Edvin Kukunja
Ora një e natës dhe gjumi nuk e zë. Nuk ka sesi të flejë ai që e ka të pamundur të jetë ish. Ay që e ka të pamundur të mendohet si një hiç, ndjesë, si një ish. Ish-kryeministër, ish-kryetar partie, ish-ish e tani një hiç. Kaq shumë ish-e e bëjnë të pamundur gjumin për një plak në moshën ideale për të qenë gjysh.
Tik-taku i sahatit, jo sahatit në korridor, aq më pak sahatit në kullën bri “kështjellës” që po humbet. Jo, jo! Nuk është rrahje e kësi lloji ajo që nuk e lë të rehatohet plakun matuf. Është tik-tak-u i sahatit të arsyes së kohës që nuk njeh mëshirë.
Nuk është e lehtë të pranosh që koha jote po mbaron. Që çfarëdo që të bësh, të shesësh trup e shpirt e pasuri, tashmë ylli jot ka nisur të perëndojë e të vetmet agime që të presin, janë agimet që natyra dhe universi i ofrojnë çdo qënieje që gjallon këtë glob.
Mbërritur në këtë pikë ti kupton që ke vetëm një armik. Armiku jot i vetëm ka tënden shëmbëlltyrë. Të sheh e të përqesh prej pasqyrës teksa të tregon me forcën e arsyes të pamëshirshme të kohës që nuk ka më kthim mbrapa.
Dhe pikërisht këtu fillon spektakli. Marria, deus ex machina konceptual, ka dhuntinë të ndaj shapin nga sheqeri, deri në dyzim apo shumëfishim të unit. Llogjika e qënies thërrmohet e merr tatëpjetën e nevojës për të qenë me çdo kusht diçka. Dhe thjesht një paradoks qesharak! Dhe thjesht një hibrid i mjerë midis asaj që ishe, një përbindësh, dhe asaj që je, një ish, një hiç.
Sepse o plak matuf ti je një hiç! Ky thelbi i telefonatës në mes të natës. Një telefonatë që ishte si një dialog i ankthshëm me kohën e pamëshirshme, e cila në çdo tik-tak të sahatit në kullën bri “kështjellës” që humbet të kujton ty që ishe, je dhe do të kujtohesh kështu siç u shfaqe në këtë mesnatë. Një hiç, hija e diçkaje që pretendonte si ishte diçka.
Ky është fundi që arsyeja e kohës të pamëshirshme i rezervon çdo përbindëshi, çdo pjelle hibride të mediokritetit njerëzor. Ti o plak matuf u polle plot dhimbje dhe fatkeqësi, për të tjerët e jo për ty, si çdo hiç. E me hiçllëkun tënd arrogant ia dole ti për një çast të rrënoje themelet e shtëpisë të llogjikës e të bashkëjetesës. Ia dole për një çast që përkon me kohën më të mirë për breza të tërë.
Por tani është koha e hakmarrjes tonë. Tani ne do të mundemi të të shikojmë tek të kapllon vetëdija se ishe një hiç tashmë një ish.
Natën e mirë hiç! Fli o ish! Fli sepse nuk do të merremi më me ty. Ty të kemi lënë në duart e pamëshirshme të kohës. Koha ka domosdoshmërinë e ngadhënjimit të arsyes mbi marrëzinë. Sepse veç kështu ajo, koha, ka sadopak kuptim.
E pra gjynah,ishte nje pedagog i mire,nje mjek i zakonshem….pse nuk u mjaftua me keto diteziu???
Brilante
Bravo, ushqim për pak njerëz, por për ata që e shijojnë e mrekullueshme.
Urime
Shkrim i mrekullueshem!Perle! My complements.
Fantastike!
Respekte Edvin.
Plaku hic (Sali Kriminel-Berisha), do te jete shembulli negativ per Politikanet e rinj-politikanet e ardhshem shqiptare.
Shembull shkaterrimi,injorance,vrasje,varferie,shpirti te lige,shembull qe nuk duhet te perseritet me,KURRE,ne Shqiperi.
Plaku hic (Sali Berisha),vampiri shqiptar!
plakushi kur siku pas 97 , sbehet llafe te iki tani. mjere ne ….
Nje hic qe shkund themelet e nje vendi nuk eshte me nje hic!
Me ben pershtypje gjuha e urrejtjes dhe mllefit e perdorur ne tekst ne nje kohe kur njeriu i te keqijave te ketij vendi ka rene nga pozita e tij dhe shfaqet vetem neper rrjetet sociale duke u kthyer shpesh objekt barcaletash. Nje shkrim i tille mungonte kur duhej, e tani duket jo vetem pa vend, por padashur e rikthen ne qender te vemendjes duke e bere objekt te shkrimit. Shkrimi sot tingellon si nje sulm ndaj nje plaku dhe sado i keq te kete qene plaku prap kur sulmohet te ngjall nje keqeardhje. Suksese dhe kujdes me drejetshkrimin se kishe gabime trashanike!