plotë të qeverisjes qendrore duke garantuar maksimalisht ndërveprimin me të.

    -Është e mbështetur nga ekspertiza më e mirë kombëtare dhe ndërkombëtare në çdo fushë veprimi të kompetencës së qeverisjes vendore.-

    -Garanton maksimalisht investitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë duke i rilindur besimin sipërmarrësve për ta riparë Shkodrën si një vend për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik.

    -Personifikon individin e pakushtëzuar në mendim nga tabu dhe deformime logjike duke i garantuar çdo shtrese të popullsisë një ndërveprim pa paragjykime.

    -Dëshmon me aktivitetin e deritanishëm të saj dhunti të larta menaxheriale si dhe aftësinë e vendimmarrjes dhe të delegimit të përgjegjësive dhe kompetencave.

    -Ndërvepron në mënyrë të përsosur me të gjithë organizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë duke siguruar maksimalisht mbështetjen e tyre për zhvillimin e qytetit.

    -Abstenon në mënyrë të prerë ndaj çdo tentative për ta implikuar në mbështetjen e veprimeve të karakterit regresiv klanor apo tribal.

    -Vërteton përkushtim maksimal në arritjen e objektivave të vëna dhe devotshmëri në perfeksionimin e realizimit të tyre.

    -Ofron ndjeshmërinë dhe botëkuptimin e duhur në perceptimin, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në të gjitha rrafshet e zhvillimit të shoqërisë.

    -Gjeneron motivacion dhe energji pozitive tek të gjithë bashkëpunëtorët duke prodhuar sinergji pozitive që përbëjnë vlerën e shtuar të punës dhe të veprimit.

  11. Xhonson says:

    Po ti moj erisa si PROSTI QE JE a do pranosh te behesh kryetare?Meqenese nuk e shan dot Ketin po i ben te dyja njelloj.Eshte taktike e njohur e Berishes kjo.

  12. elsa says:

    Nje nder premtimet e Voltanes ” Do cojm Vllaznine ne kategori te pare” hahahaha
    Ti thojn dikush qe eshte ne superiore maj

  13. elsa says:

    SHkodranet be like : ” Do votojme Voltanen se na ka dhan 100mije lek per vote”

    http://www.gazetadita.al/voltana-ademi-paguan-100-mije-leke-per-familje-per-ta-votuar/v

    Keti eshte njeriu i duhur, nje femer e forte dhe me vizion per Shkodren. Ajo i ka gati te gjitha planet dhe projektet per t ebere ndryshime rrenjesore ne qytet dhe zonat perreth…
    kurse Volatana asht shum e zanun tu knu ” Rama Meta ka maru”…. Zonje me vlera e quani kte?

  14. Beli says:

    Asht turp per shkodranet te vene ne diskutim voten, ne asnje rast Shkodra nuk duhet majtas, aq ma pak ne krah te pederastave si Agron Cela

  15. pa dyshim says:

    Z /zj Gogaj
    Pa dyshim qe ju nuk keni emnin e vertete. Pa dyshim qe keni thane shume te paverteta. Pa dyshim qe jeni te friksuar. Pa dyshim “Tema” ka inate te vjetra. Pa dyshim qe Keti ka lidhje me Temen dhe Meron. Pa dyshim qe po harxhon sa i biri t’ amen, thojme na n Shkoder. Pa dyshim qe fiton Voltana. M’ fal por ja ke fute kot!

  16. monda says:

    te duash demokracine nuk do te thote t i japesh me se s ben voten demokrateve.Demokracia para se gjithash eshte rotacion politik..asnjehere nuk mund te beje perpara nje popull kur nuk i ve ne prove politikanet e vet,nje here duke i votuar e nje here duke i ndeshkuar me vote.Shkodra, qe prej sh vitesh ka qene si simbol i demokracise,me shume se kurre ka nevoje t i jape nje mesim te mire PD-se dhe gjithe barkmedhenjve qe kane perfituar e abuzuar me emrin e kesaj partie.Personalisht besoj se partia socialiste me kandidaten e saj ,do benin cudira ne Shkoder me investime qe do tejkalonin cdo parashikim,kjo edhe per arsyen e thjeshte te permbysjes se mitit qe ka pas Shkodra deri tani..si qytet ku edhe nqs kandidon nje “gomar”,mjafton te jete me PD,ai do fitoje se s ben. K a ardhur koha te mendojme me arsyetimin qe i takon perditshmerise dhe halleve tona…jo me arsyetimin shfrytezues dhe manipulues te politikes se mbrapshte te njeres apo tjetres parti…

  17. elvira says:

    Pd,Ps,Lsi,,, jane motra trinjake! pushteti ka mbet peng e monopol ne duart te tyre! nuk ka konkurrence partiake prandaj nuk ka permiresime, cilado parti e 4t qe do kishte nje kandidat te denje duhet votuar! qe trinjaket ti therrasin mendjes

  18. Ladi says:

    Policia eshte vene ne sherbimin e Ketit ne Shkoder. Vete policet konfirmojne se po mundohen shume per fitoren e Ketit (me metodat e sigurimit te shtetit te Enverit) por diferenca eshte shume e madhe. Mos u beni pale me diktaturen. Votoni Voltanen!

  19. Keti says:

    shpifes i ndyre, asnje nga keto shpifje tuajat nuk i ka Voltana. Ajo eshte nje zonje e vertet per te cilen kan respekt gjithe shkodra. Mos hidh balte kot pa asnje te vertet o pleher njeri.

  20. shkodra says:

    Melisa mos komento me se e kuptume injorancen tende , cfare sigurie na jep keti per familjet tona kur ajo ska familje per vete, ndersa se cfare beri gon cela e pame te gjithe, larg komunistave,larg hajduteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje