Nga Brizida Gjikondi
Paradoks të vritesh në krye të detyrës në Shqipëri, e dhimbshme e paperceptueshme, e shkuar dëm një jetë e një shqiptari të mirë si Ibrahim Basha.
Paradoks të vritesh për këtë Shqipëri ku njerëzit si Bimi po pakësohen, po mpaken, po heshten. Për këtë Shqipëri që ka dalë e po shqyhet në treg të zi. Për këtë Shqipëri ku aq shumë është shtuar dhe shumuar e keqja sa kur e thua, të shohin si të marrë, ose të akuzojnë që ke ndonjë qef’mbetje personale ndaj flet.
Të vritesh pabesisht është një tjetër gjëmë për njerëzit si Bimi.
Por vdekja nuk vjen papritur, është bërë kurajoze vdekja e shqiptarve të mirë, sidomos në Shqipëri. Në një vënd ku mos’ndëshkueshmëria, antiligji dhe korrupsioni i vlerave themelore po gllabëron me nxitim shqiptarët në territorin e tyre, normal që vdekja do godasë të ndryshmit.
Do godasë ata që ende besojnë tek vlerat njerëzore mijëra vjecare, do godasë ata që ende besojnë tek shteti dhe që Shqipërinë e duan me shpirt. Ndërkohë ata që po shndrrohen në të shumtë, ata që i bashkon krimi dhe kurajoja e mos’ndëshkimit, ata që vesin e quajnë vyrtyt, ata të vrasin, sidomos po ju dole në rrugën e uzurpimit të mëkatit.
Personalisht jam pa fjalë, nuk më dhëmb vec jeta e një shqiptari 31 vjecar sa më dhëmb kotësia e vdekjes së tij.
Tashmë Shqipëria është bërë një lesh arapi, ku e keqja rri në krah me të mirën, ku e keqja ka kurajo, ka pushtet, janë ngatërruar njerëzit në Shqipëri, keq shumë janë ngatërruar.
Edhe rregullat e natyrës janë poshtëruar në këtë Shqipërinë tonë të brengosur.
Çakalli rri në krah të Luanit dhe duan të prijnë dynjanë, hijena plak ulërin në krahun tjetër, ndaj të vdesësh në këtë katrahurë për të mbrojtur këtë katrahurë është mëkat.
Në 15 Maj, Bimi mbushi 31 vjec, në faqet e tij sociale sundon bota e tij e dlirë dhe atdhetare.
Mos e qani Bimin, qani veten tuaj.
..harrove te permendesh disfatistet (ne rastin me te mire), ata si puna jote, qe per nje aresye ose tjetren, ne menyre paradoksale bejne te tyren cdo dite per te helmuar shpresen e atyre pak njerezve qe zgjedhin te jetojne dhe jo te vdesin duke u qurravitur ne kete vend ku na vendosi fati.
te kesh turp!!!
Plotesisht dakort!
Ti moj pike e zeze qenke nje zemerzeze, turp te kesh ti qe pergjigjesh ne kete menyre nje shkrimi kaq kurajoz dhe qytetar. Ne vend qe ti vesh gishtin kokes dhe te mendosh si mund te behet me mire ky vend duke I ngritur heronjte e vertete te tij, zgjedh veten tende ne gjirizin e mizerjes. Po ne fakt mire ben, zgjedh te jetosh pikerisht ne vendin tend se aty e ke vendin, ty nuk te ben pershtypje as korrupsioni dhe as krimi, as vrasjet e njerezve te ndershem. Ti nuk qurravitesh , ti pret e vret me fjalen dhe zemren e keqe, kaq ke mundesi te besh keq, dhe e ben me shume qef. Ne nje vend me njerez si ty gjithmone do vritet e mira dhe do triumfoje e keqja. Turp per ty, fare e keqe!
Ti moj pike e zeze nga fshati ku hane gure njerezit se pula nuk ka me, ti moj fshatare e boshatisur ne shpirt dhe moral, ti moj e babezitur tregon per turpe dhe shprese? Ju partiake ne vend qe te heshtni dhe te respektoni fjalen dhe kurajon e Brizides, me te cilen je vite drite larg, vazhdoni te mbillni ligesine dhe imoralitetin.
Hesht dhe hesht!
shume e dhimbshme ,ngushellime familjes Zoti u dhente force ta perballojne, ky djale u prefte ne paqe
Te hengsha shpirtin moj Brisida !
E drejte, po sic thua dhe ty kujt ti thuash????
Na rroftë Saliu i Viçidolit !
Bravo zonja gazetare,shkrim i drejte dhe kurajoz.Gjendja eshte e tille sic e pershkruani ju .Sad but true.
ti moj zonja gazetare e mbushur me mllef dhe ligesi nga ujqit qe ulurine ne perkrahje te krimineleve ngateron barin me ujkun
Nje Kaatraure qe nuk ka qene e tille ,por “Demokracia” e ngjizur nga politikane qe ne se do t’a kishin te pa mundur te benin karieren ne “Politike” (i thençin) do te ishin njelloj kriminele ,vrases ,xhepiste ,grabites,dhunues ,kurvare d.m.th. llum i nje shoqerie qe sot quhet katrahure .Sot ata akoma po shijne ne kete katraure qe gatuan me kujdes per 24 vite dhe po i marrim ere te gjithe si te ishim brenda nje gjirizi ku nakaane futur ata edhe vete ne me indiferentizmin tone– …..
Analiza te tilla kerkojne nje moment tjeter!Frymezimi yt nuk e di se nga buron , di te them se ke gjetur moment jo te duhur, dhe qe une po kerkoj te gjej pergjigjen me te matur dhe etike ! Turp!
Rrespekt per Znj Gjikondi.Nuk ke c’ti shtosh ketij shkrimi.E keqja me kohe ka mberthyer vendin,vendi eshte bere i pa’duruar nga mafia qe gjendet gjithandej.
Te gjitha bemat e keqia qe ndodhin ne kete vend ,nuk mund ti faturohen Berishes .
Berishes dhe vetem atij i faturohen . je nje tyryfyçke dhe nuk sheh nga syte . turp ,Saliu agjent i komunisteve Jugosllave.
Per “Piken e zeze”
Ne fakt emri yt flet mjaftueshem..
Po si mund ti thuash disfatiste kesaj vajze qe e shoh te rrjeshtuar ne skalion te pare ne lufte ndaj te keqes??!!!
A nuk po I thote gjerat troc e me troc dhe klithma I del nga shpirti I saj I paster per kete Shqiperi qe eshte katandisur ne nje pre ku cdo dite e me teper kafshohet e kafshohet dhe “mbrojtesist e saj ” jo vetem se mbrojne por hipotekojne copat e rrembyera nga kjo pre e gjore qe shpirt nuk jep E NUK DO JAPE por gulcon e lengon duke pritur djemte e saj te vertete ato djem qe do e shpetojne njehere e mire nga hijenat e cakallat.. Ata do vijne nje dite dhe BRISEIDA ata po therret dhe jo ty o pike e zeze qe ben sehir ne rastin me te mire se ndoshta mund dhe te kenaqesh me ndonje kocke qe lepin…
Ke te drejte Brizida,kjo eshte e vrteta jone qe humbem nje djale dhe nje model shtet-mbrojtesi si BIMIN.Kjo ,per mua,eshte nje dite kjameti.
Ngushullime familjes
Te faleminderit per shkrimin e sakte
Po cgazetare eshte brisida, nje varke boshe qe here shkon te ps here tek lsi here tek sali qe i urren te gjithe perfshi dhe veten. Nxin flet mallkon shfryn……
Ngushellime familjes, po sa per brisiden eshte mire ta leme te shfryje sa te gjeje veten
Rroku ajo e gjetur eshte kurse ti dhe partia jote do endeni neper burgje. Ju morra skrapari. Brekegrisur!
Mos na caj bythen me hartime! Ai Cakalli jot e ka fajin!
Po edhe une keshtu mendoj. Fajin e ka Cakalli i LSI.
Se sa te shumt jan mostrat e kti vendi kjo duket ne komentin qe i bejn ksaj zonje nje pjes e komentusve qe hiqen si shembulli kurajos ne kte koment,zonja gazetare ka shum te drejt nje shkrim i vertet i paster ku thuhen gjerat troç,po kujt tja thuash moj zonj e keqja dhe kriminelet e kti vendi jan aq te shumt sa esht e vertet thenia jote qe kur te kundervihen te duket sikur ndodhesh vetem ne kte vend te shenjt te mbushur me gangster drogmen kontrabandist e kriminel qe politika rruges i ushqeu i rriti dhje i edukoj mas menyres vet kto vite demokraci, rrespekte per kte shkrim te goditur dhe te mrekullushem ky oficer i reneas te prehet ne paqe,mungesa ligjit me vdekje po e ha si kancer me krimin qe nuk ka te ndalur kte popull te tejlodhur nga kto ngjarje rrespekte dhe nje her zonja gazetare per shkrimin.
Brizida nuk eshte gazetare ,por nje njeri qe ndryshe nga te tjeret ,ka kurajon qytetare te shkruaj,te flase,te akuzoje,te denoncoje te keqen e ulur kembekryq ne kete vend si fenomen ,qe po mbyt cdo dite vlerat e shqiptarizmit ,ato vlera qytetare qe po zhduken para syve tane.
Artikulacioni i saj mund te mos jete ai i duhuri e gazetaresk,por eshte me i kuptushem ,me i thjeshte dhe me real e i vertete se gjuha e perditshme e shume gazetareve e analisteve ” te sprovuar”.
Ajo duket qarte se nuk flet vet,por shpirti i saj ,zeri i brendshem i revoltes,qe vetem nje njeri i thjeshte i cili ka dhimbje e kupton dhe qe nuk mund te pajtohet kurrsesi me tragjedine shqiptare.. Dhe se per kete ajo nuk i ankohet kujt,por me “qarjet” e saj prej femre,vajze e nene,ajo paralajmeron,i therret subkoshiences tone ,se ka ardhur koha te ndergjegjesohemi dhe se vetem me reagimin tone te perbashket mund te prandalojme te keqen,qe me dashje ose pa dashje deri me sot e kemi lejuar te ulet kembekryq dhe se per te ndryshuar nuk eshte aq e lehte,aq me teper qe sa kohe hiena e cakej do te na serviren si pjese e familjes ne tryezen tone.
E verteta gjithnje eshte zgjidhja me e mire,sado negative te jete.shkrimi shume i qarte dhe i vertete, replikat dhe rebelimet ndaj se vertetes eshte me mire tia beni vetvetes,te mos jetoni nen hijet e genjeshtrave apo nga te verteta te shtremberuar. Jini realiste!
Brisida te pershendes per artikullin me vlera sensibilizuese. e tua me permbajtje dhe reale prekin kedo qe i lexon. ju jeni talent gazetarie dhe njekohesisht trime per mendimin e lire dhe te pavarur. Me kurajon dhe tematiken e shkrimeve te tua ti ke investuar vlera te padiskutueshme qe respektohen nga njerezit e ndershem.
Cheers
Sandi
Keqardhje pa fund per heroin e rene ne krye te detyres .
Ngushellime familjes !
Shpirti i tij U prehte ne paqe !
Brizida te respektoj jo vetem per shkrimin e sotem ,por ne pergjithesi per cfare mendon ,ndjen dhe shkruan .Tek ty lexoj zerin e te vertetes dhe te kurajos qytetare qe pa tu trembur syri flet me zemren tende e nuk llogarit as cakall ,as hijena as simbole te tjera te botes se kafsheve .
Kjo ehste shume e qarte ,por jo te gjithe te kuptojne ,jo te gjithe te vleresojne sepse vijne nga interesa meskine ose punojne per interesa meskine .
Une besoj qe ky vend ka plote njerez me vetedije kombetare qe e duan dhe duan sa me shume ta shikojne te zhvilluar dhe te begate.Po ku jemi ???!!!!
duhet te mblidhet kjo pjese e vetedijshme e shoqerise te behet bashke ,
se duke bere sehir, keto “animals” do bejne punen e tyre ,i pame ,i provuam kemi 25 vjet qe po e shqyejn kete vend ,punojne vetem per vete ,per lobet e tyre ,per pasurite e tyre duke i cuar pjesen me te madhe te njerezve ne nje skamje dhe mundim te papare .
BRISIDA ,PO TE KISHIN SADOPAK MORAL ,MUND TE QANIN VETEN E TYRE ,PO NUK E KANE ,ATA KANE VETEM MORALIN E PARASEEE .KY ESHTE MORALI I TYRE .